HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Deklaratat e fundit tė kryeministrit serb


-- nga Arben Ēokaj, 1 mars 2003

Arben Ēokaj Politika e sotme serbe, pėrmes kryeministrit Zoran Xhinxhiē, ka filluar njė revansh nė drejtim tė Kosovės. Deklaratat e fundit tė kryeministrit serb kanė pėr qėllim tė impresionojnė politikanėt kosovarė e ndėrkombėtarė, lidhur me opsionin serb tė statusit tė ardhshėm tė Kosovės. Ndonėse kėto deklarata tė kryeministrit serb Xhinxhiē nuk ka nevojė t’i konsiderojmė si tė lajthitura, nuk kemi pse tė mohojmė faktin se bashkė me ta, na del nė dritė edhe deliri i madhėshtisė, nė formėn e “folie de grandeur” tė kryeministrit serb: Xhinxhiē pretendon akoma tė luajė “big boss”-in nė Kosovė, pėr hir tė 3-5 % serbėve atje.

Duket se ėshtė njė veēori serbe, fakti se ata nuk dinė tė mėsojnė nga ngjarjet e dėshtuara nė historinė e tyre, ose mundohen t’i interpretojnė ato si fitore nė njė anė tjetėr. Tė marrim si shembull betejėn e Fushė-Kosovės mė 1389, ku serbėt humbėn bashkė me ballkanasit e tjerė nė luftė kundėr turqve. Serbėt e kanė mbajtur gjithmonė kėtė betejė tė humbur nė kujtesėn e tyre si diēka tė veēantė, bile edhe si pretekst tė sė drejtės sė tyre mbi Kosovėn – “djepin e nacionalizmit tė vjetėr serb”. A nuk ėshtė ironik dhe qesharak fakti se, “djepi nacional” i kombit serb, pėrbėhet nga mbi 90% shqiptarė?...

E njėjta gjė ndodh edhe nė historinė e re serbe. Kosova e pushtuar pėr dekada nga serbėt, i then hundėt mė 1999, me ndihmėn e NATO-s, njė regjimi barbar serb, qė drejtohej nga Sllobodan Millosheviēi. Serbėt nuk heqin dorė as sot; ata nuk dinė tė mėsojnė nga dėshtimi, ose synojnė tė arrijnė afirmimin e tyre, pikėrisht pėrmes dėshtimit.

Duke filluar me njė intervistė tek Zėri i Amerikės, tė cilės ēuditėrisht i dhanė hapėsirė mė tepėr se duhet edhe mediat e tjera shqiptare, kryeministri serb hodhi gradualisht idenė e njė federalizimi tė Kosovės, ku sipas tij 18% serbė tė popullsisė nė Kosovė, duhet tė kenė pavarėsinė e tyre, nė njė Kosovė, e cila pėr vete, duhet tė ketė njė status mė tė ulėt se Serbia e Mali i Zi. (?!) Vetė ideja e hedhur nga Xhinxhiē nuk duket e strukturuar mirė, aq mė tepėr kur ai nuk mund tė vendosė pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

Deklaratat e kryeministrit serb Xhinxhiē, synojnė jo vetėm tė pėrfitojnė zgjedhės nė Serbi pėr vete dhe partinė e tij nė zgjedhjet e ardhėshme, por edhe tė godasin Kosovėn nė njė moment, kur spektri politik shqiptar dhe pro-shqiptar, ndodhet nė njė gjendje tė ngacmuar, ose merret me probleme tė tjera.

Xhinxhiē shfrytėzon faktin se arrestimet e fundit nė Kosovė nga gjykata e Hagės, pėrbėjnė njė kėrcėnim tė hapur pėr ish-luftėtarėt shqiptarė, tė cilėt luftuan kundėr okupatorit serb. Duke shfrytėzuar etiketimet e pėrfolura mbi disa ish-krerė tė UĒK-sė, se gjoja ata kanė qenė gjatė luftės tė instrumentalizuar nga Beogradi, Xhinxhiē vazhdon nga ana tjetėr tė ruajė zakonin serb tė goditjes nė pikėn e dobėt. Ai pėrzgjedh pikėrisht Hashim Thaēin, ish-kreun e UĒK-sė, sot kryetar i PDK-sė, si politikanin kosovar, me tė cilin mund tė bisedohet. Xhinxhiē mendon me siguri se Hashim Thaēi, sot ėshtė i rrezikuar.

Dhe Xhinxhiē ka se pse tė ndjehet i ngazėllyer. Ai dėshiron qė “me njė gur, tė vrasė dy zogj”. Nga njėra anė, ai hedh idenė e papranueshme serbe tė ndarjes sė Kosovės, dhe nga ana tjetėr, ai synon tė fusė pėrēarje ndėr politikanėt shqiptarė tė Kosovės, duke lavdėruar Hashim Thaēin – kreun e PDK-sė. Xhinxhiē shpreson me siguri se, kundėrshtarėt e Thaēit do tė fėrkojnė duart nga kėnaqėsia, qė Thaēi po lavdėrohet nga kryeministri serb, dhe atyre do u bllokohet logjika nga xhelozia apo urrejtja, duke e etiketuar Thaēin si tė shitur. Thaēi nga ana tjetėr dhe pėrkrahėsit e tij, mund tė joshen nga kjo lėvdatė e kryeministrit serb, dhe tė ulin pretendimet pėr njė Kosovė tė pavarur e tė pandarė. Kėtu mund tė fillojė ndarja...

Politikanėt serbė po e konsiderojnė si sukses tė madh veprimin e gjykatės sė Hagės, ndonėse shqiptarėt janė tė predispozuar tė respektojnė drejtėsinė ndėrkombėtare, gjė qė u pa edhe nė veprimin e Fatmir Limajt, nėnkryetar i PDK-sė, i cili iu vetėdorėzua gjykatės sė Hagės. Por ne nuk kemi pse ta fshehim faktin se, gjykata e Hagės mund tė jetė edhe e ndikuar nga efekti i kompensimit, dhe pėr t’ua mbyllur gojėn serbėve, ajo po arreston edhe nga pala shqiptare, pra ish-luftėrarė shqiptarė, tė cilėt luftuan pėr tė mbrojtur vatrat e tyre.

Administrata amerikane, nga ana tjetėr, ndodhet sot nė njė pozicion tepėr delikat, ku pėrveē vėshtrėsive ekonomike pėr shkak tė pregatitjeve pėr konfliktin nė Irak, asaj po i dalin edhe probleme tė mėdha nga aleatėt e saj tė Evropės perėndimore, qė e zgjasin kėtė proces. Kėshtu qė ēėshtja e Kosovės, nė pritje tė zgjidhjes pėrfundimtare, vazhdon tė ruajė gjendjen e mėparshme, pasi administrata amerikane nuk ka realisht mundėsi tė merret sot me kėtė temė.

Kėtė mbingarkesė tė administratės amerikane, po e shfrytėzon pa takt Xhinxhiē, pėr t’i bėrė qejfin vetes, saqė i lejon vetes edhe ta krahasojė problemin e njė diktatori nė Irak, dhe qasjen e presidentit Bush atje, me interesimin e tij pėr Kosovėn: “Kosova pėr mua ėshtė si Iraku pėr Bushin” – shprehet Xhinxhiē, i cili kėrkon pėr mė tepėr qė tė kthejė 1000 trupa tė ushtrisė serbe nė Kosovė.

Por sa seriozisht duhet tė merren kėto deklarata tė kryeministrit serb? Si duhet tė reagojnė politikanėt shqiptarė ndaj deklaratave tė njė kryeministri serb tė vetėkėnaqur?

Kjo ėshtė njė ēėshtje delikate. T’i injorosh deklaratat e kryeministrit serb, nuk ėshtė e kėshillueshme, pasi pėr faktorėt ndėrkombėtarė, Serbia vazhdon tė luajė rol lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės. Nga ana tjetėr, mbivlerėsimi i kėtyre deklaratave, siē ndodh nė ndonjė rast, do jepte idenė se politika shqiptare nė Kosovė, ėshtė satelit i asaj se ē’u teket tė thonė lidėrve serbė – gjė qė sot nuk ka pse tė jetė e vėrtetė, kur ndikimi serb nė Kosovė sa vjen e dobėsohet. Si ēdo gjė tjetėr, deklaratat qė vijnė herė pas here nga politikanėt serbė, nuk kanė pse tė pėrbėjnė lajm nė Kosovė, se Kosova synon shkėputjen.

Duhet gjithashtu tė tregohet kujdes, qė politikanėt kosovarė tė mos bien pré e presioneve, apo lajkave qė bėhen nga tė tjerėt, aq mė tepėr nga kundėrshtarėt e tyre. Unė jam i sigurtė se Hashim Thaēi ėshtė nė gjendje ta kuptojė, se populli i Kosovės, ashtu edhe ai personalisht, janė mė tė fituar nė njė tė ardhme, kur Kosova do jetė republikė e pavarur, se nga ēdo zgjidhje tjetėr qė mund tė ofrohet. Regjimi serb, para luftės nė Kosovė, e kishte detyruar Thaēin, si shumė tė tjerė qė tė emigronte...

Nisur nga kjo, Thaēi nuk ka pse tė joshet nga “konsiderata” e shprehur e kryeministrit serb, nėse merret me mend se nė politikė, jo gjithmonė thuhet ajo qė mendohet. Pėr mė tepėr, qė lėvdatat dhe lajkat e kundėrshtarit, janė nė tė shumtėn e rasteve njė kurth i pėrgatitur me prapamendim.

Botuar nė gazetėn "Shekulli", me pak ndryshime, nėn titullin:
"Kosova dhe idetė e Xhinxhiē", 02.03.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara