HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Presidenti sqaron mosdekretimin e ligjit. “Vendimi im tė mos politizohet”

Moisiu: Pse s’ua dhashė grekėve Bishtin e Pallės

-- nga Bledar Hoti

“Marrėveshja e Bishtit tė Pallės mes Greqisė dhe Shqipėrisė ka pasaktėsi nė formulimet juridike”

Alfred Moisiu - President i Shqipėrisė TIRANĖ - Marrėveshja e Bishtit tė Pallės mes Greqisė dhe Shqipėrisė ka pasaktėsi nė formulimet juridike. Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, jep pėr herė tė parė arsyet e kthimit nė parlament tė ligjit qė ia lė Greqisė bazėn ushtarake tė Bishtit tė Pallės pėr njė periudhė kohore 6-vjeēare. Nėpėrmjet zėdhėnėses Afėrdita Sokoli, Moisiu bėri publike shkaqet e kthimit tė marrėveshjes ushtarake mes Greqisė dhe Shqipėrisė, tė shoqėruar me argumentin pėrkatės juridiko-kushtetues. Gjithashtu, kreu i shtetit ka kėrkuar mospolitizimin e kėsaj ēėshtjeje, duke kėrkuar nė radhė tė parė njohjen e argumenteve juridike tė institucionit, qė ai drejton pėr ligjin e kthyer nė adresė tė parlamentit. “Ditėt e fundit, mjetet e ndryshme tė informacionit masiv dhe disa politikanė tė pozitės dhe tė opozitės kanė shprehur opinionet e tyre rreth kėtij qėndrimi institucional tė Presidentit tė Republikės. E pėrbashkėta e kėtyre prononcimeve ėshtė kryesisht mosnjohja e argumenteve tė paraqitura nga Presidenti dhe ripėrsėritja e qėndrimeve politike tė mbajtura nė Kuvendin e Shqipėrisė gjatė debatit pėr kėtė ēėshtje”, - thuhet nė deklaratėn pėr shtyp.

Kthimi
“Ligji i miratuar pėr ratifikimin e marrėveshjes ndėrqeveritare pėr punimet civile nė bazėn ushtarako-detare nė Bisht–Pallė ka pasaktėsi nė formulimet juridike tė pėrdorura. Ēdo qėndrim tjetėr i natyrės politike, i evokimit tė historisė dhe i problemeve tė reja e tė vjetra nė marrėdhėniet midis dy vendeve, kėrcėnimi pėr rreziqet humanitare tė mundshme dhe trajtimi thjesht teknik, reflekton mosnjohje tė argumenteve tė pėrdorura nė dekretin presidencial pėr kthimin e ligjit pėrkatės si dhe qėndrime personale tė individėve dhe tė palėve tė interesuara”, - thuhet nė deklaratėn e Presidencės. Njėkohėsisht, Moisiu, me anė tė kėsaj deklarate, i cilėson qėndrimet e mbajtura nga politikanė tė ndryshėm si mosnjohje tė vendimit tė tij, mbi tė gjitha tė argumenteve juridike qė i sillen kuvendit nėpėrmjet kthimit tė kėtij ligji. Presidenti ftoi dje klasėn politike shqiptare t’i gjykojė me maturi arsyet e kthimit tė kėtij ligji, pa u ndarė nė dy kampe tė kundėrta. “Presidenti i Republikės e vlerėson si tė panevojshėm politizimin e ushtrimit tė kėsaj tė drejte tė tij kushtetuese. Me kėtė rast ai sugjeron, qė forcat e grupimet e pėrfshira nė debat si dhe protagonistėt e jetės politike nė vend tė veprojnė me maturi dhe pėrgjegjshmėri, pėr tė mos dėmtuar procesin e konsolidimit tė institucioneve tė shtetit ligjor nė vend dhe pėrpjekjet sistematike pėr anėtarėsim nė NATO dhe integrim nė BE”, - thekson deklarata e kreut tė shtetit. Qė nga koha e ushtrimit tė detyrės sė tij si President, Moisiu pėr herė tė parė del kundėr vendimeve tė parlamentit, duke kthyer mbrapsht njė marrėveshje mes dy shteteve, Shqipėrisė dhe Greqisė. Siē dihet, pas firmosjes dypalėshe pėr Bishtin e Pallės, pėr ēdo ndėrhyrje tė vetė personelit shqiptar nė bazė, qoftė edhe pėr njė zgjerim tė domosdoshėm, duhet marrė mė parė pėlqimi i palės greke. Kjo, por dhe detyrimi qė anijet e NATO-s tė marrin leje tek ushtarėt grekė para se tė hyjnė nė bazė, duken se kanė qenė dy arsyet kryesore tė kthimit tė ligjit nė kuvend.

Nenet mė kontestuese tė marrėveshjes
Neni 10
Detyrimi i tė dy palėve nė lidhje me pėrdorimin dhe ruajtjen e pajisjeve dhe mjediseve
Pas marrjes nė dorėzim tė ndėrtesės sė komandės dhe tė mjediseve tė akomodimit tė bazės detare tė Bisht-Pallės, nuk do tė lejohet asnjė ndėrtim, pa njė studim tė miratuar nga pala shqiptare dhe marrjen e pėlqimit nga pala greke.
Inspektimi i ndėrtesės sė komandės dhe mjediseve tė akomodimit tė bazės detare tė Bisht-Pallės, pėr tė pėrcaktuar gjendjen e saj pas punimeve dhe brenda garancisė, do tė kryhet nga pala greke. Dėmtimet e mundshme, tė bėra 15 muaj pas pėrfundimit tė garancisė sė punimeve, do tė riparohen me shpenzimet e palės shqiptare.
Pėrdorimi i pajisjeve dhe mjediseve nuk lejohet pėr institucione tė tjera, pėrveē forcave detare shqiptare.

Neni 11
Personeli palės greke qė do tė bashkėpunojė me palėn shqiptare pėr zbatimin e punimeve
Pala greke do tė caktojė njė oficer ndėrlidhės gjatė pėrgatitjes sė studimeve dhe zbatimit tė punimeve. Anijet e flotės greke, tė cilat do tė vizitojnė zonėn pėr qėllim trajnimi operacional, ose nė kuadrin e marrėdhėnieve dypalėshe, ose gjatė operacioneve nė kuadrin e marrėdhėnieve dypalėshe, ose gjatė operacioneve PfP/CRO, ose NATO, do tė kenė tė drejtėn e ankorimit nė bazė dhe tė pėrdorimit tė vendankorimit, si dhe tė kryejnė riparime lehtėsuese, pas njoftimit me shkrim.
Detajet pėr prezencėn e anijeve tė Flotės Greke nė bazė do tė pėrcaktohen nė njė protokoll tė veēantė bashkėpunimi midis flotave shqiptare dhe asaj greke.


Zbardhen motivet e kthimit tė ligjit pėr bazėn detare tė Bishtit tė Pallės

Moisiu: E dyshimtė prania e anijeve greke nė bazė

“Njė pikė e tillė e marrėveshjes nuk pėrcakton se pėr ēfarė flote bėhet fjalė, ushtarake, tregtare”

TIRANĖ - Prania e anijeve ushtarake greke pėr qėllime operacionale dhe riparimi nė bazėn e Bishtit tė Pallės shkel nė parim pikat e marrėveshjes mes Ministrisė sė Mbrojtjes tė Shqipėrisė dhe asaj tė Greqisė. Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu ka nxjerrė kėtė pėrplasje nė marrėveshjen mjaft tė debatueshme tė Bishtit tė Pallės, si njė nga shkaqet e vetme tė kthimit mbrapsht tė ligjit pėr rishqyrtim nga ana e Parlamentit. Presidenti Moisiu i kėrkon Parlamentit rishikimin e dy neneve 11 dhe 16 tė marrėveshjes sė Bishtit tė Pallės me Greqinė. Kreu i shtetit nėpėrmjet njė shkrese tė veēantė, tė shoqėruar me marrėveshjen mes Ministrive tė Mbrojtjes tė Greqisė dhe Shqipėrisė, i kėrkon deputetėve tė Kuvendit tė rishikohen kėto dy nene, me argumentimin ligjor pėr kthimin e rishqyrtimin e saj.

Neni 11
Pikat mė tė kontestuara tek ky nen janė nė paragrafin e dytė, ku nė pjesėn e parė theksohet se “anije tė flotės greke, tė cilat vizitojnė zonėn nė kuadėr tė marrėdhėnieve dypalėshe apo nė kuadėr tjetėr”. Sipas presidentit, “njė pikė e tillė e marrėveshjes nuk pėrcakton se pėr ēfarė flote bėhet fjalė, ushtarake, tregtare etj." Gjithashtu, njė nga kontestimet e tjera nė lidhje me paragrafin dy tė kėtij neni ėshtė ankorimi i anijeve greke pėr qėllime riparimi. “Nė bazė tė kėtij paragrafi, anijet e flotės greke do tė kenė tė drejtė tė ankorohen nė bazė pėr tė kryer riparime lehtėsuese. Gjykoj se duhet saktėsuar, se cilat do tė quhen riparime lehtėsuese, pasi “lehtėsuese” ėshtė term i interpretueshėm, qė ka nevojė pėr saktėsime tė mėtejshme”, - thuhet nė dekretin me numėr 3798 tė Presidentit tė Republikės. Gjithashtu njė pikė tjetėr e nenit 11 tė kėsaj marrėveshjeje, e cila mundėson flotėn shqiptare dhe atė greke, “tė lidhin protokoll bashkėpunimi, pėr tė pėrcaktuar detajet pėr prezencėn e anijeve greke nė kėtė bazė”. “Gjykoj se ky paragraf lė shteg pėr interpretime tė ndryshme. Ai mund tė interpretohet nė mėnyrė tė zgjeruar, duke dalė jashtė objektit tė marrėveshjes, nė njė kohė qė ajo pėrcaktohet nė tre raste, a) trajnime operacionale, b) marrėdhėnie dypalėshe dhe c) operacionale NATO ose PfP/CRO. Vetėm nė kėto tre raste anijet e flotės greke do tė hyjnė nė Shqipėri dhe nė Bisht Pallė dhe nuk del nevoja pėr njė protokoll tė veēantė bashkėpunimi. Nėse ky paragraf zbatohet, gjykoj se do tė ishte nė kapėrcim tė objektit tė marrėveshjes. Ndėrkohė qė Flota Shqiptare nuk ka tagėr kushtetuese pėr tė lidhur marrėveshje apo protokolle bashkėpunimi me jashtė”, - theksohet nė dekretin e Moisiut.

Neni 16
Sipas argumentimit ligjor, kreu i shtetit e cilėson si njė pėrplasje mes nenit 1 dhe 16 tė marrėveshjes sė Bishtit tė Pallės me palėn greke. Sipas marrėveshjes, qėllimi i saj ėshtė fillimi dhe pėrfundimi i ndėrtimit tė punimeve nė njė kohė 5-vjeēare, me njė rinovim automatikisht tė saj prej njė vit. “Nisur nga sa mė sipėr, ka vend tė saktėsohet pėrputhshmėria e nenit 1 dhe nenit 16, pra nėse afati i punimeve zgjat deri nė 5 vjet, ėshtė mė i shkurtėr, apo nėnkupton edhe pėrdorimin e bazės nė kuadėr tė marrėdhėnieve dy apo mė shumė palėve”, - theksohet nė kėtė dekret.

-- marrė nga Shekulli, 05-06.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara