HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


METAMORFOZA E TRASHEGIMISE

-- nga Dode Prenga

Manifesti i pushetit te dhunes, si baza ideore e konfliktualizmit nuk mund te kuptohet i plote nese nuk zbresim ne konceptin e kultit te pershtashmerise, dukshem adaptuar ne filozofine e neosocializmit provincial shqiptar (ose ndryshe freshtet). Parimi i mohueshmerise eshte shnderruar ne ate te ndryeshueshmerise pershatese si ne toerite paradarviniane te Lineut. Ka nje raport fondamental mes trashgueshmerise fanatiko-ideologjike dhe ndryshueshmerise adaptive, qe mund te quhet trashegimi metamorfe. Mutacionet ideologjiko-pragamtiste te neo-isteve rezultojne ne nje specie te vecate te se majtes, neoprovincializmin e trashegimise metamorfe.

Dicka ngjashem dhe ndryshe nga korrentet e maoizmit. Fondamentalizmi ideologjik komunist dhe kanibalizmi ekonomiko-social gjenden te shkrira ne nje amorfitet ekstrem, ne pushtetin e oligarise neosocialiste. Kanibalizmi ekonomik si karakteristike e frymezimit ideologjik nga dogma ne kult i socializmit arkaik fshatar shqiptar, eshte esencialisht i tejēuar pandryshim ne brezin e trete neokomunist (Rajhu FRESH), perputhshmerisht me ligjet klasike te zberthimit te tipareve. Vetem keshtu shpjegohet kthimi i "pushtetit te kazmes-mit" vecse tani kemi nje pershtaje metamorfe inteligjente: Idete e neosocializmit jane afariste dhe centripete. Kazma ne Tirane psh. nuk eshte revolucionare.

Ajo eshte nje objekt evolucionar, spostues te hapsires dhe kohes. Ajo shtyn bisnesin drejt Manhatten II, pra kthen Bllokun ne nje Identitet te Ri. Militarizimi arkaik i shtetit sot gjendet i transformuar ne militarizimin e se drejtes dhe ligjit nepermjet fetishizimit te policit deri ne apokalips intelektual. Arsimtare, inxhiniere, punetore - te gjithe turren te mbrohen nga polici, duke u bere vete police. Me tej, neosocializmi eshte imuniziuar nga armiku i jashtem, fale shderrimit te internacionalizmit proletar ne inter-bastardizimin e ineteresave te vendit. "Ish-armiqte" e eger, tani jane shpallur "miq strategjike" ,deri ne oferta mbeshtetje ushta-qesha-rake! Metamorfoza ka shnderruar edhe armikun e brendshem.

Ai ka humbur konturimin arkaik, pozicional dhe klasor. Ne thelb eshte po ajo, barazia. Ajo duhet luftuar kudo dhe sido te shfaqet, jashte brenda vehtes, por dinakerisht, gjithmone e me pak me ligj te shkruar. Tani perdoret papersosmeria dhe vakancat ligjore per te perligjur diskriminimin. Kur kjo metode nuk eshte e mjaftueshme aplikohet teoria e superkapitalizem-privatizimit te ligjit, te shtetit dhe se drejtes.

Neosocialistet sajojne nje ligj te bute dhe nje polici multifunksionshe te ashper. Ne kete pike ka vertete perparime ne konceptim dhe realizim. Funksioni themelor i kesaj arme eshte ruajtja e qetesise se klikes dhe ndonjehere sa per motivim buxhetor edhe e rendit dhe rregullit ne kuptim te ri, te pershtatur. Nje funksion mjaft i goditur dhe nje risi neosocialistike eshte ai i lubrifikimit te hierarkise dhe e vjeljes se takses se zeze, ose si me poshte do quhet, sistemi fiskal II ne pushtet.

Persosja e sistemit te dhunes e ben nje pike kyce policine ne konceptin me te gjere qe ka prodhuar historia - nga finaciere dhe rregullatore meta-buxhetore deri ne ushtrimin direkt te drejtesie se klanit. Aspak kopjim gabimesh nga socializmi arkaik nuk gjenden ne kete pike. Mirepo funksioni i ruajtjes se vijueshmerise se proceseve nepermjet kontrollit te dhunshem te gjithshkaje nuk mund te lihet menjeane. Tani ne vend te diversanteve dhe armikut te kudogjendur te klases, sajohet nje mjegullanje termash motivues te ashpersise se ketij institucioni. Kompleksiteti i operacionit flet per profesionalizem.

Nuk behet fjale per nje lloj mediaje por nje numer te pafund syresh, qe mund te egzistojne vetem ne kushte partneriteti e servilizmi me pushtetin. Nepermjet tyre prodhohen "krim i organizuar", "terrorizmi", "fondamentalizmi" - pra sajohet prag-kiameti per popullin. Keshtu mjeshtrit e pergjimeve, tavaneve dhe sunduēeve, tashme kane nje legjitimitet te arsyeshem te hyjne dy ore pas mesnate ne shtepite e te "parregullteve", te nxjerrin e te diskretitojne kedo u mbushet mendja ne ekrane e gazeta, dhe sa here eshte e nevojshme te vrasin te pabindurit. Ketu eshte treguar vertete kujdes dhe nikoqirllek ligjor e financiar. Me nje ligj kortezie panevropiane shteti nuk ka te drejte te ekzekutoje kend. Mirepo, instikti i gjysherve, eshte nje motiv i patjetersueshem dhe nje prove shembullore egzistence. Tani neosocialistet nuk kane nevoje per gjyqe pa fund, per deshmitare te rreme e shkalle te rendomta te principialitetit.

Nje polic i thjeshte me nje maske ne koke mjafton te zbuloje se po dhunon ose dikur ke dhunuar ligjin, qe nuk eshte ose qe nje dite mund ta dhunoje "per prirje te brendshme". Kaq duhet dhe nuk ka nevoje per presidente te firmosin aktpushkatimin. Ndryshe nga budallenjte e Hoxhes, qe rripnin njerezit duke mashtruar se s'ka taksa, tani taksa ka dhe askush nuk jep llogari se sa e si. Taksat mund te emertohen edhe ne trajta "humane" si "solidaritet", ēmim energjie, buke etj. etj. dhe per kete nuk ka nevoje per ligj. Biles arrihet deri ne gara nderministrore kush sajon me shume taksa e sidomos gjoba, sa per te bere "diferencimet e domosdoshme". Esenciale eshte te shtrohet trualli per sistemin e dyte fiskal. Ky tatim progresiv paralel, eshte i detyrueshem dhe i panegociueshem. Ai ushqehet nga sistemi i rregullt tatimor me sistemin pagese pa fature. Grupet armiqsore ekonomike jane transformuar ne te pabindurit ose debitoret e sistemit te dyte fiskal.

Ēdo firme, individ etj. qe nuk kontribuon ne kete tatim paralel dhe te detyrueshem eliminohet ekonomikisht. Atij i gjenden menjehere pasaktesira qe nga dokumentacioni deri tek "te tė parit vėngėr te nje shtetari". Nderkohe lufta e klasave ka te konjuguarin e vet mjaft modern. Ajo eshte kthyer ne skemen me origjinale te rotacionit te korrupsionit dhe riciklimit te pasurise. Ēdo epror ruan te drejten te kape "me presh ne dore" vartesin e vet dhe ta ndeshkoje pasi te jete majmur mjaftueshmerisht ne perputhje me skemen qe vetbehet sipas hierarkise. Por kjo vetlufte djajsh ka dhe sakrifikimin.

Duke qene secili pjese e zinxhirit, ēdo zyrtar eshte i urdheruar te mbaje edhe vete ne dore nje presh, qe shefi i tij t'ia destinoje ne kohen dhe vendin e duhur. Keshtu, koncepti arkaik i "pabarazise" klasore eshte shnderuar ne formen moderne, "pabarazi pozicioni". Nje trafikim interesant behet ne sektorin aq te rendesishem te dekoratave. Ato jane tjetersuar ne tendera duke sjelle nje konfuzion terminologjie per studiuesit. Neosocialistet tani nuk luftojne borgjezine, por e blejne, shkrihen me te, dhe se fundi e privatizojne. Ata e kane kuptuar se pa krijuar vete kapitalistet nuk shkohet ne komunizem dhe ketu jane ne perputhje me teorine e manifestit te vjeter, por korigjuan me se miri baballaret, qe lane vendin pa superkapitaliste.

Per nevoja taktike shkencat matematike jane zhvilluar gjithashtu. Si ne fizike berthamore flitet tani per numra magjike si 3/5, 5/4, 84, 60. Ketu jane zbuluar identitete te reja te panjohura me pare si 99.99% = 60%, ose 1 = 3/5 etj. Nese revolucioni arkaiko-tekoniko-shkencor deshtoi, neosociaslistet flasin per evolucion ekonomiko-shkencor, me mbeshtetje juridiksioni pragmatik. Kur dikush nuk ka realizuar qellimin ne Sistemin Fiskal II dhe "tregu i tenderave" ka stanjacion momental, atehere zbulohen ndotjet ambjentale, evazione te ndryshme, kriza energjitike, etj.

Caktohet dikush qe ka merita te sjelle paisje qe behen te detyrueshme per tu blere. Njekohesisht eshte nje rast i mire per te shendoshur sistemin fiskal paralel nepermjet kontrates se gjobave te "reduktuara", direkte per mospaisje ne kohe, duke furnizuar prodhimin e nje kapitalisti tjeter te rrjetit. Nese koha per ligje nuk mjafton, atehere aplikohet metoda e projekteve bashkiake apo urdheresave siē ndodh psh. ne Tirane, ku spastrohen magazinat nga bojra skarco apo shpiken gardhimet e trotuareve si reminishence e marshimeve-homazhe punetore, por sot me hap te ērregullt, modern dhe ēdo dite. Keto marshime mund te perfundojne, jo para tribunave si dikur, por tek ndonje dyqan "i gjetur" apo supermarkate e re e sapondertuar, ose mė me fantazi per lokalin e planifikuar per kapita-socialistin tjeter anonim.

Metamorfoza me interesante e trashegimise neosocialiste eshte konceptimi i ri i mallit startegjik. Ne vend te kromit apo bakrit, sot bllokada ēahet me bisnesin e superkontrolluar te trupave te tjetersuar te 13-20 vjeēareve. Panairet e librave te kuq dhe prodhimeve komuniste, neoistet e kane ndryshuar ne nje konceptim teper praktik dhe realistik - tregu i sklleverve te krahut ne Omonia, Rome, Milano e gjetke. Fusha konsullore eshte modernizuar, jo ne kontrollin e dokumentave, por thjesht dhe praktikisht ne zhvatjen e xhepave borxhlinj te hallexhinjeve nga sekseret dhe amabasadoret vullnetare, qeveritare.

Nese akumulimi socialist nuk ngop mire socialistet e rinj, nje sistem perfekt gjyqesor te qeron mbare e mbrapsht. Shteti ka humbur me dashje monopolin mbi dritat. Secili eshte i lire te konceptoje nje hidrocentral ne pellgun para shtepise, ai mund te bleje edhe gjeneratore nga tregu i programuar i tyre qe ka shenuar dhe shperfytyrimin e ēelsit elektrik tani te merimangosur ne zona te paracaktuara.

Nxenesit e shkolles sot mund te mesojne nje gjuhe te re neosocialistisht, nje fare esperanteje shqip, ku per shembull socialist do thote kapitalist; i djathte nenkupton varfanjak; investim do te thote hendeqe; asfaltim quhet fushate elektorale; atdhe do te thote ferr; ndjenje eshte vakum; shteti ēiflig; KESH gjobites pa maska; kandili eshte televizor; lajm do thote erdhi uji; kryetar shteti meshtar; qeveritar miliarder, fatlum ai qe iken. Ata ndryshe nga brezi parardhes qe njihte nga lajmet valixhet e zeza te presidenteve te superfuqive, sot njohin valixhen e zeze te drejtorit te elektrikut, ku jane kodet sekrete te leshimit te dritave! E keshtu pa fund, drejt fundit te kesaj maskarade vdekatare.

Eshte mirefilli metamorfoza e socializmit "model shqiptar", tashme ne kapitalizmin "model shqiptar" -Pikeperpike sipas tezes se pandryshuar te konceptit marksist per kapitalizmin, si "sistem vjedhje", qe neosocialistet "u shternguan" ta realizonin per efekt "trashegimie". Fale zotit, kjo metamorfoze ka nje genotip te dyzuar, pele me gomar, pra eshte jopjellore si mushka, dhe skeleti e lekura e neositeve nuk eshte programuar te mbaje kaq dhjame, duke qetesuar njerezit e mire per fundin e afert, fare te afert te kesaj fare te keqe.

-- marrė nga Trepca.net, 10.05.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara