HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kremtim Solemn i 91 vjetorit tė Pavarsisė sė Shqipėrisė nė komunitetin shqiptar tė Amerikės

Dita e Flamurit nė Nju Jork mbledh rreth flamurit shqiptaret e te gjitha trojeve

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina Eastchester - Bronx NY: Tė ftuar qė tė merrni pjesė nė kėtė solemnitet tradicional kombėtar, qė organizohet pėr mė se 90 vjet, nė bashkėsinė shqiptare, nė Amerikė, nga Federata e PanShqiptare e Amerikės VATRA, pėr tė gjithė bashkėatdhetarėt nė komunitetit tonė, ishin shqiptarėt e emigruar nė periudha tė ndryshme nga Shqipėria, Kosova, Kosova Lindore, FROYM-i, Mali i Zi dhe Ēamėris . Ceremonia, e organizuar nga VATRA, u zhvillua nė lokalin "The Eastwood Manor" 3371 Eastchester Road - Bronx NY. Me kėtė rast, festa shpalosi edhe njė her vlerat mė tė vyera tė kombit shqiptar, dinjitetin, krenarinė, kulturėn dhe historinė shqiptare. Dita e Shpalljes sė Pavarsisė - Dita e Flamurit, bėri qė tė njihet dhe tė mbahet gjall fryma kombėtare, nė komunitet. Mė tej ajo tregoj rolin qė ka luajtur kjo fest nė nė kultivimin e kulturės dhe historisė shqiptare, tek tė gjitha brezat nė mėrgim.

Padyshim, manifestimi i Nju Jork(ut), nė kujdestarinė e organizatės mė tė vjetėr nė SHBA-s, VATRA, ėshtė mė i madhi nė tėrė, Amerikėn. Kjo ditė ashtu si dhe nė tė kaluarėn, festohet nė sipas traditės vatrane, duke mbledhur rreth flamurit kuq e zi, patriotėt, atdhedashėsit e demokratėt shqiptarė, nga tė gjitha trojet. Kjo festė nė SHBA-s, duket se ėshtė kthyer edhe nė njė pikė bashkimi e shumicės sė mėrgimtarve, pėr tu njohur, e takur mė sė shumti nė kėtė vend, midis tė gjitha moshave.

Nė manifestimet e Ditės sė Flamurit, mė madhėshtorja qė organizohet nė bashkėsinė shqiptare nė Amerikė, pėrqėndrimi i shqiptarėve ėshtė i madh, fillimisht mbahen fjalime me frymė patriotike, qė mė pasė shoqėrohet nga muzika kėngėt e vallet e tė gjitha krahinave, e ushqimi tradicional. Manifestimet e Ditės sė Flamurit - 91 Vjetorit tė Shpalljes sė Pavarsisė pėr njė koncidenc natyrore, kėtė vit - Ditėn e Faleminderimeve(Thanksgiving) bėri atė qė ndoshta pėr her tė parė tė mbahen nė tėrė Amerikėn, ndryshe nga heret e tjera pothuaj nė tė njejtėn kohė.

Dita e Flamurit nė Nju Jork mbledh rreth flamurit shqiptaret e te gjitha trojeve

Nė kėtė solemnitet festiv ishin tė ftuar shqiptarė nga trojet etnike nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi. Gjithashtu, tė ftuar nderi ishin edhe Ambasadori William Walker, kryetari i Komunės sė Mitrovicės Faruk Spahia, kryetari i Komunės sė Pejės Ali Lajqi, dhe historiani i njohur nga Shqipėria, Prof.Dr Beqir Meta, zotėri J Walker, dhe njė grup i grave nga Kosova.

Duke evidentuar vlerat e mėdha qė ka kjo ditė pėr mbarė kombin tonė shqiptar, komb e cili po pėrjeton sot, nė kėtė 91 vjetor, gėzmimet mė tė mėdha nė historinė e tij, ēlirimin e Kosovės, si dhe ditėn fatlume tė Lumnimit tė bijės shqiptare, humnaistes me fame botrore Nėnė Terezes, e deklaroi tė hapur festėn nė restorant Eastwood Manor Bronx, kryesuesi i mbrėmjes z Marian Cubi dhe Etrita Ibroci. Moderatorėt e festės, Cubi dhe Ibroci, ashtu, nė kėmbė, ata u kėrkuan tė tė gjithė tė pranishmėve, tė nderojn me njė minutė heshtje tė gjithė dėshmorėt, martirėt dhe viktimat e rėna nė Kosovė, nė Shqipėri, e nė SHBA-s.

Sipas traditės fetare lutjet e rastit, nė emėr tė pėrfaqėsive fetare nė diasporė, kėsaj radhe i kreu i pėrndershmi Imam Isuf Balaj, Imam i Xhamisė sė re nė Kuins.

Miku i madh i shqiptarve Ambasdori William Walker: Pavarsia e Kosoves imediate

Heroi i Reēakut, miku i madh i shqiptarve Ambasdori William Walker, u nderua nė kėtė festė tė madhe tė shqiptarve, nė Amerikė, me njė statujė tė Nėnė Terzes, dhurat e familjes Gojēaj, e tė njė flamuri shqiptar qėndisur me dorė. Duke sjellė pėrshėndetjen emecionuese, pėr kėtė ditė, ai nuk la pa prekur edhe pėrkrahjen e madhe qė ka gjetur kombi shqiptar nė kėto vite, gjė, qė u dėshmua mė sė miri gjatė luftės nė Kosovė, ku SHBA dhe Aleanca e Atlantikut Verior, ishin faktori pėrcaktues nė shkatėrrimin e makinerisė ushtarake barbare, tė Milloshevicit dhe ndaljen e masakrave mbi shqiptarėt e pambrojtur. Ai bėri thirrje se pėr tė ndėrtuar paqen dhe sigurinė nė Kosovė, e nė rajon, Kosovės tha miku i madh i shqiptarve ambasadori Wallker, i duhet Pavarsia imediate, sot.

Pas pėr shendetjeve tė rastit, nga telegramet e urimit prej NaltMadhnis sė Tij Mbretit Leka Zogu I dhe At Artur Liolin Kancelar i Kishes Orthodokse Shqiptare ne Amerikė, nė podin e festės u ngjit kryetari i Komunės sė Mitrovicės Faruk Spahia dhe kryetari i Komunės sė Pejės Ali Lajqi. Fjala kryesore e festės sė shqiptarve nė "The Eastwood Manor" i takoj Prof Dr Beqir Metės.

Zotėri Meta, tha se ndjehem shumė i lumtur, i nderuar njėkohėsisht qė ndodhem midis shqiptarve tė Amerikės nė kėtė ditė tė shėnuar. Nė kėtė natė festive, tha ai, ēdo kush e ēonė mėndjen 91 vjet mė parė. Pikėrishtė, athere, kur ngritja e flamurit shėnoj fillimin, e shtetit shqiptarė.Tek, rruga qė pėrshkoi ky shtet dhe kombi ynė pėr tė ardhur deri nė ditėt e sotme.

Ajo ka qėnė rruga mė e vėshtir mė e mundimshme qė ėshtė dashur ndonjė shteti apo kombi pėr tė mbijetuar dhe pėr t'u zhvilluar i coptuar pėrgjysėm. I ndodhur kurdoher, nė planet dhe axhendat e fqinjve lakmitar e agresivė dhe tė fuqive tė Mėdha Europiane pėr t'a sakatuar e ricoptuar kombin shqiptar. Kėshtu qė kombit tonė i u desh tė luftonte, e tė pėrpiqej shumė prandaj sot ne pėrkulemi me nder ndaj tė gjithė atyre burrave, qė u pėrpoqėn me mėndje me pushkė pėr lirinė tonė kombėtare, pėr konsilidimin, e shtetit shqiptar dhe pėr bashkimin e kombėtar.

Diaspora shqiptare, shtyllė themelore e institucioneve kombėtare

Por, nė kėtė ditė kaq tė shėnuar nuk ka se si qė tė mos mendojmė edhe pėr dobėsit tona historike pėr krahinizmat, pėr propogandat jo-kombėtare, pėrēarėse fetare dhe mbi tė gjitha egoizmin e shfrenuar qė ka demostruar pjesė tė rėndėsishme tė elitave politike shqiptare nė periudha tė ndryshme. Tė cilat, i kanė shkakėtuar dėme tė mėdha kombit tonė dhe progėresit tė tij. Sistemi politik demokratik, liria e individit dhe ekonomia e tregut, qė kanė ngritur nga rrėnojat nė pjedestal me tė larta shumė kėmbė tė tjera, nuk kanė se si mos tė punojnė pėr mirė edhe pėr shqiptarėt.

Njė rrezik e quajti ai rrymėn grekofile qė mundohet tė krijohet nė Shqipėrinė e Jugut, me anė tė korrupsionit e mafias shqiptare, pėr tė rritur dominacionin duke shfrytėzuar varfėrinė, tranziscionin dhe dobėsit aktuale tė shtetit shqiptarė.Shėnjat janė se ajo po pėrpiqet tė krijojė njė arsenal tė madh politiko - propogandistik pėr tė nxjerr nė sken kartėn e minoriteteve.Kjo politik e rrezikėshme sado qė tė krijoj probleme shtetit shqiptar dhe shqiptarve, nuk ka shanse pėr tė arritur sukseset qė ajo mendon. Pasi qė grekėt kėtė nuk e kanė arritur as nė kohėrat mė tė vėshtira, kur institucionet shqiptare nuk ishin formuar ose ishin nė formim e sipėr, e jo sot mė kur ne kemi ndėrgjegjėn kombėtare tė formuar. Kemi, disaporėn shqiptare, veēanėrsihtė ajo nė Amerikės, e cila, ka dhėnė njė kontribut tė madh - historik tė paēmueshėm nė kėtė drejtim, ashtu si dhe nė ēlirimin e Kosovės. Diaspora shqiptare, ėshtė dhe do tė mbetet njė nga shtyllat themelore tė kėtyre institucioneve kombėtare. Unė kamė bindjen se nėn shėmbullin e kombeve tė pėrparuara, lobi shqiptarėė nė Amerikė sė bashku me popullin shqiptarė, miqėt e mėdhenjė amerikan, do tė bėjė atė qė shumė shpejt tė fitohet dhe njihet edhe Pavarsia e Kosovės tha ndėr tė tjera folėsi kryesor Prof. Dr Beqir Meta

Nėn tingujt e mrekullueshėm tė muzikės popullore shqiptare

Mbrėmja festive vazhdoi mė pas nėn tingujt e mrekullueshėm tė muzikės popullore shqiptare tė shoqėruara nga orkestra, e kėngėtarėt: Mit'hat Saliu-Kino, dhe zėri i ėmbėl i kėngėtares tiranase, Merita Halili dhe atij shumė tė dashur tė Nexhmedin Sylės nga Kosova. Mrėmbja u pėrshėndetnė vijimėsi nga pjesėmarrėsit dhe tė ftuarit e nderit.

Emocione, mė pas ngjalli mes shqiptarėve pėrshėndetjae recituar, e poetit anti komunist Tahir Hysa. Atmosfera, festive pėr Ditėn e Flamurit, u shtri gjatė gjithė ditės nė tė gjitha qendrat amerikane tė banuara nga shqiptarėt, nė Detroit, Filadelfia, Ēikago, Boston, Florida, Dallas, Kaliforni, Toronto, Los Axhelos, Tampa, Uashington DC, North Carolina,Nju Jersi, Kenektiket e tjer. Festa solemne, e flamurit kombėtar nė Amerikė, u ndoq nga lejtmotivi pėr mot gėzuar 28 Nėntori, sa mė shpejt nė Kosovėn e Pavarur, shtetin mė tė ri tė Europės, si dhe me njė Shqipėri me tė vėrtetė demokratike, e tė prosperuar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara