HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi problemin e Dosjeve

Demokracia dhe krimi do tė mbeten nė Shqipėri pėrjetėsisht “vėllezėr opozitarė!”

-- nga Bep Kuqani, Stamford, ShBA

Persekutor asht ai qė projektoi, frymėzoi dhe nxiti shkeljen e tė DREJTAVE TE NJERIUT, me tė gjitha mėnyrat e mjetet e mundshme mbi bazė ideologjike; asht edhe ai qė realizoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė shkeljen e kėtyne tė drejtave.

U befasova sė tepėrmi nga intervista e z. Kurt Kola, dhane gazetės “ILLYRIA”, qė botohet nė New York, para pesė javėsh (mue mė ra nė dorė kjo gazetė vetėm para nji jave), nė tė cilin kėrkonte hapjen e dosjeve pėr ish tė Pėrndjekurve Politikė, me qėllim pėrjashtimin e tyne nga e drejta e damshpėrblimit pėr vitet e burgut.
Dhe “u befasova sė tepėrmi”, sepse kjo kėrkesė m’u duk sa naive aq edhe e vonueme edhe e padrejtė.
“Naive”, sepse a kujton z. Kurt Kola, se kėto dosje janė tė gjitha nė rregull, tė pacėnueme, d.m.th. se nuk janė hapun, nuk janė seleksionue, nuk janė zhdukė ose fallcifikue?
Edhe pse teorikisht duhet tė ishte pikėrisht kėshtu, sepse nuk ka dalė ende nji ligj pėr hapjen e tyne dhe se ēdo veprim i kundert do tė pėrbante nji shkelje tė randė dhe tė dėnueshme; dihen tashma pėrgjigjja e kėtyne pyetjeve: Janė vetė pėrsekutorėt tonė krijuesit e kėtyne dosjeve; Janė ata vetė, qė i kanė nėn zotnim ato; Janė ata vetė, qė pėr tė mbulue gjurmet e krimeve tė tyne i kanė zhdukė, i kanė fallsifikue, i kanė manipulue, tjetersue dhe kanė ba ēka kanė dashtė vetė me to, tue trillue edhe dosje tė tjera tė paqena; shkurt tue i ba tė pavlefshme dhe ē’orientuese nga pikpamja e vėrtetėsisė sė tyne.
A s'e din z. Kurt, se njė pjesė e mirė e “sigurimsave” dhe e bashkėpuntorve tė tyne (pa pėrfshi kėtu ish tė Pėrndjekurit Politikė), janė pajisė me karten e ish tė pėrsekutuemve me dijeni tė plotė dhe qėllime tė caktueme, pėr t’a pasė nėn kontroll total Shoqaten Kombėtare dhe nė rasė nevoje, pėr ta pėrēa e shpartallue ate, siē rezultoi ma vonė dhe pėr tė rritė artificialisht numrin e kėsaj shtrese, pėr pėrftime ndihmash eventuale nga jashtė, tė cilat pėrflitet, se kanė qenė tė konsiderueshme, por qė pėrfunduen nė destinacione tė tjera.
E tash z. Kurt Kola, kėrkon me ia zbutė faturen Qeverisė, tue pėrjashtue pikėrisht ata qė ajo vetė i ka fute nė kėtė shtresė!
“E vonueme”, sepse kjo ēeshtje asht dasht ngritė me kohė e me vakt, e me forcen ma tė madhe, qysh nė fillimet e ardhjes sė PD-sė nė pushtet.
“E padrejtė”, sepse kėrkohet hapja e dosjeve vetėm pėr ish tė Pėrndjekunit Politikė dhe jo pėr tė gjithė bashkėpunėtorėt e Sigurimit tė Shtetit, pa pėrjashtim.
Kur kje shtrue problemi i dosjeve nė kohėn e pushtetit tė PD-sė: “Tė hapen ose jo”, kjo ēėshtje kaq e thjeshtė mori trajtat e nji problemi kaq tė nderlikuem, sa pėr zgjidhjen e tij u mendue tė shtrohej nji “tryeze e rrumbullakėt”, me drejtues partiakė socialisto - komunistė, me intelektualė tė kompromentuem e bashkėpunėtorė tė kėtyne dosjeve, pėr tė vendosė gjoja kėta me “konsensus”, nėse duhen hapun e si “duhen hapun ato”.
Nė qoftėse, ne pranojmė tezen e z. Sali Berisha, simbas tė ciles kėtu nė vendin tonė, jemi tė gjithė “bashkėvuajtės e bashkėfajtorė”, atėherė ky problem (problemi i dosjeve) s’ka arsye qė tė shtrohet fare, sepse, nė nji vend ku tė gjithė janė “bashkėvuejtės e bashkėfajtorė”, janė tė gjithė tė pėrsekutuem e pėrsekutorė; pra s’ka asnji kufi tė caktuem dallimi midis tyne.

Po a mund tė gjindet nė kėtė botė, ndonji shtet e ndonji popull ku e gjithė shoqnia e kėtij vendi tė jetė pėrsekutore e vetvetes?

Nuk mund tė imagjinohet nji tezė ma cinike dhe absurde se kjo, e cila synon tė shkrijė nė njė qėnie tė vetme tė pėrsekutuemin me persekutorin! Kjo tezė pėrmban nė vetvete mohimin e plotė tė sė Vėrtetės. Shteti njeh me ligje PAFAJSINĖ e ish Pėrndjekunve Politikė; njeh me ligje DETYRIMIN MORAL E MATERIAL TE TIJ ndaj kėsaj shtrese; njeh me ligje STATUSIN E TE PERNDJEKUNIT POLITIK gjatė regjimit komunist (natyrisht jo nga dėshira e mirė por nga imponimi i rrethanave, qė krijoi shembja e sistemit komunist). Po pėrsekutorėt e kėtyne tė Pėrndjekurve Politikė, kush janė e ku janė?
Pėrderisa njihet i pėrsekutuemi, perderisa pėr tė persekutuemin asht formulue njilloj pėrkufizimi ligjor, se kush mund tė quhet i tillė, duhet medeomos tė njihet edhe pėrsekutori, tė formohet edhe pėr atė njė pėrkufizim ligjor, qė pėr mendimin tem duhet tė jetė pak a shumė kėshtu:
“Pėrsekutor asht ai qė projektoi, frymėzoi dhe nxiti shkeljen e tė DREJTAVE TE NJERIUT, me tė gjitha mėnyrat e mjetet e mundshme mbi bazė ideologjike; asht edhe ai qė realizoi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė shkeljen e kėtyne tė drejtave”.
Shihet qartė, se me kėtė pėrkufizim pėrfshihen tė gjithė pėrsekutorėt e vėrtetė, tue fillue nga tė gjithė strukturat e organeve tė diktaturės, pushtetarėt dhe partiakėt funksionarė, gardianėt e pashpirtė tė birucave, tė burgjeve dhe kampeve, dėshmitarėt e akuzave, qė u banė shkak pėr dėnime, internime apo pėrsekutime tė njerėzve, qė tue kenė komnadanta brigadash pune nė kampet e Bedenit, tė Maliqit etj., u sollėn me egėrsinė e bishave tė egra ndaj bashkėvuajtėsve tė tyne.
Pėrderisa e gjithė klasa politike qė drejton sot vendin me pozitė e opozitė janė ish-pėrsekutorėt tonė direkt dhe bijtė e tė afėrmit e tyne; pėrderisa dosjet “u hapėn vetėm pėr deputetėt e lart”, siē pat deklarue Sali Berisha dhe pėrderisa kjo “elitė e zgjedhun nga populli”, qė rezultoi nga komisionet e verifikimit tė pastėrtisė sė figurave si “krejtėsisht e pastėr”; atėherė pyes pėrsėri: Kush paskan qenė dhe janė pėrsekutorėt tanė?

Kjo do tė thotė, se pushteti i sotėm komunisto - pedeist, i ka marrė plotėsisht nėn mbrojtje pėrsekutorėt e vėrtetė; se tue kenė vetė ky pushtet esencialisht komunist, asht i implikuem krejtėsisht nė kėtė ēėshtje, asht vetė bashkfajtorė e bashkpėrsekutor: kjo do tė thotė se kriminelėt nuk do tė ndėshkohen asnjiherė; se demokracia dhe krimi do tė mbetėn pėrjetėsisht “vėllezėr opozitarė!”
Asht e kjartė se me kėtė klasė politike, nuk do tė mund tė kemi kurrė njė shtet me tė vėrtetė juridik e demokratik.
Ndaj kjo Qeveri dhe ky pushtet, ban ēmos qė t’i shmanget detyrimit ligjor pėr damshpėrblimin e ish Pėrndjekurve Politikė, nėn pretekstin se “qenka fatura e madhe”. PO a nuk e kanė zhytė vetė vetėn kaq thellė nė kėtė borxh? E kam thanė edhe nji herė ma pėrpara: S’ka faturė tė pėrballueme pėr nji shtet ligjor, kur ekziston vullneti i mirė dhe principi i drejtėsisė!
Prandaj kėrkesa e z. Kurt Kola pėr penalizimin e vetėm tė nji pjese tė bashkpuntorve tė Sigurimit dhe tė pikėrisht tė asaj pjese tė ish Pėrndjekurve Politikė, mue mė duket nė themel e padrejtė dhe jo e mbėshtetun juridikisht, sepse pėrpara ligjit duhet tė pėrgjigjen e tė japin llogari tė gjithė njilloj dhe jo vetėm nji pjesė.
Gjithashtu edhe kapitullimi i z. Kurt Kola para Komisionit Qeveritar, pėr zbutjen e damshpėrblimit deri nė masėn gjysėm pėr gjysėm, asht nji akt kompromisi dhe servilizmi i papranueshėm pėr tė gjithė ish tė Pėrndjekunit Politikė: ose damshpėrblimi i plotė konfrom Kushtetutės, ligjeve dhe Kodit Penal nė fuqi, ose hiēfare!
Le t’i mbetet ma mirė pėrgjegjėsia Qeverisė; le ta marrin vesht e gjithė bota, se kjo Qeveri dhe ky pushtet shkel me tė dyja kambėt ligjet, qė ka hartue e miratue vetė!
Pazarlleqe me tė drejtat tona, s’ka tė drejtė tė baj askush.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara