HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SPORTI

Rekordmeni Ibrahim Kodra dhe shokėt e tij tė nėpėrkambun

-- nga Besnik DIZDARI, TemA, 15.07.2003

Nė 70-vjetorin e njė rekordi tė pėrjetshėm - tė vėrteta tė reja tė atletikės shqiptare
* Piktori i madh ėshtė ende Rekordmen i Shqipėrisė nė hedhjen e Topit me Dorezė!
* Si fitoi Ibrahim Kodra dy tituj tė Kampionit Kombėtar nė Kampionatin e 6-tė Kombėtar tė Atletikės mė 1934.
* Kodra - president i Jurisė sė "La Gazzetta dello Sport" pėr Ēmimin "Gino Palumbo"nė gazetarinė sportive

PROLOG

Tash kam nė dorė tė dhėna tė tjera, mė tė plota rreth figurės sportive tė piktorit tė madh shqiptar Ibrahim Kodra. Befasia e takimit tė tij gjatė vizitės sė parė nė Shqipėri nė nėntor 1973, kur teksa ata po rrinin nė Institutin e Arteve e Kodra kishte pyetur se "sa ėshtė rekordi i hedhjes sė ēekiēit nė Shqipėri", vazhdon tė mė tėrheqė. Bashkėpritėsit e tij nė Institut, tė befasuar nuk ia arritėn t'i pėrgjigjen menjėherė. Ata dėrguan njė student pėr tė gjetur njė kompetent pėr kėto punė dhe vetėm pas pak ia thanė shifrat. Rekordi ishte 58.68 metra, i thyer vetėm dy muaj mė parė nė Shkodėr, 28 shtator 1973, nga Fatmir Bajraktari, njeriu qė modernizoi kėte garė dhe i cili mė 1983 mbėrriti deri nė 69.40, ēast kur rekordi do tė binte nė duart e fenomenit Ajet Toska (75.92 mė 1986). Kodra habitet ndėrkaq, pėr rritjen asokohe tė kėtij rekordi (nė tė vėrtetė ēekiēi ka qenė nderi i atletikės shqiptare qysh nė vitet '50 me Agim Ēaēin e Rauf Kazazin), e, natyrisht, nė atė takim jehona e kėsaj statistike historike sportive, nuk ka zgjatur shumė, sepse menjėherė ata i janė rikthyer pikturės. Ajo qė mė ēudit ka qenė njė shkrim i Kodrės nė gazetėn "Drita", i politizuar tejet, ku nuk gjej asnjė fjalė tė shkruar prej piktorit tė madh pėr pjesėmarrjen e tij nė sportet! Duhet tė ketė qenė njė shkrim i fabrikuar nė zyrat tona tė atėhershme tė politikės, jo tė artit.

IBRAHIM KODRA DHE "SPORTKLUB KOSOVA"

Do tė kalonin vite dhe mė 6 korrik 1993, nė "Sportin" qė drejtoja (pėrsėris nė mėnyrė qė askush tė mos besojė mashtruesit dhe shpifėsit e sotėm se: mė 1995 i rivura testaton e vjetėr "Sporti Shqiptar") botoj pra, njė historik nga shtypi i kohės tė Shqipėrisė sė viteve '30 dhe sė bashku me rekordet e kohės, te gara e Topit me Dorezė (Vjegė) lexohet qartė:

"Hedhja e topit me dorezė: I.Kodra, Kukėsi - 40.56, viti 1933".

Kjo ishte hera e parė Pasluftės qė nė njė gazetė kombėtare, madje nė gjithė shtypin shqiptar, botohej ky rekord. Ndaloja gjatė te ky emėr dhe pėr njė ēast mendoja se ishte Ibrahim Kodra, piktori. Por mė ngatėrronte Kukėsi, sepse nuk dija njė lidhje tė Kodrės me Kukėsin. Fillova tė mendoj pėr njė I.Kodra tjetėr. Enigmėn mė nė fund ma pat zgjidhur i ndjeri Zef Hila, njė nga figurat mė tė mėdha tė sportit shqiptar, sportist, atlet, futbollist, trajner i shquar, sekretar dhe kryetar i Federatės Shqiptare tė Atletikės.

"E kam njohur personalisht Ibrahim Kodrėn, - mė tregonte profesor Zefi, - piktorin e sotėm tė madh, tė famės botėrore. Kemi bėrė gara sė bashku nė Shallvare nė vitet '30. Ibrahimi shtynte edhe gjylen me dorėn e majtė sė bashku me Riza Lushtėn, futbollistin e madh, tė dy nxėnės tė njėkohshėm tė Teknikes sė Tiranės nga ku kanė dalė si sportistė. Nė tė vėrtetė, Ibrahim Kodra ka qenė specialist i hedhjes sė Topit me Vjegė ku dhe u bė rekordmen me 40.56 metra."

Dhe cila ėshtė pra, historia e kėtij rekordi tė Ibrahim Kodrės?

Gjithnjė sipas shėnimeve tė profesor Zef Hilės, del se kjo garė ka ardhur nė Shqipėri nga fundi i viteve '20. Dhe mė 1929 fiksohet rekordi i parė kombėtar me 32.80 metra. Mė 1930 Shuk Radoja nga Shkodra, i ati i basketbollistit tonė legjendė, Renato Radoja, arrin rekordin e ri 34.55 tė cilin mė 1931 e ēon po ai vetė nė 37.45. Mė 1932 rekordmen bėhet i mirėnjohuri Vasil Konomi nga Vlora, presidenti i parė i Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar, i cili arrin rekordin 38.35 metra. Dhe mė 1933 Ibrahim Kodra i Kukėsit, nė tė vėrtetė nxėnės i Teknikes sė Tiranės, vendos rekordin e ri 40.56 metra.

Kjo ėshtė historia pėrse Ibrahim Kodra pėrfaqėson Kukėsin, ose "Sportklub Kosovėn" e Kukėsit, emėrtim kuptimplotė qė tė bėn tė kuptosh sot pas 70 vjetėve, se ēfarė atdhetarie ka patur pėr ta bėrė tė pranishme Kosovėn ndėr ne. Dhe gjėrat ishin disi ndryshe asokohe pėr pėrfaqėsimin nė sportet. Edhe Vasil Konomi jetonte nė Tiranė, por pėrfaqėsonte Vlorėn. Kėshtu dhe plot tė tjerė.

Tė qėndrojmė te rekordi nė fjalė, tek i cili gjithēka ėshtė mėse unikale. Atė rekord Ibrahim Kodrės nuk ia ka thyer askush deri sot e kėsaj dite. Kjo edhe pėr faktin se kjo garė u hoq nga zhvillimi me vendim ndėrkombėtar. Ajo ka qenė pėr dekada njė disiplinė e njohur zyrtarisht nga Federata Ndėrkombėtare e Atletikės sė Lehtė (IAAF). Ishte njė garė qė bėhej me njė top lėkure tė mbushur, me peshė rreth 2 kg, me madhėsi sa topi i futollit, i cili kishte njė dorezė apo vjegė si nė rastin e njė shporte, doemos e ngjashme me ēekiēin e sotėm. Me njė gjysmė rrotullimi tė trupit, atleti e flakte tej ate dhe kur topi fluturonte, tė dukej si nė njė tetėshe ajrore. Kėshtu, me kėte stil, si njė pikurė e gjallė mbi qiellin e kaltėrt, ka fluturuar Topi me Dorezė i piktorit tė madh Ibrahim Kodra nė atė vit fatthėnė 1933. Ai djalosh i fuqishėm e ka ndjekur me sytė lart, sikur tė donte tė fiksonte kujtimin e vetėm qė do t'i linte pėr shumė vjet Shqipėrisė sė tij...

Ngjarja e vendosjes sė rekordit tė pėrjetshėm i takon kėshtu plot 70 vjetėve mė parė dhe kėsisoj, jemi nė njė vit jubilar tė rrallė pėr vetė rekordmenin tonė tė jashtėzakonshėm me emrin Ibrahim Kodra. Ēka do tė thotė se Kodra ėshtė matematikisht dhe aktualisht rekordmen kombėtar i Shqipėrisė, njė rekordmen i pėrjetshėm! Nė Tokėn e tė Parėve, ai duhet tė pritet pėrveē tė tjerave, edhe si njė rekordmen nė fuqi.

Po a ishte vetėm njė rekordmen i Topit me Dorezė, Ibrahim Kodra?

Vetė Kodra nė kujtimet e tij tė botuara tash sė fundi edhe nė Tiranė, thotė nė mėnyrė lakonike: "Nė moshėn shtatėmbėdhjetė vjeē u bėra kampion i Shqipėrisė nė flakjen e diskut dhe nė shtytjen e gjyles".

Kėto dy rreshta tė shkruara me vetė dorėn e Ibrahim Kodrės, jo vetėm mė kanė bėrė tė rimendohem edhe njė herė, por tė hulumtoj pėrsėri. Jo se nuk besoja te deklarata e piktorit tė madh, por sepse nganjėherė shumkush konsideron kampionat kombėtar, edhe njė garė tjetėr kombėtare. Dhe jam rizhytur nė arkiv. Kėshtu mbėrrita te konfirmimi i zbulimit tė dytė: Ibrahim Kodra ėshtė kampion kombėtar i Shqipėrisė nė hedhjen e gjyles! Kėsisoj, kemi tė bėjmė me njė atlet tė plotė pėr kohėn nė disiplinat e hedhjeve.

Ngjarja e pazakontė mė jep rast tė merrem pėr herė tė parė me njė nga veprimtaritė mė tė mėdha sportive qė janė zhvilluar nė vitet e Mbretėrisė. Ajo daton mė 11-13 tetor 1934 nė Tiranė, ditė kur ėshtė zhvilluar Kampionati i 6-tė Kombėtar i Atletikės sė Lehtė, nė tė vėrtetė, i fundit i Paraluftės. Eshtė njė ndėr veprimtaritė mė tė mėdha sportive tė kohės sė Mbretėrisė. Eshtė njė kampionat i shkėlqyer pėr kohėn, madje dy kampionate njėherėsh, sepse zhvillohen edhe garat "pėr juniorė" siē shkruhet, pra pėr tė rinj. Ibrahim Kodra bėhet shkas qė tė zbuloj kėshtu edhe Kampionatin Kombėtar tė tė Rinjve nė Atletikėn e Lehtė. Jemi larg, tepėr larg me historinė e sportit kombėtar, ēka ka tė bėjė me vetė historinė e kulturės kombėtare, nė tė vėrtetė tė vetė Atdheut dhe kombit pėrmes fushės pėrkatėse, nė kėte rast ate tė sporteve.

PIKTORI I MADH DHE RIGJETJA E HISTORISĖ SĖ HARRUAR

Kampionati i 6-tė Kombėtar i Atletikės sė Lehtė ėshtė ēelur mė 11 tetor 1934 nė praninė e Ministrit tė Arėsimit, Dr. Mirash Ivanaj. Thashė, ka qenė njė kampionat i shkėlqyer pėr kohėn. Mos harroni: ėshtė fjala pėr gati 70 vjet mė parė! 130 atletė tė tė gjitha prefekturave tė Shqipėrisė bėhen protagonistė tė njė veprimtarie tė paparė deri atėherė nė Shqipėri. E nuk di a i patėm sivjet 130 atletė nė kampionatin tonė kombėtar!

Ai ėshtė kampionati i njė kthese tė madhe pėr sportin kombėtar nė fillimet e tij. Mjafton tė kujtosh se 8 rekorde kombėtare qė atletika jonė gjeti mė 1944 tė pathyer, ishin tė kėtij Kampionati tė 6-tė, tė kėtij viti 1934. Do t'i pėrmend emrat e kėtyre sportistėve tė paharrueshėm, por shumica pėr fat tė keq, tė harruar nga administrata sportive:

SABIT ĒOKU i SK Tiranės - 11.2 nė 100 metra, i burgosur nga regjimi komunist!
GAQO GOGO i Skenderbeut tė Korēės - 58.2 nė 400 m/p, pedagog i madh, i arratisur, shpallur armik i Atdheut nga regjimi komunist.
KRISTO ISAK i Skenderbeut tė Korēės - 2.10 sekonda nė 800 metra - dėshmor i Luftės kundėr pushtuesit.
IBRAHIM DIZDARI i Bashkimit Shkodran - 3.40 metra nė kėrcimin me shkop, gjithashtu pedagog i rrallė i edukimit fizik - i mbajtur gjithmonė nėn vrojtim e pėrndjekje nga regjimi komunist.
ILIA LIKOKA i Vetėtimės sė Himarės - 35.92 metra nė hedhjen diskut, me sa di i larguar nga Shqipėria, atlet i pėrmasave ballkanike pėr kohėn.
SANDĖR KRAJA i Bashkimit Shkodran - 11.20 nė shtytjen e gjyles, avokat, natyrisht i "padėshėrueshėm" pėr regjimin komunist.
GAQO GOGO i Skenderbeut tė Korēės - 5289.05 pikė nė dhjetėgarėsh.
MINELLA ANASTASIADHI i Vlorės - 3h 20' nė maratonė, pa iu dhėnė kurrė njė meritė e veēantė sportive gjatė regjimit, ndonėse pa asnjė shkak politik.
Pėrmenda pranė secilit rekordmen pėrkufizimin politik, jo pėr politizim, po pėr tė lėshuar mė nė fund njė akuzė: mos vallė, tek ndokush nga tė sotmit, qėndrimi politik i shumicės sė kėtyre rekordmenėve tė shquar, bėhet ende pengesė pėr t'i nderuar?

Protagonistėt e Kampionatit tė 1934-ės kanė qenė atletė tė mėdhenj tė kohės dhe tė paskohės sė tyre. Aq sa disa nga kėta rekorde tė tyre janė thyer vetėm pas 15-20 e sa vjetėve:

- 100 metrat e Sabit Ēokut janė thyer vetėm mė 1946 (S.Begeja 11.1)!
- 400 metrat e Gaqo Gogės vetėm mė 1953 (Kiēo Nuke 58.1)!
- Disku i Ilia Likokės vetėm mė 1953 (Shaban Zeneli 36.16)!
- Gjylja e Sandėr Krajės vetėm mė 1950 (Agim Ēaēi 11.23)!
- Kėrcimi me shkop i Ibrahim Dizdarit vetėm mė 1957 (Fatos Bejtja 3.52)!

Tė qėndrojmė tek Ibrahim Kodra, i cili edhe pse nuk arrin rekorde kombėtare, nė njė farė mėnyre ai ėshtė protagonist i mirėfilltė i Kampionatit 1934. Eshtė mbase i vetmi qė kėrkon titullin e Kampionit tė Shqipėrisė nė tri gara! E arrin nė Topin me Dorezė me shifra 38.37 metra, ndonėse rivalėt e tij janė tejet tė fortė: Rexhep Zhari i Shkollės Teknike (36.96) dhe Zef Delia i Bashkimit Shkodran (36.94)! Prej kėtu Ibrahim Kodra vrapon te gara e gjyles dhe ėshtė gjithashtu kampion kombėtar i Shqipėrisė me 10.90 metra. Ia arrin tė triumfojė edhe me mė tė madhin e atletikės nė hedhjet, siē duhet thėnė pa ngurrim pėr Ilia Likokėn e Vetėtimės sė Himarės, por qė pėrfaqėson Sportklub Vlorėn (10.46) ku i treti ėshtė korēari Kol Trebicka i Skenderbeut (10.31). Prej kėtu Kodra vrapon pėr nė garėn e hedhjes sė diskut ku gjen rivalė gjithnjė tė vėshtirė: rekordmenin Ilia Likoka dhe pretendentin Vasil Konomi, ate i cili nė vitet '50 do tė bėhet i pari president i Komitetit Olimpik Kombėtar Shqiptar. Likoka nuk lėshon pé dhe ėshtė ai kampioni me 34.02 metra, i ndjekur nga Konomi po i Vlorės me 33.09 dhe i treti qė ėshtė Ibrahim Kodra i Kosovės sė Kukėsit me 31.99. Njė rivalitet i denjė pėr njė stil olimpik! Dhe dy medalje kampioni tė arta pėr Kodrėn si dhe njė tė bronztė! Mos u ēuditni: ka pasė medalje! Dhe ishte vetėm 17 vjeē, ose ndryshe - i vetmi junior qė merr pjesė nė garat e seniorėve dhe triumfon!

Piktori i madh na shtyn kėsisoj, te rigjetja e historisė sė harruar tė atletikės sė viteve '30, qė themeloi traditėn tonė. Riza Lushta ndėrkaq, ėshtė kampion kombėtar pėr tė rinjtė po nė gjyle me 10.61 metra! Dhe pranė rekordmenit dhe kampionit Ibrahim Kodra, emrat e tjerė janė nismėtarė tė mėdhenj pėr historinė e sporteve tona. Kodra mė nxit edhe kėtu qė t'i pėrmend disa prej tyre, shumica ndėr mė intelektualėt e nderuar madje, tė sportit kombėtar:

Sabit Ēoku, Feti Dizdari, Ahmet Ashikja, Ragip Lohja, Alush Leshanaku, Minella Anastasiadhi, Selman Stėrmasi, Ibrahim Dizdari, Ilia Likoka, Vasil Konomi, Adem Karapici, Ragip Meta, Ramadan Kazazi, Kol Trebicka, Koēo Dhrami, Halim Begeja, Kristo Isak...

Dhe pėr tė kuptuar mė mirė se ēka qe pėr ne ky kampionat historik i vitit 1934, duhet thėnė se ai mbėrrinte pas pjesėmarrjes sė jashtzakonshme tė Shqipėrisė nė Kampionatin tė Ballkanik tė Dekatlonit, ku Gaqo Gogo ėshtė Kampion i Ballkanit nė stafetėn suedeze, nėnkampion i Ballkanit nė 400 metra, ndėrsa Luigj Shala i treti, medalje bronzi nė 110 metra me pengesa.

Pjesė e kėsaj historie tė pazakontė dhe ende nė arkiv, ėshtė dhe rekordmeni e kampioni ynė "klasik" Ibrahim Kodra, piktori i madh i kohėve moderne.

Ndėrkaq, sot vazhdon, nė sasi madje, kryesisht nderimi i figurave tė vona sportive, edhe pse ka prej tyre qė janė turmė sportive, pa u ndikuar aspak nga qėndrimi i tyre i komprometuar politik gjatė regjimit komunist, pėr ndonjerin madje edhe tė dėnueshėm pėr konceptin e demokracisė! Mirė megjithate! Po pėrse harrohen rekordmenėt themelues tė cilėt nuk ishin tė veprimit dhe tė idesė sė regjimit? E pra, sporti ėshtė jashtė politikės, thotė karta olimpike. E theksoj gjithė kėte, i nisur bash nga kėto afirmime vetėm pėr njerėz tė sportit tė regjimit (mesa duket ngaqė janė tė lidhur edhe me pushtetin e sotėm), temė me tė cilėn do tė merrem edhe njė herė mė gjerėsisht nė njė shkrim tė posaēėm tė mėpastajmė.

EPILOG

Kam pėrshtypjen se pėr kontrastet disi tė ēuditshme tė kėtij shkrimi si vetė jeta e Ibrahim Kodrės, mė fort shkon ajo ēka ka thėnė mė 1947 pėr piktorin e madh, Pol Eluar: "Kodra ėshtė primitivi i njė civilizimi tė ri".

Pėr tė pėrballuar jetesėn fill Pasluftės, mėsoj se Ibrahim Kodra jipte leksione kitarre, histori arti dhe vizatime, madje kishte rreth 370 nxėnės. Por njė kurs i tij kishte temėn "si me zhvillue gjoksin" dhe "si me ra nė peshė me metodė". Ibrahim Kodra nė njė farė mėnyre, ka bėrė kėsisoj, edhe mėsuesin "antik" e modern tė edukatės fizike nė Itali. "Masazhet e mia ritmikė ishin tė famshėm", ka deklaruar me kohė vetė ai.

Dhe papritmas e gjej tė pėrzier mjeshtrin e madh, edhe nė gazetarinė sportive

Mė 1978 Ibrahim Kodra ėshtė president i jurisė sė Ēmimit pėr gazetari sportive "Premio Milano di Gino Palumbo", drejtori mitik i "La Gazzetta Dello Sport" tė Milanos. Njė Ēmim me kushtimin "pėr shpirtin rinor dhe humanist me tė cilin Gino Palumbo drejton njė gazetė tė madhe". Gazetarėve fitues pėrveē ēmimit prej 500.000 liretash, iu jepeshin edhe piktura tė tė mėdhenjve tė pikturės italiane si Rossicone, Bertuzzi, Bardi dhe Kodra. Eshtė kėsisoj, edhe pranė nesh tė profesionit tė gazetarit, Kampioni Kombėtar dhe Rekormeni i Pėrjetshėm i Shqipėrisė, klasiku dhe moderni Ibrahim Kodra. Meriton mė tepėr se njė Urdhėr Olimpik!

Ndjehem krenar me njė rast tė fundit: nderimin qė i bėri KOKSH, figurės sė futbollistit tė shquar tė viteve tridhjetė, 90-vjeēarit Klani Marjani pėr ēka unė isha interpret. A mund tė presim njė kthesė nė kėte dukuri? Qė pas Marjanit tė nderohen edhe gjithė shokėt e tjerė tė epokės themeluese tė Ibrahim Kodrės tė Shallvares sė Tiranės, tė cilėt ne vazhdojmė t'i harrojmė duke nderuar vetėm sportistė dhe kuadro tė kohės sė partisė?...

Kjo ėshtė kujtesa e shkurtėr e shqiptarėve.
Njė etyd i piktorit pėr kalin, kur dihet se Kodra qe dhe njė kalorės i pasionuar amator.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara