HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"ĒĖSHTJA KAPLLANI" TREGUES I NĖPĖRKĖMBJES SĖ EMIGRANTĖVE NĖ GREQI

Gazmend Kapllani GAZMEND KAPLLANI

Poet dhe publicist, veprimtar per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve. Foto e realizuar ne Athine ne vitin 1993 nga Kolec Traboini, ne kohen kur bashkpunonin per botimin e gazetes se emigranteve "EGNATIA"
(Nga web-site ne Internet www.traboini.com).

Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut po ndjek me shqetesim ate qe tanime ne median greke njihet me emrin "Ceshtja Kapllani". Grupi eshte informuar ne vazhdimesi nga organizatat partnere te te drejtave te te njeriut qe veprojne ne Greqi dhe eshte njohur ne hollesi mbi ngjarjen edhe nga nje bisede e bere me vete z. Gazmend Kapllani.
Behet fjale per refuzimin e perteritjes se lejes se qendrimit ne Greqi te z. Kapllani, tanime nje prej personazheve te njohura te emigracionit shqiptar ne Greqi, studiues, publicist, universitar dhe aktivist i te drejtave te njeriut. Zoti Kapllani, eshte vendosur ne shtetin fqinj qe prej vitit 1991 dhe se fundi eshte i atashuar si doktorant ne Universitetin "Pantion" te Athines. Gjate gjithe ketyre viteve ai ka qene mjaft aktiv ne median greke rreth problematikes se emigracionit shqiptar ne Greqi dhe ka kritikuar ne shume raste ndjenjat nacionaliste dhe raciste te segmenteve te shtetit dhe shoqerise greke ndaj te huajve dhe pakicave.
Me 26 shkurt 2003 zoti Kapllani aplikon si zakonisht gjithe keto vite, per lejen e qendrimit prane autoriteve policore greke. Por shume shpejt aplikimi i tij u refuzua, me motivacionin zyrtar "per kercenim ndaj rendit publik dhe sigurise kombetare te Greqise". Motivacioni i dhene nga autoritetet policore mbetet tejet evaziv, madje bie ndesh me nje sere rregullash dhe te drejtash te percaktuara ne dokumenta nderkombetare si ajo e lirise se shprehjes dhe mendimit, e qarkullimit dhe qendrimit te lire te njerezve, te statusit rregullues te te huajve ne nje vend te Bashkimit Europian, etj.
Akuza e rende e shprehur ne motivacionin e dhene, kostatohet teresisht e padrejte dhe e papershtatshme per rastin e zotit Kapllani si njeri publik, c'ka ka nxitur reagimin qytetar te shume prej rretheve mediatike dhe atyre te drejtave te njeriut ne Greqi, si dhe reagimin e organizmave nderkombetare te te drejtave te njeriut.
Grupi Shqiptar i Drejteve te Njeriut konstaton me keqardhje se rasti i zotit Kapllani eshte nje shprehje e problemeve te pafundme dhe te vazhdueshme, me te cilat ndeshen emigrantet shqiptare ne Greqi, ku subjektiviteti i autoriteteve dhe evaziviteti i procedurave jane nje dukuri fatkeqesisht shume prezente. Grupi eshte shprehur edhe here te tjera per problemet e shumta me te cilat perballen shtetasit shqiptare emigrante ne Greqi, per mosgarantimin dhe shkeljet e shumta te te drejtave te tyre, nga autoritetet e ketij vendi, anetar i Bashkimit Europian.
GSHDNJ konstaton me kenaqesi, se problemi i zotit Kapllani ka gjetur nje mbeshtetje te fuqishme ne shume mjedise mediatike dhe ne zera perfaqesues te opinionit publik grek, te cilet besojne dhe promovojne ne shoqerine greke vlera te demokracise, vlerat europiane dhe te drejtat e njeriut, te cilat nuk mund te jene te ndryshme kur behet fjale per emigrantet. Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut kerkon qe ceshtja Kapllani te zgjidhet sipas te gjitha standarteve demokratike te trajtimit te qytetareve te huaj ne shtetin grek. Gjithashtu i ben thirrje autoriteteve me te larta greke dhe organizmave nderkombetare qe te marrin seriozisht ne konsiderate garantimin dhe zbatimin e lirive dhe te drejtave te emigranteve ne shtetin Grek, madje rasti i z. Kapllani le te sherbeje si nje sinjal i forte per te rritur ndjeshmerine e autoriteteve greke ndaj respektimit te te drejtave te emigrante ne pergjithesi, dhe atyre shqiptare ne vecanti.

-- marre nga "Koha Jone" 10 Maj 2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara