HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Puno mė gjatė dhe lind mė shumė fėmijė

01.10.2003

Artikull i botuar nė gazetėn “The Economist” pėr problemin e pensioneve nė Evropė

EVROPA ėshtė duke e pėrjetuar aktualisht shpėrthimin gradual tė bombės mė tė parashikueshme ekonomike dhe shoqėrore nė historinė e saj. Derisa mosha e jetesės filloi tė rritej shumė shpejt gjatė pjesės sė dytė tė shekullit tė 20-tė dhe shtimi natyror filloi tė bjerė gjatė viteve 70, themelet e sistemeve tė pensioneve tė mėdha nė Evropė filluan ngadalė tė lėkundeshin. Kėto janė skemat e pagesės para shkuarjes nė pension, tė cilat i shtyjnė punėtorėt e sė sotmes pėr t’i financuar pensionet e punėtorėve tė sė djeshmes, tė bazuara nė supozimin se punėtorėt janė nė numėr shumė mė tė madh sesa pensionistėt. Proporcioni aktual punėtor-pensionist nė Evropė ka rėnė nė rreth tre punėtorė pėr secilin pensionist dhe duket se do tė bjerė edhe mė tej nė tre punėtorė pėr dy pensionistė brenda 30 vjetėsh. Shumica e qeverive evropiane i janė pėrgjigjur kėsaj krize qė po del nė pah me strategji joefektive, tė cilat nuk bėjnė asgjė, pos qė e bartin problemin tek pasardhėsit e tyre.

Kjo ėshtė saktėsisht ajo qė planifikon tė bėjė Qeveria italiane. Reformat pensionale tė Silvio Berluskonit, tė prezantuara gjatė kėsaj jave, do tė hyjnė nė fuqi nė vitin 2008, atėherė kur kryeministri i tanishėm me gjasė nuk do tė jetojė nė Palazzo Chigi nė Romė. Nė vend tė pėrshpejtimit tė reformave tė mėparshme, Berluskoni pothuajse ėshtė vetėm duke luajtur me pensionet e ashtuquajtura “tė vjetėrsisė”, tė cilat i mundėsojnė punėtorėt qė tė dalin nė pension edhe nė moshėn 57-vjeēare, po qe se kanė punuar 35 vjet. Nė vend tė anulimit tė tyre vitin e ardhshėm, ashtu siē ėshtė pritur, ai do tė vazhdojė me to deri nė vitin 2008, duke u ofruar punėtorėve bonuse tė mėdha nėse e vazhdojnė punėn, edhe pse i kanė pėrmbushur kushtet pėr atė qė tani konsiderohet si pėrfitim tejet i madh. Humbja e kurajės nga Berluskoni ėshtė tipike me pėrpjekjet e zbehta, tė ngjashme nė shumė shtete.

Gjermania aktualisht ėshtė duke e diskutuar rritjen e tė ardhurave mujore tė pensionistėve tė moshave ndėrmjet 65 deri nė 67, qė pritet tė hyjė nė fuqi mes viteve 2011 deri nė 2035, mirėpo madje edhe ky ndryshim minimal duket se ėshtė hap i madh pėr krahun e majtė tė Partisė socialdemokratike nė pushtet.

Franca miratoi njė ligj gjatė kėtij viti, i cili do t’i obligojė punėtorėt e vet tė sektorit publik pėr tė punuar aq sa ata tė punėsuar nė sektorin privat, pėr t’i pėrmbushur kushtet pėr pension tė plotė shtetėror, reformė kjo e pėrshėndetur qė ėshtė dashur tė ndodhte vite mė parė.

Qeveria e Austrisė madje ka pasur guximin qė tė zbatojė reforma edhe mė ambicioze gjatė kėtij viti, mirėpo shpenzimet pėr pensionet nė Austrinė e vogėl pėr nga madhėsia janė pothuajse tė njėjta me ato tė Italisė. Ekziston njė mister rreth asaj se pėrse qeveritė po duken tė frikėsuara rreth kėsaj. Ndryshimet nė skemat publike tė pensioneve janė tejet tė jopopullarizuara tek punėtorėt dhe votuesit. Nė Francė dhe Itali, sindikatat shpesh kanė paralizuar shtetet e tyre, vetėm nėse ka pasur ndonjė informatė rreth ndryshimeve nė pensione. Pėrpjekjet e Berluskonit pėr reforma nė pensione kanė luajtur njė rol tė madh nė rrėzimin e qeverisė sė tij tė mėparshme, nė vitin 1994. Mirėpo, heret a vonė, qeveritė evropiane, si edhe votuesit tė cilėve u shėrbejnė, do tė duhet tė pėrballen me tė vėrtetėn e pashmangshme se skemat e tyre aktuale tė pensioneve nuk janė tė qėndrueshme.

Pėrballja me kėtė krizė do tė jetė e dhimbshme pėr secilin dhe asnjė strategji e shpėtimit nuk do tė jetė e mjaftueshme, mirėpo ekzistojnė masa tė cilat mund t’i marrin si votuesit, ashtu edhe qeveritė - me njėfarė lloj urgjence. Sė pari, qeveritė duhet tė veprojnė nė mėnyrė mė guximtare pėr ta reduktuar sferėn e sistemeve tė pensioneve. Sė dyti, tė punėsuarit publikė apo privatė, nė vend tė kėsaj duhet tė inkurajohen pėr tė dėrguar kursimet e tyre nė llogaritė private tė pensionimit, ose tė administruara nga tė punėsuarit apo (madje edhe mė mirė) tė udhėhequra drejtpėrdrejt nga firmat e menaxhimit tė fondeve, duke e marrė nė kėtė mėnyrė vetė pėrgjegjėsinė pėr pension. Nėse inkurajimi nuk funksionon, kursimet e tilla private ndoshta duhet tė bėhen tė obligueshme. E treta, mosha fikse e pensionimit duhet tė hiqet, pasi qė ajo ka shumė pak kuptim, si pėr skemat e pensioneve tė financuara privatisht, ashtu edhe pėr skemat publike. Po ashtu, shumė shtete evropiane duhet tė ndėrmarrin diēka pėr t’u pėrballuar me rėnien e pėrqindjes sė natalitetit, nė mėnyrė qė tė rikthehet balanci mes punėtorėve dhe pensionistėve.

Edhe dhjetė vite tė tjera

Mospėrmbushja e premtimeve tė dhėna rreth pensioneve publike nuk ėshtė zgjidhje. Mirėpo, politika duhet tė pėrqendrohet qysh tani nė ngritjen e moshės sė pensionimit nė skemat publike. Gjatė dekadave tė kaluara, mosha e pensionimit nė Evropė ka rėnė, edhe pse mosha e jetesės ėshtė ngritur. Ėshtė e hapur ēėshtja nėse punėtorėve qė tani po presion tė pensionohen, me tė vėrtetė u janė premtuar 30 vjet pushim gjatė kohės kur filluan tė punojnė. Nėse evropianėt dėshirojnė ta ruajnė skemėn e tyre publike - dhe shumica e tyre duket se e dėshirojnė kėtė - atėherė duket e pashmangshme se ata do tė duhet tė punojnė mė gjatė, me gjasė sė paku pesė vjet, ndoshta edhe dhjetė. Punėdhėnėsit, sikur edhe punėtorėt, duhet t’i pėrshtaten kėsaj, mirėpo ekzistojnė disa arsye tė mėdha pėrse njerėzit e shėndoshė tė moshės 60-vjeēare duhet tė punojnė, e jo tė bėhen barrė tė tatimpaguesve tė rinj. Duke iu referuar pjesės tjetėr tė problemit, barra mbi punėtorėt e rinj nė Evropė, ėshtė njė detyrė madje edhe mė delikate. Shtimi i imigrimit do tė ishte tejet kontradiktor, mirėpo njė gjė e tillė ka kuptim ekonomik dhe shoqėror, dhe jo vetėm nė aspektin e pensioneve. Madje edhe me shtimin e imigrimit, rritja e numrit tė punėtorėve do tė ishte e dėshirueshme dhe, nėse vazhdon trendi aktual, me gjasė e domosdoshme. Mirėpo, qeveritė duhet tė veprojnė me kujdes nė kėtė aspekt. Tė kesh apo tė mos kesh fėmijė ėshtė vendimi me intim. Pėr mė tepėr arsyeja pėr zvogėlimin e pėrqindjes sė lindjes nė Evropė mund tė ketė lidhje me zgjidhjen me tė cilėn janė pėrballur femrat e reja: fillo karrierėn dhe shmangiu lindjes sė fėmijėve nė moshėn e re apo lind fėmijė, mirėpo atėherė e humb mundėsinė e shkėlqimit nė vendin e punės. Largimi i pengesave pėr femrat me fėmijė dhe karrierė nė tė njėjtėn kohė, pėrmes ndryshimeve nė sistemin tatimor dhe ligjit pėr punėsim, jo vetėm qė do t’i ndihmojė gjeneratės sė ardhshme tė femrave tė reja dhe fėmijėve tė tyre, por edhe prindėrve dhe gjyshėrve.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara