HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ngritjet dhe zbritjet e zotit Surroi

-- nga Arben Ēokaj, 01.09.2003

Arben Ēokaj (Reagim pėr shkrimin "Ftesat e papėrgjigjura pėr kryetarin" tė Veton Surroit, botuar nė gazetėn "Shekulli", 01.09.2003)

Lexuesi shqiptar e njeh Veton Surroin mė shumė se shkruesin e kėtyre radhėve, falė kontributit tė tij nė median dhe politikėn kosovare e mbarėshqiptare. Po perifrazojmė njė thėnie tė Rexhep Qoses kundrejt kritikėve tė tij, tė disa viteve mė parė: "Nėse do ta nxjerrėsh emrin tėnd nga varri i harresės, atėherė sulmo njerėz mė tė mėdhenj se vetja". Mund tė krijohet pėrshtypja, se reagimi im nė kėtė rast, vjen si rezultat i dėshirės pėr tė "nxjerrė emrin tim nga varri i harresės..." Por, nuk ėshtė kjo! Pėrderisa unė po e pėrmend kėtu kėtė pasazh interesant tė Qoses, lexuesi do mund ta kuptojė qė nė fillim, se ky reagimi ėshtė neutral dhe nuk ka tė bėjė fare me kėtė trend psikologjik tė ndokujt pėr afirmim. Aq mė tepėr, qė reagimi im nuk mund tė kuptohet asnjėherė si sulm ndaj personalitetit tė Surroit, pasi qėllimi im ėshtė mė tepėr pajtues se sa distrahues.

Gjithashtu, edhe Surroi nuk besoj ta ketė sulmuar presidentin Rugova, pėr tė "nxjerrė emrin e vet nga varri i harrersės", pasi Surroi ėshtė sot njė njeri mjaft i afirmuar nė botėn intelektuale shqiptare. Por qėllimi i tij, gati fėminor, duket se fshihet diku tjetėr... Kėtu kemi tė bėjmė ndėr tjera edhe me njė konkurrencė intelektuale, apo xhelozi qė fiton tė drejtė tė shprehet, pėr tė fituar popullaritet.

Ndėrsa lexoja shkrimin e sotėm tė Surroit, tė botuar NėLinjė tek Shekulli, gati sa nuk po u besoja syve. Shkrimet e Surroit janė pėrgjithėsisht tė ngritura intelektualisht, dhe kanė njė karakteristikė pikėsimi, nė ndarjen e tyre me numra nė paragrafė tė mėdhenj. Nga ana e formatimit, Surroi e ruajti pėrsėri formėn e ndarjes sė shkrimit me pika numerike (siē duket, ai ka ndėrmend tė themelojė edhe njė rrymė tė veēantė trajtimore nė gazetarinė kosovare: Rryma Suroi me pikėsime), por autori nuk ka mundur nė kėtė rast tė ruajė nivelin e tij intelektual tė shprehjes dhe pėr mė tepėr, etikėn e tij gazetareske.

Nė pamje tė parė, shkrimi i sotėm i Surroit tek "Shekulli" ngjan mė shumė me shpėrndarje thashethemesh, pasi artikulli i tij nuk ka njė bosht ideje, qė tė justifikojė qėllimin e tij. Ai pėrgojon presidentin Rugova, duke u bazuar nė episode humoristike tė njė shoferi protokolli nė Tiranė (nėse e marrim si tė vėrtetė historinė e treguar nga Surroi). Komentet e shpėrlara tė Surroit nė shkrimin e tij, mund tė konsiderohen si "fjalė tė liga", po tė shprehemi me gjuhėn e popullit.

Nga ana tjetėr, Surroi duket se vuan jo pak, nga egoja e brendėshme e tij, pėr tė marrė dimensionin e presidentit Rugova, dhe pėr t'u adhuruar nga populli i Kosovės, ashtu siē adhurohet edhe presidenti. Kjo dėshirė e papėrmbushur e Surroit, gjen shprehje qė nė paragrafin e parė tė shkrimit tė tij tė sotėm, ku pėrmendet ndėr tjera "dhe pas ca kohe, nė mision shkova unė". Pra, Surroi - zėvendėsuesi i Dr. Rugovės nė misionet e tij nė Shqipėri - pjesė nga aventurat e Niels Holgersenit... (Rregullat e gjuhės shqipe presupozojnė qė titulli i njė personi tė shkruhet me shkronjė tė madhe, dhe shkrurtimi dr. vlen pėr njė mjek, qė do tė identifikohet si doktor, ndėrsa shkurtesa Dr. ėshtė titull shkencor, dhe shkruhet me shkronjė tė madhe pėr ēdo rast, edhe nė rastet kur pėrgojohet Dr. Rugova apo Dr. Berisha - njė gazetar shqiptar duhet ta dijė ndryshimin, e jo mė Surroi.)

Personalisht, unė ruaj njė respekt tė madh pėr figurėn dhe dimensionin njerėzor, intelektual e sidomos politik tė Dr. Rugovės. Dhe mendoj se i pėrkas shumicės sė shqiptarėve nė kėtė rast. Kėtu nuk po hyj tė pėrmend sukseset e Dr. Rugovės nė politikėn shqiptare, pasi nuk jam biograf i tij, por po i referohem gazetarit danez Jens Holsoe, i cili mbulon Ballkanin pėr gazetėn daneze "Politiken" dhe sqaron njė episod tė politikės kosovare, tė kohės sė luftės, qė pėrmend edhe Surroi nė shkrimin e tij. Jens Holsoe shkruan kėshtu: "Pastaj, nga zyra e tij doli Rugova, dhe tė gjithė njerėzit qė ishin mbledhur aty heshtėn, jo nga frika por nga respekti." Ndėrsa Surroi pėrpiqet ta paraqesė Dr. Rugovėn si njė njeri, i cili edhe po shkoi nė Shqipėri, nuk shkon pėr politikė por pėr qejfe, pasi biseda me Dr. Rugovėn zgjat vetėm 10 minuta. Atėherė bėhet pyetja: Pse duhet tė shkojė Rugova nė Shqipėri?

Nė botėn intelektuale, si kudo tjetėr, ka konkurrencė idesh e mendimesh, ka edhe xhelozi. Por Dr. Rugova ėshtė ndėr tė rrallėt politikanė shqiptarė, qė ka ditur t'i shmanget me pjekuri e kulturė xhelozive personale. Ky ėshtė edhe ndryshimi qė Dr. Rugova ka ndėr tjera edhe me botuesin Surroi. Dr. Rugova pėrēon besim tek populli shqiptar i Kosovės e mė gjėrė, si dhe dimensionin e njė lideri tė lindur, qė Kosovės dhe popujve tė tjerė, mund tė ju duhen shekuj pėr tė lindur njerėz tė tillė. Dhe njerėzit e shohin me kėtė sy Dr. Rugovėn, ky ėshtė edhe ēelėsi i suksesit politik tė LDK-sė. Qė Surroi apo dikush tjetėr, tė marrė njė dimension tė ngjashėm me Dr. Rugovėn, duhet sė pari tė fillojnė e tė respektojė presidentin e Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, i cili ėshtė presidenti i parė shqiptar nė histori, i zgjedhur me votėn e popullit, nė atė krahinė shqiptare tė sunduar pėr dekada nga serbėt. Xhelozitė intelektuale, apo konkurrenca politike, nuk duhet tė kapėrcejnė interesin e pėrbashkėt pėr njė Kosovė tė pavarur, dhe Surroi e di mjaft mirė edhe arsyen pse Dr. Rugova nuk ka shkuar nė Shqipėri.

Nuk ėshtė e rėndėsishme qė presidenti Rugova tė shkojė apo jo nė Shqipėri. Presidenti Rugova, ashtu si shkruesi i kėtyre radhėve e shumica e shqiptarėve, dėshirojnė tė shohin njė Shqipėri demokratike, tė sigurtė dhe tė zhvilluar, qė tė mos e ndjejnė nevojėn tė shkojnė nė Shqipėri vetėm personalitetet politike, tė shoqėruar me eskorta policie, por edhe turistė evropianė, qė mund tė shėrbejnė si burim fitimi pėr tė rritur nivelin ekonomik tė shqiptarėve. Nga ana tjetėr, presidentit Rugova i lejohet tė bėjė vetė ato lėvizje e veprime, qė sjellin ujė nė mullirin e Pavarėsisė sė Kosovės. Nėse presidenti e quan tė arsyeshme tė shkojė nė Shqipėri, jo pėr pjeprin e Sandrit, apo kungullin e Surroit, aq mė tepėr pėr "brekėt e banjės", ai do tė shkojė nė Shqipėri, kur kjo t'i duket e arsyeshme atij. Surroi harron se ka ndryshim mjaft tė madh nė sjelljen nė mes njė politikani kryesor, dhe njė gazetari tė Kosovės.

Politikisht, Dr. Rugova vetė nuk besoj se do e pranonte mungesėn e opozitės nė mendime dhe politikė. Por, a mund tė quhet kritik njė shkrim qė shpėrndan thashetheme dhe blasfemon me fjalė banale, njė personalitet tė nderuar politik? E vetmja gjė, qė mendoj se e bėn shkrimin e Veton Surroit tė botueshėm nė njė gazetė si "Shekulli", ėshtė fakti se Surroi ka njė emėr si publicist, merret me njė temė, qė ka tė bėjė me marrėdhėniet Shqipėri-Kosovė, dhe pėrmend emrin e presidentit Rugova. Sa i pėrket anės trajtimore dhe gjuhės intelektuale tė shprehur nė artikull, mund tė konstatohet me lehtėsi, qė autori i shkrimit ka qenė nė njė ditė tė keqe tė tij, gjė qė dihet se mund t'i ndodhė secilit autor, kur mungon frymėzimi i brendshėm i tė shkruarit. Thuhet ndryshe: "I ėshtė mbaruar benzina, nuk ndez mė!". Pra, kemi tė bėjmė nė kėtė rast me njė zbritje stilistike tė botuesit Surroi...

Shpėrdorimi i personalitetit tė Dr. Rugovės nė artikullin e fundit, me ose pa qėllim, i shėrben atyre qarqeve anti-Rugovė, apo anti-Berishė, qė synojnė importimin e politikės konfliktuale nė Kosovė, dhe pėrkeqėsimin e marrėdhėnieve ndėrmjet politikės zyrtare tė Tiranės dhe Prishtinės. Sipas Surroit, Rugova shkonte nė Shqipėri pėr tė ngrėnė dhe pėr tė pirė, e jo pėr "muhabete politike". Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė, pse nuk jepet Rugova sot pas kėtyre qejfeve, kur pushtetarėt nė Shqipėri po fryhen sot mė shumė se nė kohėn e Berishės?

Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė zgjidhur akoma z. Surroi. It's a long way to go! (Do tė marrė akoma kohė!) Do ishte mė mirė pėr ju, si botues dhe publicist i njohur, si njeri me reputacion nė Kosovė, qė t'i shėrbeni mė shumė interesave tė pavarėsisė sė Kosovės, se sa blasfemimit tė politikanėve tė saj.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara