HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Socialistėt dhe fjalimi i zotit Nano

Teoria filozofike e arratisjes nga realiteti

-- nga Arben Ēokaj, Frankfurt, 14.12.2003

Arben Ēokaj Kur je jashtė Shqipėrisė dhe lexon nė faqet e internetit fjalimin e kryeministrit tėnd, mundohesh qė tė kapėsh pikat kryesore tė tij, aty ku kryeministri mbėshtet punėn inkurajuese pėr prespektivat dhe zhvillimin e vendit tėnd, alternativėn e partisė sė tij, pėrballė alternativave tė opozitės dhe vizionin e tij si kryemministėr pėr tė ardhmen e vendit qė ai drejton. Aq mė tepėr, qė fjalimi i zotit Nano, bėhej nė njė kongres partie, ku ai synonte vazhdimėsinė e pėrjetshme nė postin e kryetarit tė saj.

Po ēfarė tė reje na solli z. Nano nė kėtė fjalim, qė ne nuk e dinim mė parė?

Kryetari i pėrhershėm socialist kishte kaluar nė ėndėrr. Kjo ishte e reja. Pėr analistė shqiptarė, ky pohim mund tė mos pėrbėjė risi, pasi zoti Nano dhe rrėnjėt e barit rreth tij, ka kohė qė duhet tė jetė nė ėndėrr. Ėndėrr dhe zhgjėndėrr njėherėsh - dy realitete tė pėrkundėrta kėto, qė paraqesin edhe thelbin e politikės socialiste: Injoro tė tashmen, krimin, papunėsinė, skamjen, korrupsionin, etj. etj. dhe mendo pėr tė ardhmen. Familja e madhe socialiste e z. Nano, po pėrgatitet vėrtetė qė tė shohė nė horizont njė fushė tė gjelbėr oruelliane, ku gjėrat fillojnė e shfaqen si nė njė film pa zė, dhe ngjarjet ecin pa prekur tokėn, pa e njohur realitetin. Fluturojnė ėndrrat nė dėshirėn e papėrmbushur delirante tė gjelbėrimit socialist, dhe vetėm njė kokė e madhe, me mustaqe, nė ekranin e deformuar tė propagandės, nevojitet pėr tė na kujtuar se ne akoma jetojmė. Ne akoma jemi gjallė, e si tė tillė duhet tė reagojmė.

Filozofia e fluturimit jashtė realitetit (ne shqiptarėt i themi me pras nė b...), apo arratisja nga e vėrteta, ėshtė njė fenomen tepėr i dukshėm edhe nė vendet e Evropės perėndimore. Pra, kjo teori filozofike e pashkruar akoma ndėr libra publikė, nuk ėshtė diēka e re pėr ne - atė e ka zbatuar me kohė familja e madhe e z. Nano, Internacionalja Socialiste, nė vendet e ndryshme tė Evropės. Dhe rezultati ėshtė premtues si fillim, si ēdo teori tjetėr idealiste, por trishtimi qė vjen mė pas ėshtė i pariparueshėm.

Synimi i Internacionales pėrmes kėsaj filozofie morsė, ėshtė arritja e komunizmit nėpėrmjet zhvillimit teknologjik. Pra, njeriu mohohet qė nė fillim si faktor zhvillues dhe evolutiv. Njeriu del nė plan tė dytė. Fjalėn e kanė makinat, dhe disa njerėz (filozofė politikė nė pretendim), tė cilėt fillojnė zbatimin e mekanizmave nga mė tė ēuditshmet, nė mėnyrė qė tė shpėrlajnė trurin e njerėzve. Dhe njeriu e ka vėshtirė ta kuptojė realitetin objektiv, ta ndajė atė nga ideja e sė ardhmes somnambuliste, pasi forcat propoganduese e shkėpusin njeriun nga bazamenti ku ka kėmbėt, dhe individi nė vetvete ndjehet tepėr i lehtė e pa peshė. Pra, individi evropian fluturon me pras!...

Por ky proces nuk mund t'i shmmanget krijimit tė viktimave gjatė rrugės, pasi pėr filozofėt politikė tė sė majtės internacionaliste, ku z. Nano bėn pjesė, nuk ka rėndėsi e tashmja. Rėndėsi ka vetėm e ardhmja - fusha e gjelbėr e ėndrrave. Kujtojmė kėtu fabulėn e gomarit, tė cilit ujku po i hante prapanicėn: "Ah sikur tė jem nė ėndėrr!" tha gomari i gjorė. Po tė kishte njohur kryeministrin tonė, gomari do kishte thėnė me siguri: "Ah sikur tė jem nė ėndėrr si Nano!". A nuk e patėt rastin tė dėgjoni apo lexoni fjalimin filozofik e idealist tė z. Nano, para delegatėve tė kongresit socialist? A nuk citonte z. Nano filozofin anglez, qė thoshte se ka fluturuar aq lart, sa e keqja nuk i prek as kėmbėt? Dhe gomari i fabulės patjtėr qė do tė thoshte: "Ah sikur tė fluturoj si z. Nano; ujku nuk do mė prekte as kėmbėt, e jo mė prapanicėn?!".

Pėr ne qė akoma vazhdojmė tė mendojmė me kėmbė nė tokė, ky lloj fluturimi i z. Nano na duket shkėputje nga realiteti objektiv, ose klinikisht e pėrcaktuar si fillesa e ēfarėdolloj sėmundjeje psikike. Dhe fatkeqėsia e pėrbashkėt ėshtė se ky person, me njė kulturė politike mediokre, vazhdon tė jetė kryeministėr pėr tė pesė-gjashtėn herė i Shqipėrisė. Deri kur duhet tė na sundojnė veset?! Deri kur shqiptarėt do lejojnė politikanė mediokėr nė drejtim, tė cilėt popullin e lėnė pa bukė, pasi shpalosin platforma ideologjike, tė cilat nuk i pėrgjigjen ligjeve tė natyrės? Edhe komunizmi lindor ishte i tillė; kundėrshtonte ligjet evolutive tė natyrės dhe shoqėrisė, dhe si i tillė ishte i destinuar tė dėshtojė.

E djathta shqiptare duhet qė bashkarisht tė pengojė zbatimin e praktikave dhe sitemeve tė tilla nė shoqėrinė shqiptare. Shqipėria nuk ka nevojė pėr sisteme, tė cilat janė tė destinuara tė dėshtojnė, si pasojė e kundėrshtisė qė ato paraqesin me ligjet e zhvillimit natyror tė njė shoqėrie. Shoqėria amerikane tregon sot se ėshtė ndėrtuar mė afėr realitetit qė krijon rregullsia i ligjeve tė natyrės, dhe si e tillė, sot pėr sot, shoqėria amerikane tregohet si mė e suksesshmja. Do ishte mirė qė intelektualė shqiptarė me banim nė SHBA tė ofronin shembuj se si duhet tė pėrfitojmė ne nga njė shoqėri e tillė, pavarėsisht presionit qė do tė bėjnė vendet evropiane, me ndihmėn e socialistėve shqiptarė, qė nė Shqipėri tė aplikohet njė sistem politik social-demokrat, i destinuar tė dėshtojė, siē po jep pėrditė shenjat e njė kolapsi total dhe plakje tė shoqėrisė, nė vendet e Evropės perėndimore.

Shqipėria nuk ka nevojė tė ndėrtojė sisteme sociale qė ngordhin ekonominė e njė vendi dhe qė vdesin popullin e tij - ashtu siē bėri komunizmi nė 50-60 vjet. Edhe politikanėt socialistė duhet ta kuptojnė sot kėtė tė vėrtetė. Pėrveē interesave personale apo partiake, socialistėt tė mbajnė vetėm emrin dhe tė hapin horzontin e tyre pėr ndryshime nė perspektivė dhe jo pėr ėndrra delirante.

Sistemi social-demokrat i vendeve tė ndryshme nė Evropėn perėndimore ėshtė njė sistem politik ndėrmjet sistemit amerikan dhe sistemit komunist tė aplikuar nė vendet e lindjes. Jetėgjatėsia e kėtij sistemi ėshtė relativisht mė e madhe nė krahasim me sistemin komunist tė egėr tė lindjes, ku Shqipėria bėnte pjesė, por pėrfundimi ėshtė fatkeqėsisht i njėjtė. Sistemi ėshtė si njė lloj makine, qė ecėn sa ecėn, por njė ditė shkatėrrohet. Dhe ne shqiptarėt duhet ta kuptojmė kėtė, e t'i largohemi sa mė larg teorive dhe eksperimenteve politike tė pėrkohėshme, tė cilat e kanė kahun drejt njė komunizmi ideologjik sipas Marksit, si faza e fundit e zhvillimit shoqėror. Faza e fundit e zhvillimit shoqėror duket se ėshtė demokracia liberale, pa klasa, e cila bazohet nė ligje tė forta tė njė shteti ligjor, e jo nė sisteme, ku mund tė punojnė nėpunės mediokėr, qė marrin vendime katrore.

Pėrvoja e shteteve evropiane tregon se sistemi social prodhon gradualisht papunėsi dhe njė sėrė keqpėrdorimesh tė burimeve tė pėrbashkėta. Gjermania ka sot njė shtet tė papunė, me popullsi sa Danimarka (mbi 5 milionė). Nė njė mėnyrė apo tjetėr, tė gjithė marrin ndihmėn e papunėsisė, apo ndihmė sociale nga shteti, pėrveē rrogave tė administratės qė merret me ketė punė. Politikanėt e sotėm gjermanė e vlerėsojnė ketė fenomen, si kanceri i shoqėrisė. Dhe shoqėria gjermane, falė politikave idealiste tė social-demokratėve nė pushtet, e ka zhytur vendin nė borxhe e krizė ekonomike, saqė nuk ka patur mundėsi nė kėto vitet e fundit tė paguajė as detyrimin financiar prej 3% tė brutos nacionale pėr Bashkimin Evropian. Kjo ėshtė edhe arsyeja reale, e mbetur e pathėnė, qė politikanėt evropianė nuk mundėn tė binin dakort pėr njė kushtetutė tė pėrbashkėt. Ligjet e pėrbashkėta tė Evropės injorohen nga vendet e mėdha si Gjermania e Franca, pėr arsye tė problemeve tė brendėshme "sociale", qė kėto vende kanė. Prespektiva evropiane ėshtė sot mė shumė se kurrė nė njė udhekryq tė madh.

Drejt Amerikės nuk shkohet me sisteme sociale, tė destinuara qė tė konsumojnė energji mė kot, dhe qė kalojnė nė kolaps pas njė kohe tė caktuar. Shoqėria evropiane, e influencuar nga suksesi propogandistik i vendeve komuniste tė lindjes, i ka hapur rrugė me kohė tė majtės evropiane, Internacionales Socialiste tė z. Nano. Kjo ėshtė arsyeja qė politikanėt nė Evropė, pėrveē Berluskonit e ndonjė tjetri, janė tė gjithė brekė-grisur, pasi sistemi i vlerave politike nė Evropė nuk ėshtė kapitalizmi. Ėshtė diēka e ndėrmjetme, qė nė emėr tė sigurisė pėr punėtorėt dhe qytetarėt, e ka kaluar shoqėrinė evropiane nė tė vėrtetė, nė njė gjendje tejet tė pasigurtė pėr tė ardhmen e gjithėsecilit.

Politikanėt shqiptarė ėndėrrojnė Evropėn, pa e ditur fort mirė se ku po shkojnė. Pėrveē kėsaj, Shqipėrisė i kanoset edhe njė ėndėrr tjetėr: Ėndrra e ideve tė z. Nano, apo z. Rama. Filozofi shqiptar Kleanthi Zoto e analizon tendencėn filozofike tė z. Rama, si pragmatiste. Kjo gjė mund tė jetė relativisht e vertetė, dhe do ishte mirė qė z. Rama si socialist, tė mund ndikojė edhe partinė e tij, pėr ide tė tilla tė suksesshme amerikane. Por pas optimizmit, vjen si rrjedhojė skepticizmi intelektual. Kryebashkiaku me vota tė dyshimta z. Edvin Rama, pėrmend nė fjalimet e tij fjalėn "sistem". Kjo fjalė mund tė konsiderohet si mjaft e dyshimtė. Nė Evropė, fjala "sistem" ka zėvendėsuar fjalėn "parti", qė dikur pėrdorej nė Shqipėri. Pėr cilin "sistem" e ka sot fjalėn z. Rama? Pėr "partinė"?!

Ish-kryeministri i nderuar izraelit, Shimon Peres, nė njė intervistė tė tij shprehet, se kur njerėzit merren me politikė, atėherė politika gjeneron konflikte. Njerėzit duhet tė merren me ekonomi! Politikanėt socialistė nė kongresin e tyre folėn mė shumė pėr politikė, pėr interesat e tyre tė sundimit tė pėrjetshėm, nė formėn "mė mirė i pari i katundit, se i fundit nė qytet", dhe nuk folėn aspak pėr prespektivat ekonomike tė popullit shqiptar dhe platformėn e tyre tė drejtimit, jo vetėm pėr vete, por edhe pėr tė tjerėt. Politikanėt socialistė tregojnė se janė dhe do vazhdojnė tė jenė nė krizė. Kjo do tė ishte gjysma e sė keqes, nėse socialistėt nuk do ishin sot nė krye tė shtetit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara