HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė huaja:

Antologjia “Atdheu i huaj” nė Zvicėr, dhe poeti nga Kosova Shefqet Dibrani

-- nga Bekim Toēani, 24 maj 2003

Mė fyeni ēdo ditė,
Ju qė s’e njihni fisin tim…

Shefqet Dibrani

Gjatė muajit prill 2003, nė Zvicėr doli nė qarkullim Antologjia “Fremde Heimat” me 17 poetė zviceranė dhe nga vende tė tjera, qė jetojnė e krijojnė nė Zvicėr, dhe autorė tjerė nė mesin e tė cilėve edhe poeti e publicisti kosovar Shefqet Dibrani.

Fremde Heimat - kopertina Nė kėtė antologji janė prezentuar shtatė poetė zviceran, qė pėrfaqsojnė gjuhėt zyrtare tė Zvicrės: gjermane, frėnge, italiane dhe gjuha retoromane.

Nė antologjinė “Atdheu i huaj” pėrfaqsojhen edhe: Gisela Roloff - Gjermaninė, Irina Wolodina-Beerle - Ukrainen, Liliana Berov - Bullgarinė, Marta Elizondo-Meksikon, Baydar Özcan - Turqinė, Diana Popovic Haddad - Libanin, Andrąs Sandor - Hungarinė, Dzida Emina Sulejmanagic - Bosnėn dhe Milena Vukoje Stamenkovic - Serbinė, kurse poezinė shqipe e pėrfaqėson z. Dibrani.

Ai ėshtė prezatuar me 4 poezi nė gjuhėn gjermane, tė cilat paralelisht janė botuar nė gjuhėn shqipe dhe pėrfshijnė vargjet e poezive: „Njeriu me syze“, „Unė dhe lumi“, „Ecje“ dhe „Ju qė se njihni fisin tim“, kurse ato i shoqėron njė biografi e shkurtėr e autorit.

Poezia e z. Dibrani e paraqitur nė antologjinė zvicerane shfaq para lexuesve njė sheqtėsim tė brendshėm tė fatit personal dhe kolektiv tė njeriut shqiptar. Katėr poezitė e autorit nga Llapi – Kosova paraqesin njė botė tė tėrė emocionesh, qė me lexim tė melodishėm mund tė pėrmblidhen nė njė mesazh sa shqetėsues, aq edhe human pėr tė gjithė ata qė mund tė lexojnė 4 poezitė e pėrkthyera edhe nė gjermanisht.

Rrugėtimi i poetit jo vetėm nė jetėn e mėrgimit, nė kohėn kur mund tė gdhihesh njeri e ta mbyllėsh natėn i anatemuar me lloj-lloj epitetesh fyese e denigruese, bėn qė poeti tė:

Eca tehut tė shpatės buzė lumit,
S'kaj dritės pėrballė besės.

Mirėpo ai rrugėtim krenar, i pathyeshėm nė mėtim pėr tė qenė uni i tij, pėrsėritshėm ngadhnjen para njerėzve qė kanė “syze por nuk kanė sy” ose tek ata qė “ka sy dhe syze, Dhe prapė lexon sė prapthi”.

E Shefqet Dibrani ka ditur dhe di edhe sot e nesėr qė:

Eca gjithmonė me kokėn lart,
Duke u qėndruar tė gjithave pranė.

Antologjia “Atdheu i huaj”, ėshtė pėrgatitur nga Shoqata „Urat e kulturave ndėrkombėtare“ (International Kulturbrüke), dhe ėshtė botuar nga Shtėpia Botuese me renome „Weltrundschau Verlag AG“ nė Baar kantoni ZUG.

“Protogonistė tė idesė pėr t’i pėrmbledhur autorėt nga vende tė ndryshme, qė jetojnė nė Zvicėr nė njė antologji tė pėrbashkėt, ėshtė poeti turk Baydar Özcan dhe poetesha zvicerane Susanna Merkle” ka pohuar z. Dibrani duke njoftuar se redaktor i Antologjisė ėshtė ish president i shoqatės Erich Gysling - kryeredaktor i Shtėpisė Botuese dhe autor i enciklopedisė vjetore me ngjarjet mė tė rėndėsishme botėrore dhe njė nga komentatorėt mė tė njohur tė televizionit zviceran SF1.

Poezitė e Shefqet Dibranit tė cilat janė mirėpritur, sidomos gjatė prezentimit tė Antologjisė „Fremde Heimat“ qė u bė nė Cyrih, ku u paraqitėn edhe Baydar Öscan dhe poeti zviceran Al Imfeld, qė njihet si njeriu 5 kontinenteve.

Nė kėtė mbrėmje, Shtėpia Botuese Weltrundschau Verlag, prezentoi edicionin e 31-tė me radhė tė librit „WELTRUNDSCHAU“, qė ėshtė njė libėr enciklopedik me ngjarjet botėrore, qė kanė ndodhur gjatė vitit 2002 dhe qė editohet nė 6 gjuhė botėrore, me fotografi artistike nė format tė madh, me lidhje tė fortė e speciale, dhe mbėshtjellje lėkure, tė cilėt kushtojnė nga 97 CHF e deri 157 franga.

Do theksuar se Antologjia me poezi “Fremde Heimat” ka njė pėrgatitje teknike bashkėkohore, me 192 faqe dhe kushton 25 CHF.


JU QĖ S’E NJIHNI FISIN TIM

Mė fyeni ēdo ditė,
Ju qė s’e njihni fisin tim…
Mė quani sllav(?!)
A diē tjetėr…

Jo, s’jam.
As farė s’i kam.

Ai vend i vogėl,
nga kafshimet i lodhur,
me njerėz krenarė,
si lisa nė kėmbė.
E plagė tė rėnda,

me halle tė mėdha
e luftėra tė gjata
ėshtė toka ime,
ėshtė gjaku im.

Kėtu jam fidan
Si lule nė shkėmb!

Mė fyeni ēdo ditė
Ju qė s’e njihni fisin tim…

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara