HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė mendosh politikisht

Kosova, apo Kosovo, apo...?

-- nga Arben Ēokaj

Arben Ēokaj Pėr herė tė parė, nė njė bisedė tė thjeshtė me njė danez para disa viteve, ai mė tha:
- Unė e di se ku ėshtė dallimi nė mes Kosova dhe Kosovo...
- Pa ma thuaj, - i thashė.
- "Kosova" e quajnė shqiptarėt, ndėrsa "Kosovo" ėshtė emri zyrtar, me tė cilin e thirrin serbėt...

Nga ky kontekst, qė mund tė jetė tepėr banal pėr shumėkėnd, del nė pah njė detaj: ndryshimi i mbaresės "a" ose "o" nė emrin e Kosovės, njė ndryshim mes gjuhėsh, kulturash, dominimi etj., i cili kalon shpeshherė i pavėrejtur edhe nga shumė shqiptarė, sidomos kur ata shkruajnė ose shprehen nė njė gjuhė tė huaj. Pėr hir tė emrit zyrtar "Kosovo", emri ndėrkombėtar i Kosovės njihet si "Kosovo", ndėrkohė qė shqiptarėt nė gjuhėn e tyre tė pėrditshme e quajnė atė Kosova - edhe zyrtarisht.

Gjatė konfliktit nė Kosovė nė vitet 1998-99, gazeta daneze "Politikėn" ishte ndėr tė rrallat gazeta tė huaja, qė kishte vendosur ta quante Kosovėn me emrin e saj tė vėrtetė: Kosova. Nė spjegimin e gazetės pėr kėtė gjė, pasi serbėt e Danimarkės ishin ankuar se gazeta po mbante krahun e shqiptarėve, thuhej se emrin "Kosova" e pėrdorin shumica e popullsisė sė Kosovės, dhe pėr kėtė arsye, gazeta nė fjalė kishte zgjedhur ta quante kėtė pjesė tė globit, ashtu siē e quante shumica e banorėve tė saj.

Me pėrjashtim tė njė filmi dokumentar, tė prodhuar nė tre pjesė pėr ngjarjet nė Kosovė nga DR1 - kanali kryesor i televizionit danez, ku u pėrdor termi "Kosova", mediat tjera daneze, ashtu si dhe pjesa tjetėr e mediave nė perėndim, mbetėn skllave tė termit zyrtar "Kosovo". Edhe sot, pas ardhjes sė lirisė nė Kosovė, ky term vazhdon tė ndajė me njė mbaresė shkruesit dhe politikanėt e ndryshėm.

Por, nga e ka prejardhjen vetė emri i Kosovės? A ėshtė ky njė barbarizėm, pra njė toponim qė vjen nga emėrtimi qė mund t'i ketė bėrė pushtuesi serb, kėsaj zone tė Dardanisė sė lashtė? Kjo gjė duhet tė sqarohet mė qartė pėr publikun nga studiuesit shqiptarė, dhe s'ka dyshim se njė punė mjaft e mirė ėshtė bėrė brenda territiorit tė Kosovės, nė emėrtimin dhe ri-emėrtimin e shumė njėsive rurale, rrugėve tė Prishtinės etj. tė cilat janė pastruar nga emrat me origjinė sllave.

Termi "Kosova" nuk duket se ka njė spjegim apo kuptim nė gjuhėn shqipe. Ndėrkohė qė serbėt thonė se "kosovo" quhet toka e mėllenjės (mullizezės). Sa e vėrtetė ėshtė kjo, vlen tė vlerėsohet nga njohėsit e gjuhės serbe. Pra, emri "Kosovo" gjen spjegim pėrmes gjuhės serbe, dhe kjo na e bėn tė qartė edhe njė herė, se serbėt me kohė e kanė menduar arsyetimin e tyre mbi Kosovėn, e nėpėrmjet saj, edhe legjitimitetin mbi atė pjesė tė tokės shqiptare.

Fenomeni i barbarizmave nė emėrtimet e zonave, fshatrave, etj. ekziston realisht edhe nė Shqipėri. Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri, shteti shqiptar nuk u mor si dhe sa duhet me kėto gjėra, dhe pas viteve 90-tė, Shqipėria duket se kishte halle tė tjera. Nė Shqipėrinė e guximshme, qė nuk ka frikė mė se mund tė sundohet nga tė tjerėt, askush nuk e ka vėnė "ujin nė zjarr" pėr t'u marrė me kėtė gjė, bile kjo papėrgjegjėsi shkon deri atje, sa edhe nė mes tė Tiranės, tė gjesh emra rrugėsh, tė cilat shkruhen keq, duke mos i respektuar rregullat e duhura gjuhėsore.

Nė kontekstin e kėtij shkrimi, mund tė thuhet se si nė jug, ashtu edhe nė veri tė Shqipėrisė, vazhdon tė ketė akoma emra zonash, fshatrash, etj., qė e kanė prejardhjen nga gjuhėt e fqinjėve; nga greqishtja nė jug, nga serbishtja nė veri dhe nga turqishtja, gjithashtu.

Ėshtė e pafalshme, qė tė ruhen akoma emėrtimet barbarike me origjinė sllave, greke, turke, etj. pėr zona, fshatra e njėsi rurale nė Shqipėri. Kėshtu kemi psh. nė rrethin e Shkodrės fshatin bregdetar Velipojė, emri i sė cilit vjen nga serbishtja "Veli polje" (fushė e gjėrė), fshatin Zagorė (za gora - nė mal), zonėn Postopojė (posto polje - fushė e shkretė), apo Potgorė (pot gora - poshtė malit), etj. Po ashtu, emėrtime tė ndryshme barbarike, si kėto tė pėrmendura mė lart, gjen edhe nė pjesė tė tjera tė Shqipėrisė.

Ėshtė mirė, qė pushteti lokal, kryepleqėsitė e fshatrave, qė duket se kanė probleme mė tė rėndėsishme se sa emėrtimet barbarike, tė merren megjithatė edhe me kėtė problem, i cili nuk ėshtė edhe aq pa rėndėsi, sa tė lihet pas dore. Dihet qė emri i njė personi ndikon edhe mbi karakterin psikologjik tė tij... Merreni me mend se ēfarė ndikimi mund tė ketė atėherė mbi njerėzit, njė emėr barbarik i njė fshati, apo zone tė caktuar... Kjo gjė mund tė kalojė pa u vėnė re nga banorėt e kėtyre fshatrave e zonave, qė mbajnė emėr barbarik, tė cilėt nuk e dinė, ose nuk e kanė marrė mundimin ta ndryshojnė kėtė, me njė emėr shqip mė tė pėrshtashėm. Por, nė kontaktin e parė me njė tė huaj, kjo gjė bie menjėherė nė sy.

Le tė kthehemi pėrsėri tek Kosova dhe emri i saj. Shqiptarėt e Kosovės, duke qenė mė tė rrezikuar dhe nė pėrballje tė vazhdueshme me armikun e tyre serb, ata duket se janė treguar mė tė ndjeshėm (brenda mundėsive), edhe pėrsa i pėrket pėrdorimit tė emrave shqiptarė, nė emėrtimet dhe ri-emėrtimet shqip tė zonave, fshatrave, njėsive rurale dhe emrat e rrugėve, qė kanė patur njė emėr sllav.

Po Kosova vetė, ēfarė emri do ketė nė tė ardhmen?

Kur Kosova tė ketė pavarėsi tė plotė, gjithēka do tė varet nga organet e saj legjitime. Edhe emri "Kosova" mund tė ndryshohet pėr republikėn e re. Nėse mbahet emri ekzistues "Kosova", kosovarėt duhet tė llogarisin edhe problemin "e vogėl", qė del me mbaresėn "o" tė emrit zyrtar tė saj. Pra, perėndimi do vazhdojė pėr inerci, ta thėrrasė Kosovėn "Kosovo" dhe do marrė kohė derisa termi "Kosova" tė futet nė pėrdorim tė gjėrė. E mira do ishte, qė Kosova tė kthehet nė origjinė, pra tė marrė emrin Dardania.

Por kjo gjė i pėrket tė ardhmes, dhe politikanėt shqiptarė tė Kosovės, me tė drejtė i preokupon sot mė tepėr statusi i ardhshėm i Kosovės, dhe problemet e pėrditshme, se sa zgjedhja e njė emri. Ndonėse edhe emri vetė, duhet tė bėhet temė e njė diskutimi tė ardhshėm, kur kushtet tė flasin pėr tė.

15 shkurt 2003

Botuar edhe nė gazetėn shqiptaro-amerikane "Illyria", 25-27.02.2003, nr. 1218
dhe publikuar nėn Opinione nė: QIK | Trepēa.net

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara