HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rugova e Daci do tė shkojnė nė Vjenė

-- nga Faton Osmani

Ndėrsa bisedimet vazhdojnė, mendohet se kryeministri Rexhepi e lideri i PDK-sė Thaēi do tė pranojnė

PRISHTINĖ – Kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė kryeadministratorit Harri Holkeri pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės, qė mbahet tė martėn e ardhshme. “Presidenti Ibrahim Rugova e ka marrė kėtė vendim nė bazė tė mandatit tė tij, qė e ka me Kornizė Kushtetuese, sipas tė cilės, nė bashkėrendim me PSSP-nė, presidenti e pėrfaqėson Kosovėn dhe i ushtron tė drejtat dhe detyrat e veta nė pajtim me dispozitat kushtetuese”, - thuhet nė njoftimin e zyrės pėr shtyp tė kryetarit tė Kosovės, tė lėshuar tė premten pasdite. Ndėr kėto dispozita, sipas kėsaj zyre, mė themelorja ėshtė se presidenti i Kosovės, nė bashkėrendim me PSSP-nė, merr veprime nė fushėn e marrėdhėnieve tė jashtme. Rugova ėshtė lideri i parė kosovar i cili i thotė “po” takimit, i cili shėnon fillimin e dialogut Prishtinė – Beograd, siē thuhet pėr ēėshtje praktike. Shefat e zyrave tė SHBA-sė dhe Britanisė nė Prishtinė kanė zhvilluar gjatė ditės sė djeshme njė sėrė takimesh me liderėt kosovarė nė pėrpjekje tė marrin qėndrimin pėrfundimtar rreth takimit tė Vjenės.

Mersi Ris dhe Mark Dikinson janė takuar me kryeparlamentarin Nexhat Daci, liderin e PDK-sė, Hashim Thaēi dhe atė tė AAK-sė, Ramush Haradinaj. Pėrfaqėsuesit e zyrave perėndimore kanė theksuar se takimi i Vjenės ėshtė me interes pėr Kosovėn dhe kanė shprehur shqetėsimin e vendeve tė tyre pėr vonimin e harmonizimit tė qėndrimeve tė lidershipit kosovar, si dhe pėr kompletimin e delegacionit. Ndėrkohė edhe kryeparlamentari Nexhat Daci pas njė takimi njohės qė ka patur me komandantin e ri tė KFOR-it, gjeneralin Holger Kommerhof, ka deklaruar se “fillimi i dialogut nė Vjenė ėshtė njė rast unik qė Kosova t’i marrė pėrgjegjėsitė e veta”. Supozohet se edhe kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi dhe lideri i PDK-sė Hashim Thaēi do tė binden pėr tė shkuar nė bisedimet e Vjenės. Ndėrsa Ramush Haradinaj, nė njė konferencė pėr gazetarė pas takimeve, deklaroi se “mėnyra se si mund tė sigurohet pjesėmarrja nė Vjenė, por edhe pėr njė proces tė suksesshėm, ėshtė nėnshkrimi i njė rregulloreje nga ana e Holkerit pėr ndėrtimin e ministrive nė sferat nė tė cilat ka kėrkuar qeveria e Kosovės”.

-- marrė nga Shekulli, 11.10.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara