HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dritė-hijet e njė takimi tė imponuar

-- nga Arben Ēokaj, 09.10.2003

Arben Ēokaj Autoritetet ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, ashtu edhe tė tjerė, citohen tė kenė thėnė jo vetėm njė herė se: “Statusi i Kosovės nuk pėrcaktohet as nė Prishtinė dhe as nė Beograd”. Politikanėt kosovarė i lejojnė vetes ta hanė kėtė gėnjeshtėr, pasi nuk duan t’i sforcojnė marrėdhėniet e tyre me faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt nė fakt i kanė nė dorė tė gjitha levat e pushtetit nė Kosovė. Suksesi apo dėshtimi institucional nė Kosovė varen kryekėput nga ndėrkombėtarėt, tė cilėt nuk pėrtojnė edhe tė fyejnė hapur, duke i konsideruar institucionet vendase tė shqiptarėve si “tė pėrkohėshme”. Ky koncept i “pėrkohėshmėrisė”, na detyron ndoshta t’i analizojmė gjėrat qė nga fillimi, pėr tė parė me njė sy tjetėr, atė qė mund tė quhet “projekti i viktimizimit tė Kosovės”.

Kryeadministratori i ri i Kosovės, Holkeri i lejon vetes tė sillet me arrogancė, sepse sipas tij, shqiptarėt e Kosovės duhet tė tremben, nė mėnyrė qė ata tė detyrohen tė pranojnė diēka, jashtė dėshirės sė tyre. Fatkeqėsisht, ndėrkombėtarėt duket se kanė pėrvetėsuar mjaft nuanca psikologjike nga konceptet brutale tė Millosheviēit: “kosovarėt i rrahim me shuplaka”, e cila veē tjerash do tė thotė se kosovarėve ua kemi “ngrėnė zemrėn”.

Duke qenė se Kosova ka pėsuar dhunė sistematike pėr dekada me radhė nga pushtuesit serbė, shoqėrisė kosovare i lejohet sot tė ketė rrėnoja tė njė ndrojtjeje natyrale nga dhuna e kujdo qoftė, dhe nuk ėshtė ēudi, se elementi dhunė mund tė japė rezultat nė shumė raste, pėr tė arritur diēka, e kjo jo vetėm nė Kosovė. Por edhe nė Gjermani. Psh. kancelari Shrėder i kėrcėnon anėtarėt “rebelė” tė partisė sė tij, se nėse nuk i bashkohen qėllimit tė tij, ata do tė “luajnė me zjarrin”. Ėshtė mirė qė shoqėria kosovare tė shohė pak mė larg se sa veten e saj, qė tė kuptojė se si ndėrvaren punėt nė kėtė rruzullin tonė tė vogėl... Nganjėherė, jo gjithēka ėshtė aq demokratike, sa ē’propogandohet!

Pėr t’ia mbushur mendjen politikanėve kosovarė, qė tė marrin pjesė nė njė takim tė paqartė, ndėrkombėtarėt pėrdorin edhe “miqtė e mėdhenj” tė Kosovės, Hollbruk dhe Kushner, tė cilėt nga respekti i madh pėr Kosovėn, u tregojnė kosovarėve se duhet tė ndalojnė krimet kundrejt minoritetit serb, qė tė fitojnė pavarėsinė. Ndonėse shkalla e vrasjeve nė Kosovė ėshtė mė e ulėt se nė kufirin shqiptaro-grek, e askush nuk e thotė njė fjale kritike kundrejt Greqisė, pėr tė mos pėrmendur kėtu rastin e Stokholmit, ku u ēa me thikė nga njė serb ministrja e jashtme e Suedisė, apo rastin e vrasjes tė ish-kryeministrit serb Xhinēiē. Kėto janė tė pranueshme tė gjitha, vetėm nė Kosovė nuk duhet tė ketė krime, se pėrndryshe... nuk ka pavarėsi!

Askush nuk ia bėn tė mirė kancelarit gjerman kėrcėnimet e tij, aq mė tepėr kėrcėnimet e Holkerit nė Kosovė. Holkeri thotė: “Bisedimet do tė bėhen, do apo s’do faktori politik shqiptar”. Atėherė, shko ti mor zoti kryeadministrator nė bisedime, meqė tė ka marrė malli, pse po mundohesh t’iu imponohesh shqiptarėve, tė cilėt nuk presin ndonjė tė mirė nga ish-pushtuesit e tyre serbė?!...

Por kryeadministratori u bėn ftesa partive politike kosovare, qė tė pėrfaqėsohen nė takimin me serbėt (se takimi duhet tė jetė shqiptaro-serb, e jo findlandezo-serb), tė cilin duket se e kanė caktuar diku nė mes tė kėtij muaji. Nga ana tjetėr, ndėrkombėtarėt fillojnė sanksionet irrituese kundrejt privatizimeve nė Kosovė. Dhe nė mėnyrė paradoksale, politikanėve kosovarė u komunikohet se, nuk ka rėndėsi nėse ju merrni pjesė apo jo, bisedimet do tė bėhen! Kjo do tė thotė, me fjalė tjera se, shqiptarėt e Kosovės nuk do tė pyeten as pėr rezultatin e kėtyre bisedimeve “teknike”, pėrderisa nuk paska rėndėsi fare, nėse ata shkojnė nė takim, apo jo.

Kundėrshtarėt e Gerdit (kėshtu e thirrin kancelarin gjerman me pėrkėdheli) kėtu nė Gjermani, kanė filluar tė mos tremben nga kėrcėnimet e kancelarit, pasi ato kanė qenė tė pėrsėritshme dhe njerėzit kanė filluar tė mėsohen me to. Gjermanėt kanė filluar edhe tė kuptojnė se, sistemi gjerman i barazisė sociale, i propoganduar pėr vite me radhė si i suksesshėm, ka filluar tė ēalojė tepėr keq nga korrupsioni i pėrgjithshėm dhe mungesa e parave, saqė duhet tė ndreqet. Sistemi duhet ndryshuar, se po i bėn gjermanėt dembela dhe po e shkatėrron ekonominė gjermane!

Kėshtu ka mundėsi tė ndodhė edhe nė Kosovė. Kosovarėt ka kohė qė kanė filluar tė mos i tremben serbėve, dhe ka shumė gjasa se ata do tė fillojnė gradualisht tė mos i tremben as arrogancės (ndonjėherė administrative) tė ndėrkombėtarėve. Politikanėt kosovarė, si pėrfaqėsues tė popullit tė Kosovės, secili nė mėnyrėn e tij, kanė filluar tė bėjnė politikė. Ata e kuptojnė se njė ofertė imponuese e ndėrkombėtarėve, nuk bėhet pėr tė mirėn e Kosovės dhe pavarėsisė sė saj. Por si duhet tė veprojnė atėherė?

Konkretisht, ndėrkombėtarėt kanė filluar qėllimisht ta ulin gradualisht vlerėn e aksioneve politike tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare, pėrderisa komentohet se Kosova nuk ka naftė dhe si e tillė, nuk mund tė jetė as nė shkallėn e dytė tė prioriteteve tė administratės sė Bushit. Pra, Kosovės ia hoqėn gradualisht mbėshetėsin e saj kryesor: administratėn amerikane. Njėkohėsisht flitet edhe pėr rritje tė interesimit tė Rusisė nė Ballkan, ndonėse ajo nuk ka as para qė t’i mbajė forcat ushtarake atje. (Po njė kockė duhet ta lėpijė edhe Rusia, apo jo?!)

Qeveria serbe, ndonėse e re, tė mahnit me akrobacinė e saj politike. Ajo ka filluar shumė shpejt tė rrisė vlerėn e aksioneve ndėrkombėtare, sidomos duke i bėrė qejfin Bushit, se do tė dėrgojnė 1000 ushtarė nė Afganistan. Kur qeveria shqiptare vendosi tė dėrgojė vetėm 70 ushtarakė nė Irak, ajo u ndesh me kritika edhe nga disa ithtarė e komentatorė evropianistė nė Tiranė. Mandje, mendimi i njėrit shkoi deri aty, saqė harroi ndihmėn amerikane nė Kosovė dhe po kėrkonte tė gjente njė arsye pse qeveria shqiptare po tregohej kaq e zellshme. E pra, kėsaj i thonė politikė!

Qeveria serbe, vė 1000 ushtarė nė dispozicion tė “paqes” ndėrkombėtare, dhe nė tė njėjtėn kohė, kryeministri Zhivkoviē deklaron se ēėshtja e Kosovės nuk mund tė zgjidhet nė rrugė militare, se ajo u provua, dhe nuk dha rezultat. Pas vrasjes sė Xhinēiqit, qeveria serbe ka ndryshuar strategji bashkė me ariun polar rus, dhe po paraqiten sot mė paqėsorė se kurrė. Por si gjithmonė, qėllimi i dominancės ėshtė i njėjtė, dhe qėllimi nė shumė raste justifikon edhe mjetin...

Ndėrsa nė rracėn e politikanėve dhe gazetarėve shqiptarė gjen edhe prej atyre, qė mendojnė se Rugova duhet tė kritikohet patjetėr. Kasnecėt shqiptarė, si dorė e zgjatur e “tė panjohurės”, duhet t’i nxjerrin punė presidentit Rugova, se ai ka pak dhe nuk po di se ēfarė po flet.(!) Rugova sipas tyre ėshtė bėrė megafon. Ai kėrkon gjithmonė dhe nė ēdo takim ndėrkombėtar vetėm njė gjė: Pavarėsinė e Kosovės. Pėr kėtė, Rugova duhet tė kritikohet... gjithnjė sipas logjikės sė tyre tė shitur.

Fill pas njohjes sė Kosovės si pjesė e pandashme e Serbisė nga parlamenti serb, aksionin anti-Rugovė e filloi botuesi kosovar Veton Surroi. Ai filloi t’i tregonte lexuesve tė gazetės “Shekulli”, se Rugova nuk ėshtė perėndi, dhe se ai ėshtė njeri si gjithė tė tjerėt. Madje Rugovės i ka ikur koha, se ai shkon edhe nė plazh dhe ha edhe pjepra – pra ai ka sekrete, qė njerėzit duhet t’i dinė, apo jo?!

Inteligjenca e Surroit nuk mund tė injorohet. Ai e kapi situatėn menjėherė nga reagimi qė iu bė shkrimit tė tij, por sulmi anti-Rugovė vazhdon me mjete tė njėjta nė faqet e gazetės sė tij. Nė njė vėrejtje nga Londra, gazetari nė rritje, Adriatik Kelmendi, kėrkonte qė Rugova tė kritikohet, pa dhėnė arsye pse! Sipas tij, Rugova si kreu politik mė i lartė i Kosovės duhet patjetėr tė kritikohet – pra lufta politike nė Kosovė duhet tė fillojė tani, me tė gjitha mjetet, nė vend qė kosovarėt ta shohin Dr. Rugovėn si lider tė tyre, madje edhe ta mitizojnė atė, derisa tė arrijnė Pavarėsinė e Kosovės.

Po kėtu qėndron i gjithė problemi i kėsaj ēėshtjeje: tek Pavarėsia! Pėr tė vjedhur njė ide, ose mė mirė, pėr tė futur njė shkop nė rrotė tė LDK-sė dhe politikės sė saj, Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK) ka kėrkuar me kohė, qė parlamenti i Kosovės tė shpallė pavarėsinė, pasi baroti i ndezur pėr bashkim kombėtar, i kėrkuar nga LPK deri tani, ka filluar tė laget. Dhe meqė LPK fabrikon dėshira tė porositura nga kuzhinat qė dihen, logjika e tyre ėshtė: “Duhet kapur njė ide e fortė, nė mėnyrė qė ajo tė blasfemohet!” Tė blasfemohet gjithashtu, me tė gjitha mjetet, edhe mbartėsi i kėsaj ideje, saqė pavarėsia e Kosovės t’u bėhet bajate tė gjithė kosovarėve – ky duhet tė jetė qėllimi i tyre.

Njė ide e vjedhur nga njė krah i dyshimtė politik, mjafton pėr tė bllokuar arsyen e shėndoshė tė LDK-sė, pasi politika varet nga njerėzit, dhe mesazhi qė njė politikan a parti politike pėrēon tek kėta njerėz. Nė kėtė rast, nė njėrėn anė, i njėjti krah politik e pėrqesh Rugovėn pėr megafon, se nuk di gjė tjetėr veē tė pėrsėrisė “Pavarėsia, Pavarėsia”, dhe nga ana tjetėr, njė grup politik i po tė njėjtit krah, hidhet e kėrkon shpalljen e pavarėsisė nga parlamenti i Kosovės, nė mėnyrė qė tė bllokojė veprimin institucional, qė duhet tė marrė presidenti i Kosovės. Goditje nė multi-plan jo paqėllim.

Dhe nuk vonon shumė. Nė tė njėjtin kanal politik, shpėtimtari i Kosovės, ai qė po shkrin edhe jetėn e karrierėn e tij politike pėr kauzėn e Kosovės, ish-presidenti shqiptar Meidani, i cili duket se e ka mirė me rusėt, po del nė dritė si hero kombėtar. Ai kėrkon (vetėm kėrkesė) qė Kosova tė mos kthehet nėn Serbi, pasi kjo do tė destabilizonte rajonin dhe nuk pėrton t’i bėjė qejfin vetes (pėr tė gėnjyer tė tjeret) se roli i shqiptarėve nė Ballkan po rritet. Kjo deklaratė e fundit e ish-presidentit shqiptar, duket se ėshtė mė e fortė se refuzimi i Majkos pėr tė shkuar nė takim me homologun serb, pasi Serbia do miratonte 'kushtetutėn e konfliktit'. Madje edhe kryeministri Nano ka dėshirė ta thejė akullin, e tė shkojė pėr njė drekė nė Prizren... para se Berisha tė shkojė nė Kosovė. Siē shihet, janė vėnė tė gjithė nė garė, pėr tė marrė merita nė emėr tė Kosovės...

Nėse Kosova bėhet e pavarur, ata do tė jenė heronjtė e saj, dhe nėse Kosova nuk mund tė bėhet e pavarur, siē dedukton edhe ish-presidenti me kėrkesėn e tij, ateherė pėrsėri ata do tė thonė se bėnė tė pamundurėn. Po kush po thotė se Kosova duhet tė kthehet nėn Serbi? Jo, askush veē serbėve... dhe njė takimi nė Vjenė pėr ēėshtje “teknike”, i cili siē po shihet ka gjasa tė sjellė mjaft tė papritura. Dhe ish-presidenti shqiptar Meidani ka nuhatje tė thellė; ai e ka mirė me rusėt. Pse duhet qė ish-presidenti shqiptar tė merret me njė ide serbe pėr Kosovėn, e jo me njė ide shqiptare?! Kėsaj parandjenje nuk i dihet burimi... apo jo?!

Mė duket se gjithēka i ngjan njė zgjuarsie pas kuvendit. Ndėrsa qeveria serbe ka mundur tė fitojė pikė nė arenėn ndėrkombetare, duke u “demokratizuar” edhe nė drejtim tė Kosovės dhe duke u “liberalizuar” deri nė atė shkallė, sa kryeministri serb shprehet se as nuk ka nevojė tė dėrgojė trupa nė Kosovė, pasi me rrugė militare nuk zgjidhen punėt. Qeveria serbe po punon qė tė krijojė kushte pėr tė hyrė nė Kosovė ushtarakisht vetėm si forcė paqėsore, atėherė kur roli i saj atje tė kėrkohet. Dhe kėtė gjė po e bėn duke fituar zemrat e ndėrkombėtarėve...

Idenė e parė e hodhi gjenerali italian i KFOR-it, Fabio Mini, dhe natyrisht qė po punohet aktivisht pėr denigrimin dhe shmangien e personalitetit numėr njė tė Kosovės nga skena, qė rruga e Kosovės pėr nė Serbi tė shtrohet nė “trėndafila”, aroma e tė cilėve do tė qelbė edhe vetė ndėrkombėtarėt.

Shqiptaret janė mėsuar me pabesitė e serbėve – kjo ėshtė edhe arsyeja pse ata nuk dėshirojnė tė njollosin veten, duke marrė pjesė nė njė takim, qė mban erė. Shqiptarėt kanė dekada qė nuk dinė tė merren vesh me serbėt, se shqiptaret duan lirinė e tyre, ndėrsa serbėt ofrojnė nėnshtrimin. Ndėrkombėtarėt konformistė dhe pa ideale nė ketė rast, nuk dėshirojnė t’ua prishin qejfin serbėve, por duan t’i lėnė palėt tė merren vesh, pa krijuar kushte tė barabarta pėr njė gjė tė tillė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara