HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova disi mė ndryshe

-- nga Arben Ēokaj, 8 maj 2003

Arben Ēokaj Nuk ka hall mė tė madh se tė jesh zot shtėpie, dhe ēelėsat e shtėpisė t'i mbajė dikush tjetėr. Kėtė gjė ka filluar ta kuptopjė mjaft mirė kryeparlamentari i Kosovės, z. Nexhat Daci. Dhe nuk ka faj. Kosova e pasluftės, ka njė sufiēit buxhetor prej rreth 100 milionė Eurosh nė vit, ndėrkohė qė ish-pushtuesja e saj, Serbia, kredhet nė mjerim mes bandave rivale kriminale. Kėshtu ndodh, kur mundohesh tė hapėsh varrin pėr tė tjerė dhe bie vetė brenda...

Para pak ditėsh, zv/kryeministri serb Ēoviq, u shpreh se kishte tė dhėna, se lobe shqiptarėsh po pėrpiqen ta blejnė Kosovėn pėr njė shumė rreth 2-3 miliardė dollarėsh. Sa e vėrtetė ėshtė kjo, vetėm mund tė hamendėsohet. Por, njė deklarim i tillė i z. Ēoviq na bėn tė mendojmė pėr detyrimet e mėdha, qė Serbia dhe populli serb ka nė drejtim tė ish-kolonisė sė tyre, Kosovės. Rreth 900 milionė Euro, u ka Serbia borxh vetėm pensionistėve kosovarė, pa pėrmendur kėtu, dėmshpėrblimin e madh, qė Serbia dhe populli serb i ka borxh Kosovės dhe popullit shqiptar nė Kosovė, pėr gjenocidin e pėrdorur atje pėr dekada me radhė.

Shpeshherė ndeshemi me njė fenomen tė tillė alibie. Edhe nė kėtė rast, pėrsėritet historia serbe: Krijimi i pretekstit sikur Kosova duhet tė blihet... "Liria fitohet me gjak!" - ėshtė njė thėnie klasike-romantike. Zv/kryeministri serb Ēoviq, kėrkon tė krijojė njė alibi, qė disa politikanė serbė tė mbushin xhepat e tyre me paratė e shqiptarėve, pėr ta lėnė Kosovėn tė lirė, nėn idenė e shthurur se "Liria fitohet me para"... E gjitha kjo bėhet, qė kosovarėt tė ulin pretendimet. Pra kosovarėt, tė cilėt sot realisht janė shkėputur nga Serbia (por jo akoma juridikisht) tė mos kėrkojnė dėmshpėrblimin e madh qė Serbia u ka borxh; bile kosovarėt, sipas logjikės Ēoviq, duhet edhe tė paguajnė akoma.

Por Kosova e fitoi lirinė nė pikėpamjet klasike-romantike, dhe ka derdhur shumė gjak shqiptarėsh tė devotshėm pėr lirinė e saj. Kosova e lirė pret ditėn kur pavarėsia e saj tė njihet ndėrkombėtarisht. Ndoshta Kosova nuk duhet tė rrijė e tė presė... Kjo gjė nuk ėshtė dhe kaq e lehtė, por kurrė e pamundur. Nė politikėn kosovare po hyjnė dita-ditės ide tė reja, dhe kjo si fillim ėshtė njė tregues se politika kosovare merr frymė relativisht lirshėm.

Varėsisht nga niveli kulturor e profesional, nga interesat e caktuara dhe bindjet politike, nė Kosovė ravijėzohen ide nga mė tė ndryshmet, serioze dhe jo serioze. Krahu konservator i LDK-sė ruan me fanatizėm seriozitetin politik nė kėrkesat e drejta pėr pavarėsi, dhe nuk dėshiron tė devijojė nga kjo devizė, qoftė edhe pėrkohėsisht me idenė e moratoriumit tė Thaēit. Sepse LDK-ja e di mirė, qė pas disa vjetėsh, nėse pranohet njė moratorium, do dalė njė ide e re nga Thaēi, apo dikush tjetėr afėr tij, qė pėrsėri do e largojė Kosovėn nga ideja e pavarėsisė. Madje mund tė arrihet virtualisht deri atje, sa njė ditė, mund tė hidhet ideja edhe e njė vėllazėrimi me serbėt, tani qė lufta u krye, ashtu siē po bėn Ali Ahmeti me kolegėt e tij maqedonė, pas luftės, duke lėnė mėnjanė shumė nga kėrkesat e shqiptarėve.

Pra gjaku i derdhur, bėhet kėshtu objekt shitjeje, nėse kjo gjė pranohet nga pjesa e shėndoshė e me moral, e politikanėve kosovarė. Por Kosova dhe pavarėsia e saj nuk janė lojė fjalėsh, apo "fjalė grash" si i thonė. Herė njė opsion, e herė njė tjetėr. Edhe kur Kosovėn e sundonte dhuna e terrori serb, LDK-ja dhe udhėheqėsi i saj Dr. Rugova, nuk hoqėn dorė nga pavarėsia. Atėherė pse duhet tė heqin dorė sot?...

"Sepse nuk kanė pėrse tė flasin tjetėr..." ironizon njė kronist i Kohės Ditore tek Shekulli. Duket se liria e shprehjes dhe e shtypit nė Kosovė nuk ėshtė kuptuar qartė. Janė disa tema tabu, qė pėr hir tė opinionit tė gjėrė publik, pėr hir tė rėndėsisė kombėtare qė kanė, duhet tė jenė tabu. Njė temė e tillė ėshtė edhe pavarėsia e Kosovės. Asnjė gazetar apo analist serioz shqiptar, nuk i lejon vetes tė tallet me gjėra tė shenjta. Dhe nėse ka gjė tė shenjtė pėr shqiptarėt sot, ajo ėshtė pra, Pavarėsia e Kosovės.

Kėtė gjė e ka kuptuar mirė z. Ēoviq, i cili fillon banalizimet, duke vėnė kaparin... Po kush po ia var torbėn atij. Ajo qė na intereson ne mė shumė, ėshtė ajo qė ka rėndėsi pėr ne. Kėshtu mendohet nė perėndim dhe ne duhet tė fillojmė e ta bėjmė tonėn, kėtė metodė mendimi, qė tė ekzistojmė.

Kanė qenė tė herė pas herėshme kėto ditė kritikat e kryeparlamentarit kosovar, z. Daci, nė drejtim tė administratės sė UNMIK-ut. Kryeparlamentari kosovar po merr njė dimension tjetėr nė politikėn kosovare, duke u bėrė kėshtu shprehje e mendimit politik kosovar. Ndjeshmėria e tij politike, shqetėsimi intelektual pėr qytetarėt e vet, pėrgjegjshmėria shoqėrore qė ka, e kanė vėnė z. Daci nė krye tė politikanėve pragmatistė kosovarė, duke u ballafaquar realisht me realitetin nė Kosovė.

Shumė kosovarė qė ndodhen nė perėndim, kanė investuar para nė Kosovė dhe vazhdojnė tė ndihmojnė familjet e tyre. Pavarėsisht diferencimit qė ka filluar tė krijohet nė Kosovė ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve, detyra e qeverisė sė Kosovės ėshtė qė, familjet e dėmtuara nga lufta, pleqtė dhe tė varfėrit e tjerė, tė ndihmohen qė tė mos vdesin pėr kafshatėn e gojės. Jo tė gjithė kanė dikė nė perėndim, qė mund t'i ndihmojė me para. Buxheti i Kosovės shėnon njė sufiēit prej 100 milionė Euro nė vit, qė nuk janė pak pėr njė vend tė vogėl, por paratė e "tepėrta" nuk kanė mundėsi administrimi siē duhet. Qeveria e Kosovės nuk ėshtė nė gjendje t'i pėrdorė ato para pėr nevojat e qytetarėve tė prekur, pėr arsye tė UNMIK-ut, dhe kjo e shqetėson me tė drejtė z. Daci.

Por nuk ėshtė vetėm kjo. Kosova nuk ka nevojė pėr carė tė rinj, tė cilėt nėn petkun e demokratit, shfaqin cilėsitė e njė burrokrati, apo mini-diktatori klasik. Administrata e UNMIK-ut nė Kosovė sillet sikur tė jetė e pėrjetshme. Por ajo duhet tė kuptojė, se kosovarėt nuk kanė nevojė pėr tutorė tė rinj. Administrata e UNMIK-ut nuk duhet tė lejojė qė shoqėria kosovare tė kalojė nga breshėri serb nė shiun e tyre, pasi shoqėria kosovare ka nevojė pėr diell.

Kryeparlametari Daci ka reaguar me mjaft maturi, duke paraqitrur shqetėsimin kosovar, i cili mund tė bėhet problem shoqėror, qė UNMIK-u nuk do mund ta kontrollojė mė pas. Tė rinjtė e Kosovės kanė nevojė pėr punė, kanė nevojė pėr perspektivė. Pėrdorimi i sufiēitit kosovar nė njė rrugė tė drejtė, do krijonte mundėsi tė reja pėr shoqėrinė kosovare, dhe kjo mund tė bėhet vetėm nėse i zoti i shtėpisė i ka ēelėsat nė dorė dhe di se ku i pikon ēatia.

Por shoqėria kosovare po ndeshet me burrokracinė ndėrkombėtare, e cila sidoqoftė ka ardhur nė Kosovė si mike dhe pėr tė na ndihmuar. UNMIK-u duhet tė ruhet qė tė mos abuzojė me shprehjen e miqėsisė sė shqiptarėve, pasi kosovarėt durojnė shumė pėr hatėr, por veprojnė me egėrsi kur teprohet. UNMIK-u duhet tė ketė kujdes, qė tė mos e ēojė shoqėrinė kosovare nė kufinjtė e tė patolerueshmes, se pastaj do jetė e vėshtirė tė riparosh pasojat.

Sidoqoftė, politikanėt kosovarė kanė filluar tė paraqesin vizione mė tė qarta pėr atė qė ėshtė dhe duhet tė jetė Kosova. Politikanė e intelektualė tė guximshėm si z. Daci ka mjaft nė Kosovė. Ata i besojnė vetes, ata janė nė gjendje ta mbajnė Kosovėn nė dorė. Nevojitet njė bashkėpunim mė i madh ndėrmjet tyre, pa marrrė shumė parasysh ndasitė partiake, qė Kosova tė bėhet njė shtet i lirė i bashkėsisė sė shteteve demokratike. Kosova na paraqitet sot mė ndryshe, njė vend nė pėrpjekje pėr tė konkurruar lirshėm me vendet e tjera, njė shqiponjė e re, qė po pret tė fluturojė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara