HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Anton Ēefa: Libri "Tensioni greko - shqiptar 1939 - 1949": vepėr shkencore historike, qė vjen nė kohėn e duhur

Libri: "Tensioni greko-shqiptar, 1939-1949"

-- nga Beqir SINA & Halil RAMA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina BRONX (New York): Inxhinier Agim Karagjozi, kryetari i Federatės PanShqiptare "VATRA" faleminderoj audiencėn e pranishėme nė mjediset e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, veēanėrisht me kėtė rast Prof. Dr. Beqir Metėn, pėr veprėn e tij madhore "Tensioni greko - shqiptar 1939 -1949". Udhėheqėsi i kėtij promovimi, doktor Gjon Bucaj, duke portretizuar autorin e librit, tha se Prof. Dr. Beqir Meta, ėshtė profesor i associuar, doktori i shkencave historike. Beqir Meta, ėshtė studiues nė Institutin e Historisė tė Akademisė sė Shqipėrisė. Ai ka kryer njė sėrė studimesh mbi historinė moderne tė Shqipėrisė. Frut i punės sė tij tė gjatė dhe kėmbėngulese janė monografitė: "Poltika tatimore e shtetit shqiptar, 1925 - 1939" dhe "Fedrata PanShqiptare VATRA"

Gjithashtu ai ėshtė bashkėautor nė botimin "Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve" dhe nė botimin akademik "Historia e popullit shqiptar" nė katėr vėllime, qė po pėrgatitet nga Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė. Monografia "Tensioni greko-shqiptar, 1939-149", qė i paraqitet lexuesit, ėshtė studimi i parė, i plotė dhe i dokumentuar i raporteve greko-shqiptare.

Ky libėr, tha doktor Buēaj, u sponsorizua nga biznesmeni i dalluar shqiptaro-amerikan Zef Balaj dhe vėllezėrit e tij Gjeloshi e Pjetri, tė cilėt janė pjestarė tė njė familje tė njohur atdhetare nga fshati Mzi i Iballės. Tė gjėndur nė shėnjestėr tė Diktaturės sė Enver Hoxhės nė vitin 1951 ata u arratisėn sė bashku me familjen e tyre. Duke ēarė pėrmes plumbave tė forcave tė sigurimit tė shtetit dhe duke shpėtuar mrekullisht prej tyre. Fillimisht u vendosėn nė Ish-Jugosllavi, ku provuan kushtet e rėnda tė kampeve tė pėrqėndrimit dhe nė vitin 1960 u arratisėn pėrsėri nė Itali nėpėrmjet Tirestes. Pasi kaluan edhe dy vjet tė tjera nė kampet e refugjatėve nė kėtė vend, emigruan nė SHBA, nė tokėn e lirisė dhe tė shpresės sė madhe. E filluan jetėn si punėtorė dhe pas shumė vitesh tė mbushuar plot me pėrpjekje e sakrifica, ndėrtuan njė biznes tė suksesėshėm.

Nė parathėnje, autori i librit tregon se: " Mjedisi ballkanik u ka ofruar banorėve tė tij shumė pak qetėsi, paqe, siguri e miqėsi dhe shumė mė tepėr tension, destabilitet, frikė, armiqėsi, viktima, urrejtje dhe pėrēim reciprok. Mitet dhe nacionalizmi shovinist qė kanė domunuar koshiecėn e ballkanėsve, kanė prodhuar gjithė kėtė akullinajė e izolim dhe kanė patur njė ēmim tepėr tė lartė njerėzor.

Kėto plagė, ky trishtim, ky makth kanė pėrshkruar edhe tė kaluarėn e marrėdhėnjeve midis dy fqinjėve mė tė vjetėr tė kėtij gadishulli - shqiptarėve dhe grekėrve. Tė gjendur pranė e pranė, me kanale natyrore komunikimi, me interesa thelbėsore tė pėrbahskėta, pasi u ēliruan nga sundimi otoman, pikėrisht pėrpara nė rrugėn e civilizimit dhe prosperitetit, grekėt dhe shqiptarėt u ballfaquan ashpėr midis tyre, duke dėmtuar shanset pėr njė bashkėjetesė normale.

Kjo monografi synon tė japė njė tablo tė raporteve shqiptaro-greke gjatė Luftės II Botėrore dhe vitet e para pas saj. Zemra ma donte qė nė tė tė zinte sa mė shumė vend miqėsia, bashkėpunimi, marrėdhėniet tregtare, ekonomike, kulturore dhe lidhjet shpirtėrore midis dy popujeve fqinjė. Por e kaluara ishte fatkeqe dhe nuk ofroi asgjė tė tillė. Pėrkundrazi, tensioni, ishte veēori sunduese e marrėdhėnieve tė kėsaj pėriudhe. Shkaku themelor i kėsaj klime tė acartė ishte njė i vetėm: miti dhe pretendimi absurd grek mbi "Vorio - Epirin", i cili ndonėse nuk ishte i bazuar nė asnjė tė vėrtetė etnike apo historike, pati njė ndikim aq tė fuqishėm nė marrėdhėniet greko-shqiptare, saqė i helmoi ato nė mėnyrė tė pandėrprerė pėr njė shekull.

Shteti grek vendosi nė qėndėr tė plotikės sė tij platėformėn pėr aneksimin e Shqipėrisė sė Jugut dhe pėr spastrimin etnik tė pakicės shqiptare nė Greqi. Nė studimin janė pasqyruar nė mėnyrė tė dokumentuar, efektet e kėsaj politike nė tė gjithė gamėn e raporteve midis dy fqinjėve, ndikimi i saj nė zhvillimet politike tė brendėshme tė Shqipėrisė dhe tė Greqisė, nė zhvillimin e tyre ekonomik, social etj. Njė vend i veēantė i ėshtė dhėnė politikės sė Fuqive tė Mėdha dhe organizmave ndėrkombėtare kundrejt tesionit greko - shqiptar, pasi ato kanė patur njė rol thelbėsor nė nxitjen dhe modelimin e tij.

Monografia ėshtė e mbėshtetur nė njė rreth tė gjerė burimesh historike. Materialet arkivore zėnė vėllimin mė tė madh. Jam munduar qė t'i analizoj nė detaje raportet greko-shqipttare dhe qė pėrfundimet tė bazohen nė burime historike tė vlefėshme. Lexuesit i kėrkoj ndjesė pėr disa hollėsi, por kam qėnė i detyruar t'i referoj gjerėsisht burimet historike prej nevojės sė domosdoshme pėr tė dokumentuar sa mė mirė disa konkluzione tė rėndėsishme.

Duke besuar thellėsisht nė aksiomėn universale se miqėsia ndėrtohet vetėm mbi tė vėrtetėn, do tė kisha dėshirė qė ky botim t'i shėrbejė realisht bashkėpunimit, mirėkuptimit dhe miqėsisė shqiptaro-greke. Duke njohur dhe analizuar me objektivitet dhe me gjakėftohtėsi gabimet dhe ngjarjet e hidhura tė sė kaluarės, politikanėt, inteligjencia dhe qytetarėt e tė dy vendeve kanė mundėsi tė marrin masat e duhura qė tė zhduken ato hije tė sė kaluarės, tė cilat ende shfaqen dhe kanė tendecėn t'i dėmtojnė marrėdhėniet dypalėshe.

Recensuesit e librit "Tensioni greko -shqiptar -1939 -1949"

Ish Ambasdori shqiptar nė Ankara, publicisti Skėnder Shkupi, njėri prej recensuesve tė kėtij promovimi tha se "Pėr shėmbull kėtu nė universitetet amerikane, studiuesit serbė vijnė vazhdimisht dhe shpesh e veprojnė duke na bombarduar me referate e kumtesa pėr tė bindur mjedisin e kėtueshėm amerikan, mbi rėndėsinė e pretendimeve tė tyre. Prandaj, sado tė pa themelta tė jenė ato pretendime ata vinė dhe i prashtrojnė dhe ato ndodhen nė pozicione komode. Sepse, nuk marrin pėrgjigje nga specialistėt tė aftė dhe me oponecė shkencore, atė oponencė askush nuk mund t'a bėjė mė mirė se ky studiues tepėr interesant Beqir Meta, me veprėn "Tensioni shqiptaro - grek 1939 - 1949". Libėr qė trajton me kompetencė tė lartė shkencore zik-zaket e marrėdhėjeve pėrgjėthsisht tė ndera midis tyre. Mė kėtė vepėr autori ėshtė tepėr skrupuloz, ai nuk luan me fatin, pasi ato qė shkruan ai janė tė dhėnė ashtu siē janė gjendur nė arkivat e shumta me njė rėnditje tė studiuar. Ndonėse studiuesi nė kėtė vepėr studion njė periudhė relativishtė shkurtėr: 1939 - 1949 flet pėr punėn e madhe shkencore e atdhetare tė kryer prej tij. Libri i Beqir Metės, ėshtė njė udhėrrėfyes pėr tė ardhmen.

Idriz Lamaj (gazetar, publicist, shkrimatar) ceku midis tė tjerave se: "Libri i Beqir Metės ka 640 faqe dhe ka 7 kapituj ku pasqyrohet nė mėnyrė kompetente materiali i nxjerr nga arshivat. Libri, thotė Lamaj ėshtė njė libėr perėndimor, njė mesazh i qartė pėr tė gjithė studiuesit, pa marrė parasyshė ndryshimet e kohės. Historia e njė populli shkruhet me gjak ndaj edhe Meta me kėtė libėr ka shkruar njė histori. Lamaj zgjodhi pėr tu referuar tre kapituj, atė tė 6-7 dhe 8.

Si shtrirje nė kohė, ai pėrfshin vitet 1939 - 1949, tha rencensuesi i kėtij promovimi, editori i gazėtės "Dielli" zotėri Anton Cefa, poet desident, gazetar e publicist i njohur nė komunitet. Libri, nėpėrmjet hyrjes dhe sidomos nėpėrmjet prapavėshtrimit historik, ai bėhet dėshmitar politik i tensionit greko-shqiptar qė nė lindjen e tij dhe nėpėrmjet njė leximi meditativ ai hedh dritė nė tė ardhmen.

Pa e vėnė nė kandar tė historisė, sepse nuk jamė historian, pa i vėnė as edhe nė kandarin e njė lexuesi tė zakonshėm, sepse nuk arrita t'a lexoj plotėsisht, por vetėm duke u pėrqėndruar nė aq sa lexova, mendoj se kjo vepėr ėshtė shumė e nevojshme, prandaj shumė e pritur dhe po aq i mirėpritur. "Tensioni greko-shqiptar - 1939-1949", ėshtė njė vepėr shkencore historike, qė vjen nė kohėn e duhur pėr tė pėrmbushur njė zbartėsi tė ndjeshėme nė kulturėn tonė historike. Ajo vjen nė kohėn e duhur si njė dėshmi e qartė e asaj qė ka ndodhur, ashtu siē ka ndodhur, dhe ashtu siē nuk duhej tė ndodhte dhe ashtu siē nuk duhet tė ndodhė mė nė tė ardhmen. Ai vjen nė kohėn e duhur si njė testament dhėmbėjemadh i vuajtjeve tė papėrshkruara, i gjakut tė derdhur tė tė pafajshėmėve, i plagėve ende tė hapura tė popullit tonė, qė u bė pre e pėrgjakėshme e njė politike tė shėmtuar agresive, tė lexuar nė synime tė pathemelta e tė frymėzuara nė qėllime djallėzore... Nėpėrmjet kokėfortėsisė sė fakteve, dritės shkėlqimtare tė dokumentave historike, kjo vėpėr i tregon diplomacisė botėrore se cila ėshtė e vėrteta e qartė e marrėdhėjeve greko-shqiptare dhe cilat kanė qėnė gabimet e saj nė tė kaluarėn, gabime qė nuk duhet tė pėrsėriten mė, por tė korrigjohen nė rrugė tė ndershme e tė drejtė.

Ish diplomati dhe publicisti Mal Berisha, vlersoj lart zhvillimin e kėtij promovimi si njė arritje tė shqiptarėve tė Amerikės. Mė pas ai iu kushtua mė sė shumti vlerave tė librit, tė cilat ai i quajti si njė gur tė ēmuar nė duart e mėrgimtarėvve, lexuesve shqiptarė kudo. Berisha, tha libri i Beqir Metės, ėshtė njė vepėr pėr t'u studiuar nga politikanėt e studiuesit shqiptar. Libri "Tensioni greko-shqiptar - 1939-1949", ėshtė njė armė nė duart e tė gjithė shqiptarėve, qė tė mėson se si ne duhet tė luftojmė. Ai mėnjanon nė mėnyrė faktike e shkencore, tė gjitha manipulimet greko - sllave, qė janė bėrė historis sonė nė marrėdhėnjet greko-shqiptare. Uroj qė kjo vepėr tė botohet edhe nė gjuhėn angleze (gjė qė e mori pėrsipėr ta sponsorizojė nga ana finaciare me 6.000 dollarė, Hysen Blloshmi).

Me modesti nė kėtė promovim u prezantua para audiencės sponsorizuesi financiar, biznesmeni Zef Balaj. Ai tha se me kėtė gjest unė veēse se i kontribova shumė mė pak, se sa vepra qė na ka dhuruar Prof. Dr. Beqir Meta me librin "Tensioni greko - shqiptar - 1939-1949". Vlerėsuan librin dhe dhanė mendime tė ndryshme edhe zotėrinjtė: Sali Bollati, Ramadan Gashi, Naum Prifti, Pėllumb Kulla, Tom Paloka e Esat Ēoku.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara