HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politika maturante shqiptare


-- nga Arben Ēokaj, 20 mars 2003

Arben Ēokaj Nuk ka dyshim, qė politika shqiptare ka bėrė zgjedhjen mė tė mirė. Nė historinė e re politike tė Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit demokratik, politikanėt shqiptarė pėrmes qeverisė dhe parlamentit tė tyre, kanė marrė pa ekuivok njė vendim tė guximshėm pėrkrah SHBA-sė dhe aleatėve tė saj dhe nė mbėshtetje tė plotė me interesat tona kombėtare.

Lufta kundėr Sadam Huseinit, qė sapo ka filluar, ishte mjeti i fundit dhe i domosdoshėm pėr ēarmatimin dhe largimin nga pushteti tė diktatorit iraken, i cili e ka rritur ndjeshėm rrezikshmėrinė pėr paqen dhe stabilitetin nė botė, dhe ka dhunuar egėrsisht pėr vite tė tėra tė drejtat e popullit tė tij. Si nė ēdo konflikt tjetėr me pėrmasa ndėrkombėtare, edhe nė kėtė rast, ndarjet dhe fragmentarizmi i opinioneve tė politikanėve nga e gjithė bota, u bė njė dukuri dominante, saqė pengoi nė konvergimin diplomatik tė njė rezolute tė pėrshtatshme tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.

Por kundėrshtarėt nė kėtė rast nuk ka pse tė merren seriozisht. Pėrveē disa politikanėve me prirje majtas dhe disa pacifistėve qė vuanin nga dėshira pėr t’u zhveshur, ata nuk janė nė gjendje tė bėjnė mė shumė, ndonėse mosmarrėveshja nė fjalė do tingėllojė mbrapsht pėr disa kohė, dhe mund edhe tė ēojė nė njė hartė tė re tė politikės ndėrkombėtare, nėse kundėrshtarėt e konfliktit tė Irakut do jenė nė gjendje tė bashkojnė forcat, aq sa tė merren nė konsideratė.

Ėshtė karakteristike se, qeveria gjermane ishte ndėr tė parat nė Evropė qė e kundėrshoi me forcė ndėrhyrjen ushtarake nė Irak. Kancelari Shrėder dhe ministri i jashtėm gjerman Fisher, janė pėrpjekur energjikisht, qė tė influencojnė edhe qeveri tė tjera evropiane pėr tė mos mbėshtetur planet amerikane nė konfliktin e Irakut, saqė dolėn nė dritė edhe si mbrojtėsit mė tė mirė tė regjimit iraken. Por veprimet e qeverisė gjermane filluan tė kritikohen ashpėr nga opozita, e cila kontrollon nė fakt shumicėn e vendeve nė Kėshillin Federal, pėrmes sė cilit kalojnė miratimet e tė gjithė ligjeve tė reja nė Gjermani.

Angela Merkel, kryetarja e Unionit Kristian-Demiokrat (CDU), qėndron nė krye tė kėtyre kritikave dhe ėshtė shprehur herė pas here, se veprimet e Kancelarit Shrėder janė diletante nė politikėn e jashtme dhe ato nė tė vėrtetė po ndeznin luftėn, nė vend qė ta pengojnė atė. Merkel sqaronte se, nėse gjithė shtetet perėndimore do mbėshtetnin SHBA-tė, atėherė presioni i pėrbashkėt do e detyronte Sadamin, kėtė diktator, tė dorėzohej.

Ndėrsa kancelari Shrėder kundėrshtonte hapur dhe pa takt, ndėrhyrjen ushtarake nė Irak dhe mospjesėmarrjen e forcave gjermane me ato aleate nė konflikt, qė nė zgjedhjet federale nė Gjermani nė shtatorin e kaluar, ai duket se u bė njė katalizator negativ pėr mjaft vende tė tjera, tė cilat refuzuan pjesėmarrjen. Por nga ana tjetėr, Shrėder priste me servilizėm pėrulės, qė t’i jepte dorėn presidentit Bush nė samitin e NATO-s nė Pragė, vjeshtėn e kaluar. Veprimet qesharake tė kancelarit Shrėder nė kėtė samit, nuk mbetėn pa u satirizuar nga media gjermane.

Ajo qė ėshtė e rėndėsishme tė pėrmendet nė kėtė kontekst, ėshtė fakti se shumė gazeta nacionale gjermane e trajtuan thellė kėtė ēėshtje, duke e kaluar pėrmasėn e konfliktit iraken nė njė eveniment, qė ka prishur pėrfundimisht marrėdhėniet SHBA-Gjermani. Dhe kjo nuk duket se ėshtė njė politikė e menēur e kancelarit Shrėder, kur dihet mjaft qartė se Gjermania e sotme, edhe bashkimi i saj, ėshtė produkt i ndihmės sė vazhdueshme tė politikės amerikane.

Gazeta e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung” (Sydojēe Cajtung) shkruante nė njė koment tė saj: “Fundi i miqėsisė” se: “Pėr Gjermaninė, njė thyerje e pėrhershme me Amerikėn nuk do ishte ēlirim, por njė kthim tek realiteti i ndyrė i ri dhe i vjetėr; kthim i plotė tek njė botė zhgėnjyese e Evropės sė vjetėr me mendjeshkurtėsinė dhe pabesinė e saj. Mirėnjohja dhe miqėsia me Amerikėn: do tė provojnė akoma nė tė ardhmen se janė ndjenja tė arsyeshme.”

Pėrkundėr kėsaj, politika shqiptare e kėtyre viteve, shėnoi tashmė ngjarjen mė tė rėndėsishme nė angazhimin e saj ndėrkombėtar, dhe po del kėshtu gradualisht nga adoleshenca dhe delitantizmi politik, qė shpeshherė e ka karakterizuar kėto vitet e fundit. Rreshtimi Shqipėrisė me 70 ushtarakė pėrkrah SHBA-sė dhe aleatėve tė saj nė konfliktin e Irakut, tregoi mė sė miri se shteti shqiptar e njeh mirė logjikėn e thėnies sė vjetėr: “Miku i mirė – nė ditė tė vėshtirė”. Nė pak vite, Shqipėria e djegur mė parė nga kampi socialist, ka arritur tė orientohet bukur nė politikėn ndėrkombėtare, dhe ka zgjedhur krahun anglo-sakson, qė realisht drejton sot botėn.

Politikanėt shqiptarė, me vendimin e tyre tė guximshėm, treguan mė sė miri se i besojnė Amerikės si partnerit mė tė rėndėsishėm, dhe Amerika nuk do ta harrojė kėtė nder. Kėtė e ka treguar edhe presidenti Bush me letrat e tij drejtuar kryeministrit Nano, dhe presidenti Bush po e tregon mė sė miri, se ėshtė njė politikan qė i mban premtimet e tij me pėrpikmėri.

Pas vendimeve tė matura politike, priten natyrshėm edhe zhvillime tė mėtejshme shoqėrore, tė cilat pėr shoqėrinė shqiptare nė kėtė fazė janė mėse tė domosdoshme, sidomos nė politikėn dhe ekonominė e brendėshme. Sa i pėrket njė acarimi virtual tė marrėdhėnieve tona me BE-nė pėrsa i pėrket pjesėmarrjes sonė nė njė koalicion me SHBA-tė, politikanėt shqiptarė duhet ta kenė tė qartė, se Shqipėria do respekohet nga shtetet e BE-sė, vetėm atėherė kur, ajo tė bėhet e fortė dhe tė dijė tė respektojė vetveten.

Nė planin e politikės kombėtare, nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme se sa zhvillimet pozitive drejt statusit final tė Kosovės, nė pėrputhje me vullnetin e shprehur tė shumicės shqiptare nė Kosovė, ku krerėt politikė kosovarė, janė shprehur qartė nė pėrkrahje tė politikės amerikane. Nė kėtė rast, roli i SHBA-ve ėshtė padiskutim i pazėvendėsueshėm, dhe tė shpresojmė se SHBA-tė do dinė t’i respektojnė aspiratat tona si shqiptarė.

Lufta nė Irak sapo ka filluar, por askush nga ne nuk mund ta dijė se sa do zgjasė ajo dhe si do tė shkojė. Tė urojmė qė operacionet “kirurgjikale” tė ushtrisė amerikane tė jenė po aq tė suksseshme nė ēlirimin e popullit iraken, sa ē’ishin nė Kosovė, kundėr diktatorit Millosheviē.

Publikuar nė "QIK", Opinione

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara