HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DHJETORI '90, NJĖ UTOPI E LIRISĖ

-- nga Flamur Buēpapaj,
ish-Drejtues i Lėvizjes Studentore tė Universitetit tė Shkodrės nė dhjetor 1990.

Lėvizja studentore nė Shkodėr pati individualitetin e saj, dritėn e saj. Nė kėtė qytet, trashėgimia nga perendoria komuniste ishte e papėrfillshme, por ishte shumė e egėr shtypja qė vinte ditė dhe natė nga regjimi. Ai kishte frikė dhe tmerr nga Shkodra e Gjergj Fishtės dhe Martin Camajt. Shumica e njerėzve nė kėtė qytet na mbajnė mend se si nė dhjetor 1990 u pėrleshėm me policinė dhe me sigurimin e shtetit tė asaj kohe. Regjimi atėherė fliste pėr reforma, por burgjet i mbushte pėrditė me tė rinj antikomunistė. Shumė prej ne studentėve tė univesitetit te Shkodrės, (atėherė ILP), pėrfunduam nė biruca, duke filluar nga unė dhe bashkėstudentėt e mi Ilir Seci, Ylber Hasani, Nazmi Peka, etj.
Jehona e zhvillimeve demokratike nė Europėn Lindore, shembja e Murit tė Berlinit, fundi i Ēausheskut ngjallėn shpresa pėr ndryshime kudo nė vend, por nė Shkodėr ato krijuan njė frymė qė do tė ēonte nė dhjetor njė stuhi. Unė kam qenė student nė Shkodėr dhe, pėr hir tė sė vėrtetės, lėvizja demokratike nė kėtė qytet tė madh kishte kohė qė kishte filluar. Protesta antiregjim ishin tentuar qysh me pėrpjekjet pėr rrėzimin e bustit tė dikatorit sovjetik Stalin, nga njė grup antikomunistėsh me nė krye Dedė Kasnecin dhe Paulin Ndojen, etj.
Ky ballafaqim i hapur me dikaturėn do tė ēonte tek Revolucioni i Dhjetorit 1990, tė cilin e bėmė ne studentėt e Tiranės dhe tė Shkodrės etj. sepse u vumė nė ballė tė kėsaj lėvizjeje pėr liri, demokraci dhe pluralizėm, tė gatshėm dhe tėrėsisht tė ndergjegjshėm pėr tė paguar ēmimin e lirisė. Njė ditė pas fillimit tė lėvizjes sė studentėve tė Tiranės, ne nė Shkodėr filluam rrugėn e pėrleshjes me diktaturėn. Intelektualėt e kėtij qyteti u bashkuan me ne, ndėrsa tė pėrsekutuarit politikė do t'i kishim prapavijėn mė tė fuqishme tė lėvizjes tonė studentore. Nuk mund tė harroj Alfons Grishėn, mė tė vellanė, Eduart Grishėn, Xhemal Uruēin, veprimtarin qė mė vonė do tė bėhej sekretar i PD-sė Shkodėr, miqtė e mi Arben Broci e Shenasi Rama, etj.
Nė kėtė ditė tė shėnuar tė lirisė tonė dua tė pėrshėndes tė gjithė bashkė-studentėt e mi, qė u qėndruan heroikisht torturave dhe burgjeve komuniste tė Shkodrės. Ata janė sot njerėz tė lirė edhe pse ėndrra pėr tė cilėn luftuan u dėrrmua, si nga ata qė nuk ditėn ta mbronin edhe nga ata qė prisnin rastin tė hakmerreshin ndaj nesh, domethėnė ndaj frymės sė lirisė dhe pluralizmit politik. Komunistėt nė fuqi nė fakt u hakmorėn, por asgjė nuk mund tė ndryshojė bindjet tona eurotalantike. Lėvizja jonė sot mund tė quhet lėvizje utopike, e parealizuar, pasi ish-komunistėt u rikthyen nė fuqi, ndėrsa ne dhjetoristėt dhe ish tė pėmdjekurit politikė, u vumė pėrpara skuadrės sė pushkatimit dhe gjykatave komuniste.
Kjo mė bėn mua dhe tė gjithė anėtarėt e asaj lėvizjeje tė madhe, qė tė mendohemi pėr mėnyrėn se si mund tė sjellim ndryshime tė reja, se si mund tė forcojmė tė djathėn dhe ēojmė pėrpara vendin tonė krahas popujve tė tjerė tė zhvilluar europianė.
Padyshim qė ėshtė njė gėzim i madh qė sot njė pjesė e drejtuesve tė lėvizjes sė dhjetorit, ne qė kemi mbetur ende gjallė prej hakmarrjes komuniste, apo qė nuk e kemi braktisur ende atdheun, tė jemi pėrsėri sė bashku, pėr tė kujtuar dhjetorin e pluralizmit politik, dhjetorin e fundit tė diktaturės sė proletariatit dhe izolimit shkatėrrimtar, si dhe pėr tė menduar pėr tė ardhmen. Qoftė edhe ky 8 Dhjetor i fundit me komunistėt nė pushtet!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara