HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Chicago: Gjuha shqipe hyn nė programin e pagesės sė taksave

Pėr herė tė parė nė Amerikė, taksapaguesit shqiptarė me program nė gjuhėn shqipe

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Nė Ēikago, programet e pagesave tė taksave kryhen nė gjuhen Shqipe ...pėr here te pare ngrihet flamuri shqiptar ne nje institucion te shtetit federal.

Cook CHICAGO IL: Media shqiptare, i dha njė publicitet tė madh ngjarjes mė tė rėndėsishme, tė javės sė kaluar qė u zhvillua nė bashkėsinė shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, shtetin federal tė Illinoist. Sipas, organiztatorve nė njoftim thuhej, se me iniciativėn e disa aktivistėve tė kryesisė sė komunitetit Shqiptaro-Amerikan tė Illinois-it, ditėn e hėnė mė 29 shtator 2003, nė lokalet e Drejtorisė sė Financave pėr rrethin Cook(Kuk), nė tė cilin pėrfshihet edhe qyteti i Ēikagos, edhe zyrtarisht u ngrit Flamuri shqiptar. Ndėrsa, nė komunikim me gazetėn kombėtare Bota sot, nė SHBA, njėri nga aktivistėt e shquar tė komunitetit tonė, nė kėtė shtet federal, kryetarin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dega e Illinois-it, me seli nė Ēikago(Chichago) dhe njėherėshit kryetar i Komunitetit shqiptaro-amarikan, pėr shtetin federal tė Illinois-it, SHBA, profesor Iliaz Kadriu, thuhet se nė tė vėrtetė, Zyra e Drejtorisė sė kėtij institucioni financiar, nė planin e vet, ka edhe Projektin vjetor, pėr ēėshtje etnike dhe pėr mediat etnike.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois-it - antar i rregullt i Drejtorisė sė Financave

Zoti Kadriu i tha Bota sot se: "Kėsaj rradhe, rendin e pati Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois-it, i cili u bė anėtar i rregullt i kėsaj drejtorie. Pra, sipas tij, Kryesia e Komunitetit Shqiptar, nė bashkėpunim tė ngushtė me zyrėn e kėsaj Drejtorie, organizoi njė mbrėmje solemne me kėtė rast, ku morrėn pjesė mė shumė se tre qind vetė. Hapjen e ceremonialit, e bėri nė mėnyrė denjitoze zoti Nazim Cuca, anėtar dhe aktivist i kėsaj kryesie. Ai, nė mes tjerash tha se sot nė zyrėn e drejtoreshes sė financave pėr rrethin Kuk, nė mesin e Ēikagos pėr taksa-paguesit, do tė kemi faqe elektronike (web site) dhe broshurat nė gjuhėn shqipe. Ai e pėrshkruajti gjuhėn shqipe si ndėr gjuhėt mė tė vjetra, indo-europiane.

Fjalėn e rastit nė kėtė promovim, e pati zonja Lirije Mehmeti, kryetare e Shoqatės se Grave nė Ēikago. Ajo nė fjalimin e shkurtėr tė saj, pasi faleminderoi zyrėn e drejtoreshės Maria Papas dhe stafin e saj, pėr angazhimin e tyre maksimal rreth pėrkthimit tė broshurave dhe nė gjuhėn shqipe, ceku nė mes tjerash se, Shqiperia, megjithse ėshtė njė vend shumė i vogėl gjeografikisht, tė mos harrojm se ky vend ka dhėnė njėrėz tė mėdhenj, ashtu siē janė Gjergj Kastrioti-Skėndėrbeu, Ismail Kadare dhe Nėna Tereza.

Pas ekzekutimit tė hymnit shqiptar dhe atij amerikan, u bė edhe ngritja zyrtare e Flamurit shqiptar dhe atij amerikan, tė cilėt sipas traditės do tė qėndrojnė njė javė nė mesin e sallės dhe pastaj do tė rradhiten nė mėnyre alfabetike nė mesin e flamujve tjerė. Nė kėtė solemnitet mori pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Kishės Ortodokse Shėn Nikolla nė Ēikago, i cili beri dhe lutjen fetare, duke faleminderuar zonjėn Papas, pėr atė punė tė madhe pėr shqiptarėt e Ēikagos dhe njėkohėsisht duke iu lutur Zotit pėr paqe i mirėsi nė mes popujve tė Botės.

Edhe pėrfaqėsuesi i Qėndrės Kulturore Islamike, zoti Pėllumb Shemshedini, bėri lutjen fetare sipas ritit tė tij, pėr pjesėmarrėsit Muslimanė, duke theksuar se feja Islame ėshtė Fe e paqes dhe mirėqėnies tė tė gjithė popujve nė rruzullin tokėsor.

Nė kėtė mbrėmje, nga pos tė fturave, nga Nju Jork(u), kishte ardhur enkas pėr kėtė manifestim edhe ēifti DioGuadri, Joe dhe Shierly. I pari e morri fjalėn zoti Joe DioGuardi, i cili theksoi se ėshtė kėnaqėsi e madhe qė gjendet nė mesin e shqiptarėve tė Ēikagos, dhe nė mesin e stafit tė zonjės Maria Papas. Ai tha poashtu se shqiptarėt e Ēikagos kanė dhėnė kontribut tė ē'muar nė ekonominė e shtetit federal tė Illinois-it, si dhe kanė punuar pa ndėrprerė pėr rregullimin e ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.

Kadriu: 29 shtatorit 2003, do tė mbetet datė historike pėr shqiptaro-amerikanėt!

Pas tyre, fjalėn e mori nė kėtė ceremoni, kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dega e Illinois-it, me seli nė Ēikago (Chichago) dhe njėherėshit kryetar i Komunitetit shqiptaro-amarikan, pėr shtetin federal tė Illinois-it, SHBA, profesor Iliaz Kadriu, i cili qė nė fillim, tė fjalės sė tij, theksoi se kjo punė e madhe ėshtė arritur me njė bashkėpunim tė ngushtė nė mes tė kryesisė sė komunitetit dhe tė stafit tė zyrės sė Drejtoreshės, zonjės Maria Papas. Zoti Kadriu theksoi, ndėr tė tjera se data e 29 shtatorit 2003, do tė mbetet datė historike pėr shqiptaro-amerikanėt, e rrethit tė Ēikagos, pasi qė pėr herė tė parė, nė institucionin finaciar tė Ēikagos do tė valojė zyrtarisht flamuri shqiptar. Ai, po ashtu faleminderoi zonjėn Papas, pėr angazhimin e saj rreth realizimit te kėtij projekti, i cili kėrkoi punė dhe angazhim tė madh si nga ana e zyrės sė saj po ashtu edhe nga ana e kryesisė sė Komunitetit shqiptar nė kėtė shtet federal.

Ndihet angazhimi zyrtar amerikan rreth realizimit tė programit tė pagesave tė taksave ne gjuhen shqipe

Nė kėtė ceremoni zyrtare e mori fjalėn edhe zonja Maria Papas qė ėshtė njėhehereshit edhe Drejtoresha e kėtij institucioni federal ekonomikė nė SHBA-s. Ajo, dukej paksa e emocionuar dhe e habitur me organizimin e pėrkryer tė kėtij solemniteti, faleminderoi disa herė pjesėmarrėsit, komunitetin shqiptare dhe stafin e saj. Ajo u angazhua rreth realizimit tė programit tė pagesave tė taksave, por kėsaj rradhe, ajo mė sė tepėrmi, u angazhua rreth informimit tė komunitetit shqiptar me planin financiar tė zyrės sė saj rreth pagesave tė tepėrta tė taksave pėr vitet e kaluara. Nė mesin e tyre ceku edhe Nevruz Mehmetin, i cili kishte paguar 2600 dollarė mė tepėr seē duhej si dhe Gjokė Briskun, i cili poashtu kishte paguar 7000 dollarė mė shumė.

Pastaj, zonjusha Mirela Mehmeti, thirri kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan nė Illinois, qė zonjės Papas, t'i dorėzojė pertretin e bronzte tė Nėnės Tereze, qė me kėtė rast, komuniteti shqiptar nderoj me kėtė dhuratė tė shkėlqyeshme zonjėn Papas.

Zoti Sedat Sadiku, Pat Michalskit, asistente e zonjės Papas, pėr ēėshtje teknike, ju dhuruan portretin e Nėnės Tereze, nga zonjusha Mirela Mehmeti, e cila po kėtė dhurat ia u dorėzoi edhe ēiftit DioGuardi. Ndėrsa nga ana e saj, zonja Papas, nė emėr tė Zyrės sė Financave pėr rrethin Cook, personalisht dekoroi me ēertifikata kėto organizata jo perfituese: Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, Qėndėrėn Kulturore Shqiptare Islamike, Kishėn Ortodokse Shqiptare Shėn Nikolla, Radio Zėri i Shqiptarėve, TV Shqipėria, RadioTV Besa, Radio Jeta, KF Ulqini, KF Yjet Shqiptare, Shoqata muzikore Mėmedheu, Shoqata muzikore Illiria.

Mė nė fund, vlen te theksohet se organizimi i ketij manifestimi ėshtė bėrė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme. Pėr kėtė faleminderim tė posaēėm meritojnė tė gjithė tė pranishmit, tė gjithė sponsorėt dhe e tėrė kryesia e Komunitetit e cila pėr kėtė ditė kishte punuar mė se dy muaj.

Fletė eskluzivishtė pėr gazetėn kombėtare Bota sot nė SHBA-s, kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dega e Illinois-it, me seli nė Ēikago (Chichago) dhe njėherėshit kryetar i Komunitetit shqiptaro-amarikan, pėr shtetin federal tė Illinois-it, SHBA, profesor Iliaz Kadriu

Bota sot: Zoti Kadriu: Si ju lindi ideja e pėr t'u bėrė edhe shqiptarėt anatarė tė rregullt tė kėtij institucioni ?
Prof Ilaz Kadriu: Para disa kohėsh njė anetar i kryesisė tha se kishte marrė pjesė nė njė takim nė kėtė institucion, nė sektorin e ēėshtjeve etnike dhe tė mediave etnike. Personi, nė fjalė udheheq radion Zeri i Shqiptarėve dhe ishte kurioz shumė. Ai, rastėsisht kishte vėrejtur se nė kėtė institucion binte nė sy se mungonte Flamuri shqiptar, megjithėse shqiptarėt nė kėtė rreth janė nė njė numėr tė konsiderueshėm. Kėshtu, ai u lut tek Drejtoresha e Drejtorisė sė Financave tė rrethit Cook, i cili pėrfshin edhe qytetin e Ēikagos qytet mijra miljonėsh, qė sipas mundėsive nė mesin e flamujve tė tjerė tė jetė edhe ai shqiptar. Pėrgjigja kishte qėnė se ne komuniteti shqiptar, nuk ishim anėtar i rregullt i kėtij institucioni. Si rrjedhojė nė njė mbledhje ai tregoi kėtė dhe ne si kryesi me 3-4 anėtare tė kryesisisė kėrkuam njė takim me znj. Papas. Aty u mėsuam se si dhe kur tė bėhet ceremoniali i pranimit dhe i ngritjes sė Flamurit. Pėr kėtė u punua mė shumė se 2 muaj.

Bota sot: Cili ėshtė ku institucion, e ēfarė roli ka dhe do tė luajė ai nė jetėn komunitare?
Prof Ilaz Kadriu: Ky institucion financiar, i takon ministrisė sė Financave tė shtetit tė Illinois-it. Krahina Cook (Kuk) ėshtė mė e madhja sepse pėrfshin nė vete edhe qytetin dhjetra miljonėsh tė Ēikagos. Ky institucion ėshtė pak mė i vogel se ministria e Financave dhe anglisht quhet Cook County Treaseary. Ajo pėrbėn dy katet e ndėrtesės City Hall. Aty 5 miljonė e gjysėm banorė, paguajnė taksat e shtetit. Kėtė e udhėheq, siē thamė zonja Papas. Asistentja e saj pėr ēėshtje etnike ėshtė zonja Pat Michalski.

Bota sot: Sa dhe si mendohet se do t'u shėrbejė shqiptarėve nė kėtė zonė?
Prof Ilaz Kadriu: Shqiptarėve tė kėsaj zone do t'ju shėrbeje nė shumė mėnyra:
- Gjatė pagesės sė taksave qofshin individuale private apo tė bisneseve. Secili shqiptar e ka derėn e ēelėt nė kėtė institucion, i cili nė mėnyrė ėshtė i obliguar tani t'i shpjegojė, sqarojė dhe eventualisht t'i ndihmojė nė zgjidhjen eventuale tė ndonjė kontesti financiar, i cili i gjithi pėr t'u ardhur nė ndihmė bashkėkombasve tanė do tė kryehet edhe nė gjuhėn shqipe.

Bota sot: Si u pritė kjo ngjarje nė bashkesinė shqiptare tė Illinoisti?
Prof Ilaz Kadriu: Kjo ngjarje u prit si mė sė miri nga ana e pjesėmarrėsve por edhe pasė njohjes nėpėrmjet medias ajo ka ngjallur interes nė jetėn komunitare, tani tė gjithė e dinė se ne kėtė institucion mund tė shkojnė lirisht dhe tė kėrkojnė sqarime edhe nė gjuhėn shqipe. Bile, zonja Papas, i dorėzoi zonjės Dioguardi, kompletin e pėrkthyer tė broshurave nė gjuhen shqipe. Ajo premtoi se kėtė komplet do t'ia tregojė edhe qeverisė maqedone, pėr t'i treguar se shqiptaret me mirė i realizojnė tė drejtat e tyre nė Ēikago dhe nė tėrė Amerikėn se sa nė FYROM(IRJM), ku edhe kanė lindur kanė trojet e tyre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara