HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"Kongresmenėt" qė na qeverisin

-- nga Bujar Skėndaj, TemA, 16.12.2003

1. Gjithēka ishte dėshpėrimisht e njėjtė: forma, fryma dhe fatura. Tamam si nė Kongreset e Leninit, Enverit, Kastros. Regjia alla Ruēi, dekori, detajet, mizanskenat, personazhet-lolo dhe mė tej akoma elementet demagogjiko delirante, sofizmat, kulti i individit, edhe pse herė qesharak e herė kinse i pėrvuajtur... Galeria si nė jerm e marrosur pas udhėheqėsit, plateja gjithashtu. Presidiumi hijerėndė dhe i sigurt se porositė nė formė pilulash a parash, kanė vajtur nė kohėn dhe kokėn e duhur nė fushnajėn pėrpara. Midis tė trijave ajri dridhet nga kėrcėnimi i prerjes se kokave qė rri varur aty- kėtu nėpėr sallė. Kurbanet janė caktuar, edhe pse vetė Fatos Nano deklaron se "ne nuk presim koka", duke e spostuar diabolikisht gijotinėn nga njė shoqėri e tėrė te individė qejfprishur. Ky mohim e bėn edhe mė tė sigurt vazhdimėsinė konsekuente tė varfėrisė, antiprogresin, zbehjen graduale tė vlerave morale tė kėsaj shoqėrie edhe kėshtu tejet tė shpėrfytyruar nga shpėrfillja e socialistes qeveri... Gjithēka ėshtė nė unison dhe nė kohėn e duhur! Njė rit qė pėrsėritet prej 100 vjetėsh nė mėnyrė identike.
Lart, anash nėpėr mure, nė duart e skuqura nga rrahjet frenetike, nė foltore fjalėt nxirren pa kursim. Edhe pse me tone e artikulime tė ndryshme, kudo rikonfirmohet kulti i madhėshtisė i udhėheqėsit, i cfilitjes sė tij natė e ditė pėr tė mirėn e kėtij populli, qė jo rrallė ka shfaqur dhe mosmirėnjohje ndaj pėrkushtimit, pėrvuajtjes sė tij pėr tė mirėn e kėtij populli... Ndėrsa brenda vetes ėshtė duke projektuar aventurėn zbavitėse tė radhės nėpėr Mesdhe, nė Amerikėn Latine apo nė Lindjen e Largėt!

2. Por kėto janė vetėm njė aspekt. Madje jo fort i rėndėsishėm nė raport me atė qė, ky lloj Kongresi, ka qenė dhe mbetet, nė thelb: Njė ėndėrr mashtruese pėr mijėra e miliona tė varfėr dhe tė pacivilizuar. Tamam si nė fillimet e ngjizjes sė murtajės komuniste, qė barktharėt e shkretė kujtuan se erdhi koha e "lugės sė florinjtė". Premtim tragjik i kamotshėm, i dėnuar nga historia tė mos bėhet kurrė realitet... Brezat zėvendėsojnė njėri-tjetrin, kurse ėndrra mbetet e pandryshuar: mashtruese. Sikundėr mbeten me tepri varfėria, fyerja, nėpėrkėmbja. PS-ja jonė vazhdon me sukses tė hipnotizojė anėtarėsinė e vet, t'i ushqejė me sllogane e formula tė vjetra, tė thata dhe spekulative. "Parti e progresit", "solidariteti ynė", "fryma europianiste", "bashkėbisedimi me anėtarėsinė", "lulėzimi i atdheut tonė tė pėrbashkėt" dhe thėnie tė tjera janė dėgjuar mijėra e mijėra herė nėpėr tribuna komunistėsh. Kurse jeta, asnjė hap pėrpara, njeriu edhe mė i varfėr, edhe mė i rraskapitur, edhe mė i braktisur, edhe mė i shpėrfillur. Por, pėr djall, edhe mė i dehur pas idesė sė kuqe, edhe mė i pamend, edhe mė i paemancipuar.
Njė dramė e vėrtetė njerėzore, qė nga kjo racė e ēuditshme pranohet me krenari dhe me ballin lart! Kujtimet e sė shkuarės sė lavdishme (!!!) pėrjetohen si e tashme dhe kjo, nga ana e saj, si e shkuar dhe e ardhme njėkohėsisht! Si ėshtė i mundur dominimi i kėsaj psikologjie te njė masė kaq e madhe njerėzish? Shpresohet vėrtet se idealet socialiste dhe kupola e sotme e socialistėve shqiptarė do ta ndryshojnė pėr mirė jetėn e anėtarėsisė socialiste? Madje, sikundėr pretendohet, tė tė gjithė shqiptarėve? Ėshtė thjesht vazhdim tragjik i njė iluzioni, i njė ėndrre qė edhe ata qė bėjnė sikur e besojnė, nė thelb e dinė absurditetin e kėtij besimi. Por loja nė kokėn e tyre ka nisur dhe do jetojė sa jetė tė ketė vetė koka qė e mban brenda...
Sipas mendimit tim, besimi i mbėshtetėsve tė kėsaj partie ėshtė po aq iluzor sa ėshtė e pasinqertė dhe e pavėrtetė demagogjia e udhėheqėsve tė PS-sė. E kundėrta, nėse pretendohet, nuk ėshtė tjetėr veēse varianti mė i pabesueshėm! Mos vallė lidershipi socialist ėshtė aq i padjallėzuar, aq leshko sa tė mos e kuptojė ē'lloj ushqimi kėrkon elektorati? Pėrkundrazi ky lidership ėshtė aq mafioz dhe njėkohėsisht demagog sa tė mashtrojė njė masė edhe mė tė madhe njerėzish dhe pėr njė kohė edhe mė tė gjatė. Sidoqoftė, themelore mendoj se ėshtė dhe njė prirje e brendshme e njė pjese tė shqiptarėve pėr tė mos ndryshuar, pėr t'u mbajtur me vetėdije e pavetėdije pas sė vjetrės. Shkurt, njė prirje konservatore, gjysėm feudale e gjysėm komuniste. Kurse pėr njė kategori tė caktuar qė militon brenda kėsaj force politike, nė anėtarėsi dhe nė drejtim, motivet dhe idealet e tyre nuk janė aq shumė teorike. Pėrkundrazi lidhen me paranė dhe pasurinė e vėnė nė mėnyrė abuzive nė kėto vite me bekimin e kokės sė partisė. Por nėse kėta janė spekulatorėt e njohur tė tranzicioneve, oligarkėt - ideal dhe jetė e tė cilėve ėshtė paraja e pistė, masa e gjerė e socialistėve, paradoksalisht, e pėrjeton qeverisjen socialiste si bashkėqeverisje, si gjithėpėrfshirje edhe pse ēdo ditė pėrtyp turpshėm hedhjen e firmės nė defter, ndėrsa fut nė trastė bukėn dhe ndonjė koqe domate e ndonjė kastravec tė ardhur nga Greqia a Maqedonia...

3."Kongresmenėt e PS-sė" (e shkėlqyer ideja e gazetarit humorist tė njė TV privat), kjo masė amorfe e shoqėrisė shqiptare, ėshtė edhe turpi i kėtij vendi. Edhe drama e kėtij vendi. Prandaj edhe do tė duhen, ndoshta 20 apo 30 vjet qė kjo pjesė jo e parėndėsishme e shoqėrisė shqiptare tė ēlirohet, tė shpėtojė nga virusi i kuq, nga pėrsėritja vrasėse e ėndrrės mashtruese shekullore. Pėrpara kėsaj mase gjysėm idiote e tė ngopur me pallavra, lideri legjendar i saj Fatos Nano, nė kulmin e marrėzisė, krejtėsisht nė ekstazė, guxon tė pėrvetėsojė historinė, shqiptarinė, aktin dhe famėn e njė prej figurave mė emblematike tė kėsaj toke: Ismail Qemalit. Madje autoerotizmi shkon dhe mė larg: Fatos Nano kėrkon t'i marrė kėngėn Heroit tė Flamurit! "Unė jam Fatos Nano/ prapa mė vjen historia..."! Ēmenduri e padėgjuar, e paimagjinueshme. Edhe pse masa amorfe dhe injorante trazohet e harliset kur dėgjon njė thagmė tė tillė. Ky njeri qė vuan kaq shumė pėr njė varg kėnge dhe qė nuk e ka pėr gjė qė t'ia vjedhė dikujt tjetėr, qenka vėrtet sėmurė. Mund tė merrej dhe si lojė, edhe si tallje, si pėrqeshje me ata qė kishte pėrpara dhe pas, por po tė gjykojmė nga mėnyra si u ngrefos pas recitimit tė vargjeve tė famshme, mund tė perceptohet se ai tashmė ėshtė duke pėrjetuar tė njėjtat skena deliri si tėrė paraardhėsit e tij. Ēasti para lajthitjes sė plotė, tė pashmangshme, duket se ka mbėrritur. Qesharake dhe njėkohėsisht e frikshme!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara