HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LQSHA kėrkon njohjen menjėherė tė pavarėsisė nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Kosovė, realitet i zymtė

-- nga Shirley Cloyes DioGuardi, 16.08.2003

Me kėrkesė tė Kongresmenit Henri Hajd, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQSHA) udhėtoi kėtė muaj nė Kosovė me qėllim qė tė raportonte mė pas nė Kongres kushtet ku gjendej Kosova, si njė veprimtari nė vijimėsi tė seancės tė dėgjimit qė u mbajt mė 21 Maj nė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit pėr tė Ardhmen e Kosovės. Ne gjithashtu pėrfituam nga ky rast pėr t'i dhėnė mesazhin e seancės sė dėgjimit popullit tė Kosovės. Kjo seancė ka pėrbėrė njė kulminacion nė fazėn mė tė fundit tė veprimtarisė tė Lidhjes Qytetare nė emėr tė Kosovės, fazė qė nisi kur Presidenti i Lidhjes Qytetare Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi) dhe Kėshilltarja e Ēėshtjeve Ballkanike Shirli Klois DioGuardi (Shirley Cloyes DioGuardi) zbuluan njė vit mė parė se 70 % e popullsisė sė Kosovės janė tė papunė, se nuk ishte bėrė asgjė pėr vendosjen e Mitrovicės nėn kontrollin demokratik, se ish anėtarė tė UĒK-sė ishin kriminalizuar, dhe se bashkėsia ndėrkombėtare kishte bllokuar me sukses qė tė gjitha diskutimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Udhėtimi nė Qershor 2002 i udhėhoqi paraqitjes nė Janarin 2003 tė Rezolutės Lantosh-Hajd (H.Res.28), e cila i bėnte thirrje qeverisė sė SHBA qė tė mbėshtesnin pavarėsinė e Kosovės. Ai udhėtim i parapriu gjithashtu edhe Seancės Dėgjimore nė Kongres mė 21 Maj, ku Kongresmenėt Lantosh dhe Hajd e kundėrshtuan politikėn e OKB dhe SHBA pėr standardet pėrpara statusit dhe mbėshtetėn pavarėsinė e Kosovės. Ky ishte edhe mesazhi qė Lidhja Qytetare i bėri jehonė nė fillim tė Korrikut gjatė njė serie takimesh publike mbajtur nė Gjilan, Podujevė, Pejė, Gjakovė, Suharekė, Prizren, Prishtinė dhe Drenicė.

Ēėshtja mė e rėndėsishme qė u kuptua gjatė qėndrimit nė Kosovė ishte ēarja gjithnjė edhe mė e zmadhuar midis versionit zyrtar tė realitetit nė Kosovė dhe atij tė gjykuar nga pervoja e vetė shqiptarėve tė Kosovės, ku pėrfshihen edhe pikėpamje te ndryshme dhe mospėrputhjesh rreth statusit pėrfundimtar. Lutfi Haziri, kryetari i bashkisė sė Gjilanit, deklaroi se pa pavarėsi, problemet ekonomiko-shoqėrore do tė thellohen dhe mospajtimet e kontrastet me UNMIK-un do tė rriten gjatė muajve tė ardhėm. Sa mė shpejt qė Kosova ta fitojė pavarėsinė do tė krijohen kushte dhe tė ardhme mė tė mira pėr vendosjen e paqes. Nevoja pėr zgjidhjen e statusit perfundimtar, qė do tė sjellė dhe rrisė shkallėn e investimeve tė huaja dhe do tė hapė fronte pune nė Kosovė, ishte njė mendim i fuqizuar, tė cilin e dėgjuam kudo gjatė gjithė udhėtimit tonė nė Kosovė. Gjatė njė takimi me udhėheqėsit e degėve tė rinisė tė partive kryesore dhe me grupet qytetare lokale nė Gjilan, ne pyetėm se si Kosovarėt janė duke mbijetuar me 70% tė popullsisė tė papunėsuar. Njė student na shpjegoi se kjo mbijetesė u detyrohet traditave shumė tė forta tė ndihmės midis anėtarėve tė familjeve tė shqiptarėve, ku prindėrit ndihmojnė fėmijėt dhe kėta njėri-tjetrin, si dhe puna jashtė Kosovės ka qenė burimi kryesor qė i ka shėrbyer mbijetetės sė bashkėsisė. Tani, megjithatė, ai tha se kjo mbijetesė ishte bėrė gjithmonė edhe mė e vėshtirė, sepse shumė shqiptarė tė Kosovės janė detyruar prej Europės Perėndimore dhe SHBA qė tė kthehen nė Kosovė duke e humbur kėshtu vendin dhe burimin e punės. Ipeshkvi katolik i Prizrenit Mark Sopi shprehu habinė e tij duke e parė paaftėsinė e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė kuptuar se Kosova ėshtė aleati i tyre mė i mirė nė Ballkan dhe nėse Kosovės do t'i jepet pavarėsia, qė me investimet e para suksesi do tė jetė i shpejtė. Mė tutje ai nėnvizoi se Kosova ėshtė burim paqeje dhe jo dhune nė rajon. Pengesa mė e madhe qė e bllokon progresin, sipas mendimit tė Ipeshkvit tė Prizrenit Mark Sopi ėshtė fushata propagandistike anti-shqiptare qė bėn Serbia.

Nė Pejė, njė veteran i UĒK-sė ankohej kundėr atij qė bashkėsia ndėrkombėtare e quan programi i paqes, ku shqiptarėt e Kosovės dalėngadalė po dobėsohen dhe lodhen, nė atė mėnyrė qė ata tė jenė tė detyruar qė tė pranojnė ose ndarjen e Kosovės, ose autonominė substanciale nėn Serbi. Adem Demaēi i bėri jehonė kėsaj deklarate nė Prishtinė dhe ai vlerėsoi Lidhjen Qytetare pėr sfidėn qė po ia bėn kėsaj dukurie. Nėse ti bėn diēka ndryshe nga tė tjerėt duket se je duke bėrė diēka tė gabuar, - tha ai. Edhe pse kjo nuk jep fryte tani, tha ai, hap pas hapi do tė japė fryte, sepse mendėsia e njerėzve ėshtė duke ndryshuar. Me papunėsinė qė shtohet ditė pėr ditė, kriza do tė bėhet gjithnjė e mė thellė. Ai tha se bashkėsia ndėrkombėtare dėshiron liderė, tė cilėt lėnė interesat kombėtare mėnjanė, por ne dėshirojmė liderė tė cilėt vėnė interesat kombėtare mbi gjithēka tjetėr. Liria ėshtė mė e vyer se gjithēka tjetėr qė bashkėsia ndėrkombėtare mund t'ia ofrojė Kosovės.

Demaēi deklaroi se njerėzit janė duke u zemėruar pėrditė e mė shumė, sepse ata e vėnė re se Serbia ėshtė duke fituar peshė pėrsėri, si nga ana politike, ashtu edhe financiare. Bashkėsia ndėrkombėtare nuk e kupton se shqiptarėt e dinė se ēfarė po ndodh dhe e kundėrshtojnė kėtė gjė. Ai ishte kundėr faktit qė serbėt nė Kosovė janė lejuar tė votojnė nė zgjedhjet shtetėrore tė Serbisė, kundėr faktit qė 20 % e Kosovės ėshtė nėn kontrollin e Serbisė dhe kundėr faktit qė bashkėsia ndėrkombėtare nė mėnyrė rutinore dhunon Rezolutėn 1244 nė interes tė Beogradit. Dhe po kjo bashkėsi ndėrkombėtare iu vė koracė tė hekurt tė gjitha pėrpjekjeve tė shqiptarėve tė Kosovės pėr ta mbrojtur ēėshtjen kombėtare.

Nė njė takim nė auditorin e Bibliotekės Kombėtare tė organizuar nga shoqatat studentore tė Universitetit tė Prishtinės, lideri student Gani Morina pyeti me zė tė lartė: A ekziston vallė bota demokratike, apo ka rėnė nė gjumė? Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe NATO bėnė qė Kosova tė dijė se ka njė botė demokratike, por tani kjo botė demokratike po rrėnohet. Ai solli si fakte paralizėn e institucioneve tė Kosovės pėrballė pėrpjekjeve tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė Serbisė pėr tė pushtuar tokėn e viktimave tė kėsaj dhe mohimin e tė drejtės sė Kosovės pėr tė vetėvendosur pėr fatin e saj? - qė po ia bėn bashkėsia ndėrkombėtare.

Vendin mė tė madh tė deklaratave tė bėra nga faktorėt ndėrkombėtarė nė Kosovė gjatė vizitės sonė e zinte nxitja e bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinėn si dhe rikthimi i serbėve tė Kosovės, tė cilėt kishin ikur gjatė luftės sė vitit 1999. Bashkėsia ndėrkombėtare beson se njė shoqėri shumetnike ėshtė qėllimi dhe se arritja e tij kėrkon rikthimin e plotsuksesshėm tė njė numri tė madh tė serbėve si dhe bisedimet dypalėshe, fillimisht pėr ēėshtjet teknike. Lidhja Qytetare, megjithatė, konstaton se shumica e qytetarėve tė Kosovės (pėrkundėr disa politikanėve tė Kosovės) nuk duan qė bisedimet midis Prishtinės dhe Beogradit tė procedojnė pa u zgjidhur mė parė njė numėr ēėshtjesh tė vėshtira, duke filluar nga vėnia nėn kontrollin shqiptar e veriut tė Kosovės dhe mundėsimi i rikthimit tė shqiptarėve, pra jo vetėm serbėve, nė shtėpitė e tyre nė veri tė Mitrovicės.

Nė njė takim me Nėnat e tė Zhdukurve nga Gjakova, kryetarja Nesrete Kumanova kėrkoi tė bėhet mė shumė trysni qė Serbia dhe bashkėsia ndėrkombėtare tė merren me fatin e 3500 shqiptarėve tė zhdukur nė fund tė luftės, pėrfshirė edhe 663 burra nga Gjakova. Pėr ta gėzuar lirinė e saj, tha ajo, Kosova dha shumė prej bijve mė tė mirė dhe bijave mė tė mira, dhe pothuaj asgjė nuk ėshtė bėrė pėr tė ndriēuar fatin e tė zhdukurve. Shirli Klois DioGuardi kėshilloi qė vėmendja kryesore e politikės tė vihet nė problemin e tė zhdukurve pėrpara fillimit tė bisedimeve me Beogradin. Me ndonjė pėrjashtim tepėr tė rrallė, qytetarėt e Kosovės besojnė se Serbia nė asnjėfarė mėnyre nuk ka pėr tė luajtur rol nė diskutimet pėr statusin final tė Kosovės.

Nė pėrfundim, ka njė ndarje tė plotė nga mėnyra si i shikon bashkėsia ndėrkombėtare dhe si i shikojnė shqiptarėt e Kosovės gjyqet dhe burgosjet e ish anėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Bashkėsia e ndėrkombėtarėve kėmbėngul se sistemi i drejtėsisė ėshtė duke funksionuar dhe gjyqet dhe verdiktet janė tė lira nga ndikimet politike. Njėkohėsisht qytetarėt e Kosovės nuk pranojnė atė qė ata e shikojnė si kriminalizim tė UĒK-sė, ata nuk e pranojnė gjykimin e njė sistemi drejtėsie tė politizuar dhe tė korruptuar nė disa instanca tė saj. Delegacioni i Lidhjes Qytetare, i cili mori pjesė nė ditėn pėrfundimtare tė gjyqit tė komandant Remit dhe grupit tė Llapit i bashkohet mėnyrės sesi e shikojnė kėtė problem qytetarėt e Kosovės. Shirli Klois DioGuardi foli gjatė pėr domosdoshmėrinė pėr t'i bėrė opozitė njė barazie false midis viktima shqiptare tė Kosovės dhe kriminelėve qė zbatuan terrorizmin serbian tė sponsorizuar nga Serbia. Nė ēdo qytet, po sidomos Gllogovci dhe Skėnderaj, ku tė dy, ajo dhe Joe DioGuardi ishin bėrė qytetarė nderi tė Drenicės, ajo bėri thirrje pėr njė fushatė ndėrkombėtare pėr t'i dhėnė fund kriminalizimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, e cila shkoi nė gjurmėt e Skėnderbeut.

Rishqyrtimi i rolit tė Shteteve tė Bashkuara nė dhėnien e pavarėsisė sė Kosovės

Lidhja Qytetare u ndesh me njė bindje tė pėrgjithshme se qeveria e Shteteve tė Bashkuara do t'i sjellė pavarėsinė Kosovės, njė bindje qė ėshtė shprehur si miklim nga ish Presidenti Bill Klinton (Bill Clinton). Shirli Klois paralajmėroi rrezikun e kėsaj bindjeje dhe diskutoi rreth ndryshimeve qė ekzistojnė midis Administratės dhe Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Administratat e njėpasnjėshme nuk patėn sukses pėr tė vepruar nė kohėn e duhur nė Kosovė, deri sa Presidenti Klinton mė nė fund u detyrua qė tė veprojė, kur pėrpjekjet diplomatike tė Perėndimit dėshtuan pėr tė ndalur makinėn vrastare tė Millosheviēit, dhe UĒK-ja u ngrit pėr tė marrė nė mbrojtje shqiptarėt e Kosovės prej persekutimit dhe vrasjeve. Ajo shpjegoi se shumė nga personeli i Departamentit tė Shtetit kanė mbetur tė qendėrzuar nė Beograd.

Xhoe DioGuardi, po ashtu si veproi nė seancėn dėgjimore tė Kongresit mė 21 Maj, e rinumėroi edhe njė herė historinė e marrėdhėnieve midis politikanėve serbė me zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit tė stacionuar nė Beograd si zyrtarė tė Shėrbimit tė Huaj (Foreign Service) gjatė mė tepėr se tridhjetė viteve tė shkuara. Shembulli mė i mirė, pėr ta demonstruar kėtė, tha ai, ėshtė ish Sekretari i Shtetit Lerri Igėllberger (Larry Eagleburger), qė ka shpenzuar kohė tė konsiderueshme nė Beograd, qė flet serbo-kroatisht, dhe qė jo shumė kohė mė parė ka shėrbyer me Milosheviēin nė Bordin e Banka Lubanska nė Washington, dhe tani ai ėshtė partner tek Kissinger Associates, pėr tė cilėn ėshtė folur tė ketė pasur (dhe qė ende mund tė ketė) marrėdhėnie klientėsh nė Serbi.

Klois DioGuardi u kėrkoi shqiptarėve tė Kosovės qė tė marrin parasysh sistemin Amerikan tė frenimeve dhe ekuilibreve, dhe t'u qėndrojnė pėrkrah miqve tė tyre nė Kongresin e SHBA. Ajo tha se Kongresmenėt Lantosh dhe Hajd kanė nevojė qė tė dėgjojnė mbėshtetjen qė atyre u japin Kosovarėt pėr qendrimin e tyre pro pavarėsisė e Kosovės, me qėllim pėr ta bėrė edhe mė efektive sfidėn ndaj politikės sė njė Administrate qė rrezikon tė pėrsėritė konfliktin nė Ballkan duke e mbajtur statusin pėrfundimtar nė harresė. Duke folur mė tej, ajo tha se Kuvendi i Kosovės ka kryer njė veprim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, duke kaluar rezolutėn nė mbrojtje tė vlerave tė luftės dhe lėvizjes pėr liri (e cila ishte paraqitur nga AAK dhe mbėshtetur nga tė gjitha partitė) dhe se tani Kuvendi duhet qė tė lėvizė pėr tė kaluar nė Kuvend legjislacionin nė mbėshtetje tė pavarėsisė tė Kosovės.

Nė disa intervista pėr televizionet dhe radiot (TV-21, RTK, dhe Blue Sky Radio), Xhoe DioGuardi ndėrmori detyrėn e vėshtirė pėr tė diskutuar mbėshtetjen e fortė tė Kosovės ndaj ish Presidentit Klinton. Vendimi i Bill Klinton-it pėr tė filluar fushatėn ajrore kundėr Serbisė ishte njė vendim thelbėsor pėr tė gjithė shqiptarėt, por ky vendim nuk do tė ndėrmerrej, vuri nė dukje DioGuardi, pa presionin monumental tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e mbėshtetur nga lobi ēifut dhe anėtarėt e Kongresit, njėri prej tė cilėve ishte Senatori Xhozef Bajdėn (Joseph Biden).

Xhoe DioGuardi dalloi pesė fushat nė tė cilat Klinton bėri qė tė dėshtojė Kosova dhe shqiptarėt nė Ballkan. Sė pari, Klinton e ripohoi Paralajmėrimin e Krishtlindjeve bėrė nga ish Presidenti Xhorxh H.W.Bush (George H.W. Bush), duke e kėrcėnuar me ndėrhyrje ushtarake tė SHBA kundėr Serbisė, nėse diktatori i saj, tani i gjykuar pėr krime lufte, Sllobodan Milosheviēi do ta kėrcėnonte Kosovėn. Por Klinton nuk veproi kėshtu kur Milosheviēi nisi luftėn nė Bosnje dhe mė vonė nė Shkurtin e vitit 1998 kur sulmoi Kosovėn. Sė dyti, Klinton e lejoi tė Dėrguarin e tij Special nė Ballkan Riēard Hollbrukun (Richard Holbrooke) tė hynte nė marrėveshje me Millosheviēin, duke e hequr Kosovėn nga radha e bisedimeve dhe duke i pėrjashtuar shqiptarėt nga tavolina e Marrėveshjes sė Paqes sė Dejtonit (Dayton). Sė treti, DioGuardi vėzhgoi se Klinton nė mėnyrė publike kundėrshtoi strategjinė e Gjeneralit Uesli Klark (Wesley Clark), tė zbarkimit tė trupave tokėsore Amerikane nė luftėn me Milosheviēin, ashtu si edhe mė parė ishin arritur fitore tė ushtrisė sė SHBA. Si pėrfundim, lufta u zgjat dhe u pėrhap nė mėnyrė tė panevojshme, duke rritur kėshtu vuajtjet e shqiptarėve. Sė katėrti, nėn kujdesin e Klintonit, Marrėveshja e Kumanovės, e cila i dha fund luftės nė Kosovė, e lejoi Serbinė qė tė tėrhiqte tė gjithė makinerinė e saj ushtarake nga Kosova, duke marrė me vete edhe 5000 tė burgosur shqiptarė tė Kosovės pėr nė burgjet e Serbisė dhe duke mos e marrė fare parasysh fatin e tė humburve (disa prej tė cilėve mė vonė do tė zbulohej se pasi u ekzekutuan nė Kosovė u sollėn nė Serbi nėpėr kamionė frigoriferė, si pjesė e tėrheqjes tė ushtrisė serbe gjatė pėrfundimit tė luftės). Dhe sė pesti, Bill Klinton lejoi Kombet e Bashkuara dhe Europėn (veēanėrisht Francėn dhe Rusinė) qė tė merrte drejtimin e Kosovės, menjėherė pas luftės, duke ia mohuar kėshtu udhėheqjen SHBA, ēka do tė duhej pėr t'i sjellė pavarėsinė Kosovės, si dhe paqen dhe qendrueshmėrinė Europės Juglindore. DioGuardi u kujtoi shqiptarėve tė Kosovės se Klinton hoqi dorė nga rasti i madh si president i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė deklaronte pavarėsinė e Kosovės menjėherė pas luftės dhe ai do tė ngrinte zėrin e tij se mbėshteste pavarėsinė e Kosovės katėr vjet mė vonė, nė Qershorin e vitit 2003, gjatė njė pėrpjekjeje tė dukshme pėr tė fituar besueshmėri midis shqiptaro-amerikanėve tė Nju Jorkut.

Informacioni: fushėbeteja e re nė luftėn pėr lirinė e Kosovės

Adem Demaēi e pėrcaktoi si pengesė kryesore nė luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės, problemin se bashkėsia ndėrkombėtare ishte duke marrė informacione tė gabuara mbi Kosovėn, sepse udhėheqėsit tanė nuk janė duke dhėnė informacionin e duhur. Ai e dalloi luftėn e re si luftė tė informacionit. Shirli Klois dhe Xhoe Joe DioGuardi vunė re tė njėjtėn gjė, duke theksuar gjatė takimeve tė tyre nėpėr Kosovė se fushėbeteja pėr tė ardhmen e Kosovės nuk ėshtė mė nė tokė. Lufta e re nuk do tė fitohet duke luftuar me pushkė dhe plumba, por pėrmes shtypit dhe parlamenteve tė botės. Gjatė njė periudhe tė shkurtėr, prej 1998 deri mė 1999, Klois vėzhgoi, shumica e rrjeteve televizive dhe gazetave tė Perėndimit kanė qėnė tė fokusuar nė Kosovė dhe nė Ēėshtjen shqiptare, kur shqiptarėt e Kosovės vuanin, vriteshin dhe dėboheshin prej vatrave tė tyre. Tani kėto janė kryesisht tė fokusuar nė Irak, Afganistan dhe Lindjen e Mesme. Klois argumentoi se ka ardhur momenti dhe ne kemi ndihmėn e tė gjithė shqiptarėve pėr tė rifokusuar vėmendjen ndėrkombėtare mbi Ballkan. Xho DioGuardi theksoi rėndėsinė e tė folurit tė liderėve tė Kosovės me njė zė pėr tė ardhmen e Kosovės. Ai paralajmėroi pėr pasojat qė do tė kishte vėnia e interesave tė partisė mbi interesat e shtetit, ēka ka sjellė nė njė fraksionim tė rrezikshėm tė zėrit tė Kosovės nė skenėn ndėrkombėtare. Ai pėrmendi pozicionimin joenergjik tė Ibrahim Rugovės se Kosova e ka pavarėsinė de facto dhe se thjesht ajo po pret njohjen ndėrkombėtare dhe thirrjen e gabuar tė Hashim Thaēit pėr njė moratorium mbi diskutimet pėr statusin pėrfundimtar. Thaēi, i cili tani thotė se ai ka pritur qė bashkėsia ndėrkombėtare t'i pėrgjigjet idesė sė tij, duke caktuar njė datė pėr zgjidhjen e statusit perfundimtar, duket se ka hequr dorė nga thirrja pėr moratorium. Pa njė zė tė bashkuar mbi tė ardhmen e Kosovės, DioGuardi parashikoi se paqja nė Ballkan dhe zgjidhja e ēėshtjes shqiptare do tė mbetet e paarritshme pėr breza tė tėrė.

Pėrfundim

Ishte e qartė pėr delegacionin e Lidhjes Qytetare se Departamenti i Shtetit i SHBA, me sa duket nuk dėshiron ta kuptojė, apo nuk dėshiron qė ta dijė, hendekun qė po zgjerohet midis shpresave legjitime tė shqiptarėve tė Kosovės dhe vizionit pėr tė ardhmen e Kosovės tė imponuar nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Kjo u bė e qartė nė seancėn dėgjimore tė Kongresit mė 21 Maj pėr tė ardhmen e Kosovės nė njė kontrast tė thellė midis dėshmisė sė Departamentit tė Shtetit dhe Kryetarit Henri Hajd, anėtarit tė shquar tė Kongresit Tom Lantosh e kongresmenit Dana Rohėrbaher, qė tė gjithė mbėshtetės tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA qė tani. Kėto komente gjatė seancės dėgjimore e detyruan Departamentin e Shtetit tė vendosė mbi tavolinė letrat e OKB-sė dhe tė Bashkimit Evropian qė t'i shikojnė tė gjithė. Pėrfundimi i Lidhjes Qytetare i nxjerrė nga dėgjimi i njerėzve anembanė Kosovės nė udhėtimin e saj tė ditėve tė fundit ėshtė se ajo ėshtė nė rrugėn e duhur, si i vetmi lob i regjistruar nė Uashington DC, qė ėshtė duke luftuar qė qeveria e SHBA tė njohė qė tani pavarėsinė e Kosovės. Detyra jonė ėshtė pėr mė tepėr e vėshtirė sidomos pėr arsye tė kolaborimit tė disa shqiptaro-amerikanėve me elementė nė Departamentin e Shtetit tė lidhur me Beogradin.

-- marrė nga TemA

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara