HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politikanėt shqiptarė

-- nga Arben Ēokaj, 23.05.2003

Arben Ēokaj

"Mbi trupin thatim tė Shqipėrisė,
shtrihen barkiēėt sa gjėrė e gjatė..."

"Njė prift grek i nderuar, i kishte huazuar njė shumė tė madhe parash njė tregėtari, dhe fatkeqėsisht kishte harruar tė merrte njė dėshmi pėr kėtė. Kur kėrkoi qė t'i ktheheshin paratė, tregėtari e mohoi faktin e marrjes sė parave, kėshtu qė prifti vendosi ta shtronte kėtė problem para Pashait."

Udhėtojmė kėshtu prapa nė kohė rreth vitit 1820, dhe duke iu referuar librit historik "Diamanti i Janinės" tė Uiliam Plomer, do tė shohim se si Ali Pashė Tepelena e zgjidhi kėtė mosmarrėveshje, duke pėrdorur "gjetjen e Solomonit".

"Pasi dėgjoi deklaratat e tė dy palėve, Aliu sqaroi se nuk mund tė arrinte nė asnjė konkluzion dhe e anuloi ēėshtjen - por urdhėroi qė para se tė iknin, si paditėsi ashtu edhe i akuzuari, tė peshoheshin. Pas njė jave a dy, ai i thirri pėrsėri ata dhe i ripeshoi. Aty u pa qė tregėtari kishte shtuar disa kilogramė nė peshė, ndėrsa prifti gati i ēmendur nga dėshpėrimi, kishte humbur proporcionalisht nė peshė. Atėherė Aliu iu kthye tregėtarit dhe i tha se do tė ishte mė mirė pėr tė, qė t'i kishte paratė e ruajtura pėr t'ia dhėnė priftit, se pėrndryshe do i pritej koka. Tregėtari u shtri pėrmbys, duke pranuar marrjen e huasė dhe nė mėnyrė tė menjėherėshme, ia ripagoi ato priftit, me interesin e caktuar."

Jemi afro dy shekuj mė pas. Kohėt kanė ndryshuar, por duket se mentaliteti dallkauk i disa prej politikanėve shqiptarė, fatkeqėsisht nuk ka evoluar shumė. Prandaj, zgjidhja e Aliut, apo gjetja e Solomonit, do i shėrbente mjaft mirė popullit shqiptar pėr tė vlerėsuar tė "drejtėn politike", nė skenėn e politikės shqiptare. Mjafton tė peshohen disa nga krerėt e sė majtės nė pushtet, dhe disa prej krerėve tė opozitės sė djathtė. Nuk ka dyshim qė njė vlerėsim i tillė (vetėm nė tė parė, e jo mė nė tė peshuar), do rezultonte nė faktin se, krerėt e pozitės socialiste, jo vetėm qė i kanė borxh opozitės sė tyre, por janė mbytur nė borxhe pėrkundrejt mbarė popullit shqiptar.

Dhe politikanėt e pozitės largohen... ata distancohen ēdo ditė nga populli i tij, nga realiteti i kėtij populli tė vuajtur. Largohen sepse kanė borxhe tė mėdha. Njė thėnie e vjetėr tregon: "Nėse do qė tė heqėsh qafe dikė, jepi borxh!" dhe borxhliu nuk do e shfaqė fytyrėn e tij para teje. Por duket se edhe kjo nuk vlen shumė nė Shqipėri, pėrderisa politikanėt tanė tė majtė nė pushtet kanė filluar tė pėlqejnė veten, dhe shfaqen ēdo ditė me ngjyra, nė kutitė e vogla tė ekraneve. Ata kanė zėvendėsuar sot edhe humoristėt shqiptarė, duke argėtuar popullin me batuta humori, sa herė qė akuzohen pėr krime. Pra, kemi tė bėjmė me paradokse tė njė pas njėshme, me paradokse qė nuk mund tė numėrohen...

Njė filozofi e re politike ėshtė nė rrugė e sipėr. Njė filozofi qė kundėrshton normat demokratike dhe liritė bazė tė njerėzve, tė njohura deri mė tash, qoftė kjo edhe e drejta e votės dhe respektimi i saj. Edhe nė shtete tė tjera tė Evropės, ka filluar tė lind njė ide e tillė: ideja e pėrjetėsisė. Politikanė tė sė majtės evropiane, tė sėmurė nga narcizmi, kujtojnė se janė tė pazėvendėsueshėm. Tė paktėn kėshtu veprojnė...

Por le t'ia lėmė kėto halle kokė-patateve (nga haloperidoli) tė politikanėve tė ndryshėm nė Evropė, e tė kthehemi nė bazė. Aty ku na dhemb dhėmbi, shkon edhe gjuha...

Shqipėria akuzohet edhe nga Bashkimi Evropan pėr lidhjen qė zyrtarė tė lartė shtetėrorė kanė me krimin e organizuar. Por organet respektive tė drejtėsisė shqiptare, ndonėse e pranojnė kėtė gjė, nuk kanė qenė nė gjendje tė kapin ndonjė peshk tė madh. Arsyet mund tė merren me mend.

Opozita dhe lideri i saj kryesor Berisha, akuzojnė ēdo ditė, me ose pa prova, lidhjet e qarqeve tė caktuara tė shtetit me krimin e organizuar, qė po rrėnon shoqėrinė shqiptare, dhe po ekzekuton njėrin pas tjetrit biznesmenėt e njohur shqiptarė, pėr t'iu marrė pronat dhe biznesin, ashtu siē bėnė edhe me arin e thesarit tė shtetit shqiptar, pasi morėn pushtetin mė 1997.

Shfytyrimin e disa prej politikanėve shqiptarė dhe babėzinė e tyre, e sheh tek pamja e tyre e jashtme, tek mbipesha e tyre bajate. Mungesa e kulturės nė tė ngrėnė, paraqet nė njė farė mase edhe shkallėn e kulturės sė tyre si njerėz, dhe ėshtė pasqyrim i qartė, veē tjerash, edhe i horizontit tė tyre politik, pėrballė njė populli tė varfėr e anemik. Rrallė herė sheh nė perėndim politikanė tė deformuar nga dhjami nė atė mėnyrė siē ėshtė vargu i krerėve tė lartė tė PS-sė, nė Shqipėrinė e pas 1997-s. Dhe ndonėse kjo ėshtė njė problem personal i tyre, qė na pėrjashton ne nga e drejta e diskutimit, ata janė persona publikė, dhe tė ardhurat e tyre (njėkohėsisht edhe dhjami) sigurohen mbi kurrizin e popullit shqiptar.

Duke mos respektuar votėn e lirė, duke injoruar me burrokracinė e tyre tė drejtat e shtetasve shqiptarė, duke kaluar pėr qėllime personale nė xhepat e tyre pjesėn mė tė madhe tė tė ardhurave nga doganat dhe biznesi shqiptar, nė vend tė investimeve tė ndershme dhe hapjes sė vendeve tė punės, politikanėt e pozitės shqiptare sot, kanė krijuar njė precedent tė rrezikshėm pėr zhvillimin e ardhshėm tė vendit.

Dėgjojmė lajme shpeshherė se njerėz tė ndryshėm vrasin apo varin veten, pasi nuk kanė me se tė jetojnė, ose tė mbajnė familjen. Skamja ėshtė njėra anė, por edhe degjenerimi moral dhe papėrgjegjshmėria e tejskajshme e politikanėve qė drejtojnė sot shtetin shqiptar, e shoqėruar kjo me njė mbyllje tė plotė tė shoqėrisė shqiptare nga vendet evropiane, si nė kohėn e regjimit komunist nė Shqipėri, krijon njė situatė pa rrugėdalje pėr shumė qytetarė shqiptarė.

Politikanėt shqiptarė tė pozitės, mendojnė se i kanė punėt mirė pėr vete. Ata "krekosen" se kanė privilegjin tė dalin jashtė shteti sa herė tė duan, dhe tė jetojnė nė njė bollėk idilik tė ardhurash nga burime anėsore. Ndėrsa qytetarėt e popullit qė ata drejtojnė, duhet tė gjejnė rrugė ilegale pėr tė dalė jashtė vendit, pasi e kanė tė vėshtirė tė sigurojnė bukėn e gojės nė vendin e tyre. Gjė qė nuk duhet tė ishte kėshtu!

Politikanėt e sotėm shqiptarė, duhet tė mos kėnaqen vetėm me rregullimin e punėve tė tyre personale. Misioni i tyre ėshtė mė i gjėrė. Ata duhet tė rrisin besueshmėrinė tek kolegėt e tyre evropiano-perėndimorė, duke zvogėluar ndjeshėm "mbipeshėn" e tyre personale, dhe duke kontribuar nė hapjen e kufinjve tė Shqipėrisė, ku qytetarėt shqiptarė do mund tė dilnin lirshėm pėr tė punuar sezonalisht nė vendet perėndimore, do zbusnin varfėrinė e tyre dhe do kishin njė lidhje mė tė drejtė me realitetin.

Politikanėt shqiptarė i kanė borxh, nė radhė tė parė, votėn e lirė votuesve shqiptarė. Krijimi i mekanizmave qė respektojnė votėn e lirė, do tė ishte fillimi i respektit qė klasa politike shqiptare, duhet tė tregojė pėr qytetarėt e saj, do ishte fillimi i emancipimit politik tė shoqėrisė shqiptare.

Populli shqiptar e meriton tė jetojė mė mirė. Ne nuk kemi pse ta kėrkojmė zgjidhjen tek ekspertė tė huaj, qė mund tė kontrollojnė doganat, gjyqet, etj. Ne jemi nė gjendje ta pėrparojmė Shqipėrinė, duke u bazuar nė radhė tė parė nė vullnetin tonė tė sinqertė, dhe duke detyruar politikanėt tanė tė emancipohen, nė mėnyrė qė tė mos kemi nevojė t'i peshojmė ata.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara