HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gazeta “55” hedh baltė mbi Prof. Arshi Pipėn

-- nga Bep Kuqani, Stamford, USA

Si ish- tė burgosurit politik, si ish-bashkėvujtės me tė ndjerin Prof. Arshi Pipa mue mė befason dhe mė indinjon fakti, se si gazeta “55”, qė e mban vetėn tė “pavarur”, antikomuniste e rrjedhimisht e spektrit tė djathtė, t’i lejojė vetės botimin e shkarravinave tė tilla, plot mllefe dhe urretje kundėr njė antikomunisti dhe personaliteti tė madh si Prof. Arshi Pipa.

Ndoshta jam pak i vonuar me kėtė shkrim, por nuk ėshtė faji im, mbasi vetėm tash mė ra nė dorė gazeta Juaj e ditės sė Premte, dt. 4 tetor 2002, ku nė faqet 10 e 11, nėn titullin: “Hetim i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut”, synohet nė fakt pėr tė njollosur njė ndėr figurat mė tė mėdha e mė tė pastra tė disidencės komuniste, qė mund tė quhet me tė drejtė krenaria e kėsaj desidence, jeta dhe vepra e tė cilit e kanė nderuar dhe do ta nderojnė gjithmonė Shqipėrinė dhe shqiptarėt e kudondodhur, sepse e tillė ka qenė e do tė mbetet figura e tė mirėnjohurit Profesor Emeritus Arshi Pipa.

Ndaj ēdo tentative, nga kushdo qė tė ndėrmerret, pėr tė njollosur Prof. Arshi Pipen, kėtė kolloz tė vendosur e konseguent tė disidencės komuniste, kėtė dijetar tė shquar, pėrbėn njė akt antikombėtar, njė krim tė shėmtuar ndaj vlerave tė vėrteta njerėzore, kulturore e shkencore shqiptare.
Vetė “anonimati” i kėtij shkrimi shpreh ndjenjėn e rėndė tė fajėsisė qė ka marrė pėrsipėr ky autor. Nė tė vėrtetė, nė krye tė shkrimit ėshtė vėnė njė emėr femre: “Nga Zamira Alushi”, por pak mė poshtė nė kėtė shkrim thuhet: “Unė nuk jam specialist (vini re fjalėn “specialist”, pra mashkull e jo femėr) i letėrsisė dhe i kulturės dhe nuk mund t’i vė notė krijimtarisė sė Arshi Pipės...”

Pse nuk thotė mė mirė: “Unė jam specialist pėr shpifje e trillime”, se ja se ēfarė shkruan mė poshtė: “Madje kėtu nuk ėshtė rasti pėr studime tė hollėsishme tė momentit tė arratisjes sė Arshi Pipės, tė cilat e lidhin kėtė figurė me vrasjen e Mihallaq Siēishtit?”

Po cilat janė kėto lidhje tė Profesor Arshi Pipės me vrasjen e M. Siēishtit? Pse nuk i sqaron, pse nuk i argumenton, pse nuk i provon? Ose mė shqip pse trillon? Pse arratisja e Arshi Pipės, paska qenė “ekstremisht e pamotivuar” dhe “egėrsisht e fshehur”? Mos ėshtė dashur qė ai tė vėrė tellallin se “po arratisem”? Ēfarė e dallon arratisjen e Prof. Arshi Pipės nga ajo e qindra e mijėra shqiptarėve pėr tė cilėt shqypja e rregjimit komunist ishte bėrė e padurueshme, veēanėrisht me rastin e Arshi Pipės, i cili edhe pse sapo kishte dalė nga burgu i Burrelit nuk e ndjente veten aspak tė lirė dhe tė sigurtė sepse nuk respektohej asnjė nga tė “Drejtat dhe Liritė e Njeriut”? Kujt i vlejnė kėto trillime dashakeqe? Nė mullirin e kujt ēojnė ujė? Ja edhe njė trillim tjetėr sa i padrejtė aq edhe i paarsyeshėm: “Madje mund tė themi se familja e Turdive ishte renduar nė trajtimin shoqėror pėr shkak tė lidhjeve me Arshi Pipėn!”

Me sa di unė, familja e Turdive nuk ka qenė aq e “rėnduar nė trajtimin shoqėror”, nė krahasim me atė tė Arshi Pipės, sepse Z. Qazim Turdiu ka qenė profesor i matematikės, nxėnės i tė cilit ka qenė dikur edhe autori i kėtij shkrimi. Veē kėsaj lidhjet fisnore tė Arshi Pipės, me familjen e Turdive nuk kishin asnjė arsye qė tė bėheshin shkak pėr njė keqtrajtim tė kėsaj tė fundit, sepse njė nga vėllezėrit e tyre jo vetėm qė ishte i arratisur, por edhe njė eskponent i shquar i “Ballit Kombėtar”. Kėshtu qė ky fakt ishte mėse i mjaftueshėm pėr diktaturėn Hoxhiane, qė t’a trajtonte kėtė familje si armike tė komunizmit.

Me sa duket autorit tė kėtij shkrimit tė fėlliqur, tė fshehur nėn emrin e Zamira Aliut, nuk i kanė mjaftuar trillimet, por helm e vrer kundėr tė madhit Arshi Pipa, por pėrpiqet edhe tė shpif, akt ky i denueshėm penalisht. Pėrse ai nuk foli e shkroj sa ishte gjallė Prof. Arshi Pipa, qė gjthsesi do tė ishte njė gjest sa burrėror pavarėsisht nėse njė farė Zamira Aliu ka apo nuk ka tė drejtė. Ky ėshtė njė veprim i njėjtė me atė qė sistemi komunist ka bėrė me tė gjithė nacionalistėt kur ata kanė kaluar nė amshim dhe kur kėto kanė qenė jashtė trojeve tė atdheut nė emigracion, duke mashtruar bashkėatdhetarėt me shpifje qė koha po i hedh poshtė...

Ja se si trillon ky autor anonim (Zamira Aliu) pa pikė turpi, ky autor tinzak e frikacak qė hedh gurin e fsheh dorėn: “Arshiu nė momentin qė ėshtė arratisur ka shkuar nė Jugosllavi, ku ka ndjenjur tre vjet nė njė kamp”. Mė poshtė shtron pyetjen: “Ē’bėri nė kėtė kamp Arshi Pipa pėr tre vjet?”

I kujtojmė gjarpeshures Aliu, se jo tre vjet, por as edhe njė ditė tė vetme, as tri orė nuk ka qėndruar Arshi Pipa n’atė kamp, qė sajon ky anonimat.

Qė nga viti 1957, qė u arratis nga Shqipėria e deri nė Tetor tė vitit 1958, kur u largua nga Jugosllavia asokohe, ai ka qendruar nė Sarajevė, nė bibliotekėn e sė cilės pėrktheu lirikėn latine, qė u botua si vepėr e postume. Madje nė arshivėn e familjes Pipa, ėshtė ruajtur deri edhe numėri i avionit, si edhe adresa e banimit tė tij nė ShBA (USA), qė nga viti 1958! Me sa mund tė mbulohet Dielli me shoshė, aq mund tė errėsohet e vėrteta me gėnjeshtra, me shpifje e trillime pėr tė njollosur Prof. Arshi Pipėn, kėtė Apostull tė Demokracisė.

Vetė fakti i atij shkrimi nėn titullin e bujshėm dhe mashtrues “Hetimi i ri pėr vrasjen e Mehmet Shehut”, me qėllim pėr tėrheqjen e sa mė shumė lexuesve, por qė nė fakt nuk i kushton asnjė fjalė kėtij hetimi, nė shkrimin me autor “Zamira Aliu”, veēse vjedh vrerė e shpifje kundėr Prof. Arshi Pipės dhe ēka ėshtė mė e keqe, tani mbas vdekjes sė tij, tregon, se kėtu nuk kemi tė bėjmė me njė “anonim” tė thjeshtė, por me njė klan tė errėt mafioz, puro komunist, qė s’mund t’ia falin kurrė Prof. Arshi Pipės, krahasimin e kėtyre komunistėve tė konvertuar nė demokratė me xhon turqit, qysh nė vitin 1992, kur shqiptarėt u mashtruan rėndė nga “Priralizmi Ramizian”.

Ai qysh n’atė kohė, me intutitėn dhe gjenialitetin e tij e kuptoi dhe e denoncoi publikisht lojėn e ndryrė qė po luhej nė kurriz tė popullit shqiptar nga komunistėt, nė zbatim tė udhėzimeve tė platformės sė Katovicės. Gjithashtu nuk mund t’ia falin Prof. Arshi Pipės, as demaskimin e vendimeve tė Kongresit tė Drejtėshkrimit tė vitit 1972, pėr unifimimin e gjuhės shqipe, qė u ndėrmor nėn drejtimin e prototipit Andokri Kostallarit me urdhėr direkt tė diktatorit Enver Hoxha, vendime kėto qė synonin eleminimin e plotė tė gjuhės sė embėl e tė bukur Gegė, nga gjuha shqipe nė tė folur e nė tė shkruar, pa asnjė bazė shkencore dhe historike, madje nė kundėrshtim flagrant me kėto kritere.

E pra, ai (Prof. Arshi Pipa) nuk ishte gegė, por toskė i kulluar me origjinė nga Gjirokastra. Prof. Arshi Pipa nuk ishte kundėr nevojės pėr tė patur njė gjuhė shqipe tė unifikuar letrare shqipe, por kjo do tė vendosej mbi bazė rigorozisht shkencore, duke marrė gjithēka tė mirė, tė dobishme e vitale nga tė dy dialektet dhe jo ashtu siē u veprue, nė mėnyrė antishkencore, antihistorike, antishqiptare dhe antikombėtare.

Si ish- tė burgosurit politik, si ish-bashkėvujtės me tė ndjerin Prof. Arshi Pipa mue mė befason dhe mė indinjon fakti se si gazeta “55”, qė e mban vetėn tė “pavarur”, antikomuniste e rrjedhimisht e spektrit tė djathtė, t’i lejojė vetės botimin e shkarravinave tė tilla, plot mllefe dhe urretje kundėr njė antikomunisti dhe personaliteti tė madh si Prof. Arshi Pipa, tė njohur jo vetėm nė vendin tonė, por edhe nė tė gjithė diaposrėn shqiptare kudo nėpėr botė.

Kjo bie nė kundėrshtim me frymėn, me besueshmėrinė dhe dinjitetin e vetė kėsaj gazete, qė mban titullin “55”, qė pėr tė gjithė ne ish-tė pėrndjekurit politikė nė Shqipėri nėnkupton nenin famkeq “55” nė Kushteturėn e Enver Hoxhės, qė denonte me heqje lirie ēdo pėrson qė ishte kundėr kėtij regjimi.
Shpresoj tė gjejė mirėkuptimin nga ana e juaj dhe botimin e plotė tė kėtij shkrimi.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara