HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat nė krize !

-- nga Gėzim Mekuli, Oslo

Gėzim Mekuli Gjatė pushimit sa isha nė Kosovė, ashtu pa planifikuar, takova njė gazetarė televiziv. (Nė opinionin tone, ky, konsiderohet si gazetar/reporter/moderator cilėsorė dhe me nam radioteleviziv. Dhe ka njė pervojė gazetareske prej 25 vjetėsh). Pėrpos mediave biseda jonė u pėrqėndrua edhe nė sėmundjen e rrezikshme tė shoqėrisė; korrupsionin. Kuvenduam pėr biznesmenėt e korruptuar; biznismen qė paguanin reklama nė TV dhe radion ku ai punonte!!! "Po pse nuk kritikon kėtė dukuri korruptuese tė kėsaj kompanie?" - e pyeta unė. "Ju po e fuqizoni korrupsionin, nė vend se ta luftoni", shtova unė duke ia hapur sytė atijė. "Televizioni ynė fiton shumė para nga reklamat e kėtijė biznismeni. Dhe po e kritikuam kėtė, ai do tė shkoj nė TV-nė tjetėr. E neve po na vynė paret, pėr tjetėr send as qė po na ndinė hiq", u nxe gazetari dhe iku.

Gjersa mediat deri nė mesin e viteve tė 80-ta parėsisht kutpoheshin e rrespektoheshin si pjesė pėrgjegjėse tė sitemit politk, shoqėror e kulturor; si faktor tė ndėrtimit tė mendimit, si instrument pėr prodhimin e opinionit tė lire public kėto, sot, para sė gjithash, janė faktor ekonomik. Po u diskutua per mediat, parasegjithash, flitet pėr "emėr" dhe tekonologjinė e ardhmerisė.

Politika mediale nė pjesėn mė tė madhe tė sajė ėshtė duke ndjekur politikė lokale. Ligjėdhėnėsi medial nuk formėsohet/modelohet mė, por ndjekė nga pas zhvillimet e tregut ekonomik. Kėtu edhe globalizimi do tė mbanė pjesėn e vet tė fajit, sepse mediat gjdo ditė e mė tepėr po konsiderohen/kuptohen mė pak si e mirė kulturore, dhe/por mė shumė si e mirė ekonomike!

Korniza Kushtetuese e Kosovės, padyshim, garanton lirinė e tė shprehurit nga shteti dhe politika, por kjo kornizė nuk mund tė rregulloj (direkt apo indirekt) ndėrhyrjen e ekonomisė. Sepse investimet e reklamave, edhe tek ne, janė tė mbėshtetura nė bazė vullnetare e tė lirė tė tregut.

Shumica e mediave janė tė varura nga sasia e reklamave qė ato disponojnė, dhe janė po kėta faktor ekonomik qė ndikojnė nė punėn gazetareske. E kjo ndikohet kryesisht nė kėto dy fusha: a) Nė rritjen e kuotes sė recipicienteve: Detyra e gazetareve orientohet, mundėsisht, nė sa mė shumė vėmendje. Maksimė e tyre ėshtė: Senzacionalizmi ėshtė celėsi i ardhmėrisė dhe suksesit.

b) Gazetaria kritike kundrejt investuesve potencial ekonomik mund tė sjellė bllokimin e fitimeve tė vjelura/ardhura nga reklamat. E tėrė kjo ėshtė duke sjellė rrezikimin e minimumit tė neutralitetit medial nėpėrmes faktorit ekonomik. Dhe, pa dyshim, kjo moskritikė sjellė rrezikimin e humbjes sė besuesshmėrisė mediale?

Pėr sistemin medial, qė vepron nė tregun e lirė ekonomik, ?Lajmi shndėrohet nė mallė?; Lajmi shndėrrohet nė njė faktor ekonomik i cili, edhe, duhet ?shitur?? Pėrqendrimi i gazetarėve dhe gazetareve nė zgjuarjen e vemendjes tek opinioni, nė sistemin ekonomik tė lirė tė tregut, ėshtė duke u berė qėllimi kryesor i punės sė tyre; kjo bėhet me qėllim qė tė shtohet kuota e konsumatorėve medial dhe tė sigurohen sa mė shumė investues tė reklamave . E pėr tė arritur kėtė qėllim nga gazetarėt dhe gazetaret kėrkohet mė shumė energji e punė; kėta duhet tė shėrbehen me teknikė tė panjohur; si p.sh strategjinė e marketingut, teknikėn vizualizuese (Grafika, Ngjyrosja, Disajnimi etj?)

Pėr shumė media tona presentimi/inscenimi i njė informacioni do tė jetė mė i rėndėsishėm se sa pėrmbajtja/thelbi i tijė. Tanimė nuk ėshtė me rėndėsi C'farė? por Si? do tė bėhet ndermjetesimi/transportimi i informacionit!!!

"Damage assessment" quhet metoda kur gjeneralėt ushtarakė mblidhen rreth forografive, tė bėra nga satelitėt spiunė, me qėllim qė tė vėrtetojnė, analizojnė dhe zbulojnė nėse kruisraketat e tyre me sukses kanė goditur cakun e tyre tė dėshiruar. Ndoshta ėshtė koha, qė nė disa redaksi tė mediave tona, tė ndėrmirėn veprime tė tilla prej gjeneralėve e tė studiohet dhe verifikohet, se sa goditje tė sukseshme ka realizuar besuesshmėria e tyre mediale nė opininin publik!?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara