HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Homazh pėr Kreshnikun e Maleve Prenk Calin

-- nga Bep Kuqani, Stamford, ShBA

"Tė paharrueshme dhe tė pavdekshme si ato malet e Vermoshit, kjofshin kujtimi dhe vepra e legjendarit Prenk Cali!"

Kur merr rrugėn drejt Bjeshkėve tė Klemendit, qė nė kambė tė tyne ndjejnė ajrin e pastėr dhe tė freskėt qė tė ban tė gjallnohesh.
Asht pikėrisht, ky ajr i pastėr, qė mbajti gjallė burrat e kėtyne trojeve dhe qė i ushqeu vazhdimisht ata.
Kėto bjeshkė ruejtėn tė paprekuna nė gji tė tyne lirinė, besėn, burrninė, tradita tė hershme shqiptare tė kėtyne maleve kreshnike.
Gurrat e kėtyne bjeshkve ushqyhen dhe rriten trima me kushtrim si Prenk Calin.
Atdhetari i flaktė Prenk Cali, nuk dinte tė bante dallim, as shkjaun as komunizmin, kur vinte puna pėr tė mbrojt Atdheun, lirinė e tij, besėn dhe burrninė" "Pėr Atme dhe pėr Fe", - kjo ishte kredoja e Tij dhe e tė gjithė trimave atdhetarė tė pendės dhe tė pushkės.
I tillė kje, burri i pavdekshėm, Prenk Cali, qė me qėndresėn e Tij heroike dhe tė patundun shpėtoi aneksimin e pjesės ma tė mirė tė Kelmendit, nga synimet shoviniste sllave dhe nga sllavizmi i dytė, qė kėrkoi tė sillte komunizmin nė kėto anė!
Pikėrisht, kėtyne Burrave tė Mėdhenj, si Prenk Cali, ua thurte Fishta vargjet:

"Jo, po a s'desht djalli Shqypni?
Jo, po a s'desht hasmi shqyptar?
Qe pra sot po ka Shqypni
Qe pra sot po ka shqyptar..."

E Shqipni ka e do tė ketė gjithmonė, pėrderisa kjo tokė tė lindė Burra tė Mėdhenj, si Prenk Cali me shokė qė "me dėrrasė t'krahanorit" i ndejen mburojė kėtij vendi, kėsaj Malsie Kreshnike!
Pėr ma se 48 vjet, emni i Tij u la n'harresė dhe eshtnat e Tij i zhduken diku andej nga Zalli i Kirit tė Shkodrės, tė cilin komunistėt e kishin shndėrrue nė nji poligon vrasjesh makabre tė dheta e tė qinda shqiptarėsh tė ndershėm e tė pafajshėm, klerikė, intelektualė, patriotė e atdhetarė tė flaktė, pėr tė vetmin faj, se nuk e donin komunizmin, nuk e donin ideologjinė e tij shkatėrrimtare, si e provoi vetė koha sot.
Prenk Cali, iu dorėzua nė besė komunistėve, n'atė Besė Shejte, tė cilėn ato male e mbajtėn dhe e ruejtėn pėr shekuj me radhė, si gjanė ma tė shejte e tė pacėnueshme. Po ku kishin pasė besė komunistėt? Ata s'njoftėn as Besė as Fe, as Nder e as Atdhe. Ata jo vetėm e vranė barbarisht, por edhe u tallėn nė mėnyrė butaforike me kufomėn e tij. Mandej e zhdukėn pa vorr, pa nam e pa shej, me qėllim qė tė mbulohej pėrjetėsisht nė harresė.
Por Herojt dhe Burrat e Mėdhenj, nuk mund tė vdesin dhe as tė harrohen kurrė: Koha, Drejtėsia dhe vetė Zoti punon pėr ta; pėr tė nxjerrė nė dritė herėt a vonė veprėn, namim, nderėn dhe lavdinė e tyne!
Tue ēmue nalt veprėn e Prenk Calit, tė kėtij Vigani tė Kelmendit, asht e pamundun, tė mos ndjesh nji nderim e respekt tė veēantė pėr te e pėr tė gjithė ata luftarė tė lirisė, qė derdhen gjakun e tyne pėr ato troje, pėr atė tokė e kundėr komunizmit.
Ndaj le tė buēasė thirrja e dalė thellė nga shpirti ynė: "Tė paharrueshme dhe tė pavdekshme si ato malet e Vermoshit, kjofshin kujtimi dhe vepra e legjendarit Prenk Cali!".

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara