HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe Politika

Si kthehen ndodhitė nė lajme?

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli "The New York Times" gazete amerikane mė reputacion ka njė sllogan: "Tė botohet cdo lajm qė ėshtė me vlerė". Por si "shndėrrohet" njė ndodhi nė lajm? Kur ndodhia ka vlerėn e saj qė ajo tė botohet nė njė gazete? Mė qindra lajme nga e tėrė bota vėrshojnė zyrat e redaksive gjermane, angleze, italiane, norvegjeze…etj; E tėrė kjo qė mė parė ėshtė e paraseleksionuar dhe "paravlerėsuar" se cka ėshtė pėr t’u lejuar tė ”lind” si lajm, e cfare jo.

Kėtu, parasėgjithash, kemi tė bejmė me njė "zgjedhje tė lajmit", e jo me atė sė cfare vėrtet ėshtė mė vlere/rėndesi. Redaktorėt e gazetave dhe te mediave elektronike bejnė, pėrsėri, reduktimin e materialit tė lajmeve. Kėtu shtrohet pyetja: Nė cfarė kriteriesh bėhet seleksionimi i lajmit nga gazetaret?

Njė tentimsqarimi, se kur gazetarėt e konsiderojnė njė ndodhi si tė vlefshme, e bartė dhe kristalizon teoria-e-vlerės sė lajmit: Jo zgjedhja subjektive e gazetarėve por, vetitė objektive tė ndodhive, vendosin se cfare do tė publikohet nė gazetė e cfare jo. Prominenca, Elita dhe Negativiteti, janė sipas kesa teorie aspektet determinuese qė e bejnė njė lajm "tėrheqės, simpatik" dhe "interesant" pėr gazetarinė.

Fillimi i gjurmimeve tė vlerės sė lajmit

Qysh nė vitin 1922, amerikani Walter Lippmann, nė librin e tij "Public Opinion" (opinioni publik) lanson tezėn se: "realiteti" pėr shkak tė komleksitetit tė tij nuk ka mundėsi qė plotėsisht tė "kuptohet" e as tė ndėrmjetėsohet. Edhe lajmet qė botohen nė gazetat nuk janė tė afert me realitetin. "Gjithe reporterėt e botės, po edhe sikur tė punonin me orė tė tėra, nuk do tė munden tė dėshmojnė pėr nodhitė e botės. Dhe asnjeri prej tyre nuk ka mundesine qė tė jetė nė tė njėjten kohė mė shumė se nė njė vend..." , shkruante Lippmann. Edhe vet ajo sė cka reporterėt e konsiderojnė si tė vėrtet, nuk ripasqyrohet e transportohet tėrsisht e besnikėrisht. Sipas Lippmann, lajmet, shumė tėpėr, pėrpunohen nga seleksionimi dhe interpretimi i gazetarėve. Njė gazetė sjellė vetėm pjesėza stereotipe nga ”realiteti i botės”.

Atėhere cilat kritere duhet tė plotėsojnė ndodhitė, qė gazetarėt tė "turren" qė nga ato tė "krijojnė" e ”transportojnė” lajmin? Sipas tij "celėsi" gjindet nė shprehjen "news value" (vlera e lajmit). Mė kėtė shprehje kuptojmė vecoritė dalluese tė ndodhive, vecori qė ngrisin mundėsin e lansimit tė tyre si lajm. Vecoritė qė determinojnė vlerėn e lajmit sipas tij do tė ishin: Hapsira e afėrt, Prominenza, Sensacionalizmi, Formėsimi, Zgjatja, Relevanca, Dėmet, Pėrdorja, Struktura si dhe pashmangshėm ndikimi politik e institucional i shtetit. Nėse njė ndodhi ka vecori tė tilla, mundėsia ėshtė reale, qė ajo tė „shėndėrohet e shkrihet“ nė lajm. Ky lloj themeli bazė pėrdoret sot nė SHBA si doracak pėr shkollimin dhe aftėsimin e gazetarėve. Gjatė “ndėrtimit” tė lajmit paraqiten zakonisht edhe faktore tė tjerė: Aktualiteti, Afėrsia, Anormaliteti, Konflikti dhe Domėthėnia.

Shumė ekspertė tė shkencave te komunikacionit "kanė rrespekt" pėr kėto faktorė detėrminues tė lajmit, duke pranuar se, mu kėto, mėgjithatė, janė edhe detėrminues tė seleksionimit tė lajmeve nga vetė gazetarėt.

Fillimi i gjurmimeve europiane

Norvegjezi Einar Östgaard (Ėstgor), nė mesin e viteve tė 60-ta, shtroi pyetjen: pėrse nė fushėn e lajmit ndėrkombėtar nuk ka ”free flow of news” (rrjedhje tė lirė tė lajmit). Östgaard qė mė parė kishte mbledhur analizat pėrmbajtėsore dhe kishte ardhur nė pėrfundim se, nė tėrė botėn ka “shtrembėrime” dhe ”defekte” gjatė rrjedhjes sė lajmit. Ai tentoi qė tė sistematizoje shkaktarėt e ”shtremberimit” dhe ”defektit” tė lajmit: Pėrpos faktorėve ekstern (tė jashtėm) si, censura politike apo presioni ekonomik, ai ”fajėsonte” edhe disa faktorė intern (tė brendshėm). Sipas bindjes sė tij, disa ndodhi pėrmbajnė aspekte e karakteristika tė vecanta, qė ”zgjojnė” interesin e gazetarit.

Aspekti i parė dhe detėrminues ėshtė SIMPLIFIKACIONI (thjėshtėzimi). Simplifikacioni paraqet tendencėn e mediave, qė mundėsisht tė ndėrmjetėsojnė dhe lansojnė ”tė rejat me pėrmbajtje tė thjeshtė, tė lehtėkuptuar dhe jokokecarėse”. Kjo tendencė tė drejton aty, ku gazetarėt parapėlqėjnė dhe favorizojnė lajmet e ”thjeshta” kundrejt atyre ”komplekse dhe kokėcarėse”; duke patur ”mbioreks” qė dukuritė komplekse e tė pazgjidhura tė shoqėrisė, vazhdimisht, tė thjeshtėzohen e tė ”nėncmohen” pambarimisht.

Nė hapsirėn tonė Shqiptare shumė, tragjikisht shumė, kemi simplifikacion tė lajmeve. Ne lajmet e mediave shqiptare ”problemet” dhe vėshtirėsite e pazgjidhura politike, ekonomike e sociale fshihen, mbulohen dhe perzbukurohen, sikur te mos ekzistonin fare! Shembull: Opinionit publik shqiptar nuk i tregohet e vėrteta se kush janė ata faktorė politikė dhe ekonomikė (kombėtarė e ndėrkombėtarė) qė janė duke ”luajtur ruletin rus” me fatin politik tė popullit tė okupuar shqiptar, tė ish trojeve tė pushtuara Jugosllave...; Opinionit publik mbarėshqiptar i ”heshtet” e vėrteta e hidhur se, c’farė ėshtė duke ndodhur me aspektin juridik tė Kosoves, ...simplifikacion qė ”pėrdhunon”, ofendon, grimcėzon dhe tjetėrson njė popull!?...

Aspekti tjeter sipas Östgard ėshtė tendenca dhe ”turrja” e mediave nė SENSACIONALIZĖM. Mediat provojnė qė nga ndodhitė me pėrmbajtje dramatike dhe emocionale tė ngjallin interesim dhe alarm tek opinioni. Kjo do tė prekte tė ashtuquajturat „soft news“ (Lajmet e buta) si: kuriozitetet, fatkeqėsite, dukurite shoqėrore e politike, si dhe tė ashtuquajturat „hard news“ (Lajmet e forta) sic janė konfliktet dhe krizat nė rafshin kombėtar dhe atė ndėrkombėtar.

Shembull: Mediat shqiptare lansojnė me pompozitet ”lajmin” se filan politikani u shpreh "pėr pavarėsi" dhe pėr inkuadrim nė NATO, e nė anen tjetėr "harrojnė" apo mbrojnė (duke mos bėrė gazetari hulumtuese e kritike) mospunėn, diletantizmin, paaftėsinė dhe joprofesionalitetin e tyre politik. Kėto janė lajme tė gazetarisė klasike sensacionale, gazetarisė qė tenton tė jetė gjithmone e para: nė politikė, ekonomi e profit. Jo rrallė, ”pavetėdijshėm”, gazetaria sensacionale ”njollos dhe pėrbalton” nderin e individit dhe me kėtė edhe tė politikave tė shėndosha kombėtare...

Bazuar nė aspektet e lartėcekura tė shkencėtarit Östgaard duket se, mediat, sė pari, synojnė qė tė pėrforcojnė dhe „sundojnė“ rėndėsinė e veprimeve dhe sjelljeve individuale tė udheheqėsve politikė dhe tė „kombeve elite“. Sė dyti, mediat masive synojnė tė paraqesin, ndėrmjetėsojnė njė botė plot me konflikte dhe luftėra. Dhe nė fund lindė dyshimi se mediat ushqejnė dhe pėrkrahin idetė, pėr njė botė tė ndarė nė kombe mė „rėndėsi tė madhe" dhe kombe me „rėndėsi tė vogė"!

Nėse mediat tona nuk janė duke e bėrė njė gjė tė tillė, keto, sė pakut, janė duke kontribuar nė zvogėlimin dhe shprishjen e kombit shqiptar, dhe njėkohėsisht janė duke shumėzmadhuar, formėsuar e ndėrtuar kombe tė tjera.....!!! O tempora o mores!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara