HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė shtet racist nė zemėr tė Europės

-- nga Shirley Cloyes DioGuardi
(Kėshilltare e cėshtjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikan)

Delegacioni i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (LQShA) sė bashku me Kongresmenin Tom Lantosh ndėrmori njė mision tė gjurmimit tė fakteve nė popullsitė shqiptare nė Mal tė Zi.

Tom Lantosh - Shpreh indinjatėn sesi nė Shekullin XXI ndaj njerėzve tė qytetėruar qė jetojnė nė Evropė mund tė ushtrohet njė diskriminim kundėr tyre kaq i thellė vetėm pse ata duan tė mbajnė gjallė trashėgiminė e tyre gjuhėsore, kulturore dhe etnike. Anet Lantosh - Mali i Zi ėshtė njėqind vjet mbrapa pjesės tjetėr tė Evropės.

OSSENIG NY Prej 31 Korrikut deri mė 4 Gusht, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, me mbėshtetjen e Shoqatės Patriotike tė Krajės dhe Shoqatėn Ana e Malit, ndėrmori njė mision tė gjurmimit tė fakteve nė popullsitė shqiptare nė Mal tė Zi me Kongresmenin Tom Lantosh (Tom Lantos) dhe tė shoqen Anet Lantosh (Annette Lantos). Delegacion ishte nė zbatim tė njė plani tė Lidhjes Qytetare pėr tė filluar ndėrkombėtarizimin e gjendjes sė shqiptarėve nė Mal tė Zi qė ka marrė pikėnisje mė shumė se njė vit mė parė nė Uashington. Nuk u desh shumė kohė pėr tė shpalosur tė vėrtetėn, sepse shumė shpejt ne zbuluam se pėrpjekjet e shumicės sllave malazeze tė sponsorizuara nga shteti pėr ta pėrzėnė nga vendi ose pėr ta asimiluar popullsinė shqiptare nė Mal tė Zi, nuk ėshtė njė temė e historisė, por njė realitet bashkėkohor dhe shokues qė kėrcėnon vetė ekzistencėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi.

Kjo pėrpjekje ėshtė acaruar nga njė racizėm vrastar kundrashqiptar qė kėrcėnon gjithashtu tė ardhmen politike dhe ekonomike tė Malit tė Zi si pjesė e Evropės. Pas dėgjimit tė dėshmive nga ekspertė dhe veprimtarė shqiptarė nė Ulqin, Ana e Malit, Krajė dhe Tuz, Anet Lantosh, e cila punon me Grupin Kongresional tė tė Drejtave tė Njeriut (Congressional Human Rights Caucus), bėri vėrejten se nė trajtimin e tij racist tė shqiptarėve "Mali i Zi ėshtė njėqind vjet mbrapa pjesės tjetėr tė Evropės". Bazuar nė ato qė pa dhe dėgjoi, Kongresmeni Lantosh e pėrshkroi ndjenjėn e tij si "njė indinjatė sesi nė Shekullin XXI ndaj njerėzve tė qytetėruar qė jetojnė nė Evropė mund tė ushtrohet njė diskriminim kundėr tyre kaq i thellė vetėm pse ata duan tė mbajnė gjallė trashėgiminė e tyre gjuhėsore, kulturore dhe etnike. Kongresmeni Lantosh deklaroi se, bashkė me miqtė e tij Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes, ai ėshtė "i pėrkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht" pėr ta ndihmuar popullin shqiptar nė Malin e Zi. Ai u zotua qė t'i trajtojė problemet e tyre nė nivelet mė tė larta nė Uashington.

Dy qėllimet kryesore tė udhėtimit tonė ishin tė shikojmė, para sė gjithash, kushtet nė tė cilat shqiptarėt e Malit tė Zi jetojnė sot dhe pėr ta sjellė kėtė informacion nė Kongresin e SHBA, kėshtu qė Lidhja Shqiptare duke punuar me Kongresmenin Lantosh mund tė ndėrmarrė njė zgjidhje qė do t"iu japė shqiptarėve barazinė ekonomike, politike dhe ekonomike me sllavėt malazezė. Pikėrisht siƧ luajti njė rol tė rėndėsishėm pėr tė ndėrkombėtarizuar cėshtjen shqiptare nė Kosovė, Tom Lantosh ėshtė tashmė i pėrgatitur pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė pėr shqiptarėt e Malit tė Zi. Anėtarėt e delegacionit pėrfshinin Presidentin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Kėshilltaren e Ƈėshtjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi, dhe anėtarėt e Bordit tė Lidhjes Qytetare Luan Bukolla, Gjergj Dedvukaj, Adem Dukaj, Sadri Gjonbalaj dhe Marash Nuculaj; Xhevat Kraja (nėnpresident) dhe Adem Cukaj i Shoqatės Patriotike tė Krajės; dhe Xheladin Zeneli (nėnpresident) I Shoqatės Ana e Malit. Faton Bislimi, student koordinator i Lidhjes Qytetare nga Kosova, ishte pėrkthyes zyrtari i delegacionit.

Ndėrkohė qė Kongresmeni Lantosh u nis pėr nė Budapest pėr tė kremtuar 75-vjetorin e tij tė ditėlindjes nė vendin e origjinės sė tij, disa nga anėtarėt e delegacionit tone udhėtuan pėr nė Prishtinė pėr tė mbajtur njė konferencė shtypi mė 5 gusht pėr hulumtimet tona nė Malin e Zi. Fill pas konferencės, ne patėm fatin tė takohemi me Azem Hajdinin, njė nga pak tė mbijetuarit e masakrės sė 4300 luftėtarėve kundrafashistė nė vitin 1945 nė Tivar, Mal i Zi, nga forcat ushtarake serbe dhe malazeze. Azem Hajdini, i cili ka publikuar njė raport tė dokumentuar tė masakrės, shpjegoi sesi ai, nėn kėrcėnimin pėr vdekje, pėr shumė e shumė vite nuk ishte lejuar tė fliste pėr kėtė tragjedi. Ai shprehu shqetėsimin e tij se shqiptarėt e Malit tė Zi dhe kudo nė Ballkan do tė vazhdojnė tė pėrballen me rrezikun e pėrzėnies dhe tė shfarosjes nėse ne nuk do tė kėrkojmė ndryshimin e situatės.

Nė vijim tė historisė mizore tė genocidit kundėr shqiptarėve tė Malit tė Zi, e cila filloi sė pari me aneksimin e tokės shqiptare nga Mali i Zi mė 1878, atje ka ndodhur njė praktikė e vazhdueshme e emigracionit tė detyruar forcėrisht, konfiskimit tė tokės dhe asimilimit tė dhunshėm. Delegacioni i ndeshi kėto realitete nga Ulqini nė Tuz, gjithashtu nė Plavė-Guci, ku pjesa e caktuar e grupit pėrfundoi misionin e hulumtimit tė fakteve. Historiani Riza Rexha shpjegoi se qyshkur tė ashtuquajturat Fuqi tė Mėdha nė Kongresin famėkeq tė Berlinit i vunė shqiptarėt nėn kontrollin malazez, pėrpjekjet pėr ta ndaluar fjalėn shqipe, mėnyrėn e jetesės dhe kulturėn shqiptare dhe pėr t'i sllavizuar shqiptarėt, duke filluar me vendosjen e prapashtesės sllave [-ic] nė mbiemrat e shqiptarėve, ka vazhduar me intensitet.

Sipas Riza Rexhės, shqiptarėt pėrballen me tė njėjtat Ƨėshtje me tė cilat janė pėrballur gjatė 123 viteve me radhė. Si rezultat, sot gjysma e popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi jeton nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropėn Perėndimore. Riza Rexha gjithashtu pėrshkroi njė strategji paralele qė synon vendosjen e malazezėve nė zonat me popullsi shqiptare pėr tė ndryshuar pėrbėrjen e tyre etnike dhe strukturat politike. Disa nga shembujt mė flagrantė tė konfiskimit tė tokave tė shqiptarėve dhe tė vendosjes sė malazezėve nė zonat e populluara me shqiptarė pėr tė ndryshuar demografinė kanė ndodhur dhe janė duke ndodhur nė Tuz. Ne mėsuam nga Anton Lajcaj, njė profesor nė Tuz, se brenda vitit tė ardhshėm, 1200 sllavė do tė vendosen nė fermat dhe do t"iu jepen apartmente nė tokat e konfiskuara midis Tuzit dhe Podgoricės.

Nė tė njėjtėn kohė, qeveria ka konfiskuar tokėn nė pronėsi tė sllavėve nė rrethinat e Podgoricės me qėllim qė tė ndėrtojė atje njė burg. Qeveria iu ka premtuar pronarėve tė shqetėsuar tė tokave se ata do tė kompensohen me 60000 metra katrore tokė qė do t'iu merret shqiptarėve. Qeveria gjithashtu, gjoja pėr tė ndėrtuar njė park kombėtar, po ua merr shqiptarėve kilometra tė tėra katrore tokash pėrgjatė Liqenit tė Shkodrės, tė cilat shqiptarėt i kanė me tapi brez pas brezi. Kur Kongresmeni Lantosh pyeti se Ƨfarė lloj kompensimi do t"iu bėhet shqiptarėve tė cilėve ua ka marrė tokat e tyre qeveria malazeze, Anton Lajcaj u pėrgjigj se ata nuk do tė marrin asgjė prej gjėje dhe se cdo protest do tė shpėrblehet me burg dhe me persekutim. Tuzi ka qenė gjithashtu i ndarė fizikisht nga ndėrtimi i njė baze ushtarake dhe i njė depoje tė mbeturinave e cila ėshtė burim i sėmundjeve tė fėmijėve shqiptarė. Anton Lajcaj deklaroi se politika malazeze dhunon tė gjitha konventat evropiane tė tė drejtave tė njeriut dhe se, po tė vazhdojė kėshtu, e gjithė popullsia shqiptare do tė largohet prej kėndej ose do tė asimilohet. Kur Kongresmeni Lantosh, zonja Lantosh dhe anėtarėt e delegacionit tonė ishim tronditur thellė nga ato qė kishim parė dhe nga guximi i shqiptarėve tė cilėt ne i takuan nė Malin e Zi, ne ishim plotėsisht tė vetėdijshėm se politika shtetėrore tashmė ia ka arritur tė asimilojė shumė shqiptarė, tė cilėt nuk flasin mė gjuhėn e tyre amtare. Disa shqiptarė janė bashkuar tashmė me partitė politike malazeze dhe tė tjerė kanė bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me forcat qeveritare tė sigurisė dhe me policinė speciale nė kontrollin dhe nė shtypjen e popullsisė shqiptare.

Delegacioni kėrkoi tė takojė presidentin Petrit Gjokaj dhe nėnpresidentin Nik Gjeloshaj tė Shoqatės Kombėtare tė Studentėve Shqiptarė, si dhe udhėheqėsve tė degėve tė kėsaj shoqate nė Ulqin. Ngaqė atje nuk ka arsim tė lartė nė gjuhėn shqipe, tė gjithė i ndjekin studimet universitare jashtė Malit tė Zi. Shoqata, e cila ka 700 anėtarė, eshte themeluar kohėt e fundit pėr tė kundėrshtuar asimilimin dhe pėr tė ndihmuar studentėt qė tė pėrballen me njė sistem arsimor qė eshte ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė qė pėr studentėt shqiptarė tė mbyllen tė gjitha rrugėt. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj folėn pėr trysninė e pareshtur mbi studentėt shqiptarė pėr tė harruar identitetin e tyre dhe historinė e tyre dhe tė heqin dorė nga aktiviteti politik. Nė pėrgjigje tė kėsaj trysnie, Shoqata ėshtė duke kėrkuar qė arsimi nė gjuhėn shqipe tė bėhet nė shkollėn e lartė dhe me njė program mėsimor qė ua meson historinė dhe kulturėn shqiptare. Aktualisht, mėsimet nė gjuhėn shqipe ekzistojnė vetėm nė shkollėn fillore, por as kjo madje nuk ka pėrhapje tė plotė.

Gjithnjė e mė shumė serbishtja po shndėrrohet nė gjuhė tė vetme tė shkollės nė tė gjitha nivelet (studentėt janė tė detyruar t'i pėrkthejnė tekstet serbe nė shqip), dhe programet mėsimore janė plotėsisht nė shėrbim tė kulturės dhe tė historisė serbomalazeze. Petrit Gjokaj tha gjithashtu se Shoqata e Studentėve ishte duke punuar me tė gjithė trupėn studentore nė Mal tė Zi pėr tė Ƨuar pėrpara cėshtjen politike tė shqiptarėve. Ngaqė shqiptarėt pėrbėjnė vetėm shtatė pėr qind tė popullsisė sė Malit tė Zi, studentėt theksuan se, duke u nisur nga standartet evropiane, ata nuk mund tė shpresojnė qė Mali i Zi tė ndėrtojė njė Universitet nė gjuhėn shqipe.

Megjithatė, ata thanė se studentėt shqiptarė tė Malit tė Zi duhet tė regjistrohen sa mė shumė nė universitetet e Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė pa iu krijuar asnjė pengesė prej atyre universiteteve. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj thanė se njė kolegj nė gjuhėn shqipe pėr tė pėrgatitur arsimtarė pėr shkollėn fillore dhe tetėvjecare do tė duhej tė funksiononte nė Malin e Zi. Ata treguan sesi propozimi pėr kolegjin pėr arsimtarė ėshtė duke u hedhur poshtė nė mėnyrė sistematike nga politikanėt malazezė dhe shqiptarė. Qeveria ka ofruar tė ndėrtojė njė kolegj pėr arsimtarė nė Nikshiq, i cili ėshtė nė thellėsi tė njė territori plot me sllavė dhe prandaj ėshtė i papranueshėm nga shumica e shqiptarėve. Ndėrkaq, partitė politike shqiptare, nė vend qė tė jenė tė bashkuar pėr tė kundėrshtuar ndėrtimin e kolegjit nė Nikshiq, janė duke u ndeshur mes tyre se ku tė ndėrtohet kolegji nė tokėn shqiptare. Rezultati ėshtė njė bllokim i situatės cka kėrcėnon tė ardhmen e arsimit shqiptar nė Mal tė Zi. Studentėt tė cilėt kanė mundėsi ekonomike pėr tė studiuar nė universitetet jashtė Malit tė Zi shpesh e shikojnė se e kanė tė pamundur tė rikthehen nė Malin e Zi, sepse shteti nuk i njeh diplomat e atyre universiteteve dhe, prandaj, ata nuk mund tė gjejnė punė. Por shumė studentė nuk arrijnė tė studiojnė nė asnjė shkollė tė mesme.

Pėr shembull, ne mėsuam nga historiani Ismail Doda, kur po qėndronim bashkė pranė shtatores sė Skėnderbeut, ndėrtuar me financimin e Shoqatės Patriotike tė Krajės, se studentėt nga Kraja janė tė detyruar tė shkojnė nė Ulqin ose tė marrin autobusin pėr tė bėrė njė rrugė tė gjatė qė tė mund tė vazhdojnė shkollėn e mesme. Shumė prej tyre nuk kanė asnjė rrugėzgjidhje. Nail Draga, president I Shoqatės sė Artistėve dhe Intelektualėve nė Ulqin dhe njė drejtor shkolle qė kohėt e fundit ėshtė pushuar nga puna prej qeverisė sė Malit tė Zi, i tha delegacionit tė Lidhjes Qytetare se edhe pse Mali i Zi ėshtė njė vend shumėkombėsh, prandaj edhe shumėkulturor, kultura malazeze mbisundon. Ai tha se deri sot qeveria e Malit tė Zi nuk ka financuar qoftė edhe njė projekt tė vetėm kulturor ose shkencor shqiptar.

Askund tjetėr nuk ėshtė mė i dukshėm fakti se racizmi antishqiptar sjell pasoja negative ndaj shqiptarėve dhe malazezėve se nė fushėn e ekonomisė. Ulqini, njė qytet ilir me bukuri magjepsėse qė ėshtė themeluar nė Epokėn e Bronxit, ėshtė qendra mė e madhe turistike nė Detin Adriatik. Qyteti ėshtė nė mė shumė se 80 pėr qind shqiptar dhe njė numėr shumė i madh I turistėve qė vizitojnė Ulqinin janė shqiptarė. Edhe pse qeveria qendrore nė Podgoricė i merr pėrfitimet mė tė shumta nga turizmi i Ulqinit, duke e lėnė bashkinė pa fondet qė do t'i duheshin qė ajo tė vepronte vetė, ajo, pra qeveria malazeze, refuzon zhvillimin e infrastrukturės sė zhvillimit tė Ulqinit sepse Ulqini eshte njė zonė me shumicė shqiptare. Rezultati ėshtė qė Podgorica lė gjithė Malin e Zi pa kapitalin mė urgjentisht tė nevojshėm qė do tė sigurohej nėpėrmjet industrisė sė turizmit tė zhvilluar nė shkallėn e duhur.

Delegacioni mėsoi se 60% e Ulqinit pėrbėhet nga brezi i ri i shqiptarėve, sepse ata kanė gjetur punė nė turizėm dhe nė administratėn bashkiake. Megjithatė nė Anėn e Malit, Krajė, Tuz dhe Plavė-Guci, brezi i vjetėr mbizotėron, pėr shkak tė mungesės sė punės dhe tė infrastrukturės. Nė Krajė, historiani Ali Gjecbritaj informoi grupin tonė se nė vitin 1991, 4000 njerėz jetonin atje, por sot nė Krajė banojnė vetėm 2000 shqiptarė, sepse nuk ka punė, nuk ka ujė tė pijshėm (pavarėsisht afėrsisė sė qytetit me Liqenin e Shkodrės) dhe nuk kanė lidhje me Internetin. Muhamet Gjokaj, njė jurist nė Tuz, na shpjegoi se qyshkur Tuzit, qendrės mė tė madhe tė shqiptarėve tė rajonit tė Malėsisė, I ėshtė hequr autonomia e tij si bashki mė 1957 dhe ėshtė pėrfshirė nėn Podgoricėn, ekonomia dhe infrastruktura janė pėrkeqėsuar deri nė atė pikė sa qė gjysma e popullsisė shqiptare ka emigruar tjetėrkund.

Nė njėrin nga momentet mė tronditėse tė udhėtimit tonė pėrmes Malit tė Zi, Gjokaj na shpalosi shkallėn e mjerimit, pėrfshirė mungesėn e ujit tė pijshėm, mungesėn e elektricitetit minimal, mungesėn e lidhjeve telefonike nė fshatrat shqiptare tė rajonit. I tillė ėshtė rasti i Dinoshės, fshatit mė tė madh shqiptar tė asaj zone, i cili ndodhet vetėm pesė kilometra larg kryeqytetit Podgorica dhe ku banojnė 1500 veta. Kur Kongresmeni Lantosh pyeti sa fshatra malazeze janė nė kushte tė ngjashme, pėrgjigja ishte kuptimplote ā€˜asnjėā€™. Nė mėnyrė alarmante, Gjokaj deklaroi se kėrkesa pėr ta bėrė Tuzin komunė, si dhe Ƨdo kėrkesė pėr pėrmirėsimine gjendjes sė shqiptarėve, ėshtė e paragjykuar tė konsiderohet si njė vepėr e ā€˜lėvizjes separatisteā€™. Ai deklaroi se qeveria e Malit tė Zi ėshtė duke i kaluar tani nė parlament ligjet pėr tā€™ua ndaluar shqiptarėve kontrollin e pushtetit vendor pėrgjithmonė. Delegacion ynė mėsoi se Bashkimi Evropian nuk ka bėrė asgjė pėr tė ndalur kėtė tragjedi tė pashoqe.

Sic ėshtė shpjeguar mė lart, emrat shqiptarė janė ndryshuar nė Ƨastin e lindjes qė tė duken sllavė. Kjo bėhet sepse asnjė nga shtėpitė e lindjes nė Malin e Zi nuk drejtohen dhe nuk kanė nė pėrbėrje mjekė ose mami shqiptare. Dr. Sime Dobreci e informoi delegacionin se nuk ka pasur investime financiare nė sistemin e shėrbimit shėndetėsor nė asnjėrėn prej zonave shqiptare tė Malit tė Zi gjatė njėze viteve tė fundit. Shumica e shqiptarėve nė Malin e Zi nuk mbulohen nga shėrbimet shėndetėsore dhe, kur ata trajtohen nga kėto shėrbime, atėherė komunikimi me sistemin e shėrbimit shėndetėsor bėhet nė serbisht. Spitali i Ulqinit ėshtė njė institucion i varfėr, pa personel tė mjaftueshėm dhe funksionin vetėm pėr turistėt, tė cilėt trajtohen pėr sėmundje dhe plagė, por nuk funksionon pėr vendasit.

Delegacion vizitoi klinikėn nė Ana e Malit, njė nga klinikat e pakėta tė shqiptarėve nė Malin e Zi. Vetėm dy mjekė iu shėrbejnė 10000 banorėve. Dhe tė dy vijnė nga Ulqini Ƨdo mėngjes dhe rikthehen nė shtėpi nė orėn 7:00 tė Ƨdo mbrėmjeje. Nga Dr. Zulfie Duraku, me mėsuam se qeveria financon shkollimin e studentėve sllavė tė mjekėsisė por jo tė studentėve shqiptarė. (Ajo e kishte financuar shkollimin e vet nė moshėn 38 vjeƧe. Dr. Duraku nėnvizoi se klinika nė Ana e Malit eshte saktėsisht ashtu siƧ ka qenė atėherė kur ajo kishte lindur, pra si para 38 vjetėsh. Ajo na tha se klinika nuk merr asnjė fond nga qeveria.

Juristi Gezim Kalavrezi ia dha delegacion njė pamje tė hollėsishme tė sistemit tė drejtėsisė antikrim nė Malin e Zi, ku parimi i tė drejtave tė njeriut pėrpara ligjit nuk ėshtė praktikuar dhe ajo qė ėshtė hkruar nė Kushtetutė nuk ėshtė zbatuar, tha ai. Pėr shembull, ligji qė thekson se minoritetet kanė tė drejtėn tė pėrdorin gjuhėn e tyre nė tė folur dhe nė tė shkruar nuk ėshtė zbatuar kurrė. Tė gjitha procedurat gjyqėsore bėhen nė serbisht dhe pastaj pėrkthehen. Sipas Kalavrezit, pėrkthimi ėshtė shpesh aq i dobėt saqė tė drejtat e qytetarėve janė shfuqizuar plotėsisht. Asnjė nga gjyqtarėt nė Gjykatėn Supreme apo nė zyrat e prokurorisė nuk janė shqiptarė. Gjatė paraqitjes me delegacionin tonė, Muhamet Gjokaj na rrėfeu se ai ishte njė prej 300 shqiptarėve, nga mosha 18 deri 35 vjeƧe (shumė prej tyre, si Gjokaj, i martuar, me grua dhe fėmijė), tė cilėt sapo kishin marrė fletėthirrjet ushtarake tė Serbisė pėr t"u paraqitur nė shėrbimin ushtarak mė 3 shtator. Ky rekrutim, pra regjistrim i shqiptarėve tė Malit tė Zi nė ushtrinė e Serbisė, ėshtė shpallur si njė pėrpjekje "multietnike" e shtetit, tani qė shqiptarėt dhe sllavėt "nuk janė mė nė konflikt". Dhe kur ėshtė kėtu fjala, historikisht, shqiptarėt kanė qenė objekt i racizmit dhe brutalitetit tė tejskajshėm nė ushtritė e ish Jugosllavisė nėn komandėn serbe dhe malazeze.

PĖRFUNDIME

Situata e shqiptarėve tė Malit tė Zi ėshtė e tmerrėshme dhe ogurkeqe. Sic na deklaroi Nail Draga gjatė vizitės sonė, qeveria malazeze "i pranonā" problemet e saj kur delegacionet ndėrkombėtare e vizitojnė Podgoricėn, por nė praktikė ata kurrė nuk bėjnė ndonjė gjė. Mendėsia e ngulitur nė qeveri ėshtė thellėsisht raciste dhe ende si nė kohėn e komunizmit. Draga beson se problemi i tė drejtave qytetare tė shqiptarėve nė Malin e Zi mund tė zgjidhet vetėm pėrmes ndėrhyrjes diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian. Anėtarėt e delegacionit tė Lidhjes Qytetare janė tė pėrkushtuar tė punojnė me Kongresmenin Lantosh pėr tė ndėrkombėtarizuar gjendjen e shqiptarėve nė Malin e Zi. Ne nuk do ta mbėshtetim pavarėsinė e Malit tė Zi derisa popullsia shqiptare tė ketė fituar plotėsisht tė drejtat ekonomike, politike dhe kulturore. Dhe ne fuqimisht do tė kundėrshtojmė pranimin e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė Bashkimin Evropian dhe NATO gjersa tė dyja tė kenė vullnetin e mirė pėr tė pranuar dhe mbrojtur legjitimitetin e shqiptarėve, duke hequr dorė nga njė qind vjet tė spastrimit etnik e tė genocidit dhe tė pėrqafojnė demokracinė si sundim tė ligjit.

Shenim: Autorja eshte shkrimtare amerikane dhe Kėshilltare e cėshtjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, njohese e mire e ceshtjeve shqiptare.

-- dėrguar nga Beqir Sina

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara