HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Gegnishtja e meriton me u kodifikue

Chris Hughes, ligjėrues i gjuhės shqipe dhe autor i doracakut pėr mėsimin e gegnishtes

Mendoj se dialekti gegė, tue qenė se asht aq i pėrhapun, e meriton nji sistem tė standardizuem dhe mundet me bashkegzistue me gjuhėn letrare. Tė gjithė janė tė vetėdijshėm se gjuha letrare shėrben si lidhje mes shqiptarėve, por prapė mendoj se gegėt kanė tė drejtė plotėsisht pėr nji sistem tė tyne tė kodifikuem. Dialekti gegė e meriton kėte.

Intervista nga Ragip Luta, Londėr

Java: Ju i mėsoni tė tjerėt shqip, gegnisht nė veēanti. Pse ua mėsoni studentėve gegnishten e jo gjuhėn letrare?

Chris Hughes: E kemi gjetė ma tė sukseshme metodėn nėse i mėsojmė sė pari gegnisht, tė folmen gege, e ma vonė ua mėsojmė dallimet midis gegnishtes dhe gjuhės letrare apo tosknishtes. Njerėzit qė i mėsoj une janė njerėz qė shkojnė me punue n’Kosovė, pėr organizata humanitare a pjesėtarė tė forcave t’armatosuna, tė cilėt mund ta kenė pėr detyrė me pėrkthye n’Kosovė tue folė me folės tė gegnishtes. Tue e dijtė vetėm gjuhėn letrare, njerėzit me tė cilėt kanė folė - i kanė kuptue shumė mirė. Mirėpo, kur kanė marrė pėrgjigje prej tyne - ata janė dukė si prej Marsit pėr ta. Prandaj, e kuptuem se tue i mėsue nė kėte mėnyrė, tue fillue me dialektin gegė, me bazė tė kosovarēes e me disa plotėsime tetovare, kemi pasė ma shumė sukses.

Java: Dmth. asht ēashtje ma praktike?

Chris Hughes: Nė thelb asht ēashtje e tė qenit praktik, tekembrama.

Java: Gjatė diskutimit nė Ditėn e Studimit tė Gegnishtes ju shkaktuet debat kur thatė se gegnishtja dhe tosknishtja nuk janė tė kuptueshme reciprokisht…

Chris Hughes: Nė format e tyne ma ekstreme ato munden me qenė tė pakuptueshme mes vete. Une e dhashė nji shembull tė caktuem, qė mundet me qenė pak si egzagjerim, por qė egziston nji dallim. Pėr shembull: Do tė rri atje nė mbrėmje dhe Kam me nejtė atje n'aksham. Asht e qartė se ka shumė dallim midis kėtyne dyjave. Nė praktikė, nji folės i gegnishtes normalisht se ka me ba koncesione kur flet me nji folės toskė. Atėhere mundet me pasė nji pėrzimje, si Do tė rri atje n'aksham ose Kam me nejtė atje nė mbramje.
Unė fola pėr forma ma ekstreme tė secilit dialekt, e jo pėr forma ma tė afėrme tė dialekteve.

Java: Ku keni mėsue ju vetė shqip, si e mėsuet ate?

Chris Hughes: Fillimisht nisa me mėsue shqip nė vjetin 1985. Ashtu m’erdh. Mendoj se e kėrkoja nji gjuhė me e mėsue. Doja me e mėsue nji gjuhė qė nuk mėsohej shumė nga tė huejt. Asokohe sa kish vdekė Enver Hoxha. Thashė: kam me e mėsue shqipen. Fillova me gjuhėn letrare, si nisin tanė. Masandej, shumė interesant, vendi i parė qė e vizitova ku flitej shqip ishte Prishtina. Pėrfundova tue e mėsue dialektin gegė. Diqysh mė vinte ma lehtė, shumė ma natyrshėm. Dhe, prej atėhere gegnishtja ka dominue te une.

Java: Si e vlerėsoni Ditėn e Studimit tė Gegnishtės qė u mbajt nė Londėr?

Chris Hughes: Mendoj se ishte ditė shumė e dobishme, me shumė risi. Si e zuna ngoje, tanahere ka ndonji kontravers kur krahason gjuhėn letrare me gegnishten. Thuese gjithmonė ban promovimin e gegnishtes. Edhe pse ky nuk ishte qėllimi i konferencės, e nxori nė pah gegnishten nė nji mėnyrė qė asht shumė me randėsi nė kėte moment, sidomos tani qė nė Kosovė ka ma shumė lėvizje akademike pėr me e promovue gegnishten pėrmes gjanave si gazeta JAVA e Migjen Kelmendit dhe gjanave tė tjera. Mendoj se kjo u lidh shumė mirė. Ishte kohė e qėllueme. Ishte tubim shumė i mirė i akademikėve dhe njerėzve t’interesuem pėr kėte temė.

Java: Kishte disa reagime nė Shqipni, ndėr gjuhėtarė, qė konferencėn tuej e kanė krahasue nė nji mėnyrė me Konferencėn e Londrės tė vjetit 1913. Ēka mundeni me thanė pėr kėte?

Chris Hughes: Sigurisht nuk do ta kisha ba nji krahasim t’atillė. Personalisht nuk e pashė si ngjarje asofare. Ma shumė ishte si kremtim i kulturės dhe dialektit gegė. Nuk ishte asgja ma shumė se kjo.

Java: Kjo, nė nji mėnyrė, e ilustroi ate se ēashtja e gegnishtes dhe standardit, debati, asht mjaft i ndjeshem nė Shqipni. A mendoni se asht me randėsi me u zhvillue ky debat?

Chris Hughes: Une mendoj se asht me randėsi me u debatue rreth kėsaj teme. Askush nuk thoshte, sigurisht une jo, se gegnishtja duhet promovue nė disfavor tė gjuhės letrare. Mendoj se gjuha letrare asht nji koncept gjithėpėrfshimės mbi tosknishten dhe gegnishten. Duhet me bashkegzistue, por duhet tė promovohen nė mėnyrė tė barabartė. Une nuk besoj se pati ndonji sugjerim qė gegnishtja duhet promovue mbi gjuhėn letrare. Por, mendoj se ka arsye shumė tė mira qė gegnishtja tė kodifikohet zyrtarisht dhe te standardizohet zyrtarisht. Sepse, si e thamė nė Ditėn e Studimit tė Gegnishtes, janė standardizime tė ndryshme nė tryezė dhe thuese tė gjithė qė pėrdorin ndonji shkrim nė gegnishte pėrdorin sistem tė vetin apo tė kombinuem. Sigurisht se tue e standardizue asht gja e mirė. Por, nuk mendoj se kjo, nė ndonji mėnyrė, rrezikon gjuhėn letrare, sepse gjuha letrare asht e standardizueme aq mirė sa nuk mendoj se gegnishtja pėrban ndonji rrezik.

Java: Ju mendoni se standardizimi apo kodifikimi i gegnishtes nuk do ta rrezikonte n’asnji mėnyrė shqipen standarde?

Chris Hughes: Nuk mendoj se do ta rrezikonte. Ato dyja mund tė bashkegzistojnė nė mėnyrė tė pėrsosun, nė nivele tė ndryshme, ndoshta edhe nė regjistra tė ndryshėm, edhe pėr audienca tė ndryshme. Asht ba nji pėrpjekje para shumė kohėsh, nė vitet 1920, pėr standardizimin e gegnishtes. Atėhere ajo ishte nji lloj gjuhe letrare. Edhe pse nuk quhej ashtu. Sigurisht nuk mendoj se egziston ndonji konkurrencė mes tyne. Mendoj se dialekti gegė, tue qenė se asht aq i pėrhapun, e meriton nji sistem tė standardizuem dhe mundet me bashkegzistue me gjuhėn letrare. Tė gjithė janė tė vetėdijshėm se gjuha letrare shėrben si lidhje mes shqiptarėve, por prapė mendoj se gegėt kanė tė drejtė plotėsisht pėr nji sistem tė tyne tė kodifikuem. Dialekti gegė meriton kėte.

-- dėrguar pėr Shkoder.net... nga Klajd Kapinova.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara