HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe diletantizmi

Teoria mashtruese e mediave

-- nga Gėzim MEKULI, Trepca.net, 16 maj 2003

Gėzim Mekuli Sipas hulumtimeve tė bėra nga hulumtuesit e shkencave mediatike, del se 1/3-ta e opinionit gjerman, tanimė, i ėshtė "dorėzuar" infantilizmit medial. Ky fenomen i sėmurė mediatik ėshtė diagnostifikuar dhe ėshtė duke u trajtuar nga ekspėrtet e mediave gjermane. Por si ėshtė gjendja etiko-morale dhe profesionale nė mediat tona? Prodhojnė kėto infantilizėm!? A ėshtė duke u shndėruar opinioni shqiptar nė njė "Ego-shoqėri?".
Boom-i i komedive ka vėrshuar TV, shtypin dhe radion. Kėto emisione janė tė mbimbuluara me reklama mashtruese, joserioze dhe erotike. Shikuesit janė "tė disponuar" nga (pseudo) moderatorėt, qė janė duke prodhuar humor tė lirė e tė pashije. Tregtizimi i vlerave kombėtare, nga kėto media, ėshtė duke arritur kulmin e saj. "Leci-zimi dhe Cima-zimi" i opinionit ėshtė nė pėrfundim e sipėr...
Autoktonia, zakonet dhe tradicioni i janė lėnė nė pėrkujdesje shoqatave, grupeve dhe emisoneve parafituese, humoristike e komerciale. "Telebingo-kosovare" e bingalecat tjera profitabile instrumentalizojnė e manipulojnė me kulturėn, artin, ndjenjat, dhe pse jo edhe me tė miturit. Tė rriturit janė duke u shndėruar "nė tė rinj"; ndėrkaq tė rinjtė, tanimė, nuk shofin edhe ndonjė pėrfitim apo nevojė pėr t'u bėrė/qėnė tė rritur! Shumica e tė rriturve janė "tė pa formuar", dhe kėta nuk mund tė vendosin as pėr mėnyrėn e organizimit tė jetės sė tyre.
Ky opinion "i trullosur", opinion qė ėshtė prodhuar nga mediat karrieriste, ku nė vend tė parė zė TV, nuk ka aftėsi e guxim pėr tė protestuar, kritikuar dhe/apo ankuar. Ky grup i opinionit publik, cdo gjė qė transportohet nga mediat massive e pranon dhe thith ashtu sic ėshtė; pa e shoshitur dhe pa "e pėrtypur" fare. Nevoja pėr tė hulumtuar "shije tė reja" qėndron nė prapaskenė. "Estetikėzimi" i shoqėrise sonė po bėhet nė mėnyrė sipėrfaqėsore dhe kjo ėshtė dėshmi e shprehjes sė frigės nga realiteti; realiteti i afėrt e qė nga ato, sot, quhen e respektohen si "bindje tė reja"...!?
Kėto "bindje tė reja", e qė janė tė pėrpunuara dhe tė ushqyera nga mediat infantiliste "kėrkojnė" dhe imponojnė sukses e karrierė tė shpejtė, famė dhe pėrfitim tė pasurisė pa mund e djersė; detyrime pėr vetparqitje pėrfekte. Ky trend i "bindjeve te reja", e qė ėshtė prodhim i kėsaj bote mediale, terrorizon dhe instrumentalizon opinionin shqiptar nėpėrmes zhgėnjimit; sepse kėto kėrkesa e premtime mediale, vėshtirė qė do tė pėrmbushen nė mėnyrė tė kėnaqshme. Nga kjo rezulton edhe mungesa e ndjenjės pėr tė vlerėsuar: Depresioni!
Shumė pėrmbajtje mediale infantiliste deklarohen, konsiderohen dhe pasqyrohen sot, si kulte. Dhe se c'farė nėnkuptohet me fjalėn kult, sot asksuh nuk mund ta definojė dhe pėrkufizojė. Ata qė kanė guxim intelektual tė kritikojnė kėtė lloj "kulti", do tė jenė tė izoluar. Disa do tė thonė se: "Nuk e kanė kuptuar tė mjerėt!", "Ėshtė shputak/katundar dhe malok i gjori", - do tė shtonin tė tjerėt!

Roli i Mediave "ala 1244"
Reportazhet informative janė duke u zėvendėsuar me emisione, qė janė tė ndikuara nga agresiviteti, joserioziteti, rrenat dhe xhelozia... Nė kėto emisione bėhet dhunimi politik e moral i qytetarėve; paraqitja e "jo-ndodhive", premtimet e telebingove pėr fitime tė mėdha, gėnjeshtrat dhe deklaratat dhunė-nxitėse tė politikanėve, etj.
(Rast tė fundit kemi deklaraten e Herr Steinerit, kur ky me njė shpejtėsi drite u afrohet mediave (tė cilat i ka nėn sundim) dhe lanson fjalėt se AKSH na qėnka terroriste. Herr Steiner nuk cekė paramilitarėt serb "Rojet e Urės", dhe organizma tė tjerė politikė e ushtarakė, qė murosėn dhe gjakosėn Mitrovicen!!!). Pėrdallimi dhe kufiri nė mes realitetit dhe fiksionit/jo reales ėshtė duke u vėshtirėsuar dhe ėshtė nė zhdukje e sipėr!
Mediat e tilla, nėpėrmes "bindjeve" tė reja, sot, kan njė megafuqi, sepse kėto vetėm lloje tė tilla "vlerash" mund tė prodhojnė, servojnė e imponojnė. Kėto ndihmojnė nė shndėrimin e opinionit nė infantilizim, duke u arsyetuar se: "shikuesit e pėlqėjnė kėtė", "E duan shumė"!? Sic duket, kėto media veprojnė nėn presionin e madh tė mosdijes dhe industrisė profituese tė reklamave.
Pasojat dhe rreziku i kėtij zhvillimi medial, nė hapėsirėn tonė, ėshtė duke sjellė cinizmin; Ndėrtimi i botės sė rrejshme ėshtė edhe tentim ikje nga ballafaqimi me botėn e vėrtetė. Kritika konstruktive ėshtė zbehur nė ambientin ekzistues, dhe kjo ėshtė duke instaluar ngecje nė atmosferen innovative e demokratike... Robert Bly sygjeron, si zgjedhje, kthimin tek tradita dhe disciplina. Ai thote se duhet tė bėhet "rritja/pjekja" e njerėzve. Duhet bėre dallimi prej konsumimit tė budallallėqeve nga pėrdorimi i "mediave tė mencura".
Edhe pse ka shumė fakte mbi fenomenin e infantilitetit, teza nuk mund tė vertetojė se i tėrė opinioni ynė ėshtė shndėrruar nė foshnje. Se gjithnjė e mė pak tė rinjė janė duke u angazhuar nė parti politike dhe nė organizata tė ndryshme, tregon se institucionet "tona" janė nė dėshtim e sipėr. Rinia shqiptare nuk ėshtė jopolitke dhe e pa pėrgjegjėsi. Jo, kėta janė duke nuhatur e hulumtuar rrugica tė reja, rrugica qė drejtojnė jasht grupacioneve partiake e mafioze. Rrugica qė drejtojnė drejt mireqėnies ekonomike, sociale e bashkimit kombėtar!
Ka raste kur kritika vjen, zakonisht, nga gjeneratat e Titos, Kardelit, Stambolicit, Dollancit, Popovicit, tė cilėt nuk mund tė durojnė dot zhvilimin shumė-dimensional tė mediave tė reja. Kėta janė tė mbingarkuar e tė hutuar nga shtimi i madh i mediave dhe kanaleve televizive. Kjo gjeneratė nuk mund tė ndjekė gjeneratat e reja dhe "natyrisht" janė tė friguar, respektivisht, tė merakosur pėr humbjen, eventuale, tė pozicioneve, tė cilat deri dje i kishin nėn sundim e monitorizim.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara