HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Morali politik dhe pozicioni i njerėzve publikė

-- nga Arben Ēokaj, 24.08.2003

Arben Ēokaj Shumė njerėz i dinė gjėrat por kur fillon tė tregosh pėrkujdesje pėr ta, ata gjejnė njė precedent psikologjik qė tė tė shajnė apo injorojnė. Jam i sigurtė, se po dėnjoi Xhorxh Bushi tė flasė me kėta lloj njerėzish tė papėrgjegjshėm, dhe kur ata ta shohin se Bushi ėshtė njeri, e po tregon interes pėr gjendjen e tyre, etj. ata do vijnė nė konkluzionin se Bushi nuk qenka gjė - pra Bushi qenka mė injorant se ata. Marr shembull Bushin, jo si njeri i zgjuar nė kėtė rast, por si njeriu mė i pushtetshėm i globit. Si ilustrim pėr kėtė mund tė pėrdorim kėrkesėn e diktatorit Sadam Husein, qė tė fliste me Bushin para luftės nė Irak, pėrmes njė transmetimi tė drejtpėrdrejtė me satelit, qė e gjithė bota t’i shihnin. E pėr cfarė duhej tė fliste Bushi me njė diktator?

Arsyet pse kjo ndodh duhet tė gjenden tek 1. injoranca e kėtyre njerėzve, pra mosdija, dhe 2. tek mosvlerėsimi qė iu ėshtė bėrė tėrė jetėn. Dhe janė kėto njerėz qė tė pengojnė tė sillesh normalisht me ta. Pra tė detyrojnė tė bėhesh snob, e tė mos iu varėsh - kjo sjell njė farė distancimi me realitetin nė fakt (siē ndodh nė politikėn evropiane), pra edhe me njerėz tė tjerė, pasi njerėzit nuk mund t’i njohėsh nė kokė se ē’mendime kanė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse politikanėt nė Shqipėri iu varin shpeshherė problemeve, se nuk ėshtė vetėm korrupsioni (se secili njeri duhet tė mundohet edhe pėr vete), por ėshtė edhe pesha e rėndė qė duhet tė mbash mbi vete kur diskuton me njerėz tė papėrgjegjshėm, qė nuk posedojnė njohje, e njėkohėsisht kujtojnė se i dinė tė gjitha.

Nė diskutime me tė tjerė, ėshtė mirė tė mundohemi t’i fusim arsye diskutimit. Thėniet pas shpine apo pėrpjekjet injoruese nuk duhet tė na bėjnė shumė problem, kur ato nuk kanė njė bazė tė realtė arsyetimi, pasi kėto mund tė jenė sulme tė pamotivuara nga disa njerėz, tė cilėve jeta nuk u ka prirė aq mbarė sa duket, dhe nga dėshpėrimi i brendshėm, me tė drejtė i tyre, ata fillojnė e shajnė ēdo gjė tė mirė, se nuk dinė ndryshe, sa herė qė iu kujton vuajtjen e tyre. Nėse shmangim kėtu rastin kur njerėzit u shėrbejnė interesave tė caktuara, apo shėrbimeve tė specialzuara.

Besoj qė ndėrhyrjet e njerėzve publikė, qė duhet tė jenė nė njė nivel shumė tė lartė, duhet tė orientojnė njeriun pėr nga e mira dhe t’u bėjnė efekt edhe kėtyre njerėzve tė papėrgjegjshėm, tė cilėve “lumturia” perėndimore po iu merr jetėn dalė-ngadalė. Duke kuptuar gjendjen e tyre, ėshtė mirė tė bėhet njė si lloj terapie me ta, dhe nuk duhet tė biesh nė nivelin e tyre tė smirės e zilisė, pasi qėllimi i njė personi tė njohur publik nuk ėshtė tė vetė-afirmimi, por qė problemi i shtruar tė diskutohet, dhe diskutantėt tė mund mėsojnė mė shumė nga njėri-tjetri.

Bashkėbiseduesit kufizohen shpeshherė nė largėsinė e hundės dhe e shohin problemin mė thjeshtė, pa qenė nė gjendje ta pėrgjithėsojnė atė. Ata e kapin problemin nė kėtė mėnyrė: “nėse njė vend nuk tė pėlqen, atėherė ik!” E sikur tė gjithė vendet tė mos pėlqejnė, ku duhet tė mbytesh sipas logjikės sė tyre? Pra, kėta njerėz nuk e shohin problemin nė pėrpjekjet pėr tė ndryshuar njė realitet, por se si t’iu shmangen problemeve, duke pretenduar gjithnjė ikjen dhe duke i lėnė problemet tė pazgjidhura.

Unė kam patur rastin me njė gazetar danez qė merrej me Ballkanin ta ndikoj relativisht shumė me artikujt qė shkruaja pėr gazetėn daneze Politiken, ku nuk mė botoheshin shumica, por gazetari nė fjalė iu referohej fjalėve tė mia, sa herė nė shkrimet e tij. Kujtoj psh. se ai mė pati perifrazuar pėr VEFA Holding, ku unė e krahasoja atė me firmėn mė tė fortė daneze, AP Mųller, e cila gjatė Luftės II Botėrore ishte marrė me tregėti armėsh. Ky fakt u publikua mė vonė nė faqet e po tė njėjtės gazetė. Po ashtu, ai u pat shprehur nė njė artikull, se shqiptarėt nuk durojnė mė tė drejtohen nga tė tjerėt, pasi unė i pata thėnė nė njė bisedė me tė dhe kryeredaktorin e politikės sė jashtme tė gazetės Politiken, se evropianėt janė mėsuar tė na shohin ne shqiptarėve tė kacafytemi me njėri-tjetrin, por kjo kohė ka marrė fund. Edhe tė keqen tonė, ashtu si tė mirėn, ne do dimė ta mbajmė pėr vete, dhe do mundohemi ta vetė-pastrojmė.

Kėto gjėra jo vetėm qė bėjnė njė pastrim tė ndėrgjegjes sonė politike, por ndikojnė fuqishėm edhe mbi tė tjerėt. Nėse shohim politikėn shqiptare e mė gjėrė, politika ėshtė interes i grupit qė pėrfaqėson nė radhė tė parė, por mbi tė gjitha, ajo duhet tė tentojė tė shuajė gjakrat e nxehtė ndėrmjet grupeve me interesa tė ndryshme. Filozofitė ”i majtė”, apo ”i djathtė” janė koncepte politike, tė cilat pėrdoren pėr tė ndarė grupet e interesave nė dy kampe tė mėdha - nė fund tė fundit, ajo qė luan rol ėshtė politikani vetė. Sa i realtė dhe i sinqertė ėshtė ai, dhe sa punon ai pėr tė mirėn e pėrbashkėt.

Mė vjen mirė qė nė Kosovė tė gjitha partitė e kanė kuptuar qėllimin e pėrbashkėt, dhe do isha i lumtur sikur edhe shkrimet e mia modeste tė kenė dhėnė efekt pozitiv nė politikėn shqiptare. Kujtoj njė shkrim timin, ku i tėrheq vėmendjen Surroit, se injoron presidentin Rugova. Nė gazetėn e tij, Rugova akoma figuron si Kryetar, e jo si President. Pata shkruar: “Si ka mundėsi qė njė njeri i zgjuar tė mos e kuptojė, se kur pėshtyn lart, pėshtyma tė bie nė fytyrė?”

Rugova pra, ėshtė Presidenti i Kosovės dhe si tė tillė duhet ta respektojmė nėse duam shtet. Po ashtu edhe figurat e tjera politike. Secili prej nesh po tė ishte nė vend tė njė presidenti do kishte kundėrshtarė. Por njė njeriut si Vetoni, nuk i lejohet tė shajė pa tė drejtė, apo tė pėrēmojė njė president, qoftė edhe duke thėnė: “Takimi Shtajner - Rugova”. Jo, duhet i joti para, ai qė ka mė shumė rėndėsi e kuptim pėr ty, dhe kombin tėnd. Pra, duhet thėnė “Takimi Rugova-Shtajner”, pavarėsisht se ndoshta ndodh qė personalisht nuk e preferon Rugovėn, por pėr hir tė atij impakti politik qė mban nė kėmbė shtetėsinė e Kosovės, pėr hir tė njerėzve dhe publikut shqiptar qė tė lexon, tė cilėt duhet tė besojnė diku, duhet tė besojnė nė njė politikan kryesor, derisa Kosova tė marrė pavarėsinė, e kėshtu me radhė pastaj. Aq mė tepėr qė nėse injorohet njė personalitet politik, duhet tė jepen shkaqe tė bazuara pėr njė veprim tė tillė, e jo vese banale qė fshihen pas meskinitetit.

Nė Shqipėri politika i ngjan shpeshherė fenomenit “bjeri daulles, se i biem bukur”. Politikanėt shqiptarė korruptohen dhe nuk e ēajnė kokėn fare pėr njė fenomen tė tillė. Edhe bėrja publike e gjėrave, pa fakte, pa i shkuar tė vėrtetės deri nė fund mbetet vetėm supozim, qė shkrihet nė ndėrgjegjen e njerėzve si krizė e besimit. Nė luftėn politike pėr tė sharė tjetrin, ti nuk bėn asgjė mė shumė, vetėm se jep shkas qė tė shahesh nga tė tjerėt. E nė njė epokė informacioni, tė cilėn e jetojmė, lajmi merr dhénė, dhe kredibiliteti i politikanit blasfemohet. E ē’fituam pastaj?! Ēfarė fitoi pozita dhe opozita?! Ēfarė fitoi populli nė vetvete?!

Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njė pseudo-demokraci, por pėr norma tė caktuara, tė cilat duhet tė respektohen, nė mėnyrė qė tė mos vijė dita kur populli tė humbė besimin tek politikanėt, jo se ata nuk bėjnė, por sepse ata nuk dinė tė respektojnė dhe respektohen. Dhe kėto ditė mosbesuese ka kohė qė i jetojmė nė Shqipėrinė tonė demokratike...

Pėr mė tepėr, nuk duhet qė veprimet tona t’i komandojė vetėm uni egoist, pasi e mira e pėrbashkėt, e parė nė prespektivė, mund tė sjellė njė tė mirė mė tė madhe edhe personale. Janė gjėra tė thjeshta kėto, qė shpeshherė kalojnė pa u vėnė re nga klasa jonė politike e gazetareske, tė cilat ka raste qė mendojnė me bark akoma. Pra nuk e vėnė trurin nė punė sa e si duhet.

Duke respektuar rolin e tjetrit, nuk bėjmė asgjė mė shumė, vetėm se i hapim rrugė vetes tė respektohemi - kjo mendoj duhet tė jetė primare nė politikėn brenda shqiptare, e cila me kalimin e kohės do vijė duke u rafinuar dhe pėrmirėsuar - por siē mund tė kuptohet, gjėrat nė politikė dhe ekonomi nuk ndryshohen menjėherė. Rėndėsi ka tė jetė njė fillim i mbarė dhe kushtet janė pjekur pėr njė fillim tė tillė nė politikėn shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara