HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mediat dhe politika

Marrėdhėniet Publike (MP) dhe lufta propagandistike kundėr terrorit

-- nga Gėzim Mekuli*), Oslo

Gėzim Mekuli Resurse te medha, materiale e intelektuale, jane duke u investuar ne fushen e quajtur "Public relation" (marrėdhėniet publike). Kjo shprehje amerikane e shkurtuar ne PR nuk eshte e lehte te perkthehet ne shume gjuhe, duke perfshire edhe gjuhen tone shqipe! Karakteristike e pergjithshme dhe qellim i saj paresor e fundamental eshte: "komunikim me qellim qe te ndikoje ne sjelljet dhe ndodhite".

Qe ne vitin 1920 "Public relation" (PR) eshte drejtim studimi universitar ne SHBA, dha pas luftes ketu u zhvilluan programe kapitale hulumtuese brenda kesaj fushe. Kombe e shtete te tjera me shpejtesi ndoqen kete shembull; PR eshte bere sot nje pjese integruese e industrive te medha multinacionale, organizatave, departamenteve, qeverive dhe partive politike.

Sa i perket qellimit dhe formes se komunikimit, brenda fushes se PR, profesoret e komunikacionit, Grunig dhe Hunt, perdallojne kater modele te komunikacionit: Modeli propagandistik eshte nje komunikacion njedrejtimesh dhe asimetrik. Ky model quhet asimetrike sepse derguesi dhe pranuesi nuk jane te barabarte; njera palė provon vetedishem, qe te ndikoje dhe te binde palen tjeter. Shikuar nė planin historik, kjo eshte modeli i pare i PR. Modeli i dyte (modern) i kushton rendesi faktit qe komunikimi te jete dy drejtimesh; por perseri me qellim ndikimi/binje. Varianti tjeter do te quhej modeli informativ. Edhe ky model komunikacioni ndertohet ne baza njedrejtimeshe, por qellimi paresor i tij nuk eshte ndikimi dhe bindja e pales tjeter, por vetem ai informativ. Varianti i katert bazohet ne komunikimin simetrik. Ketu derguesi dhe marresi jane ne pozita te barabarta dhe komunikimi bazohet ne dialog.

Lufta dhe "Public relation" (marrėdhėniet publike)

Qė PR don te thot ndikim dhe se propaganda e drejteperdrejte mund te jete nje pjese e kesaj, duket qarte gjate krizave dhe lufterave. Andaj "Public relation" perfshin edhe institucionet ushtarake. Gjate luftes se Vietnamit, senatori J.W. Fulbright, shkroi nje liber mbi "propaganden e Pentagonit": Nder tjerash ai potencoi se vetem departamenti i armatimit te aviacionit kishte 1305 te punesuar ne PR. (Fulbright 1970: 88)

Gjate luftes ne Ballkan u aktiviazuan dhe u paguan zyrat nderkombetare e te specializuara te PR. Keshtu, ne vitet e 90-ta, palet ne luftim huazuan dhe aktivizuan zyrat me te specializuara e te famshme te PR-ve. Keto zyra te paguara tė PR-ve, kishin per qellim qe te jene informatorė dhe lobistė per palen qe perfaqesonin. Keshtu p.sh. qeveria serbe, per aktivitetin e saje propagandues huazoj (pagoje) lobistet britanik "Ian Greer Associates" si perkrahes dhe lojtarė aktivė ne mbrojtjen, sofistikimin, transportimin dhe perpunimin e propagandes proserbe. Edhe qeveria ne Kroaci dhe Bosnje e Herzegovine nenshkroj nje kontrate me "Ruder Finn" ne Washington. Kjo zyrė e PR-sė u pagua qe te jete ne mbrojtje propagandistike dhe te mirekujdesej per interesat kombetare te kroateve dhe boshnjakeve gjate tere luftes. Revista "New Stateman" me 31 Korrik 1992 zbuloi se, "Ruder Finn" dhe "Ian Greer Associates" ishin shume te suksesshem gjata luftes ne Bosnje e Hercegovine...!

Edhe gjate luftes clirimatare ne Kosove, perpos faktorit ushtarak dhe atij politik, rol vecanerisht te madh, luante fushata propagandistike. Pas kapitullimit te forcave okupuese serbe ne Kosove, Alastair Campbell, zedhenesi i kryeminsistrit te Tony Balir tha se: "shtypi ka detyrim qe te perkrahe luften e shtetit dhe kombit te vet".

Edhe pse lufta u fitua me mjete ushtarake, perkrahja nga mediat ishte me se e nevojshme dhe kruciale. Qe lufta e Kosoves te tregohej me bindese dhe me reale, kishte nevoje per fjale dhe fotografi, e jo vetem per aeroplanė e bomba. Shqiptaret me shekuj i kishin te gjitha argumentet kunder gjenocidit e poshterimit serb, por ishte viti 1999-2000 qe shqiptaret kishin edhe mediat per te transportuar kete realitet...

Ministri i mbrojtjes Donald Rumsfeld don te fitoj opinionin boteror

Se sa e rendesishme eshte PR, kėtė e tregon edhe qellimi i ministrit ameriakn te mbrojtjes, Donald Rumsfeld, i cili planifikon qe te themeloje nje apparat te ri propagandistik, me qellim qe lufta kunder terrorit "te shkojė mė mirė". Kjo eshte bere e ditur para dy ditesh, ne nje interviste qe ministri amerikan i mbrotjes kishte zhvilluar me redaktorin dhe gazetarin e "Washington Times".

Padyshim, SHBA-te nuk zhvillojne luften vetem kunder terroristeve; SHBA-te zhvillojne edhe nje lufte per te fituar opinionin boteror, lufte per idete e administrates se guximshme te Bush-it.

"Ne jemi njekohesisht ne lufte me idete, dhe ne lufte globale kunder terrorit. Dhe, idete jane te rendesishme. Keto duhet te ndermjetesohen dhe te transportohen qarte dhe paster. Idete dhe mendimet duhet te komunikojne ne ate menyre qe keto te jene sa me te besueshme per ata qe i degjojne ato", tha Rumsfeld ne intervisten e dhene ne "Washington Times".

Per te konkretizuar kete, shefi i Pentagonit deshiron te etablojė nje zyre te informacionit ne qeveri. Zyre "te shekullit 21". Kjo zyre do te ndihmonte ne luften nderkombetare per mendimet dhe idete pozitive dhe te ndikoje ne perkufizimin dhe ngushtimin e ndikimit te terroristeve dhe ekstremisteve.

Rumsfeld frigohet se, pas nje kohe, populli do te qetesohet dhe do te harrojė kercnimet terroriste. Dhe kjo nuk duhet te ndodhe, mendon Rumsfeld. Pervec kesaj, ministri amerikan i mbrojtjes mendon se duhet te aktivizojė shume organizata joqeveritare qe te jene kunderbalanse e shkollave radikale religjioze islamike, te ashtuquajtura Medrese.

Gjate komentimit qe ai beri per memorandumin qe ai i kishte bere shtabit te tij (me 16 tetor), dhe qe u zbulua nga revista USA Today, Rumsfeld thote, se kjo ishte bere me qellim qe udheheqesit ushtarakė te kuptojne se kjo eshte "nje ceshtje qe kerkon nguti".

"Politikanet" tane, akoma, mediat po i shfrytezojne si mjet per shfryrje te inateve personale e mbrojtje te interesave vetanake!

Mendimi e ideja per te ndertuar PR kombetare do te duhej te ishte pritotet per ministrat ne qeverine e Kosoves. Kjo qeveri me ministrat e saj, duhet tė ndihmojė fushen e komunikacionit, informacionit dhe marrėdhėnieve publike. Dhe jo te urdherojė t'i mbylle keto?!?

* Autori vazhdon studimet nė shkencat e Mediave, Film dhe Komunikacion nė Universitetin e Oslos, Norvegji

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara