HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Revista tė rralla:

H A E M U S

Nga: Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani

Revista "HAEMUS" numėr 7/2000, Bucuresti Romānia, faqe 107 dhe nr. ISSN 1454-1203

Revista "HAEMUS", ėshtė njė revistė: “evropiane dygjuhėshe, kulturore dhe traditash” qė botohet nė Bukuresht tė Rumanisė e themeluar nga Kopi & Ardian Christian Kyēyku nė vitin 1998.

Revista Haemus Revista “Haemus” ėshtė njė revistė e rrallė e cila ka lėshuar rrėnjė nė Bukuresht tė Rumanisė dhe do tė mbetet nė vazhden e revistave tė traditės e cila me mund e sakrifica po mbledhe e publikon vlera tė veēanta tė kulturės dhe traditės shqiptare. Duke e shfletuar revistėn do tė venerohen ēasje e trajtesa tė ndryshme shkencore, pėrkthime e prezentime interesante letrare dhe publicistike.

Njėri nga protogonistėt kryesor tė revistės ėshtė Kopi Kyēyku, doktor i shkencave, akademik, aktualisht profesor nė Universitetin Shtetėror tė Bukureshtit, ėshtė lindur nė Pogradec mė 1943. Ka kryer studime nė Institutin e Naftės e tė Gazeve nė Bukuresht dhe nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės (Fakultetet Gjeologji-Miniera dhe Histori-Filologji, degėt gjuhė-letėrsi dhe histori). Autor i disa vėllimesh me poezi, tregimesh, pamfletesh, fejtonesh, artikujsh kritikė dhe i disa monografive historike. Kopi Kyēyku vėmendje tė veēantė i ka kushtuar pėrkthimit duke bėrė emėr nė kėtė fushė, kurse kulturėn kombėtare e ka pasuruar me pėrkthime nga gjuhėt: Rumanisht, italisht, fėngjisht, rusisht e turqisht etj. Ka marrė pjesė nė shumė veprimtari shkencore nė vende tė ndryshme dhe ėshtė nderuar me ēmimie ndėrkombėtare pėr veprimtari shkencore, pėr pėrkthime dhe pėr mėsimdhėnie. Ėshtė autor i “Stilistikės sė Gjuhės Italiane”, dhe ėshtė pėrfshirė nė Fjalorin Enciklopedik “2000 Ouststanding Intelectuals of XX-th Century”, botim i Universitetit tė Kembrixhit. Momentalisht jeton nė Bukuresht tė Rumanisė.
Revista Hapet me shkrimin “Intelektuali eurolindor” tė Kopi Kyēykut i cili do tė mirret me rolon e intelektualit nė shoqėrinė postkomuniste pėrkatsisht me rolin e intelektualit nė kėtė kohė, shkrim ky mjaft inventiv dhe interesant si pėr kah qasja ashtu edhe pėr kah ideja prurėse dhe mesazhet pėrmbyllėse. Ky autor (Kopi Kyēyku) do tė shkruaj edhe shkrimin interesant “Turqia e pasluftės 1945-2000), nė kėtė pjesė do tė trajtoj zhvillimet ekonomiko-shoqėrore dhe politike tė Turqisė midis dy luftrave botėrore, shkrim ky qė vazhdon nė numrin vijues.

Vėmendje tė veēantė do tė zė fragmenti i shkėputur nga libri “Arbėreshi merret me politikė” i Vinēenx Golletti Baffa, arbėrsh i Italisė i lindur mė 1924 nė Ēivit, personalitet mjaft i shquar dhe autor i disa librave tė tjerė. Ky autor arbėresh prezentohet edhe me shkrimet tjera siē janė: “Ē’ėshtė demokracia”, “Shqipja, gjuhė stėrmoderne” etj. Shkrimi “Karakteri kryekėput anormal i Konferencės sė Jaltes” i Dan Amedeu Ląząrescu, njėrit nga personalitetet mė tė shquara tė Rumanisė moderne, qet nė pah shumė anė negative tė kėsaj konference, tė cilat pėr shumė kend janė tė pa njohura.

Me esseun “Pezull” do tė prezentohet kryeredaktori i revistės “Haemus” Ardian Christian Kyēyku, i lindur nė Pogradec nė vitin 1969, ka mbaruar studimet pėr letėrsi shqipe nė Tiranė, ndėrsa ka doktoruar nė letėrsinė krahasuese dhe botėrore nė Universitetin e Bukureshtit nė Rumani. Eshtė autor i mjaft librave, shkruan prozė, romane esse etj. Punon dhe jeton nė Bukursht.

Me kritikė dhe shkrime nė gjuhėn rumune paraqitet poeti e eseisti portugez Jose Augusto Seabra, njė shkrim tjetėr pėr Ismail Qemalin dhe informacione tė shumta kulturore, pėr botime librash si dhe mjaft poezi dhe njė fragment proze i shkrimtares Elvira Dones. Ndėrsa nė gjuhėn shqipe janė prezentuar edhe eset e Visar Zhitit “Largimi i Nėnė Terezės” dhe Luan Topēiut “Gjenialiteti i njė piktori shqiptar” kushtuar pikturės sė Ibrahim Kodrės.

Nė kėtė revistė janė prezentuar edhe pėrkthime letrare, sidomos poezi nga autorė rumunė dhe tė tjerė nė gjuhėn shqipe apo anasjelltas, ku autorėt shqiptarė janė prezentuar nė gjuhėn rumune. Gjithėsesi vend me rėndsi zėnė poezitė e poetit grek Jorgos Seferis me rastin e 100 vjetorit tė lindjes, i cili ėshtė autori mė i njohur i Greqisė moderne. Jorgos Seferis, autori i tė famshmit libėr me poezi ABC 1942 qė u ribotua edhe nė vitet 1945 dhe 1955, fitues i shumė ēmimeve ndėrkombėtare, kurse nė vitin 1963 i jepet Ēmimi Nobel nė letėrsi, me motivacionin: “Pėr veprėn e tij tė shquar lirike, qė frymėzohet nga njė dashuri e thellė pėr botėn e kulturės helene”. Me poezi tė pėrkthyera nė gjuhėn shqipe janė prezentuar edhe poeti bullgar Nikolla Kanēev, zvicerani Vahé Godel, nobelisti italian Salvatore Quasimodo, Santha Attila, Mihail Traista etj. Kurse nė gjuhėn rumune janė pėrkthyer poezitė e Bilal Xhaferrit, Trifon Xhaxhikės dhe Nėna Terezės, disa lutje nė formė poezish.

Nė revistė do tė gjenden edhe mjaft informacione tė tjera pėr librat dhe kulturėn nė pėrgjithsi qė e bėjnė kėtė revistė njė vepėr me rėndsi tė veēantė.

Revista “Haemus” nr.7, ka format 13.5X20.5 cm., gjthsejt 107 faqe me numėr ISSN 1454-1203, del 4 herė nė vit. Me seli nė Bukuresht nė kėtė adresė: HAEMUS, C.P. 44-68, Bucuresti, Romānia.
E-Mail: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara