HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt bashkė, Shtajner kundėr

-- nga Arben Ēokaj, 21.05.2003

Arben Ēokaj Miratimi i njė rezolute qė njeh vlerat e luftės sė popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, ishte jo vetėm njė kthesė pozitive nė skenėn e politikės kosovare, por ajo ishte edhe njė test i nevojshėm pėr tė matur pulsin e qarqeve ndėrkombėtare dhe qasjen e tyre reale nė marrėdhėnie me Kosovėn.

Teksti i rezolutės, i pėrpiluar me kujdes nga ekspertėt e tri partive kryesore shqiptare nė Kosovė, krijoi premisat qė politika kosovare t’i sheshojė pak a shumė mosmarrėveshjet e brendėshme nė pėrgjithėsi. Dhe kjo pjesė e saj ėshtė padyshim mė e rėndėsishmja: shqiptarėt bashkė. Siē ndodh shpeshherė pas njė kompromisi tė madh, shfaqet paralelisht edhe ana negative e tij. Kėtė radhė jo ana negative e rezolutės-kompromis, por ana negative e reagimit ekstrem tė kryeadministratorit Shtajner, i cili pa asnjė shkak real, ia kaloi frustracionin e tij edhe njė pjese tė politikės ndėrkombėtare.

Kosovarėt u ndeshėn me njė tė papritrur. Ajo qė kėrkohej me kohė nga ndėrkombėtarėt, unifikimi i marrėdhėnieve ndėrpartiake nė Kosovė, u arrit me sukses, por kjo gjė nuk u prit pozitivisht. Cila ėshtė arsyeja e vėrtetė, qė Shtajner dhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve, nuk u ngazėllyen (por u dėshpėruan) nga kjo arritje nė skenėn politike kosovare? E vėrteta duhet parė e gjetur nė atė bosht politiko-psikologjik, qė rrethon Kosovėn nė planin kombėtar e ndėrkombėtar.

Shpeshherė, analistėt pėrmendin faktin se Kosova po trajtohet si fėmijė nga bashkėsia ndėrkombėtare. Trajtimi i tjetrit si fėmijė, bėhet mė tepėr pėr tė paternalizuar tė drejtat e tij. Tė drejtat e popullsisė sė Kosovės dhe tė politikanėve tė saj, janė eklipsuar vėrtetė nga kjo bashkėsi ndėrkombėtare, e sidomos nga pėrfaqėsuesi i saj Shtajner, duke luajtur nė fakt njė rol ambiguist nė Kosovė. Kjo ka sjellė njė ēoroditje jo tė vogėl nė Kosovė, qoftė politikisht ashtu edhe ekonomikisht, kur dihet verdikti i dhėnė nga populli i Kosovės pėr pavarėsi.

Qėllimi i kėtij trajtimi specifik i politikės kosovare dhe i popullit tė Kosovės, nga njė pjesė e qarqeve ndėrkombėtare, vjen si duket nga e drejta qė i japin vetes kėta ndėrkombėtarė, qė tė vendosin mbi fatin e popujve, pa marrė aspak parasysh vullnetin e vetė popullit pėr vetvendosje dhe vetėpėrcaktim. Kėtu fillon mbarimi i demokracisė dhe lirive bazė tė njohura ndėrkombėtarisht. Kėtu fillon edhe joshja e qarqeve serbe lidhur me tė drejtėn e tyre mbi Kosovėn, dhe kjo ėshtė tepėr e rrezikshme pėr tė ardhmen e Kosovės dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi.

Nė kėtė rast kemi tė bėjmė me disa atavizma nė politikėn ndėrkombėtare tė luajtur nga Shtajner nė Kosovė, ku del nė pah mjaft mirė, se dėshira e disa prej ndėrkombėtarėve pėr tė unifikuar veprimtarinė e partive politike nė Kosovė, nuk ka qenė e sinqertė. Veprimi i Shtajnerit pėr tė vėnė sanksione kundėr politikės kosovare, pas njė rezolute-kompromis ndėrmjet subjekteve kryesore politike nė Kosovė, ėshtė tepėr i nxituar, dhe shprehje e qartė e tendencės sė tij (dhe njė pjese tė ndėrkombėtarėve) pėr tė mbėshtetur arsyetimin politik “pėrēaj e sundo” nė Kosovė. Rezoluta vetė me kontekstin e saj, nuk arsyeton veprimin e Shtajnerit. Pra, shkaku ėshtė diku tjetėr.

Dihet se ndėrkombėtarėt dhe sidomos SHBA-tė, kanė luajtur njė rol tė madh nė ēlirimin e Kosovės me ndėrhyrjen e forcave tė NATO-s nė mars 1999; dihet gjithashtu se UNMIK-u ka luajtur nė fillim njė rol tė pazėvendėsueshėm nė administrimin e shoqėrisė kosovare. Por, veprimtaria e ndėrkombėtarėve nė Kosovė, shoqėrohet edhe me interesat personale tė individėve tė ndryshėm, tė cilėt fillojnė dhe e banalizojnė ēėshtjen e Kosovės, duke u munduar padyshim, qė t’ia marrin mendtė Kosovės nė ditė paqeje dhe nė mirėbesim. Pra, mandati i UNMIK-ut tradicional, duket se ka pėrfunduar...

Kosova duhet tė jetė e pėrgatitur pėr luftė, qė tė gėzojė paqen. Ky do tė ishte perifrazimi mė i saktė i fjalėve latine, qė i referohet babai i psiko-analizės botėrore, Zigmund Frojdi, kur thekson se “qė tė jetosh jetėn, duhet tė jesh i pėrgatitur pėr vdekjen”. Frojdi vetė e krijoi shkencėn e tij, duke analizuar trurin e popullit gjerman ku jetoi. Kėtė gjė e pėrmend jo rastėsisht, pasi nė krye tė administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė, kemi njė gjerman, dhe nuk kemi si tė anashkalojmė faktin se gjermanėt si karakter, pėrmenden pėr mungesė fleksibiliteti dhe tolerance. Aq mė tepėr, kur shihet se Shtajner nuk i respekton tė drejtat dhe vullnetin e politikanėve kosovarė, pavarėsisht se Rezoluta e miratuar nga Parlamenti i Kosovės, nuk bie ndesh me pėrcaktimet nė Rezolutėn 1244 tė Kombeve tė Bashkuara, qė administron aktualisht Kosovėn.

Rezoluta pėr njohjen e vlerave tė luftės sė popullit shqiptar tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, ka vetėm vlerė historike dhe ėshtė njė konstatim i sė vėrtetės, dhe nuk ėshtė e formės ekzekutive nė atė kontekst, qė shihet nga Shtajner dhe tė tjerė pas tij.

Nė reagimin e Shtajnerit gjejmė fatkeqėsisht njė qėllim jo tė mirė – i cili shprehet edhe nė masat ndėshkimore qė ai ndėrmori kundėr politikės kosovare. Shtjaner mund tė zgjidhte tė injoronte rezolutėn nė fjalė, siē ka bėrė edhe herė tė tjera me ligjet e dala nga parlamenti kosovar, por jo kėtė radhė. Shqiptarėt dhanė sinjal tė qartė se po zgjohen dhe se kur vjen ēėshtja pėr gjėra tė pėrbashkėta, kosovarėt dinė tė veprojnė. Kjo duket se e trishtoi Shtajnerin dhe tė tjerė, tė cilėt e donin Kosovėn nė gjumė, deri nė zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė saj.

Duhet tė kemi parasysh edhe njė detaj psikologjik, qė nuk ėshtė pa rėndėsi: Ikja demonstrative e Ēoviqit nga zyra e Shtajnerit, i la njė brengė nė zemėr kryeadministratorit Shtajner. Njė injorim i tillė brutal, fatkeqėsisht jep rezultat kundrejt kundėrshtarit evropian, kur ky kundėrshtar ėshtė i detyruar tė merret me ty. Kjo ėshtė njė karakteriastikė psikologjike, qė dominon fatkeqėsisht pjesėn mė tė madhe tė Evropės perėndimore, qė ka themeluar tė ashtuquajturėn “drejtėsi sociale”. Njė veprim i tillė nuk mund tė bėhet nga politikanėt kosovarė, sepse Shtajneri i sheh ata si qengja tė dėgjueshėm, dhe sapo ata fillojnė tė ngrejnė krye si nė rastin e fundit, atėherė vijnė ndėshkimet irracionale...

Vicklat e hedhura nga Ēoviq, jo vetėm qė nuk e fyejnė Shtajnerin, por mund tė ndikojnė edhe nė miklimin e tij. Kėtu del nė pah sekuenca psikologjike e njė “gruaje tė braktisur”... dhe pjesa tjetėr qė vjen me tė, qė duket se njihet mirė nga politika e sotme serbe, si e metė e madhe nė politikėn evropiane. Dhe serbėt luajnė me kartėn e tyre tė fundit, sepse ata e ndjejnė se Kosova ka kohė qė ka ikur. Po atėherė ēfarė duan serbėt nė Kosovė? Presin qė kosovarėve t’u merren mendtė nga opiumi evropian i Evropės sė Bashkuar, ku tė gjithė popujt do mund tė jetojnė bashkė nė harmoni e paqe...

Ėndėrr e bukur, por a nuk ishte e ngjashme me kėtė, edhe ideja e pas luftės sė dytė botėrore?

Shqiptarėt e Kosovės duhet ta tregojnė veten edhe nė paqe, se janė faktor nė Ballkan. Kjo kėrkon natyrisht njė punė tė madhe tė forcave politike nė Kosovė, qė ata tė gjejnė gjuhėn e mirėkuptimit edhe nė marrėveshje tė tjera, pavarėsisht reagimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Kėtu nuk synohet njė ēarje me bashkėsinė ndėrkombėtare, absolutisht jo, por synohet imponimi i kėsaj bashkėsie, pėr tė nxjerrė kokėn e strucit nga rėra, dhe pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės, si e vetmja zgjidhje e qėndrueshme pėr rajonin. Kosova e fitoi lirinė me luftė, tani duhet tė pėrgatitet qė ta fitojė pavarėsinė me paqe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara