HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Spiralja e heshtjes kėrcėnon opinionin publik shqiptar!

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli Mediat shqiptare e vecanėrisht ato tė shkruara po manipulojnė me pėrmbajtjen e informacionit duke pėrdorur, vetėdijshėm, nuancat e shumta tė shkrimit e tė shprehjes gjuhėsore. Ėshtė e njohur, se ndėrtimi dhe lansimi i dy llojeve tė informacioneve pėr mbi tė njėjten ndodhi, mund tė ndryshoj shumė pėr nga forma dhe pėrmbajtja, (edhe pse, nė asnjėrėn nga kėto informacione, nuk do tė kishte gabime konkrete).

Pėrzgjedhja e fjalėve dhe shprehjeve gjuhėsore luan njė rol tė rėndėsishėm nė formėsimin e informacionit. Kjo pėrzgjedhje ėshtė tregues se cfarė synon tė arrijė politikisht (partiakisht) njė shtėpi mediale: p.sh. Kryetitujt e gazetave si "Angazhimi i SHBA-sė nė Afganistan dhe Irak" dhe "Agresioni i SHBA-sė nė Irak dhe Afganistan", pėrshkruajnė dhe transportojnė realitetin politik dhe ushtark qė sot, aktualisht, ekziston nė kėto shtete. Por shtrohet pyetja: Si ndikon ky manipulim fjalėsh nė opionit publik? A krijon pėrshtypje dhe vlerėsime tė ndryshme e tė dyshimta nė opinion, ky lloj formėsimi (shtrėmbėrimi) sintaksor e gjuhėsor? Si transportohen politikat demokratike tė SHBA-sė nga kėto industri mediale? Bėhet kjo me qėllim tė caktuar politk, apo ėshtė kjo edhe njė budallallėk i (pa)kryeredakorėve shqiptarė?

Recipicientit shqiptar, pėr njė aktivitet, ndodhi apo deklaratė politke, ėshtė duke ju servuar informacione me pėrmbajtje, porosi e pėrshtypje tė shumllojshme. Rreth takimit tė njė udhėheqėsi partiak, me votuesit potencial, njė gazetė shkruan, se filan politikani "dokumentoi", "kristalizoi" dhe "konstatoi", ndėrsa gazeta tjetėr, oponente e politikanit nė fjalė, po pėr tė njėjtin takim potencon, se filan politikani "supozoj", "hamendi" dhe "mendoi"... Akoma mė tepėr konstruktimi i fjalisė nga gazetarėt e gazetaret partiake, se "salla pėr pritjen e pėrfaqėsuesve tė partisė X, ishte GJYMSĖ E MBUSHUR" ka asociacione e qėllime tjera kundrejt asaj, se "salla pėr pritjen e pėrfaqėsuesve tė partisė Y ishte GJYMSŹ E ZBRAZŹT"!!!

Spiralja e heshtjes nė rafshin politik e kulturorė shqiptar

Ėshtė e njohur se shumica e individėve nuk e pėlqejnė tė jenė tė vetmuar e "tė lecitur" pėr sherr tė pikėpamjeve, qėndrimeve, bindjeve dhe vlerėsimeve tė tyre politike personale. Nga frika e izolimit intelektual e social kėta ndrydhin, dhe nėse ėshtė nevoja, edhe "tradhėtojnė" mendimet, idealin dhe qėndrimet e tyre intelektuale e shkencore; mendime tė cilat do tė ishin nė kundėrshtim me klimėn momentale e dominuese nė opinion. Shumė individė/intelektualė i bashkangjitėn qėndrimit, mendimeve dhe politikave dominuese; (edhe pse njė qėndrim apo vlerėsim i tillė - qoftė politik, ekonomik apo kulturor - dominues nė opinion, nė tė shumtėn e rasteve ėshtė i jo i qėlluar dhe i gabuar). P.sh. rast konkret kemi keqvlerėsimin dhe dėnimin qė ėshtė duke iu bėrė figurave dhe bėrthamave tė para tė UCK-sė. Cfarė ndodhė nė opinionin tonė publik? Shumė intelektualė kanė zgjedhur heshtjen dhe "ndrydhjen" e opinioneve, mendimeve dhe qėndrimeve tė tyre?! Nė lidhje me kėtė do tė cekja klimėn dominuese politike gjatė sundimit tė NSPD-sė hitleriane ne Gjermanin e vitit 1939 - 1945. Dihet shkenctarisht, nė lidhje me kėtė, edhe heshtja dhe bashkangjitja e intelektualeve tė shumtė grupacionit dictatorial e anti njerėzor dominues tė kohės (edhe kėtu, botėrisht, pėrflitej se ky opinion e orientim politik ishte i nė rrugė tė gabuar!)

Me ndihmėn e "CT-se sė opinioneve" qytetari dhe intelektuali shqiptar, vazhdimisht ėshtė duke kėrkuar "tė zbulojė" se nė cfarė raporti ėshtė mendimi i tij politik me qendrimet e "shumicės sunduese" dhe "pakicės nėnshtruese". Ky "rentgenizim i opinioneve" do tė realizohej, pjesėrisht, me ndihmėn e bindjeve pėrsonale, por nė shoqėrinė tonė, parasegjithash, janė mediat ato qė shprehin klimėn e opinionit.

Ambienti nė opinionin publik shqiptar ka humbėsit dhe fituesit e saj. Nė kėtė etapė ėshtė duke u aktivizuar frika nga izolimi, dhe kjo krijon qėndrime tė ndryshme kundrejt ndodhive politike (partiake) me orientime tė ndryshme. Ata tė cilėt gjejnė pėrkrahje pėr mendimet dhe qėndrimet e tyre, janė duke fituar vetėbesim tė fuqishėm, po bėhen mė aktiv dhe po marrin pjesė nė debate tė jetės politke, sociale e kulturore. Ata tė cilėt po "e kuptojnė" se i pėrkasin klimės "sė opinionit pakicė", janė duke u vetėtėrhequr, janė duke u bėrė mė pasivė dhe e ndiejnė se ėshtė e vėshtirė tė mbrohen e tė lansohen pikėpamjet dhe mendimet e tyre. Kėshtu debati i shoqėrisė shqiptare, i dalė dhe brumosur nga rrethanat qė tanimė dihen, dhe stimuluar nga media, do tė karakterizohej e orientohej nė dy drejtime: Nga ajo shumicė qė ėshtė nė ofensivė dhe ajo pakicė qė ėshtė nė defensivė.

Se sa do tė mbijetojė kjo "spirale heshtjeje" mbetet tė shifet!?

*) Autori vazhdon studimet nė shkencat e mediave masive, film dhe komunikacion nė Universitetin e Oslos, Norvegji

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara