HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Greqia ka abuzuar me tė drejtat e emigrantėve shqiptarė

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Washington DC: Shpetim Shabani (28) nga Lushnja arrsetuar mė 10 nėntor nga policia greke, mė 12 nėtor ėshtė denancuar nga policia e Gjirkoastres, per keq trajtim nga autoritetet, greke. Rasti i tij u ndoq po me tė njėtėtat forma brutale tė pėrdorura nga policia greke ndaj emigrantve shqiptar. Viktimat e tjera janė emigratėt : Albert Prifti, nga Kucova, Vetiak Mane nga Lushnja dhe Lisian Telhaj, po nga Lushnja. Sekretariati ndėrkombėtar i Amnesty InternationalĀ sė bashku me OMCT u informua nga Greek Helsinki Monitor, anėtar i rrjetit OMCT, dhe Qendra Shqiptare e Rehabilitimit tė Traumės dhe Torturės, lidhur me rrahjet e rėnda, plagosjet dhe / ose vrasjet e 17 qytetarėve shqiptarė nė zonat kufitare me Greqinė, gjatė kėtij vitit.

Kėshtu qė kronologjia e fakteve bazuar mbi informacionin e marrė nga Amnesty International (AI) thotė se, tė Hėnėn, mė 15 Shtator 2003, rreth orės 5:00, qytetarėt shqiptarė Ligor Halimi (41 vjeē), Mili Halimi (43) dhe Rahman Pashollari (62) u dhunuan rėndė nga policia greke. Tre shqiptarėt kishin punuar prej 5 Shtatorit 2003 nė Greqi dhe po ktheheshin nė Shqipėri, kur u ndaluan afėr kufirit nga patrulla me gjashtė oficerė policie greke, tė veshur me uniforma civile tė zeza. Oficerėt i kontrolluan, iu morėn paratė qė kishin me vete, dhe sipas raportimeve i goditėn me shkelma dhe shkopinj tė drunjtė, nė tė gjitha pjesėt e trupit tė tyre.

Mė pas tre shqiptarėt u ēuan nė njė burg afėr Pili (Follorinės), ku u regjistrua identiteti i tyre. Sipas raportimeve aty nuk u pėrdor dhunė tjetėr, gjatė qėndrimit tė atjeshėm prej afėrsisht njė ore. Policia i shoqėroi ata deri nė pikėn e kalimit kufitar Kapshticė (Kristalopigi). Nė Kapshticė, tre refugjatėt raportojnė tė mos kenė marrė asnjė lloj asistence nga ana e policisė shqiptare, edhe pse dėmtimet trupore tė tyre ishin qartėsisht tė rėnda. Atėherė ata udhėtuan drejt shtėpive tė tyre nė Elbasan dhe kėrkuan ndihmė mjekėsore nė spitalin lokal. Njėri prej tre refugjatėve, Ligor Halimi, paraqiste dėmtimet mė tė rėnda, ndėrsa Mili Halimi dhe Rahman Pashollari pėsuan vetėm shembje tė lehta nė gjunj dhe krahė. Ligor Halimi u hospitalizua nė Elbasan dhe u diagnostikua me dėmtime tė barkut dhe ēarje tė shpretkės, shoqėruar kjo me hemorragji tė brendshme. L. Halimi mė vonė iu nėnshtrua ndėrhyrjes kirurgjikale dhe iu hoq shpretka.

Amnesty International i ka kushtuar rendesi tė madhe rastit e emigrantin shqiptar Vullnet Bytyēi.Nė njė tjetėr rast, mė 23 Shtator, njė 18 vjeēar nga Shqipėria, Vullnet Bytyēi, u qėllua nė pjesėn e pasme tė kokės dhe u vra nga pjesėtarė tė policisė greke pranė pikės kufitare tė Kristalopigi, ndėrsa po pėrpiqej t'i shpėtonte arrestimit. Katėr shqiptarė tė tjerė me tė cilėt ai po udhėtonte drejt Greqisė pėr tė gjetur punė, Alfred Ramadan Metaliaj, Emri Saetr Metaliaj, Beqir Osman Metaliaj dhe Bilbil Selman Metaliaj, u arrestuan dhe mė vonė u lanė tė lirė dhe u riatdhesuan nė Shqipėri mė 27 Shtator 2003. Njė person i gjashtė, Luan Metaliaj, raportohet t'i ketė shpėtuar arrestimit dhe u fsheh 24 orė pėrpara se tė kthehej nė Shqipėri. Njė plumb thuhet tė ketė pėrshkuar xhaketėn e tij pa e dėmtuar vetė personin, ndėrsa ai po largohej. Policia greke pretendoi qė njė oficer policie qėlloi nė ajėr me qėllim tė parandalonte largimin e tyre, si edhe u fol pėr sjelljen kėrcėnuese tė refugjatėve karshi njėrit prej oficerėve. Raportohet qė nė momentin e ekzekutimit, Bytyēi kishte ndaluar sė vrapuari dhe nuk paraqiste asnjė lloj rrezikshmėrie. Autoritetet raportojnė qė roja policore e kufirit, pėrgjegjės pėr vrasjen, do tė gjykohet konform ligjit grek. Ndaj tij ėshtė ngritur akuza pėr vrasje nga pakujdesia dhe pritet vendimi i Komisionit Disiplinor nėse ai do t'i kalojė gjyqit apo jo.

Nė njė incident tjetėr, tre shqiptarėĀ Leonard Shėmbilko, Dashamir Brakolli dhe Sokol Hallko ā€œ raportohet t'i jenė nėnshtruar keqtrajtimit nga policia greke mė 22 shtator. Z. Shėmbilko dhe z. Brakolli raportohet ta kenė vizituar Greqinė me qėllim punėsimi me dokumenta tė rregullta, e megjithatė u arrestuan nga policia greke pranė Kastoria dhe u rrahėn me objekte tė forta, pėrpara se tė ēoheshin nė stacionin e policisė sė Mesopotamisė, ku pretendohet qė tė rrahurat tė kenė vazhduar pėr disa orė. Nga kėta tre persona, z. Brakolli u dėmtua nė mėnyrė mė serioze, megjithatė ai nuk ka raportuar zyrtarisht incidentin tek autoritetet greke pasi iu druhej raprezaljeve.

Po ashtu, 35 vjeēari Gani Ibrahim Rama nga Kruja raportohet tė jetė gjuajtur me armė zjarri nga ushtarė grekė, tė cilėt plagosėn krahun e tij, ndėrsa ai po tentonte t'i shpėtonte kapjes gjatė kalimit tė paligjshėm tė kufirit. Ai u arrestua dhe u mbajt nė paraburgim pėr disa ditė pėrpara se tė lėshohej dhe tė riatdhesohej nė Shqipėri.

Vendndodhja e 25 vjeēarit Sokol Allkja, e 31 vjeēarit Ardian Allkja dhe Edmond Sula po ashtu mbetet e panjohur, sipas raportimit tė familjarėve tė tyre, qysh se kur ata u nisėn nga Cėrriku (Shqipėri) drejt Greqisė, sipas thėnieve mė 19 shtator, edhe pse raportimet pohojnė qė Sokol Allkja u plagos nga policia greke dhe ndoshta ndodhet nė spitalin e Korėės, ndėrsa vėllai i tij Ardiani duhet tė jetė nė burg. Asgjė mė tepėr nuk dihet lidhur me situatėn e Edmondit.

Amnesty International shpalos fakte, Arjan Torka, nga qyteti i Gramshit, raportohet tė jetė rrahur dhe fyer nga njė nėpunės nė tė hyrė tė doganės greke nė Kristalopigi midis datės 4 dhe 5 tetor 2003. Oficeri i policisė duke kontrolluar pashaportėn e tij tha qė ajo ishte e fallsifikuar dhe filloi ta godiste atė. Pasi qė personi refuzoi tė nėnshkruante njė dokument nė greqisht, tė cilin dokument ai nuk mund ta kuptonte, atij iu tha tė largohej nga territori grek dhe tė siguronte njė pashaportė dhe vizė tė re. Policia e Korēės, e cila premtoi qė tė hetonte ēėshtjen, pohon qė pashaporta nuk ka qenė e fallsifikuar, dhe u deklarua qė autoritetet greke (Drejtori i policisė sė Kozani) mori pėrsipėr realizimin e masave, nė mėnyrė qė incidente tė kėtilla tė mos ndodhin mė sėrish.

Sekretariati Ndėrkombėtar i Amnesty International ėshtė tej mase i preokupuar lidhur me raportimet mė tė fundit tė rrahjeve brutale dhe gjuajtjeve me armė zjarri tė disa burrave shqiptarė qė po kalonin kufirin grek, nga ana e policisė greke. Po ashtu disa raste tė mėparshme tė incidenteve tė ngjashme nuk u hetuan fare, duke i lėnė pa ndėshkuar fajtorėt. Amnesty International ėshtė veēanėrisht e shqetėsuar pėr ekzekutimin jashtė gjyqėsor tė z. Vullnet Bytyēi dhe zhdukjen e z. Edmond Sula. Amnesty International iu bėn thirrje autoriteteve greke qė tė marrin tė gjitha masat e nevojshme pėr tė garantuar integritetin fizik dhe psikologjik tė tė gjithė personave qė kalojnė kufirin grek, dhe tė urdhėrojė njė hetim tė menjėhershėm, tė paanshėm dhe efikas tė rrethanave tė kėtyre ngjarjeve tė fundit dhe tė dikurshme, tė identifikojnė pėrgjegjėsit, t'i dėrgojnė ata pėrpara njė gjykate tė paanshme dhe kompetente, si edhe tė aplikojė me kėtė rast sanksionet qė parashikon ligji. Amnesty International iu bėn thirrje autoriteteve tė garantojnė qė tė gjitha viktimave t'iu sigurohet njė dėmshpėrblim i pėrshtatshėm, pėrfshi kėtu edhe asistencėn mjekėsore.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara