HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėr e koalicionit tė organizatave shqiptaro-amerikane drejtuar presidentit Alfred Moisiut

Letėr "Gjeneral Bunker"-it

-- nga Gary Q. KOKOLARI, New Jersey-USA, shtator 2003

Me rastin e vizitės sė Alfred Moisiut nė SHBA, mendoj se ėshtė e domosdoshme pėr tė kujtuar gjithkėnd se letra e mėposhtme i ėshtė dėrguar Moisiut nė muajin prill. Qė nga ajo ditė nuk ėshtė marrė pėrgjigjgje dhe kjo mund tė merret si shuplakė nė fytyrėn e shqiptaro-amerikanėve.

"Presidenti" shqiptar duhet tė nxjerrė kokėn nga rėra dhe t'i pėrballet Nanos, e tė veprojė si udhėheqės. Pas kėsaj, ne duhet ta dimė nė ėshtė zgjedhur kot, apo e ka borxh pozitėn e tij tek Nano. Nėse ai vazhdon tė injorojė ēėshtjet e ngritura nė kėtė letėr dhe mbetet i kėnaqur nga tė qenėt "shef pėr prerje shiritash", si e vetmja gjė e tij ėshtė se ai do tė mbetet si njeriu qė i dha Shqipėrisė bunkerėt e Enverit.

Shkėlqesisė sė Tij Alfred Moisiu

Ne tė poshtėshėnuarit, si shqiptaroamerikanė dhe si anėtarė tė organizatave qytetare, fetare, kulturale dhe humanitare, po ju shkruajmė pėr t’ju sjellė nė vėmėndje disa ēėshtje qė besojmė se janė tė rėndėsishme pėr pėrparimin politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė, si mė poshtė:

1. Nga institucionet evropiane tek raportet e Departamentit tė Shtetit, tek faktet e mbikombsheve siē ėshtė Banka Botėrore, korrupsioni ėshtė pėrcaktuar si sėmundje qė ndalon zhvillimin shqiptar dhe si pengesė kryesore pėr investimet e huaja. Tė gjithė ata kanė arritur nė pėrfundimin qė Shqipėria ka dėshtuar nė luftėn kundėr kėtij fenomeni dhe se mekanizmat anti korrupsion tė vėnė nė punė deri tani, kanė qėnė inefektive. Qė kėtej ne besojmė se ėshtė koha qė Shqipėria tė marrė masa tė besueshme dhe efektive pėr tė shkulur korrupsionin. Pėr t’ja arritur kėsaj, ne mbėshtesim fort ngritjen e njė “Komisioni Korrupsioni” qė tė hetojė korruspionin shqiptar nė tė gjithė nivelet dhe tė paraqesė faktet para prokurorit. Sidoqoftė, me qėllim qė ky organizėm tė jetė efektiv dhe transparent, ai duhet tė funksionojė i pavarur nga kontrolli qeveritar. Kėshtu, ky komision duhet tė kryesohet nga njė personalitet i respektueshėm prej shoqėrisė civile shqiptare, ndėrsa anėtarėsia e tij duhet tė pėrfshijė ekspertė ligjorė dhe financiarė nga vendet miq tė tillė si Shtetet e Bashkuara dhe pėrfaqėsues tė diasporės sonė qė kanė aftėsi profesionale tė spikatura. Anėtarė tė komunitetit shqiptaroamerikan u takuan me ambasadorin James Jeffrey nė Nju Jork mė 13 janar 2003, dhe nė atė kohė ai tha qė nėse qeveria shqiptare ėshtė e interesuar nė ngritjen e njė komisioni tė tillė, ai do tė japė mbėshtetjen e tij. Ne ju bėjmė thirrje juve tė pėrkrahni publikisht kėtė iniciativė dhe tė punoni me parlamentin pėr krijimin e organizmit ligjor tė domosdoshėm qė do tė lehtėsojė ngritjen e menjėhershme tė kėtij komisioni.

2. Ndėrkohė qė e dimė qė korrupsioni ėshtė i pranishėm nė tė gjithė segmentet e administratės nuk do tė ketė kuptim zgjidhja e kėtij problemi pėr aq kohė sa ata qė janė pėrzjerė nė korrupsion tė mos hiqen nga politika shqiptare. Sikundėr edhe ju jeni i qartė, korrupsioni ka kapur nivelet mė tė larta tė qarqeve politike shqiptare dhe qeverisė. Ne besojmė fort qė njė Komision Korrupsioni duhet tė hetojė tė gjithė politikanėt qė janė implikuar nė praktika korruptive. Ėshtė shumė e rėndėsishme t'i kushtohet vėmėndje e mėnjėhershme, pėr shkak tė impaktit negativ mbi pėrparimin e Shqipėrisė, lidhjet e specifike tė tanishme ndaj individėve qė aktualisht janė nė pushtet, tė tillė si kryeministri Fatos Nano dhe ish-kryeministri Ilir Meta, si edhe individė qė mund tė kthehen nė radhėt e qeverisė si ish-ministri i Financave Anastas Angjeli dhe tė tjerė. Sikurse thuhet nė media, situata kundėr kėtyre individėve pėrfshin angazhimin nė pastrimin e parave, mbajtja e lidhjeve me krimin e organizuar, ndihma dhe bashkėpunimi nė trafikimin njerėzor, dhe mbajtja e llogarive tė huaja bankare tė paligjshme.

3. Dhjetorin e shkuar, Nicholas Gage vizitoi Tiranėn ku u takua me kryeministrin Fatos Nanon, ata janė takuar gjithashtu dhe nė majin e vitit tė kaluar nė Korfuz. Ende zoti Nano nuk i ka paraqitur shqiptarėve njė arėsye tė pranueshme pėr takimet e tij me zotin Gage, i njohur si armik i shqiptarėve. Ne besojmė se ju, si president i shqiptarėve, duhet tė kėrkoni njė shpjegim publik tė plotė prej zotit Nano pėr veprimet e tij. Zoti Gage, njė hasėm i njohur i Shqipėrisė nuk e njeh sovranitetin e Shqipėrisė, kėshtu qė ne nuk e shohim tė justifikueshme qė njė udhėheqės shqiptar tė takohet me Gage duke pasur funksione zyrtare. Si shtetas amerikan, zoti Gage mund tė ketė tė drejtėn ligjore tė vizitojė Shqipėrinė, por kjo nuk do tė thotė qė qeveria shqiptare ta privilegjojė atė tepėr, ashtu sikundėr besojmė qė qeveria amerikane nuk ka tė drejtėn tė kėrkojė njė privilegj tė tillė pėr Gage. Sikundėr dhe e dini, shqetėsimin tonė pėr kėtė ēėshtje ja bėmė tė ditur Sekretarit tė Shtetit, Colin Powell, me njė letėr dėrguar atij nė fillim tė kėtij viti.

4. Si shtetas amerikan, vend i bazuar nė konceptin e ekonomisė sė tregut tė lirė, ne mbėshtesim qartazi pėrfitimet dhe rėndėsinė e iniciativės private tė papenguar. Duke pranuar nga njėra anė privatizimin e Bankės sė Kursimeve, ne jemi tejet tė shqetėsuar rreth ēdo pėrpjekje tė investitorėve grekė qė direkt apo indirekt synojnė tė kenė tė drejtojnė apo menaxhojnė kėtė institucion. Tashmė bankat greke kontrollojnė afro 20 pėr qind tė sektorit bankar shqiptar. Nė se invetitorėt greke janė tė sukseshėm nė marrjen e Bankės sė Kursimeve, interesat greke do tė kontrollojnė mė shumė se 80 pėr qind tė industrisė bankare shqiptare, duke i dhenė kėshtu Greqisė hegjemoni virtuale mbi sektorin ekonomik mė tė rėndėsishėm shqiptar. Kjo do t’i japė mundėsinė Greqisė tė ndikojė mbi Shqipėrinė. Pėr interesa tė sigurisė sė Shqipėrisė, qeveria shqiptare nuk dhe s’duhet tė lejojė tė ndodhė kjo, ndėrsa ne kėrkojmė qė ju tė mbani njė qėndrim publik mbi kėtė ēėshtje. Megjithėse ne e dimė qė ka norma ligjore ndėrkombėtare qė nxitin tregėtinė e lirė, ka tė tjera parime ndėrkombėtare mė tė forta qė njohin nevojėn e vendeve pėr tė mbrojtur interesat e tyre kombėtare. Qeveria amerikane ka rregullat bankare tė sajat dhe ligjet anti trust qė janė tė hartuara nė mėnyrė specifike pėr tė ndaluar dominimin e huaj nė sektorin e saj bankar, ndaj ne i bėjmė thirrje Shqipėrisė tė adoptojė statute tė ngjashme

5. Duke qėnė se besojmė qė tė gjithė minoritetet etnike nė Shqipėri duhet tė kenė tė drejta tė barabarta me shqiptarėt, gjithashtu besojmė se Shqipėria ka kushtuar kohėn dhe burimet e nevojshme ēėshtjes sė minoritetit grek nė Shqipėri qė me qėllim ka qėnė e deformuar dhe shfrytėzuar nga shovinistėt grekė. Nė tė njėjtėn kohė, shqptarėt etnikė nė Greqi po vuajnė forma tė vėrteta tė diskriminimit dhe ēėshtja e ēamėve ėshtė injoruar nga grekėt. Akoma qeveria shqiptare nuk i ka kushtuar kohėn dhe burimet e nevojshme pėr kėto ēėshtje. Qeveria shqiptare duhet tė ngrihet pėr tė drejtat e vėllezėrve tanė qė kanė qėnė pjesė e formės greke tė pastrimit etnik, tė quajtur helenizim. Ndėrsa po vijnė mjaft shpejt Lojrat Olimpike tė 2004, ky ėshtė njė rast unik pėr tė tėrhequr vėmėndjen ndėrkombėtare pėr ēėshtjen ēame dhe tė drejtat e shqiptarėve etnikė nė Greqi.

6. Njė prej shtyllave tė shoqėrisė demokratike ėshtė shtypi i hapur dhe i lirė. Ende ka dėshmi tė vazhdueshme, ky zyrtarė tė qeverisė shqiptare pėrdorin autoritin e taksave nė Shqipėri dhe kontrollin ndaj reklamuesve kryesorė, si Banka e Kursimeve, pėr tė ēensuruar botuesit e gazetave shqiptare dhe tė prodhimeve tė tjera tė medias. Veprime tė tilla synojnė fyerjen e demokracisė, ndaj zyrtarėt e qeverisė shqiptare duhet tė paralajmėrohen qė kjo mėnyrė sjellje nuk do tė tolerohet.

7. Pėrfshirja e Shqipėrisė nė krimet e shėmtuara qė kanė tė bėjnė me trafikimin e qėnieve njerėzore dhe drogės, ka qėnė njė njollė e zezė pėr traditėn dhe nderin e shqiptarėve dhe njė prej arėsyeve kryesore tė acarimit ndaj shqiptarėve nė tė gjithė botėn. Historitė e vajzave shqiptare tė marra prej fshatrave dhe mė pas tė pėrdhunuara prej gangsterėve pėr t’u dėrguar nėpėr rrugėt e qyteteve tė Evropės Perėndimore, na shtojnė mėrzinė. Ėshtė tejet acarues fakti qė si rrethanat tragjike tė viktimave tė trafikuara, ashtu edhe tregėtia e narkotikėve, nuk e ka motivuar Shqipėrinė tė ndėrmarrė veprime, megjithė presionin disavjecar tė qeverive perėndimore dhe shqetėsimeve rreth pranimit nė Bashkimin Evropian dhe NATO, qė do t’i shtynin zyrtarėt shqiptarė pėr tė vepruar. Pėr kėtė qeveria shqiptare duhet turpėrohet. Pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė fundit kundėr trafikut pėr ne ėshtė e kuptueshme qė ky aktivitet kriminal vazhdon ashtu si edhe krimet e lidhura me tė, falsifikimi i dokunmentave tė udhėtimit. Kjo duhet ndaluar dhe duhet bėrė tani. Zyrtarėt qeveritarė shqiptarė, duhet ta kenė kuptuar se duhet tė bėjnė mė shumė se sa njoftime shtypi dhe fjalimeve boshe pėr tė bindur botėn qė Shqipėria po ndėrmerr hapa agresivė pėr ti dhėnė fund krimit njėherė e mirė. Si presidenti i Shqipėrisė, besojmė se ju kini moralin dhe autoritetin pėr t’ju drejtuar ēėshtjeve tė shtruara deri tani, ndėrsa ne, si shqiptaroamerikanė, do ju mbėshtesim nė fillimin e bashkėpunimit tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve. Pikėpamja juaj pėr kėtė ēėshtje ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne ndėrsa njė pėrgjigje pėr kėtė letėr, do tė vlerėsohej mjaft.

Nėnshkruar me respekt
Shoqata e Ndihmės Shqiptare - Gjevalin Gegaj, President
Komuniteti i Shqiptaroamerikanėve tė Illinois - Ilaz Kadriu, President
Qėndra Islamike Shqiptaroamerikane - Imam Vehbi Ismail
Albanian American Society Foundation - Esad Rizai, President
Albanian Center of New York - Drita Kokalari, President
Albanian Heritage Foundation - Gary Kokalari, President
Dede Gjo Luli Foundation - Prele Sinishtaj, Head Representative
Democratic League of Kosova, USA - Agim Rexhaj, President
Human Rights Association for Chameria
National Front, USA - Xhafer Elezi, President
St. Paul’s Albanian Catholic Church - Father Anton Kqira

Pėrgatiti Gazeta "TemA", dėrguar nga Beqir Sina

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara