HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Informojnė, takojnė apo manipulojnė ca media shqiptare!

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Mediat duhet tė posedojnė para pėr tė mbijetuar. Por a jeton industria mediale shqiptare gjithmonė e mė tėpėr dhe ekskluzivisht pėr tė fituar para!?

Vecanėrisht, nė ditėt e fushatės parazgjedhore, gazetaria sensacionale e ka pushtuar numrin mė tė madh tė radios, TV dhe gazetės shqiptare. Tanimė edhe fėmiu parashkollor ka pas "fatin" tė shijojė familjen me zhurmė, tension e britma politiko-partiake! Zhurmė, tension e britma qė nė masė tė madhe i kanė kontribuar industria e "mediave masive". Nuk ka ditė e cast, qė gjatė kėsaj fushate, recipicienti shqiptar, mos t'i nėnshtrohet diktatit tė modelit gazetaresk sovjetiko-marksist…; ka shumė gazeta me formė e pėrmajtje, qė tentojnė tė jenė partiakisht gjithėpėrfshirėse; kėto janė tė preokopuara me "ekzistencėn e pėrgjithshėm tė mendimit shqiptar"…!

Pėr recipicientin shqiptar ishte mė se e tejdukshme dhe lehtėkuptuese, se monologjet ofenduese (qė janė zhvilluar nė prag tė zgjedhjeve) nė gazetat e pėrditshme dardanase, janė duke aplikuar modelin e gazetarisė autoritare; e them kėte sepse ata qė kanė forcėn dhe fuqinė nė shtet i japin "privilegje dhe pėrparsi tė pakufizuar" personave privat dhe bordeve e shoqatave "tė pavarura mediale". E kėta pėrsona e anėtarė bordesh tė priveligjuar e tė "dėgjuar", (nėpėrmes industrisė sė fuqishme mediale qė posedojnė) kanė pėr detyrė politiko-ideologjike qė tė lansojnė, tregojnė dhe (dez)informojnė atė se c'farė ka "vendosė shteti dhe ligjdhėnėsi ynė (Kupto Herr Steiner) me sistem politk demokratik!"

Nė kėtė etapė politike e tė papėrvojė, "mediat tona" do tė duhej tė ishin njė forum ku do tė prodhonte mirėkuptim tė shumanshėm. Gazetaria e tillė do tė kuronte shoqėrinė tonė tė stėrlodhur nga tensionet e panevojshme partiake dhe do tė krijontė njė ambient tė domiuar nga mirėkuptimi reciprok dhe ai i pėrgjithshėm. Etika mediale nėnkupton gjithashtu, qė gazetarėt dhe gazetaret, enkas sot, do tė duhej tė rrezatonin kujdes, rrespekt dhe lojalitet ndaj njėri-tjetrit. Mu ashtu sic detyra e mjekut ėshtė qė tė parandalojė sėmurjen e rėndė dhe tė shėroj tė sėmurin, po ashtu gazetaret dhe gazetarėt kanė obligim dhe pėrgjegjėsi qė tė transmetojnė informacione objektive dhe tė krijojnė njė siguri tė lartė dhe mirėqėnie nė hapsirėn sociale ku ata jetojnė e veprojnė. Sic ekziston njė etikė mjeksore, do tė duhej tė eksistonte edhe njė etikė gazetareske!

Fushata e egėr parazgjedhore (e transportuar, ndihmuar dhe lansuar nga disa media ”shqiptare”) para publikut e recipicientit shqiptar zgjoj ca pyetje-enigmė: a ėshtė duke u shfrytėzuar sot media pėr tė forcuar shėndetin mental tė pupullit shqiptarė? A ėshtė duke krijuar media dardanase raporte tė mira, shoqėrore e miqėsore ndėrmjet atyre qė kanė pikėpamje tė ndryshme mbi veprimtarinė politike, dhe atyre me opcione e mendime tė ndryshme ndaj zgjidhjes sė qėshtjes kombėtare shqiptare?

A ėshtė duke u larguar (vetėdijshėm) apo cunguar pėrmbajtja informative qė do kishtė rėndėsi e nevojė pėr tė kapur e kuptuar proceset politike, ekonomike e kulturore shqiptare?

A ėshtė qėllimi i pangopshėm komercial (parafituese), ai qė ėshtė duke determinuar se cka, kur dhe c'farė do tė jetė si lajm pėr partitė parazgjedhore, e c'farė jo?

A janė duke dėmtuar, "ftohur ose varrosur" industrialistėt dhe industrialistet mediale shqiptare vetitė dhe dhuntitė njėrezore pėr bisedime e komunikime "sy ndėr sy" e "gju nė gju"?

A ėshtė kjo, industria mė e madhe qė po "tymon" sot nė Kosovė, qė po i detyron njėrėzit tė largohen nga njėri-tjetri dhe tė mos angazhohen nė ndihmimin, kėrkesat dhe problemet e njėrezve tė tjerė? A ėshtė duke tentuar gazetaria e shitur nė Kosovė qė t'i imponojė popullit shqiptar tė pranojė termin antihistorik, tė falsifikuar ”Kosovar”, ne vend tė atij Shqiptar?

Nėse "mediat tona", nė kėtė etapė parazgjedhore ishin duke e bėrė kėtė, ahere kėto reprezentojnė njė rrezik shėndetėsor pėr njeriun dhe kėrcnim me tendenca destabilizuese pėr opinionin dhe politikėn shqiptare nė pėrgjithėsi… Kjo ka ndodhur nė fushatėn parazgjedhore! Dhashtė Zoti e nuk pėrsėritėt mė…!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara