HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


New York: Zgjidhet kryesia e re e Shoqatės sė shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė

Ramiz Gjini zgjidhet kryetar i shoqatės

-- nga Beqir SINA, Nju Jork (SHBA)

Beqir Sina BENSONHURST NY: Diten e diel, mė datė 21, anėtarėt e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė kanė votuar nė mėnyrė tė hapur pėrmes internetit pėr tė zgjedhur pas dy vjetėsh kryetarin e ri tė radhės. Kjo lidhje shkrimtarėsh Shqiptaro-Amerikanė ishte krijuar para dy vjetėsh me inisiativėn e poetit tė mirnjohur Gjekė Marinaj, i cili jeton dhe punon nė Dallas, Teksas( SHBA). Shkrimtari i njohur Naum Prifti ishte zgjedhur kryetar i parė i saj, por me pėrfundim tė mandatit dyvjeēar, ai ėshtė larguar nga kjo detyrė.

Votimet e reja tė zhvilluara kėto ditė rezultuan nė favor tė shkrimtarit Ramiz Gjini, i cili ėshtė zgjedhur kryetar i kėtij grupimi shkrimtarėsh nga mė tė mėdhenjtė nė diasporė. Poeti, ose siē i therrasin kolegėt e tij "kėngėtari" i Bregdetit, Petraq Pali dhe shkrimtarja e talentuar Rozi Theohari, janė zgjedhur nė Kryesinė e kėsaj shoqate. Kjo shoqatė pėrfshin nė gjirin e saj poetė dhe shkrimtarė shqiptaro-amerikanė anė e mbanė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Organ i kėsaj shoqate ėshtė revista e titulluar "Pena" e cila, botohet me kontributin e te gjithė anetarėve tė shoqatės. Kjo shoqatė ka gjithashtu edhe faqen e saj elektronike nė internet, e cila jep informacione rreth aktiviteteve kulturore ku pėrfshihen prezantimi i krijimtarisė sė anėtarėve tė lidhjes.

Ramiz Gjini, i njohur nga lexuesit dhe i vlersuar nga kritika si njė tregimtar mjaft i mirė, ka fituar me njė pėrqindje tė konsiderueshme votash. Gjini e kishte nisur karrierėn e tij letrare nė Tiranė gjatė kohės kur punonte si redaktor i faqes kulturore nė gazetėn "Rilindja Demokratike". Mė 1992, ai ėshtė diplomuar nė Akademinė e Arteve, specialiteti aktor. Ka botuar ""Dush varrezash", 1996, "Kėpucėt e tė tjerėve mbi trotuar", 1997 dhe sapo ka dalė nga shtypi nė Tiranė vėllimi tjetėr me tregime "Atdheu prej dėbore". Gjatė dy vjetėve tė qėndrimit tė tij nė New York, ai ka botuar njė sėrė tregimesh, tė cilat janė pėlqyer mjaft nga dashamirėsit e letėrsisė si "Ėshtė bukur tek ne ditėve tė festave", "Atdheu prej dėbore", "I mirė si njė kalė", "Koka e gruas", etj. Menjėherė pas zgjedhjes nė detyrėn e re, ai u drejtoi kolegėve tė tij nė SHBA njė mesazh pėrshėndetės, tė cilin thuhet:

Te nderuar Kolegė!
Duke e ndjere veten ne nje pozite te barabarte me te gjithe ju, si njeri dhe krijues, deshiroj t'ju pershendes dhe njekohesisht t'ju falenderoj per besimin qe me dhate mua me rastin e zgjedhjes se kryetarit te ri ne krye te lidhjes sone. Si krijues, te ndodhur ne kushtet e veshtira te emigrimit, qe fat i madh qe e gjetem njeri-tjetrin me ane te nje lidhje te krijuar me inisiativen e poetit te talentuar Gjeke Marinaj. Kjo lidhje, ky bashkim, qe u pagezua si Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, tregon se te gjithe ne, duke mos perdorur asnje lloj percaktimi ne cilesi apo sasi veprash te shkruara, gjendemi ne te njejten udhe plot rreziqe, ku ecim ne kerkim te nje shtegu, i cili, do te na ēoje vazhdimisht e kurdohere drejt se bukures ne art. Dhe per te gjetur kete shteg une mendoj se duhet te jemi te qarte e te kthjellet, ta duam njeri-tjetrin ashtu siē duam artin dhe letersine, me nje fryme te bekuar, pa ligjerime dashakeqe apo eksplodime mbi koken e njeri-tjetrit. Ta flakim tej ate neuroze kolektive, nese egziston, te jemi transparente, te rendim drejt se bukures ne jete dhe ne art.

Letersia dhe arti ne pergjithsi ka qene dhe do te mbetet nje fushe e paeksploruar, ku ē'do individ krijues, me ndihmen e Zotit, merr nga realiteti ē'farė deshiron vete dhe e paraqet ate me penen e tij. Sepse si shkrimtare, ne jemi te prirur te rendim drejt pjeses se panjohur te vetes sone, drejt asaj, qe shkon pertej nesh, drejt asaj, qe vetem ai shtegu kaq shume i enderruar mund te na ēoje.

Te nderuar Kolegė!
Larg prirjeve per tepri e skajshmeri, do te ndjehemi me prane njeri-tjetrit, me te qete dhe me efikas ne punen e veshtire te krijimtarise. Dashuria per artin e krijimit dhe respekti reciprok per njeri-tjetrin, do te na tregoje se bota e intrigave, thashethemeve dhe krekosjeve boshe eshte baraz me zero. Ashtu siē shprehet diku nobelisti grek Odise Elitis: "ne kemi marre persiper te mbajme ne dore nje diell pa u djegur. Dhe kete diell t'ua percjellim te tjereve pas nesh si nje pishtar duke ecur drejt nje vetedije te lebyrur me drite".

Duke pasur parasysh udhen tone te veshtire ne nje bote kapitali, lypset nje nevoje materiale, qe konsiston ne kontributin tone ne adrese te shoqates, i cili, deri me sot, ju besoj e dini qe ndodhet ne kuoten zero. Cili nga anetaret e shoqates sone nuk do te deshironte te shikonte nje tufe poezi te botuara ne revisten "Pena", dhe pse jo, ne nje antologji poetike te botuar, nese eshte e mundur, ē'do vit nen kujdesin e shoqates? E mora kete shembull per te kuptuar se per ē'do hap, qe ne mendojme te bejme perpara, duhet nje investim, nje kontribut vjetor, edhe i vogel qofte ai, qe te perdoret nen nje drite transparente per te gjithe.

Zgjedhja e kujdoqofte ne krye te shoqates, para se te jete nje privilegj (kupto vleresim), eshte nje detyre e veshtire, nje pergjegjesi e madhe. Pa ndihmesen e te gjitheve, do te shendrrohej ne nje humbje fatale, ku secili prej nesh, dashjepadshje, do te merrte pjesen e vet te deshtimit.

Dhente Zoti te mos ndodhe keshtu!
Ju uroj te gjitheve nje jete te mire dhe suksese ne artin e bukur te krijimit! Gezuar festat e fundvitit !!!

Me respekt, Ramiz Gjini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara