HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHKOLLA SHQIPE NĖ KOHEN E SUNDIMIT SOCIALIST

Shkruan: Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani Pavarsisht se nė ēfarė rrethanash u gjind shkolla dhe arsimi shqiptar, pavarsisht se ēfarė doktrine ndoqi sistemi nė Shqipėri, arsimi dhe shkolla shqipe ngritjen mė tė lartė e arriti nė 50 vjetėt e fundit tė regjimit komunist. Ėshtė mėse e vėrtetė se u ndaluan njė varg veprash dhe njė numėr i madh autorėsh. U ndalua pothuajse gati gjysma e literaturės shqipe qė botohej jashtė territorit administrativ tė Shqipėrisė tashmė tė cunguar. Nė anėn tjetėr nė Kosovė dhe trojet tjera shqiptare filloi njė dhunė dhe terror i paparė sidomos nė arsim dhe shkollė, kurse shqiptarėt e kėsaj treve mėsonin ndaras dhe fare pak komunikonin me vėllezėrit e tyre nė shtetin amė.

Nė vitin 1946, Shqipėria shpalli Reformat Arsimore. Kėshilli i Ministrave i RPSH mori masat pėr vėnien e arsimit nė jetė: formoi komisionin e Reformės Arsimore, Kuvendi Popullor dekretoi ligjet mbi ”Arsimin fillor tė detyruar” dhe ”Reformėn Arsimore”, dokumente kėto qė luajtėn njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimin e arsimit. Gjatė kėsaj kohe u mbajten konferencat e rretheve tė Gjirokastrės, Korēės, Vlorės, Elbasanit etj. Mė e njohura ėshtė Kongresi i Arsimtarėve qė u mbajt nė Korēė mė 1944, ku thuhej se u hodhėn hapat e parė pėr futjen e “frymės sė luftės dhe tė revolucionit popullor” nė pėrmbajtjen e shkollės si dhe nė “demokratizimin” e gjithanshėm tė saj. Nė krahasim me vitin e parė pas ēlirimit, gjatė viteve 1948-1949 shkollat fillore u shtuan me rreth 73%, kurse numri i nxėnėsve me 110%. Arsimi shtatėvjeēar nė krahasim me vitin 1945 u zgjerua me 71.5% pėr sa i pėrket numrit tė shkollave dhe me 29% pėr sa i pėrket numrit tė nxėnėsve. Pėr tė pėrballuar nevojat pėr mėsues u zgjerua me 233.1% rrjeti i shkollave pedagogjike dhe u hap Instituti i Lartė Pedagogjik nė Tiranė.

Nė kuadėr tė doktrinės komuniste edhe planėt mėsimore, programet, tekstet pėsuan ndryshime rrėnjėsore, tė cilat forcuan pėrmbajtjen ideologjike tė shkollave mbi bazat e shkencės marksiste-leniniste. Kongresi i Parė i PKSH (1948), kėrkonte patjetėr edhe zhvillimin e arsimit nė harmoni me kėrkesat e ekonomisė dhe tė prodhimit dhe nė tė njėjten kohė krijimin e shkollės socialiste pėr edukimin e gjithanshėm komunist tė brezit tė ri. Arsimi fillor i detyruar mė 1951-1952 pothuajse u realizua. U kalua nė arsimin shtatėvjeēar tė detyruar. Mė 1955 kishte 2515 shkolla fillore e shtatėvjeēare me 193 619 nxėnės. Arsimi i mesėm profesional dhe ai i pėrgjithshėm morėn gjithashtu njė zhvillim tė madh. Filloi tė zgjerohej rrjeti i shkollave tekniko-profesionale tė tė gjitha kategorive kudo nė Shqipėri. Nė vitin 1952-1953 kishte 15 shkolla tė ulėta profesionale, 24 tė mesme teknike e pedagogjike dhe 6 shkolla tė larta. Kėshilli arsimor i vitit 1950 nė mbledhjen me temė ”Pėr njė edukatė dhe ideologji tė shėndoshė nė shkollat tona” futi nė plan mėsimor lėndėn e marksizėm-leninizmit. Tashmė shkolla u fut gjėrsisht nė shėrbim tė ndėrtimit socialist tė vendit duke u forcuar mė shumė mbrendia socialiste marksiste-leniniste e saj, ku u shtrėngua jeta e brendshme nė shkollė dhe u bėnė pėrmirėsime nė metodat e mėsimit dhe tė edukimit.

Pas ēdo Kongresi tė Partisė shkolla gjindej para programeve tė mėdhaja pune, sidomos pėr sa u pėrket ideve tė pėrmbajtjes sė saj socialiste. Bile nga goja e Enver Hoxhės dilte nėpėr Kongrese se politika e Partisė shtron obligim pėr shkollėn si detyrė themelore formimin e botkuptimit marksist-leninist te nxėnėsit. Kjo platformė ideologjike dėmtoi pėrmbajtjen dhe ngadalsoi procesin e krijimit tė fizionomisė sė plotė tė shkollės sė njėmendtė kombėtare. Pushteti komunist nė Shqipėri duke mos qenė i kėnaqur me rezultatet e arritura nė formimin e botkuptimit marksist-leninist dhe nė zbatimin e denjė tė direktivave, nė vitin 1963, me vendim tė Kuvendit Popullor u shpall ligji “Mbi riorganizimin e sistemit arsimor nė RPSH”. Nė bazė tė kėtij riorganizimi tė shkollės u vu parimi marksist-leninist i lidhjės sė tė mėsuarit me punėn nė prodhim nė tė gjitha kategoritė e shkollave. Parimet e riorganizimit tė shkollės u pasqyruan nė planet, programet dhe tekstet mėsimore.

Nė vitin 1960, arsimi i lartė u zgjerua. Numri i studentėve u dyfishua nė krahasim me vitin 1955, nė kėtė kohė vetėm studentėt me shkėputje nga puna (student tė rregullt), arrinin nė 9650 veta. Nė vitin 1968, pranė KQ tė PPSH u krijua Komisioni Qėndror pėr arsimin, pėr tė studiuar, organizuar, drejtuar dhe kontrolluar nė tė gjitha hallkat arsimin kombėtar. Mė 24.XII.1969 u dekretua ligji “Mbi sistemin e ri arsimor”, kurse mė 20.II.1970, doli vendimi i Kėshillit tė Ministrave “Mbi sistemin e ri arsimor”. E gjithė puna e shkollės dhe struktura e saj mėsimore-edukative u ndėrtua mbi bazėn e botkuptimit marksist-leninist si lidhje organike nė mes mėsimit me punėn prodhuese dhe edukimin fizik e ushtarak. U forcua mė tej karakteri politik i shkollės. Lėndėt e drejtpėrdrejta marksiste-leniniste u futėn nė tė gjithė sistemin shkollor. Pastaj pėr tė gjitha hallkat e shkollave tė sistemit arsimor u hartuan plane, programe e tekste tė reja mbi bazėn e kritereve ideologjike, politike, shkencore e pedagogjike tė pėrcaktuara nga Partia duke e bėrė edhe mė tej revolucionarizimin e shkollės, duke e pasuruar edhe mė tej me ide e mendime tė reja marksiste-leniniste e tė pedagogjisė shqiptare.

Pavarsėsisht nga ky centralizėm partiak mbi arsimin dhe shkollėn, shkolla dhe arsimi shqiptar nė shtetin amė nė kėto vite ka shėnuar rritje tė lakmueshme, ka ecur pėrpara nė mėnyrė konsekuente, duke shėnuar hapa cilėsorė nė rrugėn e tij. Shkolla ka pėsuar tiparėt e saj evolutive, ėshtė forcuar pėrmbajtja e saj shkencore dhe fizionomia e saj kombėtare ėshtė pėrmirėsuar. Sistemi arsimor, u bė mė i aftė pėr tė pėrballuar kėrkesat shkencore me njė perspektivė tė kohės nė tė gjitha fushat. Shkolla ėshtė dhe mbeti vatėr kryesore e pėrvetėsimit tė kulturės, tė dijeve dhe tė tė shkencės. Ajo paisi gjenerata tė tėra nxėnėsish dhe studentėsh me dije tė nivelit bashkėkohor, duke bėrė kualifikimin e kuadrove, dhe duke e nderuar figurėn dhe rolin e mėsuesit dhe tė pedagogut. Kėshtu mėsuesi dhe pedagogu shqiptar me nder dhe dinjitet kreu njė borxh ndaj kombit dhe atdheut duke pėrmbushur edhe dėshirėn e brezave tė tėrė dėshmorėsh tė shkollės dhe arsimit shqip.

*) Shkėputur nga njė studim i gjatė me titull:
GJURMĖVE HISTORIKE TĖ EKZISTIMIT TĖ SHKOLLĖS SHQIPE


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara