HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhur me shkrimin “Drama e medias shqiptare” tė Fatos Lubonjės.

Mediat shqiptare dhe hiperbolizimi i problemeve

-- nga Arben Ēokaj, 28 shkurt 2003

Arben Ēokaj Nuk mund tė them se shkrimi i Lubonjės pėr mediat shqiptare nuk ka njė trajtim informativ, dhe nuk paraqet gjendjen reale tė mediave nė Shqipėri. Duke qenė se ndodhem jashtė Shqipėrisė pėr afro 10 vjet, unė nuk kam patur mundėsi qė t’i ndjek nga afėr zhvillimet e brendshme nė Shqipėri, dhe prandaj nuk mund tė komentoj njė shkrim, duke u nisur nga vėrtetėsia e tij. Por duhet pohuar qė nė fillim se e vėrteta, si ēdo gjė tjetėr, ėshtė relative.

Pėrveēse leximit me interes tė shkrimit tė Lubonjės pėr dramėn e medias shqiptare, ku paraqitet njė mozaik dhe ndėrthurje interesash mediale nė Shqipėri, duhet theksuar se, subjekti i shkrimit nė fjalė paraqiste tė vėrtetėn e Lubonjės pėr mediat shqiptare, pra kėndvėshtrimin e autorit pėr problemin qė shtron.

Nga pikėpamja konceptuale, mund tė thuhet hapur se mediat nė Shqipėri, janė mė tė lira dhe demokratike se nė pjesėn tjetėr tė Evropės perėndimore, dhe nėse Shqipėria synon Evropėn si para dymbėdhjetė vjetėve, atėherė aq mė keq pėr Lubonjėn dhe kulturėn mediatike tė parė me syrin e tij. Ėshtė mjaft pozitiv fakti qė mediat nė Shqipėri janė tė lira, pasi ėshtė pikėrisht liria e shtypit ajo, qė mat lirinė e individit nė njė vend. Ėshtė pozitive gjithashtu edhe pėrpjekja e gazetarėve tė ndryshėm, pėrfshi kėtu edhe Lubonjėn, qė mediat tė jenė tė lira.

Mediat nė Evropė luajnė politikėn e tyre, e cila nuk mund tė kalojė cakun e lejuar nga “sistemi” politik, qė kanė kėto vende. Nga ana tjetėr, stili investigativ i gazetarėve nė Evropėn perėndimore, me pėrjashtim tė disa rasteve nė Itali, Angli etj., dhe aty ku ka interes shteti, ėshtė pothuajse i vdekur. Gazetat i marrin lajmet zakonisht direkt nga policia, pėr incidente qė ndodhin, dhe shumė zor se thonė mė tepėr se aq, nga frika se mos dėnohen.

Gazetarėt dhe botuesit nė shumė vende tė Evropės perėndimore, zhvendosen nė tė njėjtin plan me politikanėt, tė cilėt bėjnė njė lojė “krahėsh” nė informim tė publikut, duke ruajtur kėshtu “aleancėn e tė pėrkundėrtave”. Jo gjithēka ka tė drejtė tė thuhet publikisht, dhe ėshtė interesante pėr mua tė shoh se gazeta “Shekulli” ka edhe njė drejtor etike, i cili duket se i sheh shkrimet analitike edhe nga kjo pikėpamje, qė ėshtė padyshim e domosdoshme.

Duke qenė se njė gazetar i televizionit shqiptar, nė kohėn kur PD ishte nė pushtet, nuk e dinte se nė ē’mėnyrė punojnė mediat nė Danimarkė, ai filloi tė ankohet para disa pėrfaqėsuesve tė medias daneze, se nė TVSH ka censurė nga “lart”. Pra, shteti imponohet pėr politikėn e TVSH-sė, qė ėshtė televizion shtetėror. Po ēfarė politike duhet tė luajė njė televizion shtetėror, pėrveēse asaj tė shtetit qė e financon?

Nė kėtė plan, duhet thėnė se, nė botėn shqiptare, e cila pėrpiqet tė dalė nga gjendja e vėshtirė e post-komunizmit, jo gjithmonė gjėrat shihen realisht dhe nė atė pikėpamje, qė shihen nė perėndim. Tendenca e dėshiruar shqiptare drejt modernes, dhe ideja qė shumė shqiptarė kanė nė kokė pėr demokracinė Evropiane, ka sjellė edhe nė Shqipėri njė lloj mosnjohjeje tė realitetit. Nuk ka dyshim, qė kjo gjendje do ndryshojė me kohėn, kur gjėrat tė shihen dhe kuptohen mė mirė. Ballafaqimi real me fqinjėt tanė evropiano-perėndimorė do na ndihmojė edhe ne si popull, tė pozicionohemi mė mirė nė vendin qė kemi.

Ndėrkohė qė nė shumė vende tė Evropės, tė krahasueshėm me Shqipėrinė pėr nga madhėsia, gazetat e mėdha nuk janė tė njė personi, por mbahen ekonomikisht nga shoqėri aksionare, dhe stafi i gazetės ėshtė thuajse i ndarė nga buxheti i saj. Pėr mė tepėr qė gazetarėt nuk ndjekin traditėn konservatore tė njė politikani, i cili mbetet nė “krahun” e vet politik, por shumė prej tyre kalojnė nga njėri krah nė tjetrin, sipas interesit, pa shkaktuar kėtu ndonjė problem ideor.

Sa i pėrket censurės pėr tė cilėn flet Lubonja, i cili sidoqoftė ka arritur njė status, qė shkrimet tė mos i preken, ajo ndodh edhe nė Evropė, nė atė mėnyrė siē e shtron ai. Aq mė tepėr nė Danimarkė, ku edhe kam patur rastin ta shoh mė nga afėr. Njė gazetė, e pavarur ose jo, ka politikėn e saj, dhe askush nuk mund tė ndėrhyjė, apo fyhet, nė rast se ajo nuk boton njė shkrim tė caktuar. Ėshtė e drejta e gazetės, tė botojė ose jo njė shkrim, sipas interesit qė ka, dhe kjo nuk pėrbėn censurė.

Ideja e censurės ushtrohet vetėm nga organet e njė shteti. Pra, tė jemi tė qartė, vetėm nėse organet shtetėrore ndėrhyjnė qė tė bllokojnė publikimin e njė shkrimi apo tė njė vepre, atėherė mund tė flitet pėr censurė. Nėse njė gazetė private, e pavarur, si “Shekulli”, etj. nuk publikon njė shkrim, kjo nuk mund tė pėrfshihet nė censurė, pasi autori ka mundėsi ta botojė shkrimin e tij diku tjetėr, siē bėri edhe Lubonja me shkrimin e vet pėr Irakun.

Nėse botimi ose jo i njė shkrimi nuk pėrbėn censurė, nė rastin kur mediat janė tė lira dhe nuk janė pronė e shtetit; prekja, ndryshimi, apo riformulimi i njė shkrimi qė botohet nga njė gazetė, cėnon tė drejtat e autorit, nėse kjo gjė bėhet pa dijeninė e tij. E drejta mbi shkrimin ėshtė e autorit, dhe organi i shtypit nuk ka tė drejtė ta cėnojė. Nėse kjo gjė ndodh, atėherė pėrsėri nuk kemi tė bėjmė me censurė, por me cėnim tė tė drejtave tė autorit.

Duket se Lubonja ėshtė irrituar, dhe i ndikuar nga tradita e keqe e censurės nė Shqipėri, ka reaguar me shkrimin e tij “Drama e medias shqiptare”, duke vėnė nė pozitė tė vėshtirė gjithė stafin e gazetės “Shekulli”, i cili pėr hir tė publikut, u detyrua tė japė sqarim publik.

Shumica e lexuesve shqiptarė nuk mund tė jenė konceptualisht mė tė civilizuar se ata gazetarė, tė cilėt u hapin horizontin atyre me shkrimet e pėrditshme. Pavarėsisht zhvillimit tė Shqipėrisė nė kėto vitet e fundit, pėrsėri duket qartė se gjendja ekonomike e sociale nė vend, kushtėzon edhe shtrirjen e njohjes sė tyre konceptuale.

Janė tė panumėrta rastet kur shqiptarėt ankohen pėr vendin e tyre, duke hiperbolizuar e tragjedizuar rrethanat, nė tė cilat ndodhen, nė vend qė tė punojnė me dinamizėm pėr ndryshimin e situatės. Ėshtė pėr tė ardhur keq, kur sheh edhe njerėz tė kulturės dhe elitės shqiptare, qė bien pre e njė mentaliteti dominant, dhe nuk mundohen tė largohen konceptualisht nga veset e njė kohe qė tashmė ka kaluar, dhe duhet lėnė pas.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara