HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Wallace Jordan - Amerikani, qė bėri me kėmbė njė vajzė kosovare, kandidohet pėr ēmimin e nderit "Medalja e Lirisė"

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina MANHATTAN NY : Gazeta konservative njujorkeze "New York Post", me rastin e 200 vjetorit, tė daljes sė numėrit tė parė tė saj, ndan edhe kėtė vitė 10 ēmimet e nderit "Liberty Medal" - "Medalja e Lirisė". Pėr kėtė qėllim, konservativja njujorkeze,"New York Post" personaliteteve dhe njėrėzve mė tė shuquar, nė kėtė shtetet federal, u ndan ēmimet nė 10 kategori : Educator, New York's Finest, Courage, Ambassador, Leadership, Freedom, Young, Heart, Lifetime Achievement, Community Bravest. Nga, kėto 10 ēmime, njėri mund t'i takojė, siē bėri tė ditur kjo gazetė nė edicioin e saj tė premten 2 tetor, edhe biznesmenit tė dalluar njujorkez, Wallace Jordan, pėr kategorin "Ambasador". Ēmim, ky, qė i ndahet, njujorkezit mė tė dalluar nė shkallė botėrore, pėr vepra dhe gjeste tė larta humanizmi, nė kėtė shtetet federal. Kėtė vit, nė konkurim me Wallace Jordan, gazeta ka shpallur kandidat edhe Daniel Bukantz, ish kampioni i Botės, nė garat e kuajve me pengesa, dhe Beth Landau, e cila grumbulloi, ndihma pėr 18 zjarrėfikės, pas ngjarjve tė 11 shtatorit 2001.

Ėshtė interesant fakti, se Wallace Jordan, hyri nė historin e kėsaj gazete, dhe tė kėtij shteti federal, me 18 miljon banorė, jo me parat e tija tė mėdha (si multi miljoner), por me njė gjest tepėr human. Gjest, ky qė po kėrkon shpėrblim nderi, e ka lėnė gjurmė tė pashlyera edhe nė SHBA. Ishte, pikėrishtė historia e njė vajze kosovare, e cila simbolizon tek tė gjithė shpirtin human amerikan, dhėmbjen e madhe tė shkatuar nė vitin 1999 nė Kosovė, nga rregjimi mė kriminal, e diktatorial nė Botė. Ibadete Thaqi, 10 vjeēare atėhere veēse, se ishte shqiptare, do tė ishte vikttima e a tij rregjimi, kriminal. Rregjim, i cili, edhe sot ka lėnė pasojat e traumat e tija, nė shpirtin e zėmrat e vrara, tė nėnave, motrave, fėmijėve, tė moshuarve, baballarėve, e tė gjithė shqiptarėve tė Kosovės. Ishte, piėkrisht koha e gjatė e sundimit gjakatar sėrb nė Kosovė, qė mė pas preku dhe tronditi thellė zėmrat e mėndjet e mbarė botės. Magnituda, e kėtij krimi ēnjerėzor, mė pas tronditi botėn, dhe u shfaq trishtueshm anėkėnd globit. Si njė dėshmi, e asaj lufte, ishte edhe kjo ngjarje, e transmetuar nė kanalin televizivė "abc" emisionin "Nightline" tė 22 qershorit 1999. Dėshmia, e njė vogėlusheje kosovare, qė preku jashtėzakonisht pasanikun e madh amerikan, Wallace Jordan.

Ngjarje, e 22 qershorit 1999, tregonte episode mbi jetėn njė njė vogėlusheje kosovare - Ibadete Thaqi, e cila, do tė tė bėhej histori mė pas nė SHBA-s. Vogėlushja, atėhere 11 vjeēare, s'bashku me familjen, sapo ishin kthyer nė shtėpi, mbas njė qėndrimi disa mujor, nė malet e Kosovės. E teksa po kryente punėt e shtėpisė, ajo me njė kovė nė dorė, ra papritur viktimė e njė mine, tė vendosur nė oborrin, e shtėpisė sė saj. Shpėrthimi i minės, e gjymėtoj 11 vjeēaren, duke i kėputur nė mes tė dyja kėmbėt. Duke e lėnė kėshtu, ulok, nė mes tė shtėpisė, nė mėshirėn e perėndisė, dhe tė ndonjė njeriu, si ky qė do tė shpėntonte jetėn e kėsaj vajze, shqiptare. Shpėtimtari, human, u bė njė qytetar amerikan, biznesmen i dalluar nė qytetin e Nju Jor(ut), nė shitėblerjen e shtėpive, i quajtur Wallace Jordan. Jordan, banorė i Manhattan(it), do tė bėhej ai, i cili, duke i kombinuar ndihmat me organizatat qeveritare, shoqatat komunitare, dhe spitalet e Nju Jork(ut), t'a ngrinti pėrsėri nė kėmbėt e saja vogėlushen kosovare, me mrekullin e teknollogjisė amerikane nė mjekėsi, "New Pair of Prosthetic Legs". Jordan, i prekur nė shpirt nga kėto sekuenca televizve, tė emisionit "Nightline", u bė udhėheqės atėherė (22 qershor 1999), i njė fondacioni pėr mbledhjen e ndihmave, qė do tė siguronin tė gjitha shėrbimet e duhura mjeksore nė SHBA, operacionin dhe shėrbimin spitalor. Ajo, qė bėri Wallace Jordan, ėshtė konsideruar sot, si njė mrekulli e shekullit, nė vendin e mrekullive - Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Pasi, sot, shqiptarja e Kosovės, Ibadete Thaqi, ka ēuditur tė gjithė botėn e mjekėsis, ajo ecėn, vrapon, luan, madje edhe vallėzon me "kėmbėt" e Amerikės.

Referencė:
Amerikani human, qe beri te ngrihet perseri ne kembe kosovaren shqiptare Ibadete Thaqi: Wallace Jordan, http://www.nyc-realtor.com/wallacejordan.htm
Ibadete Thaqi - Home Page
Gazetat amerikane shkruajnė: Ibadete Thaqi
Njerezit qe kontribuan ne shetin e Nju Jorkut: TIMES NEWSWEEKLY/THIS WEEK'S PHOTOS
Zona te minuara neKosove: It's Been a Hard Day's Night, by Jake MacDonald (4.3)
Ne spital e Nju Jorkut: Ibadete Thaqi - New York Daily News 01/07/00
Duke hecur me paterica: Ibadete Thaqi - New York Daily News 01/28/00


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara