HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Komunikimi njėdrejtimėsh i mediave shqiptare!

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli

Para tė ashtuquajurės kthesė poltike, funksioni dhe roli i gazetarise, qė nė lindje tė saj ishte e pėrcaktuar, nga partia e finacuar dhe ideologjikisht nga Moska e kontrolluar. Erich Honecker, ish kryetari i RFGJ, dikur u shpreh: "Mediat janė instrumente ideologjike luftarake. Ato duhet te luftojnė PĖR partinė dhe qeverinė, dhe jo KUNDĖR partise dhe qeverisė..."

Transportimi dhe "projektimi" i informacionit, aso kohe, ishte i drejtuar nga "brenda" me qėllim qė "ajo" tė reprezentojė me sukses ata "jashtė"; pushtetarėt! Po sot, "pas kthesės politike", si duket ambienti medial i imponuar nga gazetaria...? Shumė redaktore te gazetrisė kan bindje se ata kanë ndikim te madh nė opinionin publik, por tė dhėnat nga studimet shkencore tė shkencave te komunikacionit thonė tė kundėrtėn: ndikimi i gazetarisė nė opinion varet kryesisht nga profili permbajtėsor dhe formësues.

Cfare roli e detyrash kan gazetat nė Dardani sot? "Jo qėrim hesapesh, por sqarim e informim. Kėtė e bejmė ne cdo ditė", thonė "bossėt" e mendim-pėrpunimit shqiptar. "Ne informojmė gjithanshmėrisht, jo partiakërisht, pa paragjykime dhe predispozita. Lexuesit tė mos i themi paraprakisht se cka tė mendojë, dhe si tė mendojë! Po, e zėme se "bossėt" e gazetarisė sone kanė tė drejte: qė nė fushėn e informimit gazetaresk kanė pėr pikėsynim vetėm e vetėm tė vertetėn, objektivitetitn dhe realen.

A mjafton ky vetėvlerësim i "faraonėve" tė gazetarisė shqiptare? A ështė e mjaftueshme dhe bindėse kjo? Dez-informimi "Kriza" politike, ekonomike, sociale e morale qė ka pėrfshirė e ngulfatur Kosovėn kėto muajve tė fundit ėshtė ndihmuar, jo pak nga mediat servile, nga mediat tė dėshtuara dhe jo proefesionale. Ato, nuk informuan dhe nuk informojnė, nė mėnyrė tė plotė: recipicienti (marrësi, lexuesi) nuk ishte dhe nuk ėshtė nė gjendje qė tė ndjekė ndodhitė politike e shoqerore nė kohėn dhe hapsirėn qė ai jeton! Me informacionet e tyre, mediat nuk u kujdesen qė qytetari tė kapė lidhshmėritė ekonomike, sociale e politike: tė kuptojė rendin "kushtetues demokratik" e komleksitetin e pazgjidhur politik kombetar. Qytetari yne nuk ėshte dhe nuk ishte nė gjendje tė dallojė interesat e veta nga ato kombėtare: tė informohet nė atė mėnyrė mbi qėllimet dhe veprimet e tė gjithė pjesėmarrėsve nė proceset politike e jo-politike. Ato, dopinguan dhe izoluan individin shqiptar qė tė mos mund tė marrė pjesė aktive nė kėto procese politike...!!! Shembull: Ka javė e muaj tė tėra qė "klasa jonė politike", ekspert tė fushave tė ndryshme nuk jane duke u akorduar se cfare e si te veprohet me bisedimet me palen serbe. Sa eshte i informuar opinioni publik rrethe bisedimeve? Sa eshte ndegjuar zeri i tij? I kupton qytetari yne keto procese politike? Nese jo, kush ėshtė ai qe do duhej te bente sqarime e, analiza e studime? Papergjegjesia Eshtė kjo "impotencė teknike" apo politike? Ka shume kohė qė ekonomia ėshte premtuar tė ringjallet: Ka shume kohė qė premtohet pėr Mitrovicėn, aq shume premtohet nga policia "profesionaliste" nderkombėtare nė Kosovė (policė nga Sudani, Jemeni, Jordania, Bangladeshi, Sofia, Moska, Uganda, Buruti, Sri Lanka...) qė do tė mposhtet kriminaliteti! E cuditėrisht, nė emisione tė RTK-sė, (zėdhėnėsin e UNMIK-ut) flitet me pompozitet pėr lirinė, demokracinė, tė drejtėn pėr lėvizje e qarkullim!, tė drejtėn pėr informim,... pėr sukseset e arritura politike, ekonomike e sociale...!!!

Opinioni, pėr kėto dhe cėshtje tjera madhore kombėtare, jo qė nuk u informua objektivisht, me kohė dhe sinqerisht, jo qė nuk u sqaruan dhe u transportuan tė vėrtetetat nė opinionin daradan, por turpėrisht nė "stilin göbels-ian", ...industria mediale e udhėhequr nga RTK i censuroj dhe i i cimentoj kėto probleme kombėtare; tani mė, keto media, thuaja, kane bėrė njė topitje tė mendjes, shpirtit, moralit e dinjitetit dardan...

Si tė spjegohet fakti kur NE si qytetarė tė Kosovės nuk dimė se cpo flitet e pritet pėr vendimmarrjet e fatit tonė...? Moskritka ndihmon te keqen. Ky ėshte realiteti, realitet i zhveshur nga propaganda... nga slloganet! Kemi ne media tė pavaruara nga "pushteti" nė pėrgjithėsi? Dhe, nga politika nė vecanti? Ato media, tė guximshme dhe "kryeneqe" qė tentojne dhe tentuan tė jenė objektive, tė pavaruara, jo qė nuk ndihmohen financėrisht, moralisht dhe profesionalisht, pėrkundrazi kėto do tė "kamxhikohen", "fishkullohen"... mbyllen e dėnohen e "torturohen" mesjetarisht! Nė njė shoqėri demokratike, detyrė kryesore e mediave ėshtė kritika dhe kontrolli. Nė mungesė tė shtypit, radios dhe TV-sė sė shėndoshė, luftimi i kėtyre dukurive negative nė shoqėri si fjala vjen, korrupsionit, kontrabndės, burrokracisė... e tradhėtisė politiko-kombėtare, do tė jetė i paefektshėm, mos tė themi joproduktiv.

Ka shumė "specialist medial" qė mendojnė, se kritika do tė dėmtonte reputacionin dhe moralin e shtetit/shoqėrisė. Por jo, ai qė i ndalon dhe dėnon publikimin dhe nxjerrjen nė dritė te dobėsive dhe jorregullėsive tė shoqėrisė dėmtonė shtetin dhe shendetin. Idividi, institucioni politik dhe ai medial, i cili pengon dhe ngulfatė kėtė kritikė ėshtė pėrgjegjės dhe "ushqyes" i kėtyre dobėsive dhe jorregullsive, ėshtė bashkėpjesmarrės nė kėto dukuri negative tė shoqėrisė. Mediat duhet tė fokusohen nė mbledhjen dhe shpėrndarjen e informacionit, tė tė resė.

Informacioni i mediave duhet te trajtohet si vecori e kulturės kombėtare e asesi si vecori e profitit dhe karierizmit politik. Para hamandjes: kulturė apo profit, prioritet duhet t'i jepet kulturės dhe informacionit. Ndoshta pėr dikė mė me rėndesi ėshtė mbijetimi dhe mbėshtėtja nė njė partner tė fuqishėm ekonomik apo politk!?

* Autori vazhdon studimet nė shkencat e Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslo-s Norvegji

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara