HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HISTORIA E EKZISTIMIT TĖ NJĖ DATE

7 MARSI - DITA E MĖSUESIT

- Data 7 mars 1887 nuk shėnon themelimin e Shkollės sė parė shqipe

Dita e Mėsuesit qė pėrkon me datėn 7 Mars 1887, nė vete ngėrthen dy koncepte kryesore: E para, tradita e shkollės shqipe tė ketė historik tepėr tė shkurtėr qė pėrkon me pikpamjet sllave mbi lashtėsin shqiptare nė Ballkan gjė qė pėrputhet edhe me mentalitetin sllav tė komunistit Enver Hoxha dhe bashkėmendimtarėve tė tij dhe sė dyti, tė gjitha pikpamjet dhe koncepti tė jet me origjin sllave (socialiste) nė mėnyrė qė mėsuesi tė zhveshet nga ēdo ndjenjė shqiptare.

Shkruan: Shefqet Dibrani, Zvicėr, 7 mars 2003.

Shefqet Dibrani Arsimi dhe kultura janė themelet fundamantale pėr zhvillimin mendor dhe intelektual tė njė shoqėrie. Shkollat vazhdimisht janė zhvilluar nėpėr rrethana dhe proceset e veta historiko-shoqėrore, duke kaluar nėpėr etapat mė tė errėta tė shoqėrisė pėr tė mbėrrijtur deri nė ditėt e sotme, prandaj me tė drejt thuhet se historia pėr shekuj tė tėrė e ka vėnė edhe popullin tonė pėrpara alternativės: tė ekzistojė apo tė shuhet, tė jetojė i lirė apo tė robėrohet. Po ndėrkaq kėto rrethana dhe procese mund tė ndryshohen nga veprimi aktiv i forcave intelektuale e krijuese qė kanė nxjerrė prej tė kaluerės mėsime tė vyera pėr tė tashmen dhe tė ardhmen. Dihet mirėfilli se misioni origjinar i fjalės ėshtė mbrojtja e njeriut dhe e kolektivitetit njerėzor, nė radhė tė parė, mbrojtja e shėndetit shpirtėror, pastaj e shėndetit fizik, e qenėsisė. Shkolla kėtė mision kaq tė shenjtė, pėrkundėr vėshtirėsive, me shumė sakrifica e ka realizuar pėrmes ndjeshmėrisė qė fitoi, e pranishme nė shpirtin e nxėnėsit, duke u prezentuar nė planprogramet shkollore qė tė parandiejė tė fshehtat nė tė sotmen dhe nė tė ardhmen, me njė guxim, me njė vetmohim e sakrificė pėr t'i parathėnė fatet njerėzore dhe pėr tė ndikuar nė rrjedhat e fateve.
Rituali i ngritjes dhe vetarsimimit ishte bėrė tipar krejt i dukshėm nė jetėn dhe traditėn e popullit shqiptar, pa marrė parasysh rrethanat shoqėrore nėpėr tė cilat kaloi. Sepse kjo kulturė, duke i qėndruar nė roje njeriut e popullit tė vet, bėri ēdo gjė qė ishte e mundshme, qė ky popull parasegjithash tė mos preket, nga epidemitė pansllave tė cilat gjithmon synuan e po synojnė venitjen e shqiptarėve nė kėto hapsira. Pastaj t'ia ruajė konstitucionin kombėtar, duke ripėrtrirė gjithė qenien e kėtij konstitucioni qysh prej Ilirit tė parė, njėherit ta ruajė dhe ta shpėtojė nga mjedisi armiqėsor qė synonte tė rrezikojė ekzistencėn fizike tė shqiptarėve nė Kosovė e kombit tonė nė pėrgjithėsi, nuk ka qenė kurdoherė detyrė e lehtė pėr t'u pėrmbushur. Aq mė tepėr kur arsimi dhe kultura jonė kombėtare pėr vite tė tėra sikurse nė Kosovė po ashtu edhe nė Shqipėri u zhvillua sė mbrapshti, nė kushte terrori, dhune, lufte, lufte tė klasave, dilemash tė mėdha pėr jetė a vdekje. Ajo kurrė nuk u dorėzua, por kultivoi shpresėn e fitores pėr ditėt e bardha. Gjer mė sot, ajo i bėri rezistencė tė pakontestueshme tendencave sllave pėr asimilimin e saj, duke dhėnė argumentet e veta mė tė forta shpirtėrore e materiale se kultura jonė nuk ėshtė e parrėnjė, se nuk ka lindur nė shekullin e kaluar, por se ėshtė njė kulturė me njė traditė tė lashtė historike e autoktone. Rrėnjėt e saja datojnė nė kėto treva sė paku qė nga shekulli i VII para ardhjes sė sllavėve.
Nuk do pra shumė mend se pėrse njėra nga temat mė tė rėnda e tė shpeshta tė mendimit aktual politik ka qen dhe ėshtė arsimi dhe kultura shqiptare. Kjo ėshtė tema tė cilėn e trajtojnė aq shpesh sa qė mund ta quajmė temė obsesive tė publicistikės dhe krijimtarisė shoqėrore tė intelektualėve shqiptar dhe tė huaj. Arsimi dhe kultura e njė populli janė pikėrisht shpirti i njė kombi, nėse shkatėrrohet ai shpirt atėherė sikur vdes trupi i njeriut dhe mė kėtė vdes edhe qenia e tij kombėtare. Njė vdekje tė tillė pėr shekuj tė tėrė na e kanė dėshiruar shovenėt serbė, por ne duhet tė bėjmė ēmos pėr ta ruajtur kulturėn shkencėn, arsimin, dhe artin tonė.
Por, historiografia shqiptare ēuditėrisht ka pranuar Mėsonjėtorėn e Korēės si Shkollėn e Parė Shqiptare duke ia vėnė pikėpyetjen ekzistencės sė kombit tonė nė kėto hapėsira. Kėtė gjė mė shumė se tė tjerėt e kanė dėshiruar sllavėt ngase ju shkonte pėr shtati pėr ta argumentuar tė vėrtetėn e tyre aq tė pavėrtetė mbi tė drejtėn e Kosovės. Historiografia shqiptare kėtė ēėshtje nuk e ka rrahur drejt pėr t'ia vurė themelet e qėndrueshme tė ekzistencės dhe traditės shqiptare tė ekzistimit tė shkollės shqipe nė kėto hapėsira.
Kjo u arrit nė saje tė shtresės mediokėr tė cilat nuk morėn pėr bazė tė vėrtetėn shkencore dhe historike, por ranė pre e pasioneve egoiste tepėr tė ēoroditura. S'ka dyshim shkolla e sotme shqipe ka njė kontinuitet tė pa ndėrpėre pikėrisht nga kjo periudhė. Por nuk mund tė pajtohet njeriu se Shkolla e Parė Shqipe ekziston vetėm nga 7 marsi i vitit 1887, prandaj shkenca shqiptare ka pėsuar njė degradim lajthitės, kur ėshtė pajtuar me kėtė tė pavėrtetė shkencore. Do tė ishte diēka tjetėr sikur tė thuhej Shkolla e Parė Shqipe pas pushtimit shekullor otoman mbi kėto treva filloi punėn me kėtė apo atė datė, ose tė gjindej ndonjė formulim tjetėr, qė lė tė nėnkuptohet se Mėsonjėtorja e Korēės ėshtė rihapje e parė e njė shkolle shqipe pas kaq e kaq vitesh tė sundimit obskurantist, e jo siē e kemi gallapitur deri mė sot, dhe si jua kemi ofruar edhe tė tjerėve pa u skuqur fare, bile jemi mburrur se ne shqiptarėt kemi njė traditė njėqindvjeēare tė shkollės shqipe. Mė shumė se kushdo tjetėr pėrgjegjės ishte logjika komuniste e pushtetarėve nė Shqipėri pėr kėto veprime antishkencore, kurse Kosova qė ishte nėn regjimin sllav e pėrpinte ēdo megallamoni qė vinte nga Shqipėria. Kjo ēėshtje i shkonte pėr shtati edhe regjimeve aktuale mbi Ballkanin e trazuar, e sidomos serbėve pėr tė humbur ēdo gjurmė historiografike tė ekzistimit shqiptar nė Kosovė e mė gjerė.
Pėr t'i shėrbyer sė prapthi traditės shqiptare u shkėputėn tė gjitha rrenjet historike me tė kaluarėn, pėr t'i bėrė rrėnjet e reja me qellime tė caktuara, qė i hynin nė punė politikės antishqiptare tė shteteve pėr rreth. E kėsaj kohe ėshtė edhe "Dita e Mėsuesit" 7 Marsi, datė qė edhe sot festohet me pompozitet edhe nė Kosovė e Maqedoninė Perėndimore, pra aty ku jetojnė shqiptarėt, kurse pikėrisht me kėtė datė lidhen vendimet mė drastike antishkencore qė i bėri sistemi komunist, shkollės dhe arsimit shqip, qė ka filluar tė festohet zyrtarisht nga viti 1960. Kjo ditė pėr dekada me radhė qe dhe ėshtė njėra ndėr festat mė popullore pėr mėsuesin dhe shkollėn tek shqiptarėt kudo qė jetojnė. Pra 7 Marsi - DITA E MĖSUESIT ka filluar tė festohet me vendimin e Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė Nr.113, datė 03.III.1960, nė tė cilin thuhet:

V E N D I M
mbi caktimin e datės 7 mars si dita e mėsuesit.

Me qėllim qė tė ngrihen gjithnjė mė lart
traditat e popullit tonė;
duke e ēmuar rolin e madh tė punonjėsve tė
arsimit nė edukimin e brezit tė ri dhe nė
zhvillimin e gjithanshėm arsimor dhe kulturor
tė shoqėrisė sonė socialiste;
duke marrė parasysh se data 7 mars 1887,
dita e ēeljes tė shkollės sė parė shqipe
shėnon njė fakt historik me rėndėsi nė
jetėn politike e kulturore tė vendit tonė;
me qėllim qė tė pėrkujtohet data 7 mars 1887,

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
me propozimin e Qeverisė

V E N D O S I :

1. - Caktohet data 7 Mars si dita e mėsuesit.
2. - Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.

Tiranė, mė 3 mars 1960
Vendimi Nr.113

Sot, 7 Marsi, Dita e Mėsuesit, shėnohet si njė ngjarje me rėndėsi kulturore nė gjithė vendin, ndėrsa nė Kosovė pėr herė tė parė, ka filluar tė festohet puplikisht, vetėm pas viteve tė '90-ta, ku mėsuesi dhe shkollat shprehėn gėzimin e tyre pėr njė datė tė shėnuar qė festohej prej katėr dekadave nė Shqipėri, kurse mėsuesi kosovar para nxėnsėve tė tij nuk ka pasur mundėsi tė flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrėnjet edhe nė shkollat shqipe. Edhe tekstet shkollore tė historiografisė kosovare pėr kėtė ēėshtje e kanė pasur tė ndaluar pėr tė shkruar sa duhet dhe si duhet, prandaj shkencėtarėt kosovarė, shumė pak e kanė thėnė fjalėn e tyre, (pėrjashtoj mundėsinė e botimit tė ndonjė libri viteve tė fundit), me ē'rast ne po veēojmė dy karakteristika themelore:

1. Data 7 mars 1887 nuk shėnon themelimin e Shkollės sė parė shqipe, por shėnon ditėn e hapjes sė Mėsonjėtorės shqipe tė Korēės, sepse nė tokat shqiptare edhe mė parė kishte shkolla shqipe, psh. Shkolla e Kurbinit 1632, Shkolla e Pėrdhanės 1638, Shkolla e Blinishtit 1639, Shkolla e Janjevės 1665, Akademia e Re e Voskopojes 1750, etj.

2. Pikėrisht me kėtė datė lidhet "Fjala e 7 Marsit", fjalimi programatik i Enver Hoxhės i pėrmbledhur nėn titullin "PĖR REVOLUCIONARIZIMIN E MĖTEJSHĖM TĖ SHKOLLĖS SONĖ", i mbajtur nė mbledhjen e Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė PPSH, mė 07.III.1968.

Po ēfarė na ėshtė "Fjala e 7 Marsit" qė e ka mbajtur Enver Hoxha nė Byronė Politike tė Komitetit Qėndror tė PPSH-sė, mė 7 mars 1968?! Ky fjalim ėshtė njė dokument origjinal i dhunės dhe shtypjes sė traditės shkollore tė kultivuar shekuj me radhė. I gjithė arsimi shqiptarė tash pėrshkohej nga pikėpamja ideologjike si platformė politike pėr ta shkėputur ēdo element me traditėn e shkollės shqiptare. Tė gjitha analizat nė kėtė premomorje u bėnė nga pikėpamja marksiste-leniniste. Tė gjitha lėndet pedagogjike, filozofike, shoqėrore dhe ato shkencore tash duhej shikuar vetėm nga ky prizėm gjė qė nė masė tė madhe e dėmtoi shkollėn dhe arsimin shqip. Mėsimi dhe edukata trajtohen si armė tė fuqishme pėr tė ndėrtuar shoqėrinė socialiste, pėr tė ēuar pėrpara prodhimin socialist, pėr tė zhvilluar kulturėn socialiste etj. Edhe koncepti "shkollė" zbėrthehej gjithashtu nė dritėn e filozofisė marksiste-leniniste si pjesė e superstrukturės. Nė kėtė kuadėr analizohet gjendja e shkollave tė paraēlirimit, kriteret feudale dhe borgjeze tė brendisė sė tyre, pėrmbajtja idealiste e lėndėve, vija ideologjike dhe pedagogjike e huaj pėr shkollėn shqiptare duke u zėvendėsuar tash me ideologji, qė nuk kanė ngurruar ta thonė "autoktone shqiptare" socialiste marksiste-leniniste thuaja se u poll socializmi nga shqiptarėt. Kėshtu u pėrpoqėn tė bėnin shartimin e shkollės shqipe me atė sovjetike duke sakatosur traditėn mijėvjeēare tė kulturės kombėtare.
Sipas fjalimit tė Enver Hoxhės thėnė nė kėtė premomorje shkolla shqipe duhet shikuar nė prizmin e dialektikės materialiste, problemin e transformimeve qė do tė pėsojė shkolla nė stade tė ndryshme duke theksuar se mund tė ndryshojnė forma, struktura, pėrmbajtja, por jo filozofia materialiste marksiste-leniniste, qė udhėheq atė nė ēdo transformim dhe qė ėshtė shtylla vertebrore e saj.
Padyshim "Fjala e 7 Marsit" ėshtė njėra nga dokumentet mė tė mėdha tė cilat i shkaktuan dėmin kolosal shkollės dhe arsimit shqiptar duke i stagnuar shumė pikpamje shkencore tė cilat tash duhej tė shikoheshin vetėm sipas "mendimit pedagogjik marksist-leninist tė tipit shqiptar". Nė saje tė kėsaj platforme filloi nėpėr tė gjitha rrethet e Shqipėrisė "DISKUTIMI POPULLOR PER REVOLUCIONARIZIMIN E MĖTEJSHĖM TE SHKOLLES SONĖ" qė u zhvillua pėr mė se njė vit nė gjithė Shqipėrinė, duke pasur si platformė politike pikpamjet e Enver Hoxhės, qė i shtroi nė Fjalėn programatike tė 7 Marsit 1968, mbajtur para Byrosė Politike tė KQ tė PPSH. Gjatė kėtyre diskutimeve masive morėn pjesė mėsues dhe nxėnes, prindėr, specialistė, kuadro tė arsimit e tė kulturės, punonjės tė tė gjitha fushave. U organizuan mbledhje, konsulta, seminare e kurse tė ndryshme ku u bėnė mijėra diskutime, qė nuk lanė pjesėz koncepti pa goditur, duke e shkėputur definitivisht shkollen e re socialiste nga tradita e vjetėr popullore pėr arsimin dhe edukatėn.

Dita e Mėsuesit qė pėrkon me datėn 7 Mars 1887, nė vete ngėrthen dy koncepte kryesore: E para, tradita e shkollės shqipe tė ketė historik tepėr tė shkurtėr, qė pėrkon me pikpamjet sllave mbi lashtėsin shqiptare nė Ballkan gjė qė pėrputhet edhe me mentalitetin sllav tė komunistit Enver Hoxha dhe bashkėmendimtarėve tė tij, dhe sė dyti, tė gjitha pikpamjet dhe koncepti tė jet me origjin sllave (socialiste) nė mėnyrė qė mėsuesi tė zhveshet nga ēdo ndjenjė shqiptare.

Edhe sivjet, 7 Marsi u cilėsua si datė qė pėrkon me rastin e 113 vjetorin e hapjes sė Shkollės sė parė Shqipe, (shih mjetet tona tė informacionit publik), kurse faktet flasin tė kundėrten. Tani mė Kosova u bė me institucionet vendimmarrėse pėr shumė ēėshtje me rėndėsi edhe nė fushėn e shkencės dhe tė arsimit, prandaj ajo duhet tė vendos pėr shumė ēėshtje me rėndsi tė veēantė siē ėshtė edhe 7 Marsi e njohur si Dita e Mėsuesit.
Mendoj se tani mė me krijimin e Qeverisė, janė pjekur kushtet qė si njėri nga prioritetet mė tė rėndsishme pėr Ministrin Shtetror tė Arsimit Shkencės dhe Kulturės tė Kosovės, (kuptohet nė bashkėpunim me Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės si dhe me: Arkivin e Kosovės, Institutet e Gjuhėsisė dhe atė tė Historisė, Institutin Albanologjik, Entin Pedagogjik dhe institucionet relevante nėpėr Komuna tė tjera), tė mirren seriozisht me datat historike, toponimet e ndryshme, emėrtimet e caktuara, shpallja e titujve tė nderit dhe asi pėr heroizma, pėr pėrsona tė caktuar, vendosja e monumenteve tė caktuara tė cilat mė shumė janė bėrė nėnė ndikimin e emocioneve euforike se sa duke u bazuar nė aspektin shkencor, historik dhe atė tradicional.
Kėto ēėshtje duhet shoshitur mirė tė mirren vendime nė institucionet pėrkatse, pastaj pėr ēėshtje tė caktuara dhe me rėndsi tė pėrbashkėt tė konsultohen shkėnctarėt mė tė shquar tė Kosovės, si shtresa elite e Kombit pa i harruar as personalitetet e mbarė hapėsirės kombėtare. Tashmė kushtet janė tė volitshme qė ky vendim (dhe vendime tė tjera) tė thuhen bashkėrisht.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara