HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shpirti opozitar i poetit

-- nga Fadil Kraja

Nė pėrgjithėsi ēdo krijues dhe nė veēanti poeti ėshtė nė opozitė ndaj sė keqes, sė shėmtuarės dhe asaj qė nuk ec me kohėn, pra regresives. Themi nė veēanti poeti, sepse vargu dhe kėnga ballafaqohen mė shpejt me njerėzit, pra me masat, duke u bėrė pėr ta armė tė fuqishme, pėr tė luftuar tė keqen. E kur flasim pėr njė poet me pėrmasa tė tilla si Gjergj Fishta, vargjet bėhen kėngė qė kalėron vite dhe shekuj, duke mbetur gjithnjė aktuale. Sepse, e keqja, e ēdo forme dhe lloji qoftė ėshtė e pranishme nė ēdo kohė, mjerisht.
Vėzhguesi i hollė, symprehtė, poeti ynė i madh tė keqen nuk e gjykon si dėmtuese tė njė individi o tė njė shoqėrie, por si dėmtuese tė njė etnie, tė njė kombi tė tėrė. Edhe nga njė shkėndijė e vogėl ndizet zjarri i madh, nga e keqja e njė individi gandohet njė shoqėri e tėrė, dėmtohet njė komb qė dėshiron tė ecė me kohėn. Ja pse poeti nuk fal askėnd, jo vetėm tė voglin por as tė madhin, tė fuqishmin. Duke e vėshtruar tė keqen me syrin e tij dialektik i bie asaj me kamzhikun e vargut tė fuqishėm qė me kohė bėhet proverbial, bėhet i njė kombi tė tėrė.
Vėreni poezinė "Hymni i flamurit". Ėshtė bėrė proverbial vargu "Bini toskė e bini gegė". Ndėrsa pseudonimi mė i preferuar i poetit ėshtė "Gegė Toska". Tė dyja kėto, "toskė e gegė, Gegė e toskė" bėhet njė thirrje pėr shqiptarėt, njė ulėrimė shqetėsuese e poetit ndaj atyre qė shkaktojnė fėrkime dashakeqėse mes dy trevave dhe dy dialekteve qė edhe pse fėrkime sociale marrin karakter politik dhe dėmtojnė kombin. Thirrja e poetit ėshtė e qartė: Jemi njė komb, jemi shqiptarė, dhe ai qė orvatet tė vrėrė toskėn para gegės ose anasjelltas ėshtė njė mjeran qė don tė pėrēajė njė komb. E megjthėse kjo thirrje kumbonte shumė dekada mė parė kumbojnė edhe sot me shumė domethėnie pėr ne. Sepse mjerisht orvatje tė tilla pėrēarėse indeshim edhe sot.
Tė urresh armikun, por tė respektosh virtytet e mira tė kombit tė tij qoftė edhe armik. Pra urrjetja tė mos t'i errė sytė dhe tė shmangė shovinizmin masiv. Kjo sentencė delikate theksohet nga poeti, tė cilin njė sistem politik e quajti shovinist. E pra, tek Lahuta e Malėsisė vetėm njė varg mjafton qė edhe sot tģi ruhemi shovinizmit. Nė dyluftimin e shqiptarit me malazezin, pra "shkaun", Oso Kuka ēmon trimėrinė dhe guximin e armikut duke e falur atė me fjalėt "... se me gjasė ti qenke rodit". Siē dihet, fjala "rod" ka hyrė tek ne si sinonim i racės, kombit, etnisė. Oso Kuka ēmon rodin dhe poeti na fton edhe ne ta ēmojmė e vlerėsojmė pa harruar detyrėn, qėllimin, jetik, mbrojtjen e lirisė /. Oso Kuka duke falun "shkaun" e fton t'uthotė shtetarėve, rodit tė vet "Tė mos lakmojnė tokėn e KAStriotit, se u del keq qe besa e Zotit!".
Pushtimi, mjerimi mė i madh i njė kombi nuk vjen thjeshtė nga krizat e armėve. Tentakulat e pushtuesit, veprojnė para armėve. Tradhėtia ėshtė bacili vdekjeprurės, qė dobėson vetėdijen, tkurr vigjilencėn, krijon hematomat qė pengojnė qarkullimin e lirė tė gjakut, shpejton agoninė pas sė cilės vjen vdekja, robėrimi i njė kombi. Fishta ky rilindas i madh ėshtė i pamėshirshėm dhe agresiv deri nė vdekje ndaj tradhėtisė. Njė legjende biblike i referohej Giuseppe Verdi tek Nabuko kur kori i pėrgjėrohej atdheut tė tradhėtuar. Njė legjende biblike i referohet Fishta tek Juda Makabe kur lėshon thirrjen drithėruese:

O Perėndi a ndjeve
tradhėtarėt na lanė pa atdhe
e ti rri gjuan me rrufe
lisat n'pėr male kot...

Dhe kur njė poet harron veladonin dhe guxon tė qortojė edhe Zotin qė nuk shigjeton tradhėtarėt, atėhere vjen fare natyrshėm sulmi pa kufi e cak qė u bėn ai tradhėtarėve, duke mos i kursyer as me emėr. Janė domethėnėse preludet e dy poemave tė Fishtės, Nikoleida dhe Makaroniada. Sepse kėto dy prelude ndryshojnė edhe nė formė edhe nė stil nga vetė poemat nė fjalė. Tek Nikoleida, me stilin e tij karakteristik, dhe formėn e tetėrrokėshit satirik deri nė farsė poeti pėrshkruan vajtimin qesharak tė knjazit tė Cetinės qė shtetet e mėdhenj, krushq nuk po e ndihmojnė qė tė realizojė ėndrrėn e tij mbretėrore dhe kryeqytetin e dėshiruar, Shkodrėn. Ndėrsa vargjet prelud, me njė strofė nė formė rombike janė krejt ndryshe, ku zhduket satira e nė vend tė saj vihet mllefi ndaj atyre qė ndihmuan "shkakun" pėr synimet e zeza. Pėr ēudi autori u sulet me emra konkretė dhe disa kolegėve tė tij, pra klerikė qė u bėnė dashje apo pa dashje tradhėtarė tė kombit dhe... ndihmuan armikun shekullor tė zaptojė tokat tona, sabotuan parlamentin legjitim, tradhėtuan Luigj Gurakuqin dhe fretėrit patriotė. Kėtyre "zezanėve" Fishta u drejtohet: Kėtė tufė hithash, Gegė Tosak u a truen...
Pra, nuk ua kushton por ua hedh turinjve me mallkim, me vargje qė u ngjajnė fishkėllimave tė kamxhikut. Dhe, kur poeti nuk kursen njerėz tė tillė, duke i damkosur me emėr e mbiemėr, kėtu nuk ka si tė kursejė tek Makaroniada ata "tė dėrguar misionarė" italianė dhe ca intelektualė pseudo patriotė shqiptarė qė duke ēoroditur gjuhėn pėrpiqen tė italianizojnė jetėn shoqėrore shqiptare. E nė preludin e poemės nuk kemi mė pėrbuzje dhe kamxhik, por pėshtymė, mallgam qė u hudhet surratit tė tyre. Siē duket, poeti, pasi i ka mbaruar sė shkruari kėto poema nuk ka mjaftuar me kaq, ka dashtė t'ua dedikojė dhe disave gjithnjė pa ua kursyer emrat, gjithnjė duke i damkosur.
Tradhėtar bėhesh edhe pa dashje, edhe duke bėrė sikur e do atdheun dhe popullin, duke ndezur tymnajė me gjoja pėrpjekjet intelektuale pėr "hir tė atdheut". Kjo temė ėshtė e njohur tek rilindasit, natyrisht jo me pėrmasat e Gomarit tė Babatasit. Kėshtu mund tė na kujtohen "hithrat e ferrat" e Naimit, "Klubi i Selanikut" i Ēajupit e ndonjė tjetėr. Por, ėshtė unikale strofa proverbiale ku poeti parodizon bile mė tepėr se kaq ata intelektualė qė edhe piknikėt orgji mundohen t'i veshin me rrobat e takimeve protestuese, pėr gjoja festimet e 1 Majit, apo pakėnaqėsisė ndaj regjimit aktual.

Ka ra breshni nė Bardhanjorė
rrėnoi ara edhe fiq
burra mbrendė, me dorė, me dorė
Rroftė Shqipnia me gjith miq...

Tradhėti ėshtė edhe njė traktat, njė marrėveshje, njė fobi antikombėtare e njė qeverije apo e njė ministri tė veēantė. Janė ata, ministrat, apo qeveritė kuislinge qė duke hapur dyert e gjoja "bashkėpunimit" me njė vend fqinj, por me synime tė hershme pushtuese, bėhen urė qė ky pushtim tė bėhet realitet. Ndaj, tek Gomari i Babatasit poeti shfryen:

Eh, ju ministra, minestra,
do zvarranikė, qelbėsina,
trup edhe bark nė Tiranė,
kryet thellė ke Athina...

Tradhėti ndaj atdheut dhe popullit bėjnė edhe ata qė krijojnė pseudoheronjt, njerėz tė turmės, pa ideale dhe pa kurriz qė i nxjerr njė situatė kaotike. Dhe kėta pseudoheronj gjejnė edhe Orfetė e tyre qė u thurin lavde pseudoheroizmi, lapanjozėve qė i shėrbejnė vetėm njė kaste por jo atdheut:

Kush din sot ēarkun ma mirė me e ngrehun
pėr me zjga barkun, Ai ke me u njehun
pėr mendje - prehun...

Dhe Orfeu, pra poeti oborrtar e servil i thur lavde kėtij pseudoheroi edhe nė varr.

A thue se asht varri bash i spartanivet
qė n'TErmopile ranė ballė persianėve...

Se sa aktuale mbeten kėto vargje deh sot tek ne, kjo nuk ka nevojė pėr koment. Dhe, kur them sot pėrfshij jo vetėm kėtė dhjetė vjeēar por edhe gjysmė shekullin qė kaluam.
Pseudo heronjt, psuedo tribunėt e popullit shkaktojnė vetėm fatkeqėsi kombėtare, vonojnė zhvillimin dhe ecjen pėrpara tė njė kombi. Servilėt, lapanjozėt, karieristėt, nepotistėt... janė nė shinjestėr tė poetit qė nuk pajtohet kurrė me ta edhe pse deshėn gjithnjė ta bėjnė pėr vehte. Pėr Fishtėn, kėta tipa janė kunguj qė kacaviren pas tė madhit.
Njerėzit me dy fytyra janė tė pahonepsėshėm pėr poetin. Dhe tė tillė njerisht, nėkohėn e tij kishte shumė, ashtu siē, mjerisht ka edhe sot shumė tė tillė. Naturisht, duke mos i honepsur, vargu kundėr tyre i pėrngjet thimbit tė njė anze, njė grethi. Prandaj, tek Anzat e Parnasit, konkretisht tek poezia Nakdomonicipedia thumbi poetik ėshtė plot helm.

Hyut ndezja qirin
o i biri i Adamit,
ndizja edhe djallit
nji tjetėr dhjami...

Tė tillė tipa qė njėkohėsisht ndezin dy qirinj, shkaktojnė vetėm pėrbuzjem e qė dėmtojnė shoqėrinė dhe kombin. Cilėt janė ata? Autori i fshikullon nė shumė poezi duke mos bėrė pėrjashtim as tek jerarkia fetare duke mos falur as disa murgesha qė duke mohuar misionin hyjnor tė tyre qepin havra, dhe tė tillave autori tek poema "Kur pata kenė ba papė" u kėshillon tė "rahatohen" pra tė "martohen", as disa klerikė qė shtėpinė e Zotit e "kanė ba dugajė" autori jo vetėm nuk i fal por u jep dėnimin kapital "...kėtyne nė fyt u a vesha lakun"...
Fishta ishte poet dhe klerik i madh. Por ai nuk harronte kurrė qytetin ku jetonte dhe meditonte, Shkodrėn tė cilėn e deshi dhe e pėrjetėsoi nė vargje.
Natyrisht, si njeri duron dhe fal... por si poet nuk mund tė rrijė indiferent ndaj dukurive shoqėrore qė dėmtojnė. Thumbon prėtacinė, budallallėkun, imoralitetin dhe sidomos shtirjen. Pėr njė fshat afėr Shkodrės ai bėn portretin proverbial:

Mal pa dru, gjind pa tru
dyer pa reze... gra pa erze...

Ndėrsa pėr pseudo dhimbjen, pėr teprimin nė shprehjen e ndiesive dhe gjykimeve, autori bėn portretin tjetėr proverbial:

Ēka ka thanė nana e Bardhylit
dhima e byrrit dhima e brrylit
tė dhemb shumė por kalon shpejt
e me gjasė paska pasė tė drejtė...

Siē shihet kėtu kemi tė bėjmė vetėm me njė grua qė veshjen nė zi pėr burrin e kthen nė modė...por thumbi i anzės kalon mė tej shkon mė larg, duke pėrfshi kėtu edhe ata qė "pėrgjėrohen" pėr tė kaluarėn vetėm se e sotmja nuk u jep ata privilegje qė kishin. Dhe, qajnė parajsėn e humbur, por kur gjejnė njė parajsė tė re qė u jep privilegjet e humbura atėherė vajin e kthejnė nė hymėn...
Gjergj Fishta pėrveēse flamur, vargun e kishte edhe shigjetė helmuese, qoftė pėr armikun e jashtė softė edhe pėr tė brendėshmit. Ndaj, satira e tij u bė proverbiale. Natyrisht, opozicioni i tij i pėlqyer nga masat nuk u pėlqye nga ata qė vargu fishtian u shkeli nė kallo. Dhe ky dikush, kur mendonte se ishte "dikush", pra kishte diēka nė dorė u pėrpoq tė hakmerrej ndaj poetit. Dihet hakmarrja ndaj tij. Lufta qė u bė pėr ta asgjėsuar, duke i zhdukur edhe varrin.
Fati i opozitarit ėshtė gjithmonė i tillė. I tillė qe edhe fati i opozitarit tė madh Gjergj Fishta. Armiqtė e tij pėrdorėn kundėr tij edhe kėrbaēin edhe kulaēin. Kėtė tė fundit pėr ta bėrė pėr vehte dhe kur nuk arrinin atėherė kėrbaēi ishte i pamėshirshėm dhe i paskrupull. E megjithatė Fishta nuk ndezi kurrė dy qirninj. Ndezi vetėm njė, ndaj Zotit dhe atdheut. Dhe qiriri i tij vazhdon tė ndrisė. Ata qė e luftuan ose edhe pėrpiqen edhe sot ta errėsojnė i mbulon pluhuri i turpit dhe harresės ndėrsa Gjergj Fishta i madh, edhe pse pa varr jeton nė altarin e kombit si poet i tij, poet kombėtar.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara