HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Mediat, ndihmėse apo qėllime politike?

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli Para marrjes se pushtetit nga nacional-socialistet (1932), ne Gjermanine e asaj kohe kishte jo me pak se 4700 tituj gazetash ditore, javore dhe mujore.
Si pasoje e ngushtimit te hapesires komunikative dhe ndalim-publikimi te shtypit, ky numer maramendes per kohen, deri para perfundimit te luftes se II-te boterore, u cungua ne 900 cope. Ky reduktim nuk rrjedhi se pasoje e krizes dhe problemeve ekonomike apo mungeses teknike, (sic do te mendonte dikush), por si rrjedhoje e politkes se qellimshme mediale dhe komunikative te partise nacional-socialiste gjermane.

E terė kjo faqe e zeze e historise gjermane ndodhi para shum deceniesh; por "cuditersiht" opinionit publik shqiptar i duket, se e ka te afert ngjarjen e asaj kohe ne kohen dhe hapesiren ku ai jeton sot!

Mediat masive dardane, sot jane shumta ne sasi e te pakta ne cilesi!

Ato sot, ne vend se te jene "goja, syri dhe veshi" i shoqerise/popullit, ato "dinakerisht" e "trullosin" atė! Ato per te njejten ngjarje, ndodhi apo takim, transportimin dhe perpunimin e lajmit rreth se njejtes ndodhi e ndertojnė ne menyra, forma dhe permbajtje tersisht te ndryshme; C'ka te lene te dyshosh, nese je duke lexuar, shiquar apo ndegjuar dy apo me shume ngjarje te ndodhura dhe te "linduara" ne nje largesi te madhe gjeografike e kohore! Lexuesi dhe ndjekesi i ketyre dukurive mediale eshte duke hulumtuar dhe "gjurmuar" se me cilen burim te ushqehet, nga t'i thithe informacionet/te rejat. Dikush duhet bojkotuar dhe "harruar".

Si rezultat i ketij politizimi dhe klanizimi te cdo sfere te shoqersie shqiptare, kemi edhe ngecje-shitjesh tė shumė gazetave dhe "mosdegjueshmeri/shiqueshmeri te stacioneve radio-televizive.

Pakica serbe dhe mediat nderkombetare. Ndihmes apo qellime politke?

Ne mediat tona sot, behet aq shum dramatizimi dhe hiperbolizimi i qellimshem, rreth gjoja te kushteve "jo te sigurta dhe jo te kenaqshme" per jeten e minoriteteve qe jetojne ne Kosove! Kjo behet ekskluzivisht, per qellime politike! Manipulim me banoret e Kosoves, …me pakicat e saj! Shtremberohet, saktesisht qe ky popull antik te paraqitet, ne mediat nderkombetare (e kjo sipas strategjise politike te disa shteteve europiane) si popull "kokeforte e kokederr"; popull qe "nuk i do te tjeret", popull qe nuk njef "kushtetute por vetem tutė"!… Eshte i paarsyetuar fakti qe Kosova imponohet te quhet "multi etnike" ne vend te saj multi kulturore! Norvegjia ka pakicat e saja, por kjo nuk quhet multietnike, kjo konsiderohet si multi kulturor. Shiqoni se c’ndodhe me shqiptaret shtetformues ne IRJM!?

Ky imazh i "Kosovarėve", i cili eshte duke u "gatuar dhe formesuar" ne laboratorin e mediave ideologjike e politike europiane eshte politikisht shumė i rrezikshėm, dhe diplomatikisht "mbytes dhe varroses" per plotesimit e qellimeve tona te drejta natyrore, humane e kombetare!

Tani, sipas "mediave kombetare" e nderkombetare "fotografia" e "kosovarėve" duhet te shitet sa me "e zbehtė", pra ashtu si politikat e tyre e "pėrpunojne" dhe e dėshirojnė. Dardanasit, e pse jo tė gjithė shqiptaret, te paraqiten si "misherim i nje populli me dreqin"… qe neser, mundesisht, te krahasohen e nivelizohen me faqen e zeze te historise se gjermanise hitleriane…!!!

Eshte shpresėthyese, se si sot, ne shumė media europiane, eshte duke u bere nje seleksionim, nje perzgjedhje dhe nje censurim "mesjetar" i politikes informative e kulturore ndaj kombit shqiptar ne pergjithesi. Egziston sot, nje mekanizem (politik) qe nuk lejon te depėrtojė "e verteta" e politikes dhe kultures shqiptare ne opinionin e jashtem europian.

Ca politika deshirojne qe te na ndihmojne qe te transmetoje "story-n e bashkesise nderkombetare ne Kosove!". A nuk eksistojnė sot "Story" te perpunuara dhe "latuara" sipas kornizave politike te ketyre shteteve!? Filmimi e informacioni qe vjen nga shqipetaret dhe e filmuar nga kamerat televizive (politike) transmetojne e lancojne vazhdimisht Xhami e hoxhallare shqiptar, tespi e Kur’an te perkthyera ne gjuhen shqipe… Kishat dhe tempujt kishtare shqiptar nuk transportohen, nuk paraqiten?? Nuk i shef keto shtepi te Zotit syri i kameras (politike) europiane?

Pak medialist kundershtuan, shumė pak kundershtojne e prodhojne dicka kunder "shtremberimit" dhe keqinterpretimit te politikave, informacioneve dhe kulures shqiptare. Ndoshta disa edhe e kanė bėre, por pa sukses, se mediat e medha te vendit nuk i perkarahen ankesat e kolegeve te tyre… Ata "nuk e shofin censuren"! Ne vend te saj ata "masturbojne" duke ndjekur serialet televizive kiqprodhuese, asimiluese; artistikisht e moralisht te pa vlera; "zhele" te produksionit spanjoll e ameriko-latin. Apo per medialistet dardanė vlen edhe tjetra: "me mire fotografi te censuruara, e pse jo edhe te cullakuara, se sa pa to fare!?"

Politika mediale ne Serbi sot

Ne shtetin fqinj sot, per "profesionalizimin" dhe "rregullimin" e politkes mediale, urdheruar nga qeveria "demokratike", jane duke u investuar me qindra mijera dollar amerikanė. Dhe po kane sukses!
Kudo ne shtetet perendimore, si: Norvegji, Gjermani, Suedi… syri te takon artikuj dhe emisione politke mbi dhe per "serbet e harruar europianė"! Politikanet serbė e "pane gabimin" dhe moren mesimin. Ata e dine, se edhe nje SHBA si nje fuqi e "pashtershme" ekonomike, ushtarake e politike, qe para fillimit te luftes se gjirit persik, kishin investuar mbi 100 mil. dollar per mediat Televizive. Ata e dine, se SHBA-te sot ne vendet arabe kane investuar, vetem per nje stacion televiziv ne gjuhen arabe (pro amerikane), afer 1 miliarde dollare me te vetmin qellim, qe te neutralizojne kanalin televiziv arab "Al Jazera".

Amerikanet ne luften kunder terrorizmit global, kishin investuar ne ate menyre qe per 24 ore rresht te bombardoheshin cerdhet e terrorizmit dhe te pervetesojė opinionin e brendshem dhe nderkombetar per sulmin mbi Afganstan e Irak.

Mediat jo rrallė jane me te shpejta dhe me te sukseshme se ndonjehere ecuria e proceseve diplomatike.

Se mediat, ne vecanti TV, ka mundesi te ndikoje ne ecurite, vendimet, suksesin dhe sigurimin e informacioneve politke, tregon dhe kristalizon edhe rasti kur nje korrenspondent i CNN-it, gjate sulmit te aleances mbi makinerine ushtarake serbe i shtroj pyetjen zedhenesit se aleances z. Jimmy Shea, se a mos ka ndonje "porosi" per kasapin e ballkanit, Milloshecviq!? Ai, me nje siguri dhe krenari ushtarake drejtoi kokėn dhe para kamerave tė TV-sė dhe qindra "njerezve te lapsit" tha: "Z. Millosheviq, moti mbi Beograd sot eshte plot me diell, djemt tane pilot shofin qarte e kthjellet mbi Serbi e mbi Kosovė, nuk ke cerdhe ku te fshifesh. Ke humbur… kapitullo!"

Kjo fjali "perforcon dhe saldon" peshen dhe domethenjen e TV-sė, respektivisht mediave masive. Apo ndoshta, akoma, ne shqiptaret "zjarrėndezėsit!?" e Ballkanit (sipas disa mediave nderkombetare) "nuk e kemi kuptuar kėtė fenomen"!?

* Autori vazhdon studimet nė shkencat e Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslos, Norvegji

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara