HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria Etnike dhe padronėt komunistė ateistė

-- nga Broz Simoni

Ēlirimi i Shqipėrisė e gjeti vendin tonė tė zhvilluar nė tė gjitha fushat e artit dhe tė kulturės, si letėrsi shqipe e tė pėrkthyer nė tė tėra llojet e gjinive letrare. E gjeti me teatėr, muzikė e kinematografi, folklor, gjuhėsi, etnografi, filateli. E gjeti me biblioteka me literaturė tė pasur vendase dhe tė pėrkthyer nga kreyveprat e letėrsisė botėrore, posaēėrisht evropiane perėndimre dhe muzeume arkeologjike nga mė tė pasurit. Kishim pra njė kulturė brilante.
Nė tė gjithė kėto lloje arti e kulture, njė meritė tė padiskutueshme, pėr tė mos thėnė parėsore e pati kleri katolik, veēanėrisht ai i Shkodrės. Nė qoftė se qytetin mė verior tė Atdheut, Shkodrėn, e quajnė dhe ėshtė djepi i kulturės shqiptare, vulė tė pashlyeshme nė shekuj kanė pėr tė pasur klerikėt katolikė. As servili mė profan s'mundtė belbėzojė tė kundėrtėn. "Janė klerikėt ata qė vazhdonin tė zhvillonin edhe nė fushėn letraro - pedagogjike njė veprimtari tė dendur pėrmes shkollave fetare, tė ulėta dhe tė mesme, si ajo e Jezuitėve me 1887 dhe ajo e Franēeskanėve me 1882".
"Kushdo qė e njef historinė e Krishtėnimit nė Shqipėri, - shkruan z. Sami Repishti, me banim nė SH.B.A. - dhe rolin qė ka luejtė popullisa e Kleri Katolik nė vendin tonė qė nga zanafilla..., arrin pėrfundimin e paevitueshėm se ēdo gja qė ka tė bajė me Shqipninė dhe mbijetesėn e popullit Shqiptar, mban nė bėrthamėn e vet elementin Shqiptar Katolik. Aty u ruajt gjuha shqipe, aty u mbrojt toka shqiptare, aty u majtėn lidhjet e pandėrpreme me Europėn". Po ē'qėndrim mbajti ndaj kėsaj trashėgimije tė pasur kulturore e klerit katolik pushteti?
Filloi shkatėrrimet me kulm e themel tė objekteve kulturore qė u pėrkisnin franēeskanėve e jezuitėve, sepse, sipas tyre, do tė "helmonin" mendjet e tė rinjve tė dalė nga lufta dhe brezit tė ardhshėm revolucionar.
Nė njė shkrim tė Lame Kodrės, pseudonim i Sejfulla Malėshovės, lexojmė: "Kam dėgjuar se nė disa rrethe (intelektualėsh B.S.) ka tendenca qė Faik Konica e Fishta tė fshihen fare nga defteri... Faik Konica, Fan Noli dhe Fishta janė fytyrat mė tė mėdha tė Shqipėrisė nė fushėn e kulturės". Pėr kėtė thėnie tė ish ministrit tė parė tė kulturės shqiptare tė cilin mė vonė diktatura e la nė hije, nė "Historinė e Letėrsisė Shqiptare tė Realizmit Socialist" shkruhet: "S. Malėshova ishte pėr integrimin e kulturės antipopullore ēifligaro - borgjeze nė kulturėn e re. Letrarėt reaksionarė, si: Gj. Fishta, F. Konica etj., ai i vinte barabar pėrsa i pėrket rėndėsisė pėr Shqipėrinė socialiste...
Dhe dihet si u veprua nga filokomunistėt injorantė me eshtrat e Fishtės, tė cilat ia zhvarrosėn pėr t'ia hedhur nė lumin Drin. Ky veprim makabėr sllavo - bizantino - komunist nxiti poeten Tringė Dukagjini qė nė dhe tė huaj, Itali, tė shkruajė vargjet:
"Kur tė varrosėn / edhe gurėt kjanė /. Kur tė zhvarrosėn, / tė shkelėn e tė shanė. / Eshtrat rrugicave, prap i gėlltiti dheu, / dhe ti mbete pa varr, si Skėnderbeu."
Citojmė nga shkrimi i profesor Sami Repishtit, i cili konkludon: "Kleri shqiptar katolik asht grupi fetar ma i persekutuem nė tanė Europėn Lindore. Kleri Katolik ka qenė i vetmi grup i caktuem "Pėr Asgjėsim" nga kriminelėt e rregjimit komunist dhe nė njė masė tė madhe ia ka mrritė qėllimit. Ata kanė njoftė pėr sė afėrmi jetėn dhe vuejtjet e Klerit e popullsisė Shqiptare Katolike, ashtu si e kam jetue unė vetė pėr vite tėgjata nė Shqipėri, kanė krijue pėrshtypjen e pashlyeshme se rrezistenca antikomuniste nė Shqipni ka qenė ma e ndėrgjegjshme, ma masive dhe ma pa kompromis nė mesin e kėsaj popullsie, viktimė e terrorit tė kuq."

***

Nė letėrsinė e "realizmit" socialist vėrshuan krijues pa kurrfarė pėrvoje letrare, mjaftonte tė kishin kohė pėr tė zhgarravitur e librat u botoheshin si specat nė varg pėr tu vendosur pastaj nėpėr vatrat e kulturės tė kooperativave bujqėsore, salla leximi reparteve ushtarake, biblioteka tė shkollave 8 -vjeēare e tė mesme. Shumica prej tyre mbetėn stoqe, pa iu lexuar asnjė faqe. Kjo letėrsi ishte uniforme, sikur i kishte shkruar njė dorė, mjaftonte qė ideologjia e partisė dhe "mėsimet" e Enver Hoxhės ta pėrshkonin si "njė fill i kuq".
Nė njė kėso librash shkruhej: "Ne s'kemi hall pėr tokėn dhe pėr mollėt, / (Ti Qazo, kėtė mirė le ta dish) / Ne duam trutė e zemrat tė shartojmė / , nė trungun e pėrbashkėt socialist."
Nė kėtė amalgamė krijimesh bėn pjesė edhe libri "Akuzojmė fenė" i Hulusi Hakos qė po marrim nė analizė, faqet e tė cilit mund tė jenė shfletura nga ndonjė komisar politik nė reparte ushtarake pėr t'u lexuar rekrutėve tė rinj nė tė ashtuquajturėn "orė e punės politike", ose sekretar partie pėr t'u bėrė edukimin "ateist" masave.
Ky librė ėshtė botuar pas fjalimit tė Luciferrit Enver Hoxha me 6 shkurt 1967. Ėshtė njė "prozė dokumentare" ku janė montuar materiale tė gjuajtura nė arkivin e Ministrisė sė Brendshme ose tė fallsifikuara nga vetė autori. Faqja tre e kėtij libri hapet me njė citat tė K. Marksit: "Braktisja e fesė si njė lumturi e rreme e popullit, ishte kėrkesa e lumturisė sė tij tė vėrtetė." "Kėtė libėr "akuzues tė fesė" thotė autori se ia kushton rinisė tė shkollės sė mesme, "N. Frashėri", Durrės. Kuptohet, qė kėtė dhuratė pa vlerė, ia kushton asaj rinie tė pashpresė qė pėr pesėdhjetė vjet nuk mundi tė shohė gjė pėrtej hundės sė vet nė Shqipėrinė - burg, rrethuar me tela me gjemba.
Libri ėshtė mbushur me citate tashmė tė dalura jashtė kohe, tė bracuara nėpėr veprat e pluhurosura tė marksizėm - leninizmit e thėnie tė ish - diktatorit. Nėprė faqet e tij, si tė kishte dalė nga fundi i ferrit dantesk, shprehet njė urrejtje biologjike e mllef mesjetaro - bizantin ndaj klerikėve katolikė, duke i quajtur "veladonzez", tė lidhur me gjithfarė armiqsh imagjinar, tė fabrikuar me urdhėr nga lart dhe tė "pasuruara" nga imagjinata e shpėrlarė ateiste e autorit. Ky i fajėson klerikėt pėr faje tė pabėra, vetėm se ashtu i ėshtė mbushur mendja, si: pėr prapambetjen e gruas shqiptare, tė cilėn e la tė mbuluar e tė mbėshtjellė nė branavekė pėr pesėqind vjet pushtim turk, tė cilės diktatura i zhduku rrobėn kombėtare dhe i veshi njė palė pantallona gjoja se po e "emancipon", mashtron pėr priftėrinjė qė gjoja u kėrkojnė besimtarėve nga njė kokė berre (dele) pėr ditėn e pranverės, pėr priftėrinj qė mbajnė ditar vetiak pėr poshtrėsirat qė bėjnė si puna e priftit tė Kėrcinajt nė rrethin e Mirditės qė shėnon, gjithnjė sipas autorit: "10 korrik 1954; 10 babune drith; 31 dhjetor 1954; shuma nė arkė 27 985, mirėfort prej zotit..."
Ndėrsa me 30 maj 1956, (me siguri "dejshėm" prifti i atij fshati me emėr qesharak B.S.) nė ditar shėnon: "Pagėzova 16 fėmijė, 17 gra nė uratė, bekova 260 shtėpi, kungova 172 vetė, por me u shpėrblye u shpėrbleva pak..." Sipas autorit, tė gjithė kėtė volum pune prifti e ka bėrė brenda njė dite. Kėsaj i thonė: Shpif, shpif, se diēka mbetet: Tė mos kishte qenė prifti, autori, bashkė me shokė, do ta kishte shpallur "Hero tė punės socialiste". "Akuzojmė fenė pėr rolin reaksionar... kuhndėr lėvizjes punėtore, kundėr demokracisė, paqes sė vėrtetė dhe socializmit", - pėrfundon kapitullin e parė akuzuesi.
Nė tė vėrtetė Marksi nė "Manifestin komunist" tė vitit 1848 u bėnte thirrje punėtorėve qė tė kėpusin zinxhirėt e robėrisė sė tyre, por Daniel Robs nė "Historinė e Kishės" shkruan se qysh nė vitin 1822 (d.m.th. 26 vjet para Marksit B.S.), prifti Lemenais, nė dy artikuj, (nėnvizimi im), tė botuar nė "Kujtime tė pėrtej varrit", duke u nisur nga vizioni kristian i shoqėrisė... qenė ndėr tė parėt qė filluan trajtimin e ēėshtjeve shoqėrore. Nė vitin 1931, me rastin e 40 - vjetorit tė shpalljes sė "Rerum NOvarum",Papa Piu XI botoi enciklikėn e vet me temė shoqėrore tė titulluar "Viti 40". Aty trajtoheshin ēėshtje shoqėrore nė relacion me situatat e reja tė krijuara nė botė..., por gjithmonė duke marrė si orientim ato qė ishin thėnė nė Enciklikėn e Leonit XIII. "Komunizmi, - thekson Papa Piu XI, - ėshtė pėr zhdukjen e plotė tė pronės provate, zbaton nė formėn mė tė egėr luftėn e klasave dhe ėshtė armik i betuar i Zotit dhe i kishės".
Philipe Bucher, nė vitin 1829, nėntėmbėdhjetė vjet para Marksit, nė emėr tė parimeve tė krishtera, kritikoi rreptė rendin shoqėror tė kohės, padrejtėsitė, skandalet duke ia kaluar pėr rreptėsi edhe shpirtit luftarak tė Marksit. "Feja dhe traditat e pėrhapura mė pas, - shkruan autori, - nuk ishin nė gjendje tė zhduknin krejtėsisht tė parat".
Ai, pa dashje, pohon njė tė vėrtetė tė padiskutueshme. Tingėllon si paradoksale dhe ishte njė nismė donkishoteskee regjimit komunist qė festat fetare, si tė Krishtlindjeve, Pashkėve, ditėve tė shenjtorėve etj, t'i zėvendėsonte me hiuje festash tė improvizuara nė tavolina heretikėsh ku me marrėveshje "unanime", nga frika e njėri - tjetrit, vendosej tė festoheshin Dita e formimit tė Partisė Komuniste, Revolucioni Socialist i tetorit, ditėlindja e E. Hoxhės, dita e formimit tė kooperativės bujqėsore, e shumė marrina tė tjera.
Njė kapitull nė vete nė librin prej 179 faqesh "Akuzojmė fenė", zė edhe ky "zbulim". "Feja vegėl e pushtuesve, e politikės sė tyre reaksionare tė armiqve tė kombit tonė".
Qė fenė e krishterė nuk e solli asnjė pushtues, kjo dihet. Ajo i ka rrėnjėt nė Shqipėri qė nė fillimet e lulėzimit tė saj nė Evropė. Rreth vitit 61 pas Krishtit, Shėn Pali Apostull, erdhi edhe nė Iliri (Durrės) pėr tė pėrhapur e propaganduar fenė e re tė krishtėrimit. Ai nuk ishte pushtues, por dėshmues i njė feje tė vėrtetė.
Ismail Kadare shkruan: "Pėr njė habi tė pashpjegueshme qartė, dy nga popujt mė tė moēėm e kokėshkretė tė rajonit, shqiptarėt nė Veri dhe kretasit nė Jug bėnė kthimet e para nė fenė islamike... Askush s'mund tė shpjegojė gjer nė fund enigmėn". Askund Kadareja nuk thotė se pushtuesit turq erdhėn nė Shqipėri. Historikisht shqiptarėt janė autoktonė nė trojet e tyre pagane. Konvertimet nė fe tė tjera i kanė bėrė vullnetarisht, sipas preferencave. Nė fund tė fundit fakti ėshtė se janė bėrė.
G. Kastelan, nė "Historia e Ballkanit", shkruan: "Pati nė fillim vendosje kolonėsh nga Anadolli... kėta turq ishin myslimanė. Por pati edhe konvertime shqiptarėsh... tė cilėt udhėtarėt i cilėsonin si "turq" dhe qė silleshin shpesh si tė tillė..., sepse besnikėria e tyre ndaj Islamit kishte bėrė qė tė zhdukej tek ata pėrkatėsia nė grupe kombėtare."
Nga tė parėt tanė ne trashėgojmė cilėsi pozitve dhe negative tė cilat ua lėmė si atavizma pasardhėsve.
Poeti i Rilindjes sonė kombėtare, N. Frashėri thotė:
Mos thuaj se vdes njeriu,
Se ėshtė fjalė ēilimiu,
Tek i biri jetėgjati
Ėshtė fshehur i ati.
Kjo thėnie e poetit iluminist po shihet fare qartė tek qėndrimet qė millosheviqėt e rinj, trashėgimtar tė karaxhiqėve po mbajnė ndaj vėllezėrve tanė tė njė gjaku, kosovarėve.
Ashtu si autori akuzues hulumtoi nė Arkivat e shtetit dhe i shfrytėzoi ato dokumente pėr tė vjellur vrerė ndaj klerikėve katolikė, edhe zhbirilues tė tjerė, pėr hir tė sė vėrtetės, gėrmojnė nė fondin e Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė pasqyruar saktėsisht atė qė pėrgojohet ndaj brigatave tė ushtrisė nacional - ēlirimtare nė Kosovė. Citojmė dosjen 447, Fondi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Brigada e Pestė dhe e gjashtė, komisar Ramiz Alia: "Nė bashkėpunim me divizionin e tretė e tė njėzetedytė Jugosllav, pasi kėta na komunikuan urdhėrin... vumė nė ndjekje tė reaksionarėve kosovarė Brigadėn e 5 - tė (Shevqet Peēin)... Janė asgjėsuar 68 "reaksionarė". Pastaj si i mblodhėn qindra kosovarė, i mashtruan gjoja se do t'i ēonin nė "shtetin amė". I tutėn pak, i drejtuan nga Shkodra, pastaj i ngjitėn prap lart me tortura, i vranė udhės e nė Tivar..."
Kėsaj i thonė tė tradhėtosh e shesėsh interesat kombėtare te armiku shekullor serb e jo tė akuzohen klerikėt katolikė qė nė unitet predikuan e u pėrpoqėn pėr njė Shqipėri Etnike. Autorit nuk i ka pėlqyer ose ka qenė i udhėzuar tė mos ballafaqojė tė vėrtetėn, pėrkundrazi e ka shtrembėruar atė pėr t'ua bėrė qejfin padronėve komunistė.
Njė mendimtar i madh ka thėnė: "Kush nuk do tė arsyetojė, ėshtė njė fanatik, kush nuk di tė arsyetojė, ėshtė njeri i marrė, kush nuk do tė arsyetojė, ėshtė njė skllav."
Ata qė kanė bėrė historinė sikur futen tek skllevėrit.
Nuk ka si tė jetė nė shėrbim tė armiqve njė klerik katolik qė jep kushtrimin: "Ēohi, o bij tė Skėnderbegut, / turq e t'kshtenė, mos t'u ndajė feja! / Ēohi e bini nė fushė t'bejlegut, / tue gjimue ju porsi rr'feja."
Ishin klerikėt katolikė qė ngritėn zėrin lart nėprė diplomacitė e Evropės dhe kryengritjet e parreshtura tė popullit shqiptar qė e detyruan diplomacinė evropiane t'i vėrė gishtin kokės e ta shpallė Shqipėrinė tė pavarur. Ishte njė smirė e diktaturės pėr klerikėt, tė cilėt kishin bėrė shumė mė tepėr pėr Atdheun me motivin "Fe e Atdhe" se sa pushtetmbajtėsit e rinj.
Gjusti thotė: "Smira ėshtė vesi mė i prapė, mė i turpshėm qė ndyn zemrėn njerėzore. Smirėziu, duke e parė veten mė poshtė se tė tjerėt e duke mos pasur cilėsi pėr t'u lartėsuar, si dėshiron, jeton nė njė luftė tė pėrhershme me veten e tė tjerėt."
Citojmė: "postulatin" refren tė paprovuar as nga autori akuzues, as nga paraardhėsit e tij, dishepull i tė cilėve ėshtė: "Njė nga krerėt mė reaksionarė tė katolicizmit, Gj. Fishta qė nė vitin 1933 nė Hagė do tė deklaronte: "E ta dijė bota mbarė se At Fishta s'asht ma shqiptar". Pėr kėtė thėnie tė Fishtės qė gjoja e paska shprehur nė Hagė, akuzuesi sqaron nė shėnimet e tij se e paska marrė nga libri "Historia e Shqipėrisė sė Re", f. 11, me autor N. Ivanaj. Kjo akuzė njė refren i paskrupull i kalemxhinjėve tė diktaturės, i ngjan asaj kėpuce shkarpė tė hedhur nė mes tė rrugės si e pavlerė,tė cilėn e kap njė qen, e zhungullon dhe duke e kuptuar se ėshtė e pavlershme, e hedh pak mė larg pėr ta kapur ndonjė qen tjetėr i uritur... Me sa kuptohet, akuzuesi nuk ka njohur ose nuk ka dashur ta dijė njė polemikė tė Fishtės me M. Ivanaj, ish Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Zogut, pas Hilė Mosit, pėr ēėshtjen e mbylljes sė tė gjitha shkollave private me njė dekret tė datės 23 prill 1933, ku thuhej: "Shkollat private, ēdo kategori qofshin, qė kanė veprue deri sot, mbyllen." Shkolla e pater Gjergjit u mbyll dy ditė pas daljes sė dekretit, me 25 prill 1933. Fishta pėrlotshėm tha: "Shqipnia le tė rrnojė edhe pa ne".
Me atė dekret u mbyllėn edhe shkolla tė tjera private, si shkollat private industriale tė italianėve, shkollat katolike tė Shkodrės, Instituti Qirias, Instituti Kenedy, shkollat e komunitetit muhamedan, etj.
Pėr sa i pėrket vargut qė cituam mė lart, ai ėshtė shkėputur nga konteksti i poezisė "Metamorfoza", njė poezi satirike botuar nė pėrmbledhjen e stirave tė Fishtės "Anzat e Parnasit", botuar nė vitin 1909. Komentet e atij vargu janė bėrė nga studiues seriozė tė jetės e veprės sė Fishtės dhe nuk kemi ē'tė shtojmė mė tej. Por duam tė theksojmė se me atė varg, smirėzinjtė janė pėrpjekur tė shpifin e spekullojnė pėr tė zhvlerėsuar meritat e Fishtės si atdhetar, i cili vikat: "Urra!, po djelm! Shqyptar kushdo ka le. / N'mos mujtet Shqyptar me metė, Shqyptar t'hijė n'dhe!" Ne, kur flasim pėr jetėn e Fishtės duhet ta kuptojmė se flasim pėr jetėn e Shqipėrisė.
Autori, faqe pas faqeje, duke shfrytėzuar Arkivin e Shtetit (Fondi i Klerit), me pikėsynim qė tė rėndojė sa mė shumė klerikėt, pėr qėndrimin e tyre antikomunist, citon nga dokumentat e mė sipėrm: "Klerikėt tradhėtarė shfrynin: "Mallkuar qofshin komunizmi dhe partizanėt!..., u bėnin thirrje besimtarėve pėr t'u ngritur nė luftė..."
Nuk ka si u bėhet mė nder klerikėve katolikė, tė cilėt i bėnin thirrje popullit tė ngrihej nė luftė kundėr komunizmit. Ata e dinin shumė mirė se ē'farė e keqe e "dreq i kuq", si e vulos Fishta, ishte komunizmi, metastazat e tė cilit kishin filluar tė pėrhapeshin edhe nė Shqipėri, si nė mbarė Evropėn. Nė revistėn "Hylli i Dritės", organ i klerit katolik qė e drejtonte Fishta lexojmė: "Ndodhitė e Spanjės dėftojnė shka asht bolshevizmi: nji rregjim rrėnimi, shkatėrrimi e gjaksish...". Priftėrinjtė ishin tė ndėrgjegjshėm se retė e zeza tė komunizmit tė kuq do tė mbulonin qiellin shqiptar dhe se viktimat e para do tė ishin klerikėt katolikė. Dhe vėrtetė, pėr atė qė kishin frikė, ajo i gjeti. Filluan menjėherė pas ēlirimit arrestimet e pushkatimet nė masė tė gjerė.
Kur u pushkatua Pater Anton Harapi, Enveri, pėr servilizėm, i thotė ambasadorit jugosllav nė Tiranė: "E pushkatuam Pater Anton Harapin". "Ambasadori i pėrgjigjet se tė gjithė klerikėt katolikė janė pater Anton Harapė, prandaj duhen zhdukur."
Pėrmes kėtij dialogu kuptojmė se ēdo udhėzim pėr eleminimin e klerikėve diktohej nga udbashėt jugosllavė. Komunizmi, i ulur kėmbėkryq nė Shqipėri, ishte njė rregjim gjaku e urie, i bazuar nė gėnjeshtra e terror. Njė diktator ka htėnė pėr njė diktaturė mė tė egėr se e vetja: "Komunizmi ėshtė njė organizm i ēorganizuar nė mėnyrėn mė tė pėrsosur dhe nuk ėshtė gjė tjetėr veēse personifikim i degjenerimit njerėzor".
Akuzuesi orvatet tė trajtojė edhe ēėshtje e edukatės nė tė cilėn ndikon feja, kuptohet, pėr keq. Ai shkruan: "... kur feja lindi dhe vuri dorė edhe nė edukatėn morale, kėtu ajo ka luajtur rolin mė shkatėrrimtar dhe reaksionar". Ėshtė njė shpifje e paskrupullt. A ėshtė feja ajo qė jep njė edukim tė shėndoshė moral a s'ėshtė asnjė lloj shkolle, e aq mė pak shkolla jonė e revolucionarizuar qė e mbėshteste edukatėn nė mėsimet e m - l, tė partisė e tė E. Hoxhės. Tek fėmijėt jepej njė edukatė fallco qė nuk zuri fare rrėnjė tek shoqėria. Moralizime tė tilla tė thata, si: "tė vėmė interesin e pėrgjithshėm mbi atė personal, prona e pėrbashkėt socialiste ėshtė e shenjtė, partia nėna jonė, ishin vetėm njė ēorientim i fėmijėve pėr tė cilat ato nuk u ndėrgjegjėsuan asnjėherė. Prona e pėrbashkėt, jo vetėm qė nuk u arrit tė quhej e shenjtė, por pėrkundrazi u shpėrdorua duke filluar nga masat e rrėnuara punėtore e fshatare e deri tek krerėt e lartė tė pushtetit njeringrėnės. Duke hequr edukatėn fetare tė fėmijėve, u zhduk ajo ndjenjė njerėzore qė jepej nė familje: Mos e bėj, se ėshtė gjynah". U zhduk humanizmi njerėzor dhe u zėvendėsua me humanizmin e pėrgjithshėm proletar, pa adresė tė dashurisė pėr sllavė, rusė e kinezė...
George Kastelan, nė librin "Historia e Ballkanit", shkruan: "Edhe ikja dramatike e shqiptarėve 14 - vjeēarė, qė donin tė shihnin dritat e Brindisit, treguan jo vetėm mangėsitė e edukimit nė familje, por edhe dėshtimin e plotė tė formimit ideologjik tė tė rinjve tė Enver Hoxhės."
Si mund tė edukohet keq moralisht njė fėmijė me mėsimet e fesė sė krishterė kur niset nga kėto parime morale:

"O Zot, mė bėj vegėl tė paqes sate,
Ku ėshtė mėria, tė sjell dashurinė,
Ku ėshtė fyerja, tė sjell faljen,
Ku ėshtė pėrēarja, tė sjell mirėkuptimin,
Ku ėshtė mashtrimi, tė sjell tė vėrtetėn,
Ku ėshtė dyshimi, tė sjell besimin,
Ku ėshtė dėshpėrimi, tė sjell shpresėn,
Ku ėshtė terri, tė sjell dritėn,
Ku ėshtė pikėllimi, tė sjell gėzimin".
(Urata e Shėn Franēeskut)

Papa Wojtila, Gjon Pali i Dytė predikon:
"Ideologjia marksiste dhe shthurja morale kanė ndikuar qė disa njerėz tė mendojnė qė tė ndėrtojnė njė shoqėri mė tė mirė pa Zotin, por pėrvoja na mėson se shoqėria pa Zot zvetėnohet e njeriut i hiqet gjėja mė e shtrenjtė." Libri "Akuzojmė fenė", ka njė kapitull, i parafundit, qė titullohet: "Viti 1967". Nė "kokė" citatin: "Revolucioni pėrmbys njė botė tė tėrė, dhe jo mė njė traditė" (E. Hoxha. 22).
I gjithė ky kapitull ėshtė mbushur me "heroizmat" e rinisė "qė me duart e saj prishi kishat dhe xhamitė" dhe i ktheu, kuptohet, me urdhėr tė partisė, nė palestra sporti e salla kinemaje. Shteti i diktaturės sė proletariatit nga ky vit e pas, vazhdoi jo akuzat, por njė shfarosje totale tė klerikėve. Nė Shqipėri u ringjall njė Holokaust tjetėr ndaj tyre, pa i lėnė gjė mangut atij tė Hitlerit ndaj hebrenjve. Emrat e klerikėve katolikė tė terrorizuar, varė e pushkatuar me gjyq e pa gjyq, gjenden nė gazetat "Liria" e "Kushtrimi" tė vitit 1992 dhe mė hollėsisht nė librin e dr. Pjetėr Pepės, "Viktimat e Diktaturės", "Portrete Klerikėsh Katolikė" tė ipeshkvit tė Shkodrės, dom Zef Simonit, etj.
"Viti 1967 do tė hyjė nė historinė e sotme tė Shqipėrisė si vit i vendimeve dhe zhvillimeve katastrofike pėr kulturėn shqipėtare, ideologjinė shoqėrore dhe prangat shpirtėrore qė i vuri trurit tė kombit".
Pikat kulmore tė luftės kundėr klerit janė vitet 1944 - 1946 sipas udhėzimeve tė jugosllavėve dhe 1967 - 1968, sipas shembullit tė revolucionit kinez. As sundimtarėt e egjėr turq nuk i rrafshuan nga themelet institucionet fetare katolike si veproi diktatura komuniste, por u bė ajo qė thotė populli: "Ēohu prift tė ulet hoxha"; d.m.th. u kthyen nė xhami. Ajo qė ngjau tek ne nė ato vite, kishte ndodhur edhe nė Perandorinė Romake, por atėhere ishte fjala pėr shtet i cili nė emėr tė fesė pagane luftonte atė qė mbėshtetej nė Ungjillin e Krishtit. Nė Shqipėri shteti zhduku ēdo shfaqje fetare nė emėr tė ateizmit tė mbėshtetur nė njė sistem universal.
"Ndėrsa nė shqipėri shkatėrroheshin kishaat dhe xhamitė me "Kushtetutė ateiste" dhe shpallej shteti i parė pa Zot, nė Poloni, Hungari, Rumani, Ēekosslovaki, Gjermani Lindore dhe sidomos nė Jugosllavi, ku komunizmi ka qenė mė i moderuar, priftėrinjtė dhe hoxhallarėt kryenin shėrbimin fetar me vetura nėpėr kisha dhe xhami luksoze."
Komunitetet shqiptare donin t'u "jepnin mend" edhe vendeve tė Lindjes... Kėsaj i thonė: Eja baba, tė tė tregoj kufinjtė ose tė tregohesh mė katolik se Papa.
Gjatė vitit 1967 e mė pas u botuan me dhjetėra libra ku "demaskohej" kleri. Disa prej tyre, pa pretenduar pėr cilėsinė e sasinė e tyre, ishin: 1. "A ka ekzistuar Krishti?" T. 1967. Libėrth anonim, shkruar nga "qoftėlargu".
2. "Mbi fenė", V. I. Leninit, J. V. Stalinit dhe Mao Ce Dunit.
3. "Mbi gruan" T. 1967, broshurėz simė sipėr me sitate Co.
4. "Veprimtaria Antikombėtare e Klerit Katolik Shqiptar", autor Rakip Beqaj, pa vit botimi, por, meqė nė parathėnie shkruhet "Ky botim qė po del me rastin e 25 - vjetorit tė ēlirimit tė Atdheut, pohuar nga Prof. Dr. Jup Kastrati, me njė llogari tė vockėl del viti 1969, dy vjet mė vonė nga shembja e kishave... "asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, pre disa vjetėsh nga ana e autorit", - shkruan parathėnėsi i parathėnies sė "veprės". Ky ėshtė njė libėr mbushur me mllef kundėr klerit katolik tė Shkodrės, pavarėsisht se nė titull pretendohet pėr "Klerin katolik Shqiptar".
5. "Gjurmat tė ēojnė nė qelė" T. 1969, tirazhi 12 000 kopje, autor Ilo Bodeci. Ėshtė njė roman ku priftėrinjtė jo vetėm qė janė lidhur me agjentura tė huaja e banditė, por njėri prej tyre na vuaka edhe nga sėmundja e inēestit dhe kryen marrėdhėnie me njeriun qė me tė ka lidhje gjaku, Luēien, por qė njė prift tjetėr pėrmes rrėfimit ua fal kėtė mėkat...
6. "Cuca e Maleve" T. 1967, (dramė), autor gazetari Loni Papa. "Dramaturgu" me tė vetmen dramė, nuk mundi tė gjejėsubjekt pėr veprimtarinė e ndonjė popi qė helmoi mėsuesin qė u mėsonte fėmijėve gjuhė shqipe, por bėri personazh tė veprės sė tij priftin katolik, dom Markun, qė, sipas autorit, ėshtė i lidhur (si tė gjithė priftėrinjtė e tjerė) me banditė dhe qė u vė gurė nė shpinė besimtarėve pėr tė larė mėkatet.
7. "Shembja e idhujve" autor Skėnder Drini. Pėrmes kėtyre veprave autori mundohet tė patjetėr tė fajsojė priftėrinjtė qė tė justifikohej nė turmė e drejta e eleminimit fizik tė tyre. Kjo tė kujton atė anekdotėn qė ėshtė bėrė qesharake, sipas sė cilės duhej varur njėri prej tre rrobaqepėsve tė fshatit, sepse i vetmi kovaē i atij fshati kisht ekryer njė krim qė dėnohej me vdekje. 8. Muzeu Ateist i Shkodrės me autor Niazi Vadahi ėshtė njė shtupė letre me vrerė e helm ndaj klerit katolik...
Autorėt e mėsipėrm, shkrimtarė pa vepra, me krijime tė tilla bastardhe, jo vetėm qė kėrkonin tė "shartonin tru e zemra" nė "trungun socialist", por kishin pėrfitime materiale: qėndronin nė qytete dhe merrnin leje "krijuese" pėr tė masturbuar nėpėr Arkivat e Shtetit, siguronin njė dhomė shtėpi mė tepėr nė apartamente ose tė drejtė studimi pėr fėmijėt e tyre, pavarėsisht nga niveli i dijeve, mjaftonte qė dilnin "kuadro besnikė tė partisė". Ē'ėshtė mė e keqja, krijuesit e sojit tė mėsipėrm, me "veprat" e tyre "shkencore" morėn dhe tituj shkencorė, qė mund t'i gėzojnė edhe tani dhe shteti demokratik mund t'i shpėrblejė.
Pėr priftėrinjtė vazhdonte Kalvari i mundimeve, gjyqet e hakmarrjes komuniste mė tė egra se ato tė mesjetės. Javė pėr javė shpalleshin dėnime me vdekje, konfiskime pasurishė dhe bashkė me ta pėrvetėsime vlerash kulturore e shkencore tė lėna nė dorėshkrim nga priftėrinjtė, tė cilat ndonj pseudoshkenctar i ka mbledhur si plaga qelbin dhe i publikon pikė - pikė "pa rėnė nė sy2, pa u hequr asnjė presje, por vetėm duke i kthyer nė gjuhėn e ashtuquajtur tė pėrbashkėt letrare.
Vetėm Fishta la 700 faqe krijime tė daktolografuara, ndėrsa gjuhėtari Justin Rrota, lajmėronte pėrmes revistės "Kumona e sė Dielės", vj. 5, nr. 45, 8 nėntor, 1942 se do tinte nė shtyp pjesėn e parė tė morfologjisė me titull: "Gramatika e gjuhės shqipe". "Gjer mė sot nuk ka asnjė tė dhėnė tė sigurtė qė tė mund t'na vinte nė dijeni se ku ndodhet ky libėr nė dorėshkrim", - shkruan dr. i shkencave gjuhėsore z. Mina Gero.
S'duhet tė harrojmė se gjatė revolucionit kulturor u shkatėrruan nga themelet kisha tė urdhėrave katolike, domenikane e franēeskane tė shekullit tė 13 - tė, qė kur ata u futėn nė Shqipėrinė katolike.
Tė tilla ishin: Kisha e Shėn Mėrisė nė Vaun e Dejės, me piktura murale origjinale qė i shėrbenin popullit analfabet tė lexonte pėrmes tyre "Biblėn" "thonė se kisha e Dejės (Dagno), kje e ndreqme me shpenzime tė Skanderbegut lexojmė nė "Historinė e Skanderbegut simas gojėdhanave" tė priftit katolik Marin Sirdani. U la nė harresė gjatė viteve tė diktaturės, megjithėse s'kish ē'tė rrafshohej nė kishėn e Shėn Bakut, Shėn Shirqit a Shna Prendės, si e quan populli atė kishė 700 - vjeēare tė ndėrtuar nė vitin 1290, nė shekullin e 6 - tė nga perandori Justinian. Ėshtė njė ndėr tri kishat mė tė vjetra tė Ballkanit. Kishės vazhdon t'i afrohet ēdo vit rrjedha e lumit Buna, deri sa njė ditė ta rrėmbejė e pasardhėsve t'ua tregojmė si legjendė: "Na ishte njė herė njė kishė nė Shirq...".
U gremis nga themelet Kisha e Zojės sė Shkodrės, e cila ishte njė ndėr mė tė vjetrat nė Shqipėri. Kjo kishte edhe vlera tė pakrahasueshme arkitektonike. Kandidati i shkencave, Mikel Prendushi shkruan: "Kisha e Zojės sė Nju Jorkut, ėshtė ndėrtuar nė ngjasim arkitektural me atė tė Kishės sė Zojės nė Shkodėr". Pėr kėto shkatėrrime katastrofike nga histeria e shfrenuar komuniste populli i prekur nė shpirt thoshte: "Zoti s'ka nevojė me na l'shue tėrmetin, se ka prue djalli Enverin e Mehmetin".
Feja nė vitet 1967 - 1990, u duk se ishte harruar, por rrėnjėt e saj tė nėndheshme lėviznin dhe i ngjante njė ajzbergu qė pjesėn mė tė vogėl e ka mbi sipėrfaqe. Kėtė e tregoi thėnia e meshės sė parė nė varret e Rrmajit me 11 dhe me 16 nėntor, pas njė heshtjeje tė gjatė 23 - vjeēare nė tė cilėn morėn pjesė mbi 33 mijė besimtarė tė feve tė ndryshme qė jetonin nė harmoni prej shumė shekujsh nė kėtė qytet.
Fenė e krishterė s'arritėn ta zhduknin Perandorėt e Romės e as Sulltanėt e Stambollės e jo mė ta gjunjėzonin liliputėt me tru tė tredhur, konformistėt komunistė shqiptarė.
Nga faqet e fundit tė librit autori e ka zgjeruar gjeografinė e akuzės duke gjykuar pėr "vdekje" vendet Perėndimore, Papėt e Romės etj. Citojmė fragmentin: "Prej vetė thelbit tė tij Vatikani ka qenė dhe mbetet armik i paqes dhe i klasės punėtore, armik i socializmit dhe i m - l".
Tani autori ėshtė shprehur qartė dhe s'ka pasur arsye tė pluhroset nėpėr qilaret e Arkivave tė Shtetit pėr t'na mbushur mendjen se armiqėsia qė paskan Vatikani e kleri pėr socializmin e m - l, qenka shkaku qė diktatura i akuzoi, burgosi, internoi e zhduku fizikisht predikatorėt e paqes e vllazėrimit dhe jo se kanė qenė antikombėtarė tė lidhur me armiq tė pushtetit e mashtrues tė popullit, si ėshtė munduar t'na mbushte mendjen akuquesi pa kurrfarė faktesh bindėse. E pse luftuan e luftojnė me fjalė marksizmin si ideologji ateiste, kjo ėshtė puna e tyre, ashtu si dogmatiku marksist ka tė drejtėn e tij qė t'i dojė e mos t'i lėshojė aspak mendimet e veta...
Mjafton t'i kujtojmė "bukinistit" Papėn e sotėm, Gjon Palin e Dytė qė mban "Ēmimin Nobel pėr Paqen" dhėnė nė vitin 1992 pėr rolin e madh qė ka luajtur pėr pėrmbysjen e komunizmit nė Evropėn Qendrore e atė Lindore e bekimet e Tij pėr shuarjen e vatrave tė luftės nė tė gjithė globin. Janė mė shumė vlerė pėr tė sotmen e tė ardhmen e popujve fjalėt profete tė Papės sė sotėm, Wojtila, qė thotė: "Njė demokraci pa vlera mund tė shndėrrohet lehtėsisht nė njė totalitarizėm tė hapur siē po na e tregon historia".
E pėrsėrisģ, se klerikėt katolikė u asgjėsuan nga diktatura komuniste vetėm e vetėm se kritikuan hapur komunizmin si kundėrshtarė tė fesė e pėrhapjes sė ideologjisė ateiste nė popull.
E pėrfundoj kėtė analizė modeste tė atij libri akuzues tė fesė duke shpresuar qė rilindja e saj nė Shqipėri tė ndikojė nė ringjalljen shpritėrore tė kėtij kombi tė martirizuar nė gjithė historinė e ekzistencės sė tij e Paja tė mbretėrojė nė zemrat e tė gjithėve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara