HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Moratorium, Senatorium, Krematorium*)

-- nga Arben Ēokaj, 14 prill 2003

Arben Ēokaj Kosova nė rrugėn e saj drejt pavarėsisė, po ndeshet me gjėra nga mė tė ēuditshmet nė botė. Shkelje drastike tė ligjeve mbi votėn e lirė dhe respektit pėr kėtė votė tė dhėnė nga popullsia e Kosovės, janė vėnė re nė Kosovė edhe mė pėrpara, tė cilat janė pranuar nė heshtje edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, pasi kjo gjė ėshtė pėlqyer nga njė “pjesė” e saj. Ndėrkohė qė kėto shkelje tė normave demokratike u pranuan nga partitė politike tė Kosovės, pėr arsye tė unitetit e mirėkuptimit, ato sollėn nė krye tė qeverisė sė Kosovės njė kryeministėr nga PDK-ja, njė parti humbėse nė zgjedhje, kur dihet se LDK-ja kishte fituar shumicėn dėrrmuese tė votave, qė ēdo parti nė perėndim do e kishte zili. Nė bazė tė normave demokratike, dhe respektit pėr to, LDK-ja duhej tė kishte tė gjithė pushtetin nė dorė, se kėshtu ishte shprehur me votė, vullneti i shumicės nė Kosovė.

Thuhet (nėn zė) gjithashtu se edhe votat u "mjeshtruan" disi nga ndėrkombėtarėt, qė LDK tė mos kishte shumicėn absolute nė zgjedhje, pasi ndėrkombėtarėt i ndruheshin kėsaj force politike, e cila pėr vite me radhė e kishte trasuar rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė. Atėherė kur Kosova ishte e pushtuar nga serbėt, LDK-ja mundi tė organizonte popullin e Kosovės nė njė pushtet paralel nė Kosovė, dhe me qeverinė e saj nė ekzil, LDK-ja mundi tė mblidhte fonde pėr Kosovėn, pa tė cilat Kosova sot as nuk do e shihte lirinė e saj. Por, pėr hir tė kompromisit e mirėkuptimit me pjesėn tjetėr shqiptare, qė do veē pushtet, e qė doli nė dritė si “joker” evropian nė kohėn e luftės, udhėheqėsit e LDK-sė e tė tjerė, pranuan qė nė Rambuje, kryetar i delegacionit shqiptar tė ishte Hashim Thaēi, nė atė kohė njė pėrfaqėsues i UĒK-sė, por pa pėrvojėn e duhur politike, sa gati rrezikoi edhe nėnshkrimin e marrėveshjes sė propozuar nga Medlin Ollbrajt.

Kėto ditė, po ndeshei me njė term tė ri nė politikėn kosovare; me njė lapsus tjetėr tė Thaēit: Moratoriumin e Shtajnerit, i cili nga paaftėsia pėr t’u kuptuar, u pranua edhe nga kreu i PDK-sė. I preferuari i tė ndjerit Xhinxhiē, duket se ėshtė nė gjendje tė pranojė ēdo formulė, e cila pėlqehet nga njė "pjesė" e ndėrkombėtarėve, qė ai tė bėhet i preferuari i tyre. Kjo padyshim, gjen edhe spjegimin e vet psikologjik, nėse i referohemi psiko-analizės sė Frojdit, e cila duket se ėshtė lexuar sė prapthi, nga njė pjesė e diplomacisė evropiane.

Po cila pjesė e ndėrkombėtarėve pėlqen njė moratorium ndėrkombėtar pėr Kosovėn dhe ēfarė interesi mund tė ketė Kosova nga njė shpikje e tillė?

Gjatė konfliktit nė Irak, diplomacia ndėrkombėtare u ndesh me njė fenomen tė paparashikuar. Aleatėt amerikanė, Franca e Gjermania dolėn agresivisht hapur kundėr interesave tė SHBA-ve dhe u vunė si korrilat nė njė rresht me Rusinė. Harta politike e botės, me ndihmėn e pakursyer tė kancelarit gjerman Shrėder, filloi ravijėzimin e njė skeme tė re, skemėn e humbėsve, e cila nuk dihet se si do tė evoluojė nė tė ardhmen. Psikanaliza e Frojdit na tregon, se sjellje tė tilla dėshtakėsh, janė psikologjikisht tė pakurueshme. Por ne tė urojmė tė paktėn, qė kjo gjė tė dalė pėr mirė...

Ky diversitet i ri nė politikėn e mė tė mėdhenjve tė kėsaj bote, nuk pritej dhe as qė mund tė pritet tė kalojė pa ndikim nė Kosovė. Por shqiptarėt duhet tė mos gjenden tė papregatitur. Politikani i njohur shqiptar, Arbėn Xhaferri ndruhet se, ky krah i sapo-lindur politik, mund tė vėjė veton njė ditė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, e kjo mund tė bėhet vetėm pėr interesat e tyre meskine e banale si nė rastin e Irakut. Psikologjikisht, kjo gjė mund tė ndodhė, vetėm pėr hir tė “vjerrės”, ku nusja "shkon e flė me mullixhinė"...

Nga ana tjetėr, Anglia, e cila gjatė kėsaj kohe ka obligime tė tjera tė rėndėsishme, mund tė lejojė nė Kosovė idenė e njė moratoriumi, pėrderisa anglo-saksonėt kanė punė mė tė rėndėsishme pėr tė bėrė, dhe nuk dėshirojnė qė procesi i pavarėsisė sė Kosovės t’iu irritojė nervat edhe mė shumė “aleatėve” tė tyre franko-gjermanė. Pėr aq kohė sa nė Gjermani, do jetė nė pushtet Shrėder, kjo aleancė franko-gjermane dhe prishja e marrėdhėnieve me administratėn amerikane, do jetė njė fatkeqėsi jo vetėm pėr popullin gjerman, i cili po provon ditėt mė tė vėshtira qė nga lufta e dytė botėrore, por do sjellė edhe fatkeqėsi tė tjera nė ēėshtjet ndėrkombėtare, ashtu siē imponoi edhe luftėn nė Irak.

Qė kjo ide e moratoriumit tė mos vihet nė zbatim nė Kosovė, duhet qė politika kosovare tė reagojė energjikisht kundėr saj – dhe kėtė gjė e ka bėrė mjaft mirė LDK-ja. Kreu i PDK-sė tė sqarohet mė mirė pėr rrezikun, qė kjo “status-quo” e ēuditshme do i sjellė Kosovės nė tė ardhmen, nėse ai ka bėrė njė lėvizje tė pallogaritur mirė, e qė duhet tė tėrhiqet prej saj. Kosova dhe pavarėsia e saj, ėshtė mė e rėndėsishme se ēdo orvatje jo-qėllim mirė e kujtdo politikani tė pėrkohshėm shqiptar nė Kosovė. Njė individ dhe interesat e tij, janė tė pėrkohėshme, ndėrsa Kosova dhe pavarėsia e saj, janė ēėshtje kardinale dhe tė pėrhershme, pasi ngrihen mbi vullnetin e njė popullsie vitale, qė ka dhėnė mijėra e mijėra jetė njerėzish pėr lirinė e saj. Populli shqiptar i Kosovės e meriton pavarėsinė, pavarėsisht nėse plotėsohen apo jo, "standartet e Shtajnerit"...

Politikanėt kosovarė, ndonėse kanė bėrė marrėveshje mirėkuptimi nė krijimin me konsensus tė delegacionit shqiptar nė Rambuje, krijimin e qeverisė, etj. nuk po shfaqin sot njė dėshirė tė hapur bashkėveprimi, nė interes tė pavarėsisė sė Kosovės. Kjo shihet edhe tek veprimi i fundit i Thaēit, i cili pa u konsultuar paraprakisht me subjekte tė tjera politike nė Kosovė, shprehet pėr njė moratorium ndėrkombėtar tė Kosovės.

Interesat e bashkėsisė ndėrkombėtare janė tė ndryshme, dhe ato variojnė shpeshherė edhe nė kundėrshti me rrugėn e Kosovės drejt pavarėsisė, pasi bashkėsia ndėrkombėtare vetė, e parė si e tėrė, ėshtė e ndarė. Nga ana tjetėr, interes i bashkėsisė ndėrkombėtare, mund tė bėhet edhe mendimi i njė individi tė vetėm, siē ėshtė pėr shembull Shtajneri – pėrfaqėsuesi i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė. Dhe mjafton vetėm njė dėshirė e tij, apo njė mendim mbi bazė tė njė interesi tė caktuar, qė Shtajner t’ia shpreh njė diplomati perėndimor, dhe kjo dėshirė tė mbėshtetet pėr arsye konformiste, si diēka ndėrkombėtare. Pra, me njė fjalė, bashkėsia ndėrkombėtare mund tė japė opsionin e njė individi tė vetėm, se kėshtu ekziston edhe forma e tė menduarit e vepruarit nė kėtė bashkėsi, nėse kjo gjė nuk kundėrshtohet me forcė dhe argumente nga njė palė tjetėr.

Ne e pamė edhe nė konfliktin e Irakut, se nėse amerikanėt marin njė iniciativė, ajo do kundėrshohet patjetėr nga tė tjerėt, tė cilėt pėrbėnin nė kėtė rast korin e zėrave tė humbur, dhe qė turbulluan botėn mbarė me protesta qesharake tė pacifistėve, qė vuanin nga dėshira pėr t'u zhveshur. Koha e tregoi kush kishte tė drejtė mė shumė.

Njė gjė ėshtė e qartė, ai krah politik qė kundėrshtonte dikur ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė, dhe presonte e pėrpiqej tė nxirrte jashtė loje veprimarėt shqiptarė pro-pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė edhe sot nė perėndim njė pengesė serioze pėr pavarėsinė e saj. Prandaj, politikanėt kosovarė, duke pėrfshirė kėtu edhe kreun e PDK-sė, Hashim Thaēin, duhet tė dinė se cilat kėshilla e sugjerime janė tė pranueshme e nė interes tė Kosovės. Njė moratorium nuk ėshtė i pranueshėm.

Nė rastin mė tė keq, Kosova do ndeshej me njė efekt tė tillė, i cili do e kalonte shoqėrinė kosovare nė njė kllapi, gjendje tė sėmurė, dhe kėshtu do ishte e pazonja tė kujdesej pėr vetveten. Pra stadi i dytė pas kėsaj pėrpjekje pėr moratorium nė Kosovė, do jetė figurativisht senatoriumi, e pas tij vjen krematoriumi... Vullneti i shoqėrisė kosovare do jetė nė duar tė xhunglerėve tė papėrgjegjshėm, dhe Kosova gradualisht do humbte edhe konturet e saj – e si rrjedhojė as qė mund tė mendohet pėr pavarėsi.

Nuk mund tė pritet zhvillim ekonomiko-shoqėrior i shoqėrisė kosovare, pėrderisa Kosova ėshtė nė duart e dikujt tjetėr, e jo nė duart e popullit tė vet, i cili me votėn e lirė pėrcakton politikanėt qė duhet ta drejtojnė Kosovėn pėr nga begatia e prosperiteti.

Kosova ėshtė e pėrcaktuar pėr pavarėsinė e saj. Njė moratorium ndėrkombėtar duhet tė vlerėsohet prej politikės kosovare si diēka e panevojshme, pasi kushtet janė pjekur, qė statusi i Kosovės tė pėrcaktohet njė herė e mirė, dhe verdiktin e ka dhėnė vetė populli e Kosovės me referendumin e tij. Kėtij verdikti duhet t’i pėrmbahen pa ekuivok udhėheqėsit politikė shqiptarė, nėse ata duan ta gėzojnė edhe mė gjatė besimin e popullit tė vet.

---
*)- Moratorium ka kuptimin e: 1. autorizim pėr vonesėn e njė pagese, pėr arsye tė kryerjes sė njė detyrimi tjetėr legal, si nė rastin e njė urgjence; 2. periudha gjatė sė cilės ky autorizim vazhdon; 3. pushim i pėrkohshėm i aktivitetit, nė rastin kur aktiviteti konsiderohet armiqėsor ose i rrezikshėm. (Marrė nga fjalori enciklopedik i Webster-it).
- Senatorium – spital qė meret me trajtimin e njerėzve tė sėmurė nė mushkėri apo rrugėt e frymėmarrjes.
- Krematorium – morg ku digjen kufomat e njerėzve tė vdekur, nėse ata kanė zgjedhur tė mos varrosen.

-- marrė nga Gazeta "Illyria", New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara