HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi romanin e Anton Nikė Berishės "Gjin Bardhela i arbresh - Etja e gurėzuar". Botoi Faik Konica, Prishtinė 2002.

Etja e gurėzuar e Arbrit ose pėrvijėzim i realitetit, i mitit dhe i ėndrrės

-- shkruar nga Anton Ēefa

Anton Ēefa Etja - ky pėsim i fuqishėm psikologjik mė shumė se fiziologjik - e sendėrtuar nė rrafshet mė tė ndryshme tė jetės e tė pėrtejjetės sė qenies sonė, tė arbrit, me njė mjeshtėri tė lartė artistike, ėshtė fryma nė tė cilėn gjallit tema, ideja, mesazhi i romanit tė Anton Nikė Berishės "Gjin Bardhela i arbresh - Etja e gurėzuar".

Jeta e njeriut ėshtė njė etje e pashuar. Jeta e Gjin Bardhelės, personazhit tė romanit, ėshtė njė etje sa e pashuar aq e gurėzuar nė njė gjakim tė fuqishėm dėshire e vullneti, ideali e shprese, ėndrre e realiteti.

Gurėzimi ėshtė njė dukuri qė na ka ndjekur ndėr shekuj - gurėzim i qenies dhe i shpirtit, i ėndjes dhe i njėmendėsisė, i mendimit dhe i ndjenjės, i idealit dhe i veprimit. Gurėzimi i etjes pėr tė jetuar nė rrjedhat e gjakut tonė. Gjin Bardhela ėshtė njė arbresh i gdhendur kohėrave dhe hapėsirave tė Arbrit, njė personazh qė bart fatin tonė dhe prandaj na takon tė gjithėve dhe ēdo dukurie qė lidhet me ne: historisė sonė, mitit, psikologjisė, mėnyrės sė jetesės, zakonit, kulturės, artit.

Nė agoninė e Gjin Bardhelės - fizikisht mė shumė i vdekur se i gjallė, shpirtėrisht mė afėr jetės se vdekjes - na ravijėzohet historia e shpirtit tė arbrit, pasqyra e identitetit tonė etnik, trashėgimia e psikės sonė kombėtare, njė qenėsi e mitit dhe e realitetit, pėrvijėzim i ėndrrės dhe i zhgjėndrrės. Ai ėshtė personazhi i vetėm i veprės, qė tėrheq, nėpėrmjet pėrfytyrimit, njė mori personazhesh tė tjerė, tė gjallė e tė vdekur, qė gjallojnė nė kėtė botė dhe nė tė pėrtejmen; tė gjithė tė gurėzuar nė etjen e Arbrit pėr jetė.

Bota shpirtėrore e Gjinit, ėndrra dhe filozofia e tij pėr jetėn, pėr njeriun dhe njerėzimin nė pėrgjithėsi dhe, nė mėnyrė tė veēantė pėr arbreshin, ėshtė shpalosur artistikisht nėpėrmjet dialogėve tė tij me njė zė qė i flet sė brendshmi, i cili nuk jetėson vetėm njė alter ego, por kryen disa funksione artistike: kujton, argumenton, kundėrshton dhe, mbi tė gjitha, pėrsiat, filozofon.

Romani shtjellohet nėpėrmjet njė pėrfytyrimi tė vagėlluar, krahas kujtimit tė freskėt, nėpėrmjet njė jehone tė largėt, po edhe tė njė zėri tė afėrt, tė fuqishėm, qė plotėsojnė tablonė e gjallė tė botės shpirtėrore arbėreshe.

Ēfarė ka arketipi i jetės shqiptare ėshtė aty, tek etja e gurėzuar e Gjin Bardhelės, duke filluar nga emri dhe deri tek shpirti i tij dhe i Arbrit. Aty ėshtė "jehona e copėzave tė rrėfenjave tė plagosura nga fjalėt e humbura e tė harruara nėpėr kohė"; aty ėshtė mitologjia dhe bestytnia tė mpleksura bashkė, miti dhe realiteti, legjenda dhe historia; Kėsheta flokartė, Mirėza e Malit, orėt e shtojzovallet, E bukura e dheut dhe e detit, gjarpri me kėmishėn e tij tė shpirtėzuar, Kostantini i besės sė madhe, prirja pėr vetėrrėnim, armiku turk.

Duke u endur nė botėn e shpirtėrave tė tė Parėve, "nė genin e tė cilėve ka pasur mė shumė gjak Arbri", bota arbėreshe, dikur aq fisnike, aristokrate, ku edhe arbrit e thjeshtė i thėrrisnin nėnės "Zonja Mėmė", Gjini takon, ndėr tė tjerė, gjyshen, qė i thotė: "Ti kudo dhe nė ēdo kohė je i kėtyre njerėzve, i botės qė i pėrkasin ata dhe paraardhėsve tė tyre".

Nė roman jepet vlera e virtyteve tona tė larta etnike: kulti i nderit, nė funksion tė tė cilit rri marrja e gjakut; pesha e nėmur e antinderit, e korisė; altari i miqėsisė ("Ai qė shkel nė shtėpinė e tjetrit ėshtė i mbrojtur nga Zoti e nga e drejta zakonore"); e pathyeshmja besė, qė shqiptari ia jep dheut e qiellit, vetes dhe tjetrit, tokės dhe detit, (po edhe detit, sepse "ky dejt na lidh me detin e tė parėve; pėr kėtė arsye i themi Dejti jonė") dhe kurora e virtyteve tona etnike, apoteoza e burrėrisė, qė fal gjakun para djepit tė pėrmbysur.

Fryn ndėr fletėt e romanit e tė jetės sė Gjin Bardhelės romantika e jetės arbėreshe, shėnjėzuar me poezinė e me vallet. Poezia shqipe e lėvruar qė nė burimin e saj, tek De Rada ("Ishte njė gjakim vegimi i pėrgjumur ose zhgjėndėrr e pėrėndėrt qė Poeti i dha me dorėn e vet tė lexonte atė qė kishte pėrftuar") dhe vallet qė mbajnė gjallė shpirtin e kombit ("Kush harron valljet, harron frymėmarrjen", sepse "pa to e pa gjuhėn s'ka mė arbėresh").

Pėrvijohet nė kėtė vepėr legjenda dhe e vėrteta nė mishėrim tė fatit tė Arbrit nėpėr kohė. Edhe pse e kanė varrosur kunatėn nė themel tė urės, tre vėllezėrit vazhdojnė ta ndėrtojnė atė, sepse ajo nuk ka pėrfunduar, i mungon ende njė krah. Fatalitet apo rrjedhė tragjike e historisė sonė? Si thotė edhe poeti Podrimja: "Njė krah nė qiell e tjetri nė mishin tim".

Pranė legjendės, tek njė "rrėfim i djegur" digjet vėrtetėsia e njė realiteti tė porsa kaluar. Forcat e errėta tė sigurimit me shpikjet e tyre tė ēoroditura ia kalojnė shumėfish dėnimit tė Sizifit, i cili bart gurin e fatit tė vet nė mbretėrinė e errėsirės, nė botėn e Hadit, ndėrsa tė burgosurit tanė e bartin atė shumė herė mė tė rėndė, nė dritėn e diellit - njė nga shpikjet e vėllezėrve tanė pėrbindėsh.

Vepra ėshtė gatuar nė njė prozė tė hijshme, e pajisur me fluiditetin e poezisė, qė rreh tė bėhet poezi e vėrtetė dhe qė bėhet e tillė jo rrallė. E gjitha e brumosur nė magjen e njė shqipeje tė pastėr, tė pasur e tė bukur, tė zgjedhur me kujdesin e kėmbėnguljen e bletės pėr nektarin. Dhe sė fundi, e gjitha e veshur me velin e mėndafshtė nusėror tė metaforės, qė i shkon aq pėr shtat.

I gjithė romani ėshtė njė tablo e gjerė, e realizuar me njė harmoni, qė bart vlera tė larta estetike; por ka aty, brenda atij mozaiku, pėrshkrime e tablo tė tėra aq mahnitėse (si p.sh. tabloja sa tragjike aq madhėshtore e virgjireshave kruetane qė hidhen nė greminė pėr tė mos u bėrė pre e epshit tė armikut, rrėfimi grotesk pėr forcėn shpirtėrore tė shpirtit tė gruas sė burgosur, tabloja e mrekullueshme e detit, epilogu i romanit nė kapitullin: "Etja e ngrirė nė buzė"), tė cilat e pasurojnė prozėn tonė. Po sjellim njė shembull tė veēantisė sė shtjellimit poetik, qė nė vepėr njėmend janė tė shumtė: "Dejti tashmė kishte mbledhur ninėzat e fundit tė zbardhemta, tė harruara aty - kėtu nėpėr hapėsirė nga sosja e ditės. Faqja e ujit dhe gjithė ajo qė kapte syri, morėn njė pamje tė pėrhitur, qė tė kujtonte ngjyrėn e shkėmbinjve tė rrahur nga stuhitė ndėr mote. Hėna, syėndėrruese e natės, nuk kishte gjasė tė pėrlindte dritėsimin e saj tė hershėm, t'u falte valėve epshin e vallėzimit nusėror, siē vepron zakonisht kur zbret dhe i puth ato mbrėmjeve tė fundverės e tė fillimvjeshtės as t'u tregojė reve udhėn e shtegtimit, qė pastaj dalldisen, deri nė ekstazė, nėpėr qėndizmat e kaltėrsisė sė qiellit. Tisi i territ vazhdonte ta pėrgjumte detin bablok, i cili pėrgatitej t'i falej kolovajzės ėndėrruese tė natės!"

Vepra ėshtė njė pėrsiatje e gjallė filozofike, e metaforizuar apo e drejtėpėrdrejtė, e pėrshkuar nga njė tonalitet i lartė e fisnik i njė thirrjeje optimiste pėr jetėn, edhe kur ajo na shfaqet nė gjendjet e saj mė tragjike, pėr vlerat e njeriut dhe tė njerėzimit, pėr vitalitetin dhe vlerat tona etnike, dashurinė pėr vendin e lindjes dhe pėr atdheun, pėr tė bukurėn nė natyrė e nė art, larg ēdo note fataliteti qė nė dukje tė pėrhijohet nė ndonjė rast.

Pėrsiatjet e autorit dhe tė personazhit, zėri i brendshėm i kėtij tė fundit e plotėsojnė dhe e thellojnė metaforėn e mesazhit tė veprės, e ndalojnė vrapin e leximit aq tėrheqės, qė i merr frymėn lexuesit dhe e bėn tė mendojė pėr jetėn dhe vdekjen dhe pėr dukuri tė tjera, qė ndodhin nė udhėtim, nga njėra tek tjetra.

Etja e gurėzuar e Gjin Bardhelės ėshtė njė himnizim i pėrpjekjeve stoike tė njeriut pėr tė jetuar duke pranuar qė jeta ėshtė dhimbje; dhe kjo jo dosido, por njė dhimbje e madhe, tragjike - dhe sa mė tragjike aq mė e bukur.

Veē kėsaj, ajo - etja, ėshtė njė pranim i sė pėrkohshmes pėrballė amshimit, njė sens i pajtimit tė kėtij mospėrkimi, i mospėrkimit tė kundėrshtive tė jetės sonė me harmoninė universale, gjė qė pėrbėn burimin e gėzimit, tė lumturisė nė prehėr tė vuajtjes - njė atmosferė shpirtėrore katarsi, pėr tė cilėn bota shqiptare ka nevojė sot, ndoshta mė shumė se kurrė.

New York, shkurt 2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara