HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ PRISHTINĖ U VU GURTHEMELI I TEMPULLIT TĖ PAQES "NĖNA TEREZE"

U VU THEMELI I PĖRJETSHĖM I KOSOVĖS SĖ RE - QENDRĖS BOTĖRORE TĖ PAQES

-- nga ENGJĖLL KOLIQI, Prishtinė, 29 shtator 2003 (QIKSH Albeuropa)

Sot Kosova dhe mbarė kombi shqiptar kishim njė ditė historike - ditėn e vėnies sė themelit tė Kosovės sė Re - tė Kosovės Europiane, so qendėr botėrore e paqes. Nė praninė e shumė qytetarėve, nė juglindje tė Prishtinės (mbi Hajvali) Presidenti i Kosovės - Dr. Ibrahim Rugova, bashkė me ministrin italian pėr cėshtje dhe ndėrlidhje me Bashkimin Europian - Dr. Rocco Butiglione, me markiteksitn e Sheshit tė Paqes - Umberto Trenta, me Ipeshkėvin e Kosovės - Imzot Mark Sopi dhe me Kryetarin e Shoqatės Humanitare Bėmirėse "Nėna Tereze" - Dr. Dom Lush Gjergji, ka vėnė gurthemelin e Tempullit tė Paqes "Nėna Tereze".

Manifestimi ka filluar rreth orės 11:30, nėn udhėheqjen e tė madhit Dom Lush Gjergji. I pari ka folur Presidenti Rugova, i cili ka falėnderuar ministrin Butiglione, arkitektin Trenta, Qeverinė e Italisė, Bashkimin Europian, si dhe tė gjithė mysafirėt dhe tė pranishmit. Presidenti i Kosovės ka thėnė se kėtu po ndodh mrekullia e Nėnės Tereze dhe po rilind Kosova e Pajtimit, si qendėr botėrore e Paqes dhe e Dashurisė!!!

Ministri Rocco Butiglione, i cili pėrfaqėsonte njėherėsh Bashkimin Europian dhe Qeverinė e Italisė, pasi ka theksuar miqėsinė e madhe tė tij me Dom Lushin dhe me Presidentin Rugova, ka shprehur bindjen se Kosova do ta zėjė vendin e merituar midis kombeve tė Europės, si qendra numėr njė e Pajtimit, e Paqes dhe e Dashurisė Njerėzore, sdipas shembullit dhe meritės sė Bijės sė Vet e tė Nėnės sė Njerėzimit mbarė - Nėnės Tereze.

Ipeshkėvi Imzot Mark Sopi ka falėnderuar nismėtarėt e kėtij projekti, tė cilin e ka vlerėsuar si historik dhe me vlera shumė tė mėdha pėr Kosovėn, pėr Europėn dhe pėr botėn mbarė. Arkitekti Umberto Trenta ka shprehur kėnaqėsinė dhe gėzimin e pakufishėm, qė projektin e tij, pas njė pune mbi 25 vjecare po e realizon nė Kosovė - nė Tokėn e Nėnės Tereze!!! Ndėr tė tjera arkitekti Trenta ka thėnė se me kėtė Tempull tė Paqes, Prishtina do tė jetė kryeqyteti i Europės!

Kanė qenė tė pranishėm edhe ambasadori italian nė Prishtinė, ministri i transporteve dhe telekomunikacionit i Qeverisė sė Kosovės - Zef Morina, kryetari i PSHDK Akademik Mark Krasniqi, kryetari i PLK Gjergj Dedaj, deputetė tė Parlamentit tė Kosovė, drejtues tė Administratės sė UNMIK-uk dhe tė trupave paqeruajtėse tė KFOR-it, si dhe delegacioni i madh i Krahinės Marche - politikanė, industrialistė e banarė.

Interesimi i massmediave ishte i jashtėzakonshėm. Ishin tė pranishme shumė redaksi tė mediave elektronike dhe tė shkruara vendore, si dhe njė skuadėr e RAI-t (Radiotelevizionit Italian).

-- dėrguar nga Zef Ahmeti

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara