HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė emigrant nė USA

Letėr e hapur drejtuar presidentit tė Republikes Zotit Alfred Moisiu

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina NEW YORK NY: Sipas virtualit elektronik ne internet www.Korcavizion.com, nga i cili eshte publikuar edhe kjo leter, thuhet se nje qytetar shqiptaro-amerikan i ka drejtuar nje leter te hapur presidentit te RP te Shqiperise, zotit Alfred Moisiu. Ne leter shkrueht: "Zoti President! Te dielen e 12 tetorit mbahen zgjedhejt lokale dhe megjithe presionin e komunitetit nderkombetar per zgjedhje te lira, Fatos Nano serish kembengul per te rimbajtur pushtetin pa vote ose e thene ndryshe me vote te vjedhur… Ju duhet te vini dore, pasi vete na keni premtuar ne Amerike ne dy vizitat tuaja, “se une do te garantoj zgjedhje te lira”. Ky eshte shansi i fundit per vendin tone qe te filloje ndryshimi per ta rikthyer Shqiperine ne nje vend te lire dhe demokratik. Ju e dini me mire se kushdo qe e drejta themelore nė njė shtet demokratik eshte vota e lire…"

Ne muajin prill te ketij viti, ambasadori amerikan ne Tirane James Jeffry deklaroi: ”Per fat te keq ne Shqiperi nuk funksionon shteti ligjor. Akoma nuk po shohim te goditen grupet kriminale te cilet po e mbajne peng vendin tuaj… Krimi po sfidon gjygjesorin, policine, shtetin.”

I ndjekim me shqetesim ngjarjet ne Shqiperi. Shqiperia nuk prodhon asgje pervec krimit, droges, klandestineve, korrupsionit dhe te gjitha keto jane te lidhura me politikanet, te cilet jane bere SHEIKET e Shqiperise. Dhe nje vend qe s’prodhon asfiksohet dhe i ngjet nje familjeje qe s’lind. Per 50 vjetet e diktatures, Shqiperia ishte ne krim. Ne vitet 1990-1992 nomenklatura e kuqe filloj te fshehė krimin. Ne vitet 92-96 kur ato s’kishin pushtet, "HESHTEN" e nderkohe pergatiteshin per revansh, pollen vezet e gjarperit e i mbuluan me rere.
Dhe ne vitin “97 ato veze shperthyen kudo e si kucedra me arme e ura zjarri ne dore dogjen Shqiperine per te marre pushtetin. Ato dogjen e vodhen bankat e kadastrat, hipotekat, gjykatat, bashkite, komisariatet e policise, repartet e depot ushtarake te armeve u shperthyen dhe ne duart e njerezve kaluan afro 600 mije arme. Nga burgjet e shperthyera dolen kriminelet e me te tjere kriminele qe politika e gjarperinjve i mblodhi jashte e brenda vendit krijoj bandat e armatosura. Sipas gazetes “WASHINGTON TIMES”, Nano i thote ambasadorit italian per bandat: “DO I MBAJ ATO NE RAST NEVOJE” (Washington Times, 29 Qershor 1997).

Preteksti: Firmat Piramidale. Ata ishin vete krijuesit e firmave. Ata premtuan se do ua kthejne parate e humbura e jo vetem qe s’i kthyen por c’ka kishte mbetur i vodhen vete. Dhe qe atehere e deri me sot Shqiperia prodhon vetem krim (Ky stan ate bylmet nxjerr). Mijra te vrare, qindra vajza te grabitura per t'u shitur trotuareve si prostituta, miliona e miliona para te vjedhura nga fondet e deri te vjedhja e thesarit te shtetit. Dhe drejtesia hesht! Hesht! Deri kur keshtu! Politikanet majmen e qeshin, drejtesia hesht e gromesine. Asnje i denuar per kete tragjedi kombetare ne vazhdim, kur dihet kush jane qofte organizatoret, qofte ato qe mbajten ne nje dore pushken e ne tjetren uren e zjarrit. Ata kane fytyra dhe emra sepse gjerat jane bere haptas, kane identitet po ashtu sic kane mbrojtjen e politikes se pa skrupullt, te cilet po corbollisin cdo gje.
Djegia e Shqiperise e mjerimi i saj s’duhet te jete dosje e mbyllur, as e heshtur dhe s’duhet lejuar qe heshtja as te blihet e as te shitet, as te imponohet dhe as te jete e implikuar sepse pastaj ajo s’denon vetveten. Dikush thote se Tirana ka ndryshuar. Eh, po, jane ndertuar pallate e vila po kush jane prapa tyre. C’ka prodhohet qe ndertohet? Ato i ka ndertuar paraja e ndyre, fitimi me krim, droge, skafe etj. etj. e drejtesia hesht. Hesht!
Direkt ne TV, Fatos Nano akuzohet nga ish-kryeministri Ilir Meta: "PADRINO”. E po direkt ne TV Fatosi akuzon Ilirin: ”Stalinist qe drejton shtetin me metoda fashiste”. Dritan Prifti, ish-minister, direkt ne TV akuzon Nanon se “me ka propozuar per te lare 1 miliard dollare”. Krimi eshte i lidhur kembe e koke me politiken dhe politikanet jane bere SHEIKET e Shqiperise. Dhe hesht drejtesia, dikush e ka blere, dikush e ka shitur, dikush i rri me kobure ne koke. Deri kur keshtu!
Ne muajin prill te ketij viti, ambasadori amerikan ne Tirane James Jeffry deklaroi: ”Per fat te keq ne Shqiperi nuk funksionon shteti ligjor. Akoma nuk po shohim te goditen grupet kriminale, te cilet po e mbajne peng vendin tuaj… Krimi po sfidon gjyqėsorin, policine, shtetin.” Dhe drejtesia perseri hesht, por s’duhet tė heshtė Presidenti!

Zoti President!
Ne i kuptojme veshtisite tuaja kur sot vete kryeministri eshte i akuzuari nga vete kolegu i tij “PADRINO”, ndersa jane ndare serish, pasi Stalinisti Meta u detyrua tė japė dorwheqjen nga posti i ministrit tė jashtėm dhe zėvendės i kryeministrit.
Pavaresisht divergjencave klanore brenda llojit ne cdo rast ato bashkohen per te ndare prene apo per te mbajtur pushtetin.
Por dicka duhet levizur e bere. Edhe botes i duhet bere e qarte dhe ta kuptoje se ligjet ne Shqiperi vetem sa jane kopjuar nga pendimi por nuk zbatohen, dy fytyresia, dy menyresia tradicionale e tyre “nje per brenda e nje per jashte” vepron akoma. Akoma veprojne urdherat e orientimet e “Nenes Parti” si dikur.
Nga viti 1997 e deri tani, Shqiperise i ka ikur elita, truri, personalitete te shkences, teknikes, artit, kultures, profesorė universitetesh kane lene katedrat dhe kane ikur jashte ku te munden neper bote, duke bere punet me te rendomta. Dhe s’jane pak por me mijėra. Sepse emerimet ne pune jane bere duke ndjekur kriteret e diktatures, fanatikė te partise e medioker. Keto i sheh kudo ne krye te cdo institucioni. Ata ku haptas e ku me menyre te sofistikuar e mbysin cdo ze qe del kundra tyre, kundershtaret politikė i shohin si armiq dhe pastaj duke pase ne dispozicion levat e partise-shtet i bejne viktima, i rrahin naten e i qajne diten, ose i detyrojne te ikin nga vendi i tyre, sic jam dhe une njeri prej tyre.
Nje studiues i huaj kur ka lexuar eposin e kreshnikeve per mbytjen e BAJLOZIT eshte mrekulluar, por ajo qe e ka mahnitur eshte ajo qe kreshniku mendon, ku ta trete trupin e Bajlozit per te mos e qelbur Shqiperine dhe ndotur dheun e saj.

Zoti President!
Te dielen e 12 tetorit mbahen zgjedhejt lokale dhe megjithe presionin e komunitetit nderkombetar per zgjedhje te lira, Fatos Nano serish kembengul per te rimbajtur pushtetin pa vote ose e thenė ndryshe, me vote te vjedhur… Ju duhet te vini dore, pasi vete na keni premtuar ne Amerike ne dy vizitat tuaja, “se une do te garantoj zgjedhje te lira”. Ky eshte shansi i fundit per vendin tone qe te filloje ndryshimi per ta rikthyer Shqiperine ne nje vend te lire dhe demokratik. Ju e dini me mire se kushdo, qe e drejta themelore nė njė shtet demokratik ėshtė vota e lirė.
Ju si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, me forcen qe ju jep ligji, me ndershmerine qe ju karakterizon, me emrin dhe traditen e familjes suaj, keni nė dorė tė ndryshoni dicka. Kemi besim tek ju. Dhe kete besim une e kam te palekundur, sepse ju njoh qe ne rinine time.

SHYQYRI MOLLAJ
14607 BARTTER AVE. APT. #304 B
CLEVELAND, OHIO, 44111

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara